PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha   Tue Apr 24, 2012 8:20 pm

Ftesë për "duel", Fevziu: Përgjigjuni për krimet e Enver Hoxhes

Vdekje si e Stalinit, Enveri nuk vdiq në shtrat por në dysheme
Libri i BLENDI FEVZIUT

Gazetari dhe drejtuesi i Opinion hedh dritë, me anë të një libri biografik mbi jetën dhe vdekjen e Enver Hoxhës. UET Press sjell librin që promovohet dhe hidhet në treg sot “ENVER HOXHA-E PARA BIOGRAFI E BAZUAR NË DOKUMENTE TË ARKIVIT PERSONAL DHE NË RRËFIMET E ATYRE QË E NJOHËN”.

Mëngjesin e 9 prillit 1985 Sokol Hoxha, djali i vogël i Enver Hoxhës, ishte ende në shtrat në shtëpinë e pushimit në Vlorë, kur një oficer i sigurimit trokiti në derën e tij: Enver Hoxha ishte rëndë dhe ai duhej të kthehej në Tiranë.

Enver Hoxha kishte rënë në vdekje klinike që atë mëngjes, rreth orës 9.00, ndërsa një infermier po e lante, siç dëshmon Nexhmije Hoxha:

“Ishte ora 9 pa pak kur u futa në dhomë me gazetën “Zëri i popullit” në dorë [...] kur po ndiqja veprimet e infermierit dhe po prisja të mbaronte, për një sekondë, Enveri u drodh dhe iu var koka mbi gjoks [...] Unë brofa në këmbë dhe bërtita: Enver! Pastaj e tmerruar pashë infermierin që, duke e shtrirë me nxitim, më tha: Shpejt, shpejt mjekët, dhe filloi frymëmarrjen artificiale me gojë. Unë shtypa me forcë dhe papushuar, në formë alarmi, zilen që kishim drejtpërdrejt me dhomën e improvizuar të mjekëve dhe ata arritën më vrap…”. (1)

Por ekipi i mjekëve nuk mund të bënte asgjë. Ata e gjetën atë të shtrirë jo në krevat, siç dëshmon zonja Hoxha, por në dysheme. Në momentin e fundit ishte orvatur të hidhte dy hapa, i shtyrë nga një vrull dhe fuqi e fundit, por nuk kishte arritur dot. Ishte shembur në tokë, çuditërisht në një skenë identike me atë të orëve të fundit të idhullit të tij, Josif Viserianoviç Stalinit. Përpjekjet për t’ia kthyer zemrën në punë funksionuan përkohësisht, por përmendja nuk ndodhi dot. Njeriu që kishte sunduar Shqipërinë për 41 vjet me radhë kishte hyrë në dy netët e fundit të jetës së tij, dy netët më inkoshiente të saj. Ai nuk u zgjua më kurrë.

Enver Hoxha ndërroi jetë në ora 2 e 10 minuta duke gdhirë mëngjesi i 11 prillit 1985. Ndërroi jetë pa thënë asnjë “fjalë të fundit” dhe pa u ndarë me asnjeri. Byroja Politike kishte pritur dy net rresht në mjediset e shtëpisë, gjysmë e përgjumur dhe, padyshim, e shqetësuar. Askush nuk e dinte ç’do të ndodhte më pas. Hoxha e kishte lënë vetë emrin e trashëgimtarit të tij. Lideri i ri ishte përcaktuar, vërtet, por askush nuk mund të thoshte në do të kishte talentin dhe dhuntinë që Hoxha kishte pasur për të sunduar përdhunshëm popullin e tij.

Mjekët Ylli Popa dhe Petrit Gaçe ndodheshin në dhomë kur ai ndërroi jetë. I takoi Gaçes që t’i jepte lajmin Ramiz Alisë, i cili në ato momente qëndronte në dhomën ngjitur me ministrin e Punëve të Brendshme Hekuran Isai. Ylli Popa e kujton kështu atë bisedë në një moment mjaft kritik:

“Shkuam atje, ata prisnin pas derës edhe na pyetën:

-Hë si është?

-Shoku Enver mbaroi, u tha Petriti!

Atëherë Hekuran Isai i tha Ramizit:

-Të na rrojë Partia!

Ishte formulë kjo në atë kohë. Me një interval disa sekondash i tha sërish:

-Të rroni ju, shoku Ramiz!” (2)

Me instinktin e njohur të një diktature Ministri i Brendshëm i ishte përkulur liderit të ri: Hoxha nuk jetonte më.

Trupi i Hoxhës u dërgua atë mbrëmje në morg për t’i bërë autopsinë dhe prej aty në Selinë e Presidencës, një godinë e ndërtuar në fund të bulevardit Dëshmorët e Kombit në vitin 1960 si seli e Ambasadës Sovjetike, por e papërdorur asnjëherë si e tillë. Kufoma qe trukuar nga makijazhatorët e Kinostudios dhe qe veshur me kostumin e tij të preferuar: ngjyrë gri. Në të vërtetë, pas të 50-ave, Hoxha nuk veshi më kurrë kostume të errëta. Daljet e tij në publik e tregojnë me nuancat e bezhës ose gri të lehtë. Arkivoli qe mbuluar me lule, ndërsa në një kënd, në një tavolinë tek koka, mbi jastëkë të vegjël mëndafshi qenë vendosur dekoratat e tij. Duke nisur me më të lartën, Hero i Popullit!

Atë mëngjes, në ora 07.00, kryeministri Adil Çarçani informoi Byronë Politike. Fjalimi i tij, i shkëputur nga konteksti, ngjan qesharak:

“Me gjithë përpjekjet e mëdha dhe të pafundme të bëra nga Partia dhe Komiteti i saj Qendror, Shoku Enver Hoxha vdiq”. (3)

Anëtarët e byrosë politike, shumica ministra, filluan të qajnë me zë të lartë. Vetë Kryeministri fshinte lotët me një shami dhe mezi gjente fjalët. Po ato momente, Ministri i Brendshëm Hekuran Isai e vendosi gjithë makinerinë e Policisë dhe të Sigurimit, në gadishmëri të shkallës së parë. U përforcuan rojet nëpër burgje, kontrolli në qytete dhe u ndaluan përkohësisht gjithë personat që mund të krijonin turbullira. Vetëm në datën 11 Prill, Ministria e Brendshme ka lëshuar 45 urdhëra dhe ka mobilizuar më shumë se 8000 veta shtesë.

Në ora 10.00 Radio Tirana lexoi deklaratën e përbashkët të Byrosë Politike, KQ të PPSh dhe gjithë organeve të tjera të pushtetit. Me një zë solemn, shqiptarët u njoftuan se “udhëheqësi” i tyre i pavdekshëm nuk jetonte më. Formula e Komitetit Qëndror nuk e përmendetë fjalën vdekje. Thuhej, "zemra e udhëheqësit të madh të partisë dhe të popullit, pushoj së rrahuri"... Komunistët nuk e pranonin vdekjen.

Në ora 13.00 Agjencia e lajmeve “Rojter” e shpërndau lajmin në të gjithë botën. Mbasdite, agjensitë botërore publikuan komentet e para. AFP e komentoi kështu vdekjen e tij në një analizë të Bertran Rozental:

"Enver Hoxha vdiq sot në moshën 76 vjeçare pas më shumë se 40 vitesh në pushtet,pa bërë lëshime në krye të një partie komuniste, ortodoksia ideologjike, ekonomike dhe sociale e së cilës e ka bërë Shqipërinë të vetmin shtet stalinist dhe ateist te botës.

Nën shembullin e udhëheqsve të tjerë historikë të komunizmit,Enver Hoxha,burrë me shtat të lartë ,gjithnjë buzagas dhe elegant në imazhet e televizionit shqiptar, kishte ngjallur rreth tij një kult të individit,të ngjashëm me atë të Stalinit, përvjetori i të cilit festohet ende në Tiranë.

Pasi i qëndroi aleat i udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito gjatë luftës së dytë botërore,Enver Hoxha mbajti qëndrim kundër tij dhe në favor të Stalinit në krizën e parë të botës komuniste. Në atë kohë ai u betua se do t'i lante hesapet "me klikën e Titos", i cili kishte thënë për të: I varfri zotni Hoxha, nuk di gjë tjetër nga marksizmi veç se emrin".

Udhëheqësi shqiptar do të përfitonte gjithashtu nga të gjithë trazirat ndërkombëtare për t'u çliruar nga të gjithë rivalët e tij të mundshëm në gjirin e partisë, duke i akuzuar për tradhëti ose komplot".

Enver Hoxha nw Byro: Q….. motrwn Kadri Hazbiut

Libri mbi diktatorin sjell anwn e panjohur tw Hoxhws qw shkonte kundwr imazhit tw ndwrtuar me mundim nga propagnada komuniste pwr njw udhwheqws babaxhan. Filmime befasuese tw mbjeldhjeve tw KQ dhe Byrosw Poltike qw zbulojnw tw panjohurat e “shokut Enver”.

Fati e solli që, me përjashtim të familjes Hoxha, Kapo dhe Alia, gjithë familjet e tjera të Bllokut të ndryshonin vazhdimisht. Spastrimet qenë arsyeja më e shpeshtë. Por i çuditshëm është fakti se, edhe pas dënimit, edhe pas ndryshimeve të vitit 1990, ish-pjesëtarët e Bllokut, rrallë, shumë rrallë kanë folur për jetën e atjeshme. Në shumë anë, ata i ngjajnë anëtarëve të një sekti, që të detyruar nga një betim a kërcënim, refuzojnë të flasin gjithë jetën për atë pjesë që kanë kaluar aty. Vetëm në vitin 2011, Spartak Ngjela, djali i ish ministrit të Tregëtisë për 28 vjet, Kico Ngjelës, solli në kujtimet e tij detaje dhe analiza realiste nga jeta në Bllok. Të vetmet shënime që hedhin njëfaqësoj dritë mbi atë që realisht ndodhte aty.

Në kujtimet e tij, Ngjela i jep hapësirë një vendi thuajse dominues, "Shtëpisë së Partisë". Ishte një lloj klubi, brenda Bllokut, në anë të Komitetit Qëndror të PPSH - së. Një shtëpi e bukur, ndërtuar nga ish Kryeministri Koco Kota në fund të viteve ' 30 - të si vilë banimi, por ai nuk hyri asnjëherë aty. Kur vila u bë gati, Kota u largua nga Shqipëria bashkë me Mbretin Zog në mërgim. Ai u vendos në Selanik ku qëndroi nga viti 1939 deri më 1945. Në fillim të këtij viti, 3 oficerë të Sigurimit bashkë me disa militantë komunistë grekë e rrëmbyen në një klub të qytetit dhe e sollën fshehtas në Shqipëri. Kota u nxorr përpara Gjyqit Special dhe u dënua me 30 vjet burg. Ndërroi jetë në Burgun e Burrelit, më 1949, në po atë burg, ndërtimin e të cilit, e kishte firmosur dhe ideuar vetë kur ishte Kryeministër. Shtëpia e tij u shndrrua herët, në fund të viteve '40 - të si një lloj klubi i Bllokut me emrin "Shtëpia e Partisë". Ajo kishte disa salla ndenjie, sallë bilardoje dhe një kinema ku shfaqeshin filmat e ndaluar për publikun e gjerë. Vizita apo kafja në "Shtëpinë e Partisë" ishte një ritual thuajse i përnatshëm, disa orësh, për drejtuesit e lartë komunistë. Udhëheqësit kryesorë qëndronin në katin e dytë, shpesh të kredhur në biseda të gjata, tonin e së cilave e jepte Hoxha. Nga bisedat e thjeshta, ato për politikën e jashtme e deri tek diskutimet që kishin rëndësi jetike për komunizmin në Shqipëri zhvilloheshin kryesisht aty. Spartak Ngjela kujton se Hoxha donte që gjithë rrethi i tij të ishte aty, përditë, pa mungesa. Ishte një lloj kontrolli, i ngjashëm me atë të Stalinit. Ai donte t'i shihte në sy bashkëpunëtorët, donte ta ndjente dhe ta prekte besnikërinë e tyre. Aq e fortë qe kjo ndjesi, sa një ndër akuzat që i bëri Bedri Spahiut, në vitin 1955 ishte se "prej dy muajësh ai nuk ishte dukur në shtëpinë e partisë".

Kur nuk ju fliste bashkëpunëtorëve të tij, kur nuk niste ndonjë diskutim të gjatë politik, Hoxha preferonte të luante bilardo. Ai ishte i zoti në këtë lojë. Ata që kanë qenë prezent aty, dëshmojnë se askush nuk e mundte dot. Ishte nga të paktat reflekse të rinisë që i kish mbetur ende. Nuk i pëlqente të pinte. Herë herë preferonte ndonjë gotë uzo të shuar me ujë dhe me akull; i pëlqenin gjërat pikante dhe kamarieri ja shërbente gjithcka me uthull të fortë. Personeli atje, si edhe ai i shtëpisë dhe thuajse gjithë bashkëpunëtorët, e thërriste Komandanti. Një emër që i kish mbetur që pas lufte nga partizanët që u morën në shërbim dhe me të cilin vijuan ta thërrasin deri në vdekje në vitin 1985.

Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik kulti i Hoxhës kishte filluar të ngrihej në kulm. Hoxha po imitonte gjithnjë e më shumë Stalinin dhe po përfshihej nga paranoja që diktatori sovjetik kishte shfaqur afro 40 vjet më parë. Një industri e tërë mediatike dhe kinematografike u vu në shërbim të ngritjes së kultit të tij, të ndërtimit të imazhit të “udhëheqësit” të pagabueshëm dhe babaxhan. Çdo imazh që transmetohej shihej dhe rishihej disa herë për të krijuar pamjen sa më perfekte. Hoxha ishte gjithnjë i krehur, i rregullt, i qeshur, dhe asnjë filmim nuk tregon ndonjë moment dobësie tek ai. Pamjet e transmetuara përcillnin një eufori dhe një entuziazëm të pandërprerë, që të befason.

Por filmimet e paautorizuara, që janë zbuluar më vonë, kanë rrëfyer një Hoxhë krejt tjetër. Në një filmim mbledhjeje të Byrosë Politike, në vjeshtën e vitit 1982, ai është filmuar duke u thënë anëtarëve të Plenumit për Kadri Hazbiun:

“Qijani motrën!”(9)

Në një mbledhje tjetër ai përsëri e pyet me qesëndi Kadri Hazbiun:

“Për kë flet ti mo, për Beqir Ballukun?! Pse s’e dimë ne se ç‘është Beqir Balluku? Një *** muti!”(10)

Filmimet e mbledhjeve të Byrosë dhe të Komitetit Qendror janë të mbushura me fraza të tilla befasuese për një njeri politik. Me gjasë, këto kanë qenë sjellje normale të Hoxhës, nëse u referohesh njerëzve që e kanë njohur atë.

Që nga viti 1960 Blloku filloi të fortifikohej më shumë dhe siguria e Hoxhës filloi të shndërrohet në një lloj paranoje, një paranojë që do të angazhonte disa mijëra vetë çdo ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha   Tue Apr 24, 2012 8:22 pm

Si ruhej Enver Hoxha dhe historia e sozive të tij
Libri i Blendi Fevziut

Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit dhe Sulo Gradeci, partizani nga Skrapari që u atashua pranë shefit komunist në fund të viteve ’50 ishin pikat kyç të sigurimit fizik të Hoxhës. Legjenda e Petrit Shapllos, dytësit të diktatorit, sipas neozelandezit Lloyd Jones. .

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, buzë rrugës që lidh Tiranën me Elbasanin, nuk ishin çliruar ende nga emocioni i kalimit të eskortës së Enver Hoxhës një ditë të vitit 1983, kur befas, në dy makina që vinin pas, thuajse 45 minuta më vonë, vunë re imazhin e “udhëheqësit”, të zgjatur në dritaren e pasme të njërës prej tyre, një “Volvo” e thjeshtë pa asnjë shenjë të veçantë. Treçerek orë më parë, një tjetër autokolonë, prej 5 makinash, me “Mercedez”-in e madh të Hoxhës në mes dhe me imazhin e tij pas xhamit të zi kishte kaluar po me aq vrull. Ky dyzim i Hoxhës në limuzinën e madhe qeveritare dhe në makinën “Volvo”, që kishte kaluar më pas, befasoi jo vetëm studentët e asaj dite, por edhe ata që vinin më pas. Historia e “dy Hoxhave” rrëfehej nën zë për vite me radhë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, edhe kur Hoxha nuk jetonte më. Ajo që studentët nuk dinin ishte se ata kishin të drejtë. Kishin parë realisht dy Hoxha dhe vetëm njëri prej tyre ishte Enver Hoxha i vërtetë. Tjetri ishte thjesht sozia e tij ose “dytësi”, siç u quajt pas vitit 1991 në Shqipëri.

Në vitin 1998 njëri prej shoqëruesve kryesorë të Enver Hoxhës i rrëfeu revistës “Klan”, kundrejt anonimatit, historinë e sozive të Hoxhës. E botuar në kopertinën e saj, historia ngjalli mjaft kërshëri dhe u shumëfishua më vonë.

Për ruajtjen e Enver Hoxhës përgjigjej zyrtarisht Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit, por në të vërtetë ruajtja e tij kishte prej vitesh një emër konkret: Sulo Gradeci. Partizani nga Skrapari u atashua pranë shefit komunist në fund të viteve ’50 dhe u bë për disa dekada njeriu më besnik i tij. Po t’u referohesh dëshmitarëve sypamës, roli i tij është mbivlerësuar shumë pas vitit 1991. Por mbetet e vërtetë që ai kryente një seri detyrash. Gradeci merrej me sigurinë e Hoxhës, të familjes, po aq sa edhe me gjithë punët e tjera që kishin lidhje me të, deri te filmimet private dhe fotografimi i momenteve të rëndësishme familjare.

Të gjitha burimet dëshmojnë se Hoxha nuk ka përdorur kurrë sozi në publik. Ai nuk është zëvendësuar asnjëherë nga një njeri i dytë në ngjarje masive, por vetëm në momentet e udhëtimeve dhe të zhvendosjeve me makinë brenda Tiranës ose brenda vendit. I vetmi burim që dëshmon të kundërtën është një autor i huaj, Lloyd Jones, nga Zelanda e Re, i cili në një libër të botuar në vitin 1992 ka rrëfyer se si është nisur në kërkim të sozisë së Hoxhës, diku në verën e vitit 1991. Sozia në fjalë, sipas tij, jetonte në Savër të Lushnjës dhe quhej Petrit Shapllo, me profesion dentist. Shapllo i rrëfeu neozelandezit Jones historinë e tij të pabesueshme si sozi i Hoxhës dhe operacionet plastike që kishte bërë për këtë. Petrit Shapllo ishte me origjinë nga Tropoja.

Ka shumë mundësi që e gjithë kjo të jetë fantazi, sepse në asnjë prej regjistrave të zyrave të gjendjeve civile të Savrës nuk ka ekzistuar ndonjë person i quajtur Petrit Shapllo. Madje një emër i tillë nuk figuron në asnjë qark të Shqipërisë.

Historia e sozive të Hoxhës u bë objekt spekulimi mediatik jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj pas vitit 1990. Po të shohësh më vëmendje, ajo është vetëm një aspekt i masave të skajshme të sigurisë që merreshin për Hoxhën. Ai lëvizte rrallë dhe kryesisht qëndronte për kohë të gjata në një vend. Në këto kushte bazike mbetej siguria e tij në Bllok në Tiranë dhe në Pogradec, ku vitet e fundit të jetës kalonte dy-tre muajt e nxehtë të verës. Masat e sigurisë që Garda kishte marrë për të garantuar jetën e Hoxhës dhe të drejtuesve të tjerë komunistë janë befasuese, por jo shumë të ndryshme nga ato të liderëve të tjerë komunistë të kohës. Stërvitja e ekipit që merrej me sigurinë e Hoxhës dhe të Bllokut u bë në Bashkimin Sovjetik; masat që merreshin për lëvizjen, ruajtjen dhe gjithçka tjetër, po ashtu erdhën nga Moska. Po t’i referohesh të njëjtit burim, intensifikimi i ruajtjes së Hoxhës dhe të drejtuesve të tjerë komunistë nisi në vitin 1960, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. Pikërisht në atë kohë nën vilat e drejtuesve të lartë komunistë u ndërtuan strehime të nëndheshme për rastet e sulmeve ajrore dhe më gjerë. Në të njëjtën intervistë ish-komandanti i Gardës Peçi sqaron:

“Vilat e Enverit dhe të Mehmet Shehut u bënë të reja, kështu që u bë projekti i përshtatshëm që në fillim që ato të kishin mjediset nëntokësore. Ndërsa, siç thashë, u rregulluan edhe ekzistueset. Por kur të them u rregulluan dhe u krijuan kushte të përshtatshme duhet të keni parasysh se u mendua që te pastërtia, te madhësia, te kuzhina dhe magazina e ushqimeve, te zyra e punës dhe te ndërlidhja që shtetari do të siguronte ndërlidhjen me kolegët për të rakorduar veprimet. Ishte menduar që të kishte ndriçim dhe në rast të ndërprerjes së energjisë, për këtë ishin menduar moto- gjeneratorët. U morën masa që të kishte mbyllje hermetike me dyer të posaçme në rast të hedhjes lëndë helmuese luftarake. Mirëpo në këtë rast të mbylljes hermetike të bodrumeve ishte menduar edhe për mundësinë e sigurimit të ajrit të pastër. U morën masa për ndërtimin e një sistemi hidraulik tepër modern për të bërë të mundur sigurimin e ujit të pastër në çdo moment dhe jo vetëm kaq, por u përgatitën edhe rezervuarë tepër të përshtatshëm për të mbajtur ujin të freskët”. (5)

Zbulimet pas vitit 1990 nxorën në pah një supertunel të nëndheshëm, i cili nisej nga rezidenca e Enver Hoxhës dhe dilte në dy drejtime: njëri në rezidencën e Mehmet Shehut rreth 200 metra më tej dhe tjetri në bodrumet e selisë së KQ të PPSh. Por nuk mbaronte me kaq. Së andejmi, nën bulevard, dilte në selinë e Qeverisë përballë dhe vijonte deri në oborrin e jashtëm të saj. Në fund u zbulua se ai përfundonte në ndërtesën e Pallatit të Kongreseve dhe në oborrin e saj. Sipas specialistëve të xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes, ka ekzistuar projekti për të ndërtuar një tunel të nëndheshëm që të lidhte Bllokun me Korpusin Qendror të Universitetit dhe të përfundonte në Pallatin e Brigadave. Por nuk u realizua. Disa sqarojnë se nuk u realizua për arsye fondesh, ndërsa të tjerë për arsye se toka nuk dha garanci mbajtjeje të kësaj lidhje të tunelizuar

Edhe më e ndërlikuar ishte ruajtja e Hoxhës në Pogradec. Peng i një fobie ndaj jugosllavëve dhe i bindur se ata kishin tentuar ta eliminonin politikisht disa herë, ai kishte kërkuar që gjatë qëndrimit në Pogradec të parashikohej gjithçka. Kadri Hazbiu, në një shkresë zyrtare, autorizonte dërgimin e trupave për mbrojtjen e Hoxhës në Pogradec, që sipas letrës numëroheshin 432 vetë, oficerë dhe ushtarë. Personat e ngarkuar me sigurinë e Hoxhës duhet ta ruanin, pikësëpari, nga skuadrat speciale që mund të hynin nga Jugosllavia, nga toka ose liqeni, për ta eliminuar. Nuk dihet nga vinte kjo fobi e Hoxhës ose përse jugosllavët mund ta kryenin një akt të tillë. Më shumë se realitet duket e gjitha një film fiction nga ata që kënaqin adoleshentët në kinematë e sotme.

Asnjë dokument, i asaj kohe ose i mëvonshëm, nuk ka dëshmuar që ndaj Hoxhës të jetë tentuar eliminim fizik. I vetmi rast i përfolur në shtyp pas vitit 2000 i takon një emigranti politik shqiptar, Avdyl Banushit, i cili kishte hyrë disa herë në Shqipëri dhe kishte tentuar të eliminonte Hoxhën në tribunë, gjatë njërit prej manifestimeve masive. Por Banushi vepronte i vetëm, nuk ishte një rast i organizuar dhe Sigurimi i Shtetit, i informuar për këtë, e ndryshoi vendin e tribunës nga trotuari përballë hotel “Dajtit” te trotuari përballë selisë së Kryeministrisë. Banushi vetë u arrestua shpejt.

20 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist, askush nuk mund të thotë që dikush, një qeveri e huaj ose ndonjë lëvizje e brendshme, ka kërcënuar ndonjëherë Enver Hoxhën.

Biseda mes dy krerëve komunistë që u zhvillua mbasditen e 11 shtatorit 1981. Regjistrimi i saj, që Hoxha shënon se ndodhej në kasafortën e tij, nuk është gjendur në AQSh, as në fondin e Hoxhës dhe as në atë të Mehmet Shehut. Me gjasë ajo ndodhet në materialet që Nexhmije Hoxha mori nga kasaforta pas vdekjes së tij.

Biseda 3-orëshe mes Mehmetit e Enverit, sekretin e di vetëm Nexhmija

Por përse Shehu iu bind Hoxhës për ta prishur fejesën me aq nxitim? Është e vështirë të thuhet. Dy burrat e morën në varr sekretin e bisedës së tyre 3-orëshe atë mbasdite të datës 11 shtator 1981. Regjistrimi i saj, që Hoxha shënon se ndodhej në kasafortën e tij, nuk është gjendur në AQSh, as në fondin e Hoxhës dhe as në atë të Mehmet Shehut. Me gjasë ajo ndodhet në materialet që Nexhmije Hoxha mori nga kasaforta pas vdekjes së tij. Por as zonja Hoxha nuk e ka publikuar kurrë këtë bisedë: bisedë që me siguri është kyçi që shpjegon eliminimin e Mehmet Shehut dhe ngritjen e Ramiz Alisë.

Por një fakt i ri mund të japë më shumë shpjegime për shqetësimin e Mehmet Shehut dhe një drejtim të bisedës me Enver Hoxhën atë ditë. I pyetur nga dy djemtë e tjerë se përse prishja e fejesës po bëhej tani, kur problemet biografike diheshin më parë dhe madje i dinte edhe Enver Hoxha, Mehmet Shehu iu përgjigj si në faj: “Doli edhe kjo puna e Arshi Pipës! Nuk ishte tamam siç e dinim...”.

Por çfarë nuk dinte Mehmet Shehu për Arshi Pipën dhe ç‘kish dalë pas kësaj? Një dokument që, me gjasë, përbën thelbin e paranojës së Enver Hoxhës dhe fundin e Mehmet Shehut. Në vitin 1973, kur Enver Hoxha dergjej i sëmurë me zemër pas atakut që kish kaluar, Arshi Pipa botoi në Nju Jork një biografi satirike në vargje të Hoxhës, ku i linte shumë vend “homoseksualizmit” të tij. Një pjesë të këtij argumentimi ai e ka përmbledhur më vonë në dy vargjet e famshme që i drejtoheshin Hoxhës:

“O bandill, të lumtë bitha,

Ajo i shpjegon të gjitha...”. (6)

Nuk ka dyshim që fleta volante e shpërndarë kudo në emigracionin shqiptar kishte mbërriti në Drejtorinë e Sigurimit që merrej me kundërspiunazhin. Me gjasë, Hoxhës së sëmurë nuk kanë guxuar t’ia japin atë. Ose, edhe nëse e ka marrë, nuk i ka dhënë rëndësi. Por në datën 3 shtator të vitit 1981, në mbrëmjen e vizitës së urimit të Enver Hoxhës te Mehmet Shehu, dosja e Arshi Pipës është tërhequr nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme “me porosi të udhëheqësit kryesor”, një shprehje që përdorej nga Sigurimi i Shtetit për t’iu referuar pikërisht Enver Hoxhës. Një analizë e këtillë mund të nxjerrë te thelbi i mërisë së shtuar që Hoxha ndërtoi kundër zëvendësit të tij.

Atëherë do të bëhej i kuptueshëm shpërthimi i Hoxhës: nëpërmjet një fejese të tillë problematike, jo vetëm jashtë normave të kohës, por edhe të kryer pa e pyetur aspak “udhëheqësin”, madje duke u lidhur me një familje “armiqsh” të pafalshëm për sulmet personale kundër vetë Hoxhës, Shehu po dëshmonte sheshazi ende në gjallje të Hoxhës një autonomi që mund të merrte përmasa më kërcënuese kur të bëhej numri një i Shqipërisë. Nëse fejesa ishte apo jo shkaku real i eliminimit të Shehut, kjo nuk mund të thuhet. Por, në të gjitha rastet, ajo shërbeu për të ushqyer tek “udhëheqësi” idenë fikse se Mehmet Shehu nuk po dëshmonte më besnikëri. Në një situatë të tillë konflikti i Nexhmije Hoxhës me Fiqirete Shehun, që shumë vetë në Bllok e dëshmojnë, madje edhe konfliktet tekanjoze mes grupeve të shoqërimit të Shehut dhe të Hoxhës, që pa dyshim i qenë raportuar këtij të fundit, kanë luajtur rolin e tyre. Ato kanë ndikuar në forcimin e bindjes se Shehu po ngutej të bëhej numri një ose, më së paku, po sillej si numri një ende në gjallje të Hoxhës.

Në fund të shtatorit të vitit 1981 Enver Hoxha i kërkoi mjekut personal, Isuf Kalos, që të qëndronte ende pak minuta me të pas vizitës rutinë të mëngjesit. Nuk ishte një bisedë, por një komunikim i prerë:

“- ...Nëse ke diçka për të biseduar ose kërkuar për shëndetin tim, mund t’i drejtohesh Ramizit! E qartë, kuptove?”

Mjeku afërmendsh që iu përgjigj pa ngurrim:

“-Si urdhëroni, ju kuptova”. (7)

Deri atëherë, qysh pas vdekjes së Hysni Kapos, për çdo problem që lidhej me shëndetin e Hoxhës ai i drejtohej, veç Nexhmije Hoxhës, edhe Mehmet Shehut. Tashmë Mehmet Shehu “nuk ishte më” dhe Hoxha ia kishte besuar shëndetin e tij Ramiz Alisë. E dëshmon këtë edhe vetë ky i fundit kur përmend Isuf Kalon në librin “Enveri Ynë”.

Mjeku që e njihte Bllokun e kuptoi mesazhin: që nga ai moment Mehmet Shehu nuk ishte më pasardhësi dhe eliminimi i tij ishte vendosur: një eliminim që filloi ngadalë, por i pandalshëm, ndërsa ky i fundit, për fatin e tij të keq, dukej se nuk e kuptoi dot kurrë. Njeriu që kishte qenë dëshmitar dhe protagonist në eliminimin e shumë shokëve të tjerë, atëherë kur duhej, nuk e kuptoi dot që i kishte ardhur radha?! Ka gjasë që sistemi ishte ndërtuar i tillë që, edhe pse ky e dinte, nuk mund ta ndalte, sikurse mendon edhe Bashkim Shehu në librin e tij:

“Rënia e Mehmet Shehut për 3 muaj e gjysmë, që nga fillimi i shtatorit gjer në 18 dhjetor 1981, ishte e pandalshme. Të paktën Mehmet Shehu vetë nuk bëri asgjë për ta ndalur këtë rënie. Nëse bëri diçka ajo ishte pikërisht e kundërta e asaj që duhej të bënte: vetëfajësimi, vetëqortimi i vazhdueshëm, dorëzimi i plotë i vetvetes ndaj vullnetit të shokut të tij dhe torturuesit dhe vrasësit të tij, Enver Hoxhës”. (Cool

Rrënimi i Shehut në ato muaj vjeshte të vitit 1981 është një shpërfytyrim i vërtetë. Ndërsa “loja” e Hoxhës me të diabolike. Në fund të shtatorit kryeministri ndjeu për herë të parë se vartësit, deri atë ditë tejet të bindur e të përulur, filluan të bëhen tekanjozë, shpesh rebelë. Prania e tij në disa veprimtari publike, si në Konferencën e Partisë së Korçës, u censurua në Televizorin shtetëror, ndërsa Hoxha thuajse nuk e kishte kontaktuar për ditë me radhë.

Më 16 tetor 1981, me rastin e ditëlindjes së Hoxhës, Mehmet Shehut iu tha se Fiqiretja, ndryshe nga herët e tjera, nuk kishte përse të vinte për vizitë me Byronë Politike, por me shokët e KQ të PPSh. Kur vetë Shehu u gjet në shkallët e shtëpisë së Hoxhës vuri re se e veja e Hysni Kapos ishte thirrur të shkonte për vizitë bashkë me Byronë, sipas një rituali të pandryshuar prej dekadash. Por shqetësimin e parë ai e kaloi nga pritja e Hoxhës. Një kronikë televizive e kësaj ditëlindjeje, e pa bërë publike në atë kohë, hedh dritë për atë që ka ndodhur aty. Hoxha është tejet dashamirës me Shehun: e përqafon, e ul në një kanape krah tij, i thotë shpesh “shoku im i betejave” dhe, mbi të gjitha, kur ky i fundit e uron: “T’i rrosh Partisë”, ia kthen:

“-Bashkë, Mehmet i dashur. Edhe ti! Dhe kujdes shëndetin. Se nuk jemi më të rinj, i duhesh Partisë për tani dhe më vonë”. (9)

Shehu u ndie i çliruar atë ditë, por e parë 30 vjet më pas kronika ndryn brenda saj pamje të frikshme. Ndër njerëzit që vijnë për ta uruar dhe që Hoxha i përqafon fort janë edhe 12 vetë që brenda disa muajsh, deri një vit më vonë, do të ndëshkoheshin rëndë: 4 prej tyre do të pushkatohen, njëri do të vrasë veten dhe 7 do të ndëshkohen me burgime të gjata. Për shumë prej tyre ky ishte takimi i fundit me “udhëheqësin”: ai ka dalë t’i përcjellë te deri te dera me një buzëqeshje të lehtë dhe me shumë fjalë mallëngjyese krejt si në një “takim të fundit”. (10)

Kronika nuk u transmetua kurrë për një arsye të thjeshtë: kur ajo u montua dhe u bë gati nga kinostudio, Mehmet Shehu kishte vrarë veten dhe shumë të tjerë po dënoheshin. Hoxha nuk mund të dilte në publik duke përqafuar njerëzit që vetëm pak javë më pas qenë bërë viktimat e tij.

Dëshmia e djalit të kryeministrit, të mbijetuar nga historia tragjike, është tronditëse. Mehmet Shehu po mënjanohej, po i lihej të kuptonte se dënimi i tij ishte vendosur. Njëkohësisht ngjitja e Ramiz Alisë, njeriut që ai nuk e përfillte si rival, ishte e dukshme. Hoxha i shmangte takimet me Shehun, ndërsa shfaqej gjithnjë më dendur nëpër rrugët e Bllokut dhe të Vlorës me Ramiz Alinë. Në këtë atmosferë pritje dhe ankthi Hoxha kreu edhe një nga gjestet që vlejnë për të analizuar psikopatologjinë e tij: ndërsa Mehmet Shehu ndihej i izoluar; ndërsa në organizatën bazë i kërkohej thellimi i autokritikës, ndërsa vartësit dëftonin hapur përçmim ndaj tij, Hoxha thërret në zyrë djalin e madh të Mehmet Shehut, Vladimirin. Për rreth dy orë ai i foli për kontributet e Shehut në Luftë dhe në ndërtimin e socializmit, duke i kërkuar djalit që t’i rrinte pranë të atit dhe ta ndihmonte, ngase lodhej dhe tani mosha bënte punën e vet. E dëshmon edhe vetë në shënimin që ka lënë po atë ditë në Ditarin e tij:

“E premte, 25 shtator 1981.

Thirra djalin e Mehmetit, Vladimirin dhe i thashë se banimi me familjen e vet, në një apartament më vete, është normal dhe këtu nuk ka asnjë gabim, por, duke parë sensibilitetin e Mehmetit dhe situatat e rënda që u krijuan në familjen tuaj, hëpërhë mos u largo nga Mehmeti, se si ju edhe ne duhet ta ndihmojmë babën ta kalojë këtë situatë. Ishte dakord djali dhe do t’ia thotë të atit që nuk do të largohet veç...”. (10)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha   Tue Apr 24, 2012 8:23 pm

Letra e Hoxhës për Mehmet Shehun:

Ekzekutimet, vetëm me miratimin tim
Më 1 shkurt 1945, Enver Hoxha urdhëroi Mehmet Shehun që, përpara se të kryente ekzekutime të tjera, të merrte leje nga ai

Hoxha pranoi në Berat që kishte ndjekur “vijën terroriste”, siç e quan ai, por tregoi me gisht se kjo ishte diktuar nga jugosllavët

Për herë të parë në biografinë e Enver Hoxhës të shkruar nga Blendi Fevziu, zbardhen detaje të ekzekutimit të një sërë figurave kryesore të komunizmit në kohën e luftës dhe pas saj. Në këtë biografi zbardhen urdhra të Enverit, të firmosur prej tij, ku kërkohet që njëri apo tjetri “armik” të ekzekutohej. Kështu janë urdhrat për ekzekutimin e Zef Malës, ai për të vrarë Llazar Fundon, Anastas Plasarin apo Sadik Premten, disa prej këtyre shpëtuan pasi u arratisën, por edhe sepse të gjithë këta ishin ndër njerëzit e parë që sollën në Shqipëri idetë e majta dhe respektoheshin veçan nga ata që Hoxha i urdhëronte t’i vrisnin. Kjo pjesë e biografisë që është shkëputur nga libri i Fevziut “Enver Hoxha”, tregon edhe detaje për një anë tjetër të diktatorit, atë të eliminimit me urdhër dhe me dijeni të tij të shokëve apo kushërinjve të afërt e të largët.

Som

“Vija terroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe tek Aliu me Lirinë. Në këtë pikë, unë isha pasqyrë e Aliut. Kur vinte ndonjë nga fronti, ku thuhej që ky ose ai po vepronte keq dhe vendosnim ta vrisnim. S’kishim një vijë të qartë për këtë çështje”. (15)

“Tepër urgjent. Mehmet Shehut, Shkodër. Asnjë të mos pushkatohet pa komunikuar emrat dhe pa marrë aprovimin tonë. Stop. Prandaj na komunikoni kë keni dënue me vdekje dhe prisni aprovimin. Gjeneral-kolonel Enver Hoxha”. (12)

“Zef Mala të mos shkojë në Kosovë. Përkundrazi, ta dekoroni me një plumb kresë. Ay s’është i mirë dhe duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por edhe një mënyrë që të mos lihet pas dore kjo punë...”.

"Të organizohen burgjet dhe fushat e përqendrimit dhe të burgosen të gjithë ata elementë të akuzuar me faje të mëdha, me tradhti të naltë dhe bashkëpunim të hapët. Të mos ketë mëshirë ndaj tyre që kanë bashkëpunuar me okupatorin dhe të ekzekutohen në vend. Të gjithë robërit të mblidhen në fushën e përqendrimit, të mos bëhen arrestime në masë sepse veprime të tilla trembin popullin. Bëni kujdes. Kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerëz me ndikim, që të bëhen shembull për të tjerët. Këta bëjnë përshtypje në popull". (1)

Ky radiogram, i dërguar në 17 nëntor 1944 nga kryeministri i Qeverisë Provizore, gjeneral-kolonel Enver Hoxha për gjeneral Dali Ndreun që po merrej me spastrimet në Veriun e vendit, përbën në njëfarë mënyre esencën e filozofinë politike të regjimit të ri që vinte në pushtet: një regjim që ishte i vendosur për të ndëshkuar këdo që ishte kundër tij, këdo që ishte skeptik, por me një logjikë të ftohtë dhe të kalkuluar, edhe ata persona me ndikim që mund shpreheshin dyshues ndaj tij.

Duke nisur që nga vera e vitit 1944 kujdesi kryesor i Hoxhës ishte pikërisht eliminimi i njerëzve me ndikim, siç dëshmon edhe kjo letër për Gogo Nushin: “Të gjyrmohet dhe të vritet Irfan Ohri. Hetoni se në një shtëpi andej nga cinema Rex po rri...”. (2)

Pak ditë përpara letrës për Ndreun, më 10 nëntor 1944, Hoxha i kishte dërguar një urdhër Mehmet Shehut, komandantit që po drejtonte luftimet për çlirimin e Tiranës. Kabllogrami me shkrimin e Hoxhës, numër 44 për atë ditë, thotë: “Qëndrimi karshi tradhtarëve dhe kriminelëve që kapen ose dorëzohen të jetë i ashpër dhe aspak familjar. Ata duhet ta ndjejnë menjëherësh se janë në dorën e gjyqit. Ndalohet rreptësisht qëndrimi i tyre i lirë nëpër qytet dhe bisedimet me këdo. Ata duhet të burgosen dhe të ruhen me roje”. (3)

Nuk dihet nëse ka lidhje mes këtij kabllogrami dhe veprimeve të forcave partizane në Tiranë, por dy ditë më pas, në datën 12 nëntor ndërsa vijonin luftimet, pesë skuadra partizane trokitën në dyert e 52 personave për një “verifikim”. 37 prej tyre i morën me vete, 14 nuk i gjetën në shtëpi atë natë, kurse një i fundit, Hamit Kokalari, nuk mund të zhvendosej dot për shkak të etheve të rënda dhe temperaturës të lartë. Të 37 ata që u gjetën, një mishelë bashkëpunëtorësh të fashizmit, intelektualësh të paangazhuar, antijugosllavësh ose oficerësh të vjetër të mbretërisë që nuk qenë bashkuar as me okupatorin dhe as me komunistët, u dërguan në bodrumin e hotel “Bristolit”. U ekzekutuan po atë natë, pa gjyq, pa asnjë lloj vendimi dhe pa u dhënë asnjë shpjegim. Midis tyre qenë edhe dy vëllezërit Kokalari, themelues të shtëpisë botuese "Mesagjeritë shqiptare", të paangazhuar, por kundër pushtuesve dhe, mbi të gjitha, farefis i largët i Enver Hoxhës. Vrasja e tyre pa gjyq, ndërkohë që shumë kolaboracionistë u kursyen, mbeti mister së paku deri në vitin 1995, kur në AQSh u gjet letra që Muntaz Kokalari, njëri prej dy vëllezërve, i dërgonte Makbule Vrionit, një mikeshë e familjes së tyre, në datën 8 nëntor të vitit 1944, në të cilën i shkruante:

“Jeta ime dhe e miqve të mi është në rrezik nga bashtua i Gjirokastrës, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: thjesht për motive personale, se ne kemi qenë kundërshtarë të okupatorit nazifashist dhe kemi punuar për të mirën e përparimit të kombit. Siç e kemi biseduar edhe herë të tjera, fatkeqësi e kombit tonë dhe Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë. Po kam besim se këtij batakçiu, bashkë me djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja”. (4)

Nuk dihet sesi letra ra në dorën e komandantit të qytetit, Mehmet Shehut, pa rënë në dorën e asaj së cilës i ishte nisur, por 4 ditë më pas Muntaz Kokalari u pushkatua pa gjyq bashkë me 37 të tjerë në bodrumet e Hotel “Bristolit”.

Ekzekutimet e natës së 12 nëntorit, si edhe shumë të tjera që vijuan së paku deri në nisjen e proceseve të rregullta gjyqësore në dhjetor 1944, nuk qenë as spontane, as aksidentale. Kishte prej tyre edhe të frymëzuara nga inate ose mëri personale të disa prej drejtuesve partizanë. Por, pa asnjë dyshim, ato qenë fryt i listave të hartuara paraprakisht. Pas vitit 1991 Kristo Themelko, një oficer i lartë e i ashpër i Sigurimit të Shtetit, që përfundoi edhe vetë i degraduar për shumë vite, ka deklaruar në librin “Tirana e përgjakur” lidhur me ekzekutimet e para dhe dijeninë e Hoxhës për to: “Kur unë kam biseduar me Enverin, ai më ka këshilluar se, kur të hynim në qytet, të spastronim elementët e rrezikshëm. Prandaj, kur hyra në Tiranë, kërkova një listë nga organizata për këta elementë”. (5)

Ndëshkimet pa gjyq në Tiranë qenë kaq alarmuese sa provokuan edhe reagimin e vetë drejtuesve të lartë të Partisë Komuniste. Nëse i referohesh kujtimeve të Hoxhës, Sejfulla Malëshova ishte i pari që shprehu shqetësimin për ekzekutimet e oficerëve të penduar dhe të atyre që nuk kishin bashkëpunuar me armikun. Malëshova ishte ankuar se: “…në Tiranë bëhej shumë terror, po vriteshin “shumë oficerë të penduar”. (6)

Përgjigja e Hoxhës, po t’u referohesh kujtimeve të tij te “Titistët” ishte krejt: “Në Tiranë vazhdon lufta e madhe për çlirimin e kryeqytetit. Kë quan terror ti dhe për cilët oficerë më ankohesh?” (7)

Por pak ditë më pas, në Berat, në atë që njihet si Plenumi i Beratit, Gogo Nushi, njëri ndër drejtuesit komunistë të Tiranës, shprehu “pendesën” e tij duke deklaruar: “Të gjithë ata që kanë qenë kundërshtarë të politikës tonë, jo kriminelë dhe jokuislingë, ne i konsideronim armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut [...].Me hyrjen e forcave tona në Tiranë janë vrarë 60 njerëz, e kemi listën e tyre. Unë i njoh këta emra dhe asnjë prej tyre s'meritonte të vritej. Jemi të sigurt që do të ketë dhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar 100 vetë. Ne kemi menduar se me këto masa do të mbronim fitoren duke vrarë dhe zhdukur armiqtë”. (Cool

Ndëshkimet e vërejtura në Tiranë qenë të pranishme në gjithë Shqipërinë. Në një letër nga Shkodra të 30 janarit 1945 për kryeministrin, gjeneral-kolonel Enver Hoxhën, nënshkruar prej Vaskë Kolecit, kuptohet se listat qenë hartuar për gjithë qytetet e vendit. Sipas tij qyteti qe rrethuar nga forcat e dy brigadave në datën 28 janar dhe qe shpallur shtetrrethimi, ndërsa më poshtë ai vijon: “Ne që ditën e parë, me ndihmën e shokëve të Qarkorit, përgatitëm listat. Listat përmbanin 210 vetë për t’u arrestuar me akuza të ndryshme…”. (9)

Letra bëhet dramatike kur sqaron: “... akuzat nuk janë e aq me bazë. Kjo vjen se ata nuk e kishin filluar punën që më parë. Deri tani janë kapur rreth 120 veta”. (10)

Oficeri i propozon Hoxhës një zgjidhje radikale, por që jep rezultat; me shkrim dore dhe me nënvizim të trashë, i vetmi në gjithë letrën prej 7 faqesh, ai shprehet: “…duke shëkuar pozitën tonë në këtë anë duhet të merren masa, të jepen goditje brenda në qytet e përjashta, duhet të derdhet ca gjak e të digjen shtëpi, këtu në qytet e nëpër katunde, kështu të shëkojnë forcën tonë e të nënshtrohen. Sot për sot, vetëm forca e goditja do të na vlejë për ndryshimin e situatës…”. (11)

Më pas oficeri i propozon kryeministrit listën prej 12 personash që duhen pushkatuar pa gjyq dhe atë të 31 të tjerëve që duhen dënuar me burgime të ndryshme. Për shumë vite me radhë, herë nën zë dhe herë zyrtarisht, është hedhur ideja se ekzekutimet e fillimit, në muajt e parë pas Luftës dhe ato të 4-5 viteve të para, janë bërë pa dijeninë e Hoxhës. Përgjegjësia e tyre i është ngarkuar herë Mehmet Shehut, herë Shefqet Peçit, herë Koçi Xoxes. Në të vërtetë, hapja e arkivave pas vitit 1991 dëshmon se çdo ekzekutim, edhe ai më i parëndësishmi në dukje, është bërë drejtpërdrejt me dijeninë e Enver Hoxhës dhe me miratimin e tij, sikurse dëshmon ky kabllogram i datës 1 shkurt 1945 ku Enver Hoxha urdhëron Mehmet Shehun: “Tepër urgjent.

Mehmet Shehut Shkodër. Asnjë të mos pushkatohet pa komunikuar emrat dhe pa marrë aprovimin tonë. Stop. Prandaj na komunikoni kë keni dënue me vdekje dhe prisni aprovimin.

Gjeneral-kolonel Enver Hoxha”. (12)

Urdhri i përsëritur i Hoxhës është zbatuar, sepse në shumë raste më pas ai njoftohet për dënimet dhe jep miratimin e tij, si në këtë kabllogram që mban datën 10 shkurt 1945:

“Tepër urgjent. Korpusit II, Sektori juridik. Në gjegjie të radiogramit ekstra, datë 9 fruer 1945, aprovohen ndëshkimet me vdekje të dymbëdhjetë (12) vetave dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshme propozue më sipër. Stop. Na njoftoni datën e ekzekutimit.

gjeneral-kolonel Enver Hoxha”. (13)

Në më shumë sesa pesë raste urdhri për ekzekutim vjen vetëm 12-15 minuta pasi është dhënë njoftimi, çfarë të bën të besosh se ky vendim merrej drejtpërdrejt nga Hoxha ose njerëzit që ndodheshin pranë tij, por gjithsesi jo pas një vendimi më kolegjial politik. I tillë është rasti i Dom Lazër Shantojës dhe Sulçe Beg Bushatit. Po t’i referohesh kohës së kabllogramit, ekzekutimi është urdhëruar vetëm 9 minuta pasi kërkesa i është paraqitur Enver Hoxhës, siç dëshmon ky kabllogram i datës 10 shkurt 1945: “Korpusit të 3, Gjykatës Ushtarake Shkodër.

Gjegje shkresës numër 5, datë 10 fruer 1945. Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Don Lazër Shantojës dhe Sulçe Beg Bushatit. Stop. Na lajmëroni datën e ekzekutimit. Enver Hoxha”. (14)

Për këto ekzekutime nuk u fol dhe nuk u tha asgjë për shumë vite me radhë. Në të vërtetë, qëmtimi në dokumentet e rëndësishme të Luftës, sidomos në ato të Plenumin e Beratit mbajtur nga 23 më 27 nëntor 1944, dëshmon se edhe brenda PKSh pati njëfarë ndjenje pendimi për gjakun e derdhur pa shkak. Kur u referohesh procesverbaleve të kësaj mbledhjeje, rezulton që edhe vetë Hoxha është detyruar ta pranojë dhunën brenda dhe jashtë Partisë, por duke ia veshur këtë më shumë urdhrave të jugosllavëve:

“Vija terroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe tek Aliu me Lirinë. Në këtë pikë unë isha pasqyrë e Aliut. Kur vinte ndonjë nga fronti, ku thuhej që ky ose ai po vepronte keq dhe vendosnim ta vrisnim. S’kishim një vijë të qartë për këtë çështje”. (15) Mirëpo rezulton që, edhe pas Plenumit të Beratit, ndëshkimet vijuan, madje edhe më të ashpra. Ndëshkimet ndaj asaj që quhej “klasë e përmbysur” qenë të skajshme. Ekzekutimet e para në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kryeqytetit, ishin vetëm fillimi i tyre, pas tyre do të vinin dënimet në gjithë zonat e Shqipërisë. Me dhjetëra vetë u ndëshkuan pa gjyqe, pothuajse 2.000 vetë u ekzekutuan. Brenda pak kohësh tregtarët dhe njerëzit e pasur u ngarkuan me gjoba marramendëse nën atë që quhej “Tatimi i jashtëzakonshëm i Luftës”. Kush nuk i paguante ose nuk kishte për t’i paguar, arrestohej. Shumë vdiqën në burgje. U shtetëzuan gjithë makinat, shtëpitë dhe pothuaj i gjithë malli i tregtarëve. Pronarët e tokave u shpronësuan nën përligjjen e reformës agrare që u shpall me shumë bujë, por brenda një viti filloi "bashkimi vullnetar" i tokave në ato që u quajtën “kooperativa bujqësore”, një imitim i drejtpërdrejtë i kolkozeve sovjetike. Bashkimi, që në fillim u shpall si “vullnetar”, u bë shpejt i detyruar dhe i dhunshëm.

Eleminimet e para që vijuan deri në fillim të viteve '50 - të, pavarësisht nëse kishin si shenjë të tyre antikomunistët apo komunistët e penduar, realizuan një mision ndoshta të padeklaruar. Elita shqiptare, ajo e shkolluar në perëndim dhe ajo e biznesit dhe tregtisë, njerëzit më të zgjedhur të vendit, humbën jetën në këtë masakër të pakuptueshme ose u dergjën nëpër burgje nga ku nuk mund të kontribuonin më për shoqërinë. Në vend të saj, komunizmi tentoi të ndërtonte një elitë të re, kryesisht të shkolluar në vendet e Lindjes Komuniste, dukshëm më inferiore se sa ajo e para e masakruar, por që hyri me kapacitet të plotë në shoqëri thuajse 10 vjet më pas, në mes të viteve ' 50 - të.

Për garantimin e regjimit dhe mosprekjen e tij vigjilonte “Sigurimi i Shtetit”, një strukturë e posaçme e Ministrisë së Brendshme që u ngrit herët sipas modelit jugosllav, siç dëshmoi në gjyqin e tij Koçi Xoxe, ndërtuesi i parë i kësaj strukture:

“...formën e organizimit dhe metodën e punës së Sigurimit e kam marrë nga jugosllavët. Kam dërguar në Beograd në vitin 1946 Nesti Kerenxhin për këtë qëllim. Më 1947 ka ardhur këtu, i thirrur prej meje, Safet Filipoviçi, i cili punoi në Ministrinë tonë të Brendshme dhe mbasandaj mbeti pranë Legatës Jugosllave. Në dhjetor 1944 ka ardhur në Tiranë Miati, nënkolonel i OZNA-s, i cili na ndihmoi për organizimin e punës...”. (16)

Urdhrat e vrasjeve që u firmosën nga vetë Hoxha

Por menjëherë pas Luftës situata ishte tronditëse. Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga Koçi Xoxe, filloi të kontrollonte gjithë vendin. Veç burgosjeve, u aplikua sistemi i internimeve, i huazuar nga sistemet më të këqija dhe të ashpra diktatoriale. Kryesisht nga ai sovjetik i Siberisë. Dhjetëra familje u larguan nga vendlindjet e tyre dhe u izoluan në kampe fshatrash kënetore, kryesisht në Myzeqe, ku duhej të paraqiteshin në rajonet e policisë tri herë në ditë. U ndalohej të largoheshin nga kampi i internimit dhe shumica e tyre qëndroi aty deri në fund të regjimit komunist, plot 46 vjet.

Sistemi u ngrit mbi filozofinë e fajësisë fisnore: kush kishte pasur dikë të angazhuar me “Ballin Kombëtar”, të dënuar ose të konsideruar “kundër Partisë”, në brezin e parë internohej, ndërkohë që fëmijët dhe nipërit nuk lejoheshin të vijonin studimet shkollore, nuk pranoheshin në punë normale dhe do të ndiqeshin gjithnjë nga “njolla e biografisë”. Madje fëmijët e familjeve të persekutuara e bënin edhe ushtrinë në një repart të veçantë, të quajtur "reparti i punës".

Dënimet e para të atyre që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit, me të cilët ky i fundit mbaroi punë shpejt, u pasuan nga të tjera. Gjergj Kokoshi, anëtar i Këshillit Nacional-Çlirimtar dhe pjesëmarrës në Kongresin e Përmetit ishte i pari ndër luftëtarët partizanë që u dënua. Ministër i Arsimit në Qeverinë Provizore të Enver Hoxhës, ai protestoi për ndëshkimet e para, për mungesën e demokracisë dhe rolin e jugosllavëve në Shqipëri. Pak muaj pas hyrjes së Qeverisë në Tiranë Gjergj Kokoshi u shkarkua nga detyra e Ministrit, u arrestua dhe u dënua me burg, ku edhe vdiq disa vjet më pas. Todi Lubonja, ish- nxënës i tij, ishte komisar në Burrel kur e takoi profesorin në një prej qelive të burgut të famshëm, qeli ku do të kalonte edhe Lubonja vetë shumë vjet: “Këtu në burgun famëkeq të Burrelit, më 1946 (nga fillimi duhet të ketë qenë) kam takuar një intelektual, njeri të ditur. Qëndronte i vetmuar në një qeli. Ai vuante nga tuberkulozi. E njihja. E kam pasur profesor për ca kohë. Ka vuajtur tërë jetën i sëmurë. Më 1943 la kryeqytetin dhe erdhi në mal te partizanët, në Pezë. U lidh me Luftën Nacionalçlirimtare. Ishte nga shtresat e varfra të ortodoksëve të Shkodrës. Unë nuk kisha ndonjë punë atje, por për kuriozitet hyra për të parë të burgosurit, disa prej të cilëve kishin qenë eksponentë të regjimit, si Koço Kota, për shembull. Isha atëherë komisar i Komandës së Qarkut, më njihnin dhe më lejuan të futesha brenda. Sapo e pashë, të them të vërtetën, u trondita. Në Pezë e kisha përqafuar me dashuri profesorin, bile me gëzim të madh. Qëndrova pranë tij si i ngrirë. Ai rrinte si i ngrirë. Ai rrinte ulur. Nuk lëvizte, vetëm ngriti kokën sa për të parë se kush isha. Nuk e di nëse më njohu. “E, profesor! - i thashë, - si jeni?”. I fola me zë të dridhur. Nuk mbaj mend nëse m’u përgjigj ose jo. “Po si u bë kjo punë?” i thashë unë pa ditur ç’po dërdëllisja. Doja që ai të fliste, të thoshte diçka. “Koha do ta provojë, djalë”. Kaq foli dhe u mbyll përsëri në vetvete. Ishte Gjegji Kokoshi, ish-ministri i parë i Arsimit në Qeverinë tonë Demokratike, pas fitores mbi nazifashizmin. Ai guxoi të flasë në parlament si njeri i lirë e demokrat. Enver Hoxha e futi në burg. Atje vdiq”. (19)

Todi Lubonja përfundoi edhe vetë, vite më pas, në Burgun e Burrelit së bashku me të birin.

Në majin e vitit 1947 u arrestua grupi i deputetëve dhe miq e të afërm të tyre. Rreth 40 vetë, shumica anëtarë të Kuvendit Popullor, me bindje komuniste ose neutrale. Grupi ishte orvatur të krijonte në Parlament një opozitë që t’u kundërvihej vendimeve të Qeverisë ose, së paku, e këtillë qe akuza për të cilën u dënua. Në kujtimet e tij Enver Hoxha e përcakton kështu atë që Riza Dani, si deputet, kërkonte në Kuvendin Popullor:

“ Riza Dani, ky ithtar i regjimit të vjetër dhe sigurisht edhe i parlamentit borgjez, kërkonte ta bënte edhe Asamblenë tonë një kuvend llogjesh, ku secili të fliste sa t’i donte qejfi, si t’i donte qejfi, pa asnjë kufizim dhe të gjitha ç‘thoshin Riza Dani me shokë të botoheshin në shtyp...”. (20)

Ndërsