PortaliForumiPytësoriRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 10 mitet e krijimit të… Tokës!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve: 682
Pikët: 2372
Reputation: 211
Join date: 23/03/2012
Mosha: 26
Vendodhja: DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: 10 mitet e krijimit të… Tokës!   Wed Apr 25, 2012 12:04 pm

10 mitet e krijimit të… Tokës!



10 mitet e krijimit të… Tokës!

Historia dhe evoluimi i qenies njerëzore si dhe vetë krijimi i gjithësisë, ndër shekuj e mijëvjeçar ka dominuar në mendjen dhe mendimet e qenieve inteligjente, pasi mos njoha e fillimit dhe… fundit! Si u krijuam, apo mos vallë nuk u krijuam, por erdhëm nga dikë? Nëse po!
Atëherë nga ku erdhëm?
Pse erdhëm?
Cili është misioni ynë?
Të gjitha këto pyetje dhe dilema do mbeten ndoshta enigma më e pa zgjidhur e njerëzimit.
Edhe pse në etapa të ndryshme të evoluimit qenia njerëzore është munduar ta zgjidhë këtë mister me të gjitha mënyrat dhe format e tij, deri më sot nuk ma mundur t’ia arrijë qëllimit.

Qenie të lashtësisë shpërthejnë nga… hapësira e lashtësisë, Perëndi dhe Përbindësha, që shpeshherë ziheshin me njëri-tjetrin dhe shumë herë bashkëpunojnë për të krijuar batalione ushtrish të pa vdekshme. Në disa mite të tjera, njeriu shfaqet si një para-produkt i kësaj procedure, ndërsa në të tjera thuhet se Bota u krijua vetëm për njeriun.
Në vazhdim albobserver.com ju paraqet 10 legjendat/mitet më dominuese të krijimit të Botës dhe të qenies Njerëzore, të trashëguara nga civilizimet më të mëdha që kanë ekzistuar ndonjëherë në Tokë.

10. Çekiçi i Perëndive: Mitologjia Norvegjeze

Me një bollëk me Perëndi të fuqishme së bashku me Perëndesha joshëse, feja e lashtë Norvegjeze dhe vendeve Skandinave, së bashku dhe me vendet Gjermane, ofron legjendën ideale të Krijuesit për adhuruesit e përleshjes/mundjes por dhe të muzikës Heavy Metal. Sipas traditës Norvegjeze, para se të ekzistonte Toka (Midgard) ekzistonte Musepell, një vend i përfshirë në flakë, me roje të cilët përdorin shpata flake, me gjithësinë e pafund boshe (Ginnungagap) dhe Niflheim që ishte një zonë e mbuluar me akull. Kur i ftohti i Niflheim preku flakët e Muspell, gjigandi Ymir dhe lopa vigane Auehumla u shfaqën nga akujt e shkrirë. Në vazhdim, lopa vigane lëpiu Perëndin Bor dhe bashkëshorten e tij duke i sjell kështu ata në jetë. Çifti solli në jetë, Buri-n, që dhe ajo me radhë bëri tre djem, Odin, Vili dhe Ve-n. Tre djemtë kur u rritën vranë Ymir dhe nga trupi i tij krijuan: me mishin Tokën, nga kockat Malet, nga flokët pemët dhe me gjakun e tij lumenj, liqene dhe detin. Fund, nga kafka e tij, perëndit krijuan qiellin bashkë me yjet.


9. Zoroastrianizëm, feja e Persisë së lashtë


Sipas besimeve të epokës së mesme të Persisë, bota u krijua nga perëndia Ahura Mazda. Mali i madh, Albuz, vazhdoi të rritej për 800-vjet rresht derisa ai mundi të prek qiellin. Atëherë ra shi, i cili krijojë detin Vourukasha dhe dy lumenj të mëdhenj. Kafsha e parë, që ishte një Dem i bardhë, jetojë në shtratin e Veh Rod. Por, shpirti i keq, Angra Mainyu, e vrau atë. Sperma e tij u transferua në Hënë ku aty u pastrua dhe më pas prej saj u krijuan shumë kafshë dhe bimë. Pranë lumit, jetonte dhe njeriu i parë Gayomard, i cili ishte i ndritshëm si Dielli. Por, Angra Mainyu e vrau dhe atë. Dielli atëherë pastrojë spermën e tij për 40-vjet ku prej andej mbolli bimën Raveni. Bima u rrit dhe u transformua në Mashya dhe Mashyanag, qeniet e para njerëzore. Madje, në vend që Angra Mainyu t’i vriste, i mashtroi ata dhe i “detyrojë” që ta adhurojnë atë. Mbas 50-vjetësh lindën binjak, por këta binjak mbajnë në shpinë mëkatet e prindërve të tyre. Pas shumë kohësh, lindën dhe dy binjak të tjerë, prej të cilëve kanë prejardhjen të gjithë njerëzit e kësaj bote, e aq më tepër Persët

8. Nga lumenjtë e Babilonisë




Miti i krijuar i Babilonisë, Enuma Elish, fillon me perëndit e ujit, Apsus (freski) dhe Tiamat (kripësirë), të cilët krijuan breza të shumtë perëndish me në krye Ea-n dhe vëllezërit e tij të shumtë. Por këta perëndi të rinj apo të reja bënë kaq zhurmë saqë si Apsu dhe Tiamat nuk mund të flinin dot gjumë. Kështu, Apsu ngriti një planë për t’i vrarë, por para se Apsu të realizonte planin, Ea ia arriti t’i vriste ata. Tiamat u betua të hakmerrej dhe krijojë një sërë përbindëshash, ndërmjet tyre ishte Qeni i tërbuar dhe njeriu Akrep. Ea dhe perëndesha Damkina, krijuan Marduk, një perëndi gjigande me katër sy e katër vesh që të kujdesej për ta. Murduk, kur u përlesh me Tiamat, përdori erërat, si armë të tij dhe lëshoi një stuhi të keqe në grykën e saj, si rezultat ta eliminojë atë. Atëherë e vrau atë me një shigjetë të veçantë, të cilën ia nguli në zemër. Më pas, ndau trupin e saj më dysh dhe i përdori për të krijuar qiejt dhe Tokën. Më vonë krijoji njeriun që të bënte punët e vështira, punë që perëndit refuzonin t’i bënin, siç ishte mbjellja e tokës dhe blegtoria.


7. Shpirtrat e Egjiptit të lashtë



Egjiptianët e lashtë, kishin një shumëllojshmëri mitesh e legjendash. Të gjithë ata fillonin me ujërat e trazuar dhe kaotik të Nun. Atum, erdhi në jetë dhe në vazhdim krijoji një mal, me qëllim që të kishte një vend ku të qëndronte. Nuk kishte bashkëshort dhe dispononte një Sy me të cilin mund të shikonte gjithçka. Lindi një djalë, me emrin Shu, i cili ishte perëndia e erës. Në vijim, ai volli një vajzë, Tefnut, e cila ishte perëndesha e lagështisë. Roli i tyre ishte të krijonin një rend nga kaosi. Shu dhe Tefnut, krijuan Geb-in dhe Nut, që ishin homologët e Tokës dhe të Qiellit. Në fillim ata ishin të bashkuar dhe të njëjtë, por në vazhdim Geb e la Nut të ngrihet më lartë se ai. Gradualisht u krijua rendi kozmik, por Shu dhe Tefnut humbën në errësirën që kishte mbetur. Ndërsa Atum, nxori syrin e tij që shihte gjithçka dhe e dërgojë për t’i kërkuar. Kur Shu dhe Tefnut u kthuen për shkak të syrit, Atum u përlot nga gëzimi. Në vendin ku ranë lotët e Atum, mbinë njerëzit.


6. Meksikë, Aztecs (Azdekët)




Nëma e Azdekëve në tokë, Coatlicue (fustan gjarpërinjsh) pasqyrohej në një mënyrë të atillë saqë shkaktonte tmerr e frikë, duke mbajtur veshur një gjerdan me zemra dhe duar njerëzish, si dhe me një fustan gjarpërinjsh, ashtu siç dhe tregon emri i saj. Coatlicue mbeti shtatzënë prej një thike e krijuar me xham vullkanik dhe lindi Coyolxauhqui, perëndeshë e Hënës dhe 400 djem të cilët u shndërruan në yjet e qiellit jugor. Më vonë, prej qiellit ra një sferë e përbërë prej krahë dhe Coatlique e mblodhi dhe e fshehu atë në brezin e saj, kështu ajo mbeti përsëri shtatzënë. Por, si Coyolxauhqui dhe vëllezërit e saj, u kthyen kundër të ëmës së tyre, të mërzitur, të irrituar, të zemëruar ngaqë e ëma e tyre mbeti përsëri shtatzënë për herë të dytë, gjë që ata nuk e dini se si ndodhi. Ndërkohë, fëmija që gjendej në barkun e saj, Huitzilopochtli, perëndia e luftës dhe e Diellit, shpërtheu prej barkut të saj, i rritur tashmë dhe i armatosur. Ai sulmoi Coyolxauhqui dhe e vrau atë edhe me ndihmën e një zvarraniku të flakët. I preu kokën dhe ia hodhi në qiell, prej të cilës u krijua Hëna, gjë që çlirojë dhe mëmën nga ankthi.

5. Kinë, Mbretëria e Mesme


jë vezë kozmike po fluturonte në universin e pa ngjyrë dhe kishte fuqitë e kundërta të Yin dhe të Yang. Pas një shumë shekujsh inkubacioni qenia e parë, Pan Gu erdhi në jetë. Copërat e rënda të vezës (Yin) u transferuan për poshtë duke krijuar Tokën. Copërat e lehta (Yang) u ngritën sipër dhe krijuan qiellin. Pan Gu, i frikësuar se mos copërat e vezës do të bashkoheshin përsëri, qëndroi mbi tokë dhe mbajti qiellin me dorë. Kështu, rritej 3 metra çdo ditë për 18,000 vjet deri kur qielli shkoi në një distancë prej 30,000 miljesh sipër. Kur mbaroi misioni i tij, vdiq. Organet e trupit të tij, u shndërruan në pjesë të botës, disa prej tyre u shndërruan në kafshë, disa në fenomene atmosferike dhe trupa qiellor. Disa thonë se pleshtat të cilët qëndronin sipër tij, u transformuan në njerëz, por ekziston dhe një version tjetër. Perëndesha Nuwa ndjeu vetmi dhe kështu ajo krijojë njerëzit prej baltës që gjeti në Lumin e Verdhë. Këta njerëz të parë, fituan simpatinë e saj, por ngaqë i duhej shumë kohë për t’i krijuar ata, vendosi të shpërndaj pika balte në gjithë botën dhe çdo njëra prej tyre u shndërrua në një njeri të ri. Kështu, këta njerëz të krijuar shpejt e shpjet, u bënë njerëzit normal, ndërsa ata të cilët u paraprinë atyre ishin njerëzit e zgjedhur.

4. Japoni, Toka si një ishull


Perëndit krijuan dy perëndi vëlla e motër, Izanagi dhe Izanami, të cilët qëndruan mbi një urë, e cila lundronte në oqeanin e lashtë. Duke përdorur logjikën e artë të perëndive trazuan ujërat dhe kështu u krijua ishulli i parë me emrin Ongoro.
Që të dy, vëllai dhe motra, u martuan në ishull dhe lindën katër trashëgimtar, të cilët ishin të deformuar. Perëndit ia dedikuan këtë anomali, shkeljes të një protokolli. Gjatë procesit të ceremonisë martesore, Izanami foli e para. Në ceremoninë e martesës së tyre, ty dy vëlla e motër, dedikonin krijimin e ishujve të Japonisë, si dhe të krijimin e disa perëndive të tjerë.
Ndërkohë, gjatë lindjes të Kagutsuchi Kami, perëndi e zjarrit, Izanami vdes. I dëshpëruar prej humbjes së saj, Izanagi, e ndoqi atë në Yomi, në vendin e të vdekurve. Izanami, e cila kishte ngrënë ushqimin e Yomi nuk mund të kthehej pas. Por, kur Izanagi ça trupin e saj të zhbëhej, u tmerrua dhe ia mbathi me të katërtat. Ndërkohë, Izanami u zemërua jashtë mase shumë dhe e ndoqi atë bashke me shumë femra të zemëruara. I ndjekur prej tyre, Izanagi u detyrua tu hedh sipër tyre sende të tija, të cilat u konvertuan në shqetësime.
Kur u largua nga shpella ku ishte hyrja e Yomi e mbylli atë me një shkëmb të madh dhe kështu u nda njëherë e përgjithmonë jeta nga vdekja.

3. Kozmologjia e Indisë, Takim me Brahma

Kozmologjia e Indisë, përfshinë shumë mite krijimi dhe protagonistët fillestar janë ngritur dhe kanë zbritur në rëndësi gjatë shekujve. Tekstet e vjetra Vedic, ose Rig Veda, i referohet një qenie gjigande, Purusha, e cila kishte një mijë kokë, sy dhe këmbë dhe mundej të përqafonte tokën. Kur perëndit e bënë kurban, trupi i saj prodhonte gjalpë të pastër prej të cilit u krijuan shpendët dhe kafshët. Organet e trupit të tij u transferuan në elementët e botës dhe tek perënditë Agni, Vayu dhe Indra. Gjithashtu, nga trupi i tij u krijuan katër kastat e shoqërisë së Indisë: priftërinjtë, luftëtarët, qytetarët dhe shërbëtorët.
Më vonë në histori, treshja Brahma, (krijuesi), Vishnu (mirëmbajtësi) dhe Shiva (shkatërruesi) përfituan një post serioz në kozmologjin e Indisë. Brahma shfaqet sipër një zambak uji, i cili shfaqet nga kërthiza e të fjeturit Vishnu.
Brahma është krijuesi i gjithësisë që zgjatë për një ditë të Brahma, ose 4,32 miliardë vjet. Më pas, Shiva shkatërron gjithësinë dhe cikli rifillon përsëri.


2. Grekët dhe Titanët




Poetët në Greqinë e lashtë, kanë thënë shumë kozmogoni. Por, ajo që është ruajtur më së miri dhe ka dominuar mbi së gjithash është teogonia e Hesiodit. Në këtë epos, brenda kaosit fillestar erdhën perëndit e para, siç Gaia (nëna Tokë). Gaia krijojë qiellin për t’u mbuluar. Lindën një ushtri të tërë perëndish dhe përbindësh, ndërmjet tyre ishin dhe njëqind-dorësit, 3 përbindësha me 50 kokë dhe 100 duar që u quajtën Vriareos (fuqishëm), Cotto (i çmendur), Gyis (ai i çili ka pjesë që nuk munden kurrë) dhe Ciklopët të cilët kishin vetëm një sy në qendër të ballit të tyre. Më vonë erdhën Titanët, 6 djem dhe 6 vajza. Qielli i trajtoj me përbuzje fëmijët përbindësha dhe i burgosi ata në Tartar, brenda në thellësi të tokës. Toka e zemëruar, i dha një drapër të madh djalit të saj më të ri, Kronit të bashkëngjitur dhe me udhëzime.
Kur më vonë Qielli/Urani u shfaq për t’u sinostisur me Gaia-n, Kroni u shfaq papritur para tij dhe i preu organet gjenetike me draprin e tij të madh. Pikërisht aty ku u dergj gjaku dhe pjesët e organeve gjenetike të Qiellit/Uranit, u krijuan dhe 4 qenie të tjera, Gjigandët, Furies, Nymphs, Melies dhe Afërdita e cila lindi nga sperma e Uranit që ra në detin e shkumëzuar.
Më vonë Kroni, u bë babai i gjeneratës së re të perëndive, të Dies dhe disa perëndive të tjerë të Olimpit.

1. Lindja e Judo-krishterimi dhe feve Islam



Zanafilla, është libri i parë hebraishtes Torah dhe të Zanafillës Kristiane. Zanafilla përmbledh dy histori krijimi, të cilat sot janë më shumë të pranueshme nga Hebrenjtë, të Krishterët dhe Myslimanët. Në historinë e parë thotë që Zoti të bëhet Dritë dhe shfaqet drita. Për gjashtë ditë krijon qiellin, tokën, bimët, diellin dhe hënën, kafshët dhe çdo qenie tjetër së bashku me njerëzit.
I uron që të shtohen sa më shumë, gjë të cilët dhe ata me radhë e kryejnë. Ditën e shtat Zoti çlodhet dhe mendon veprën e tij.
Në historinë e dytë, Zoti krijon njeriun e parë, Adamin nga vetë toka. I krijon atij kopshtin e Edemit, por i ndalon atij që të hajë nga Pema e Njohjes të së Mirës dhe të Keqes. Adami merret intesivisht duke pagëzuar kafshët, por ndihej shumë i vetmuar. Kështu, Zoti e vë në narkozë atë, duke marrë kështu një brinjë të tijën dhe krijon femrën e parë, Evën. Por, një gjarpër që flet, e bind atë që ajo të provojë nga frutat e pemës së ndaluar dhe në vazhdim Eva bind dhe Adamin që dhe ai të bëjë të njëjtën gjë.
Kur Zoti zbulon këtë gjë, i internon larg kopshtit dhe i kthen ata në njerëz./albobserver.com/

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

10 mitet e krijimit të… Tokës!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-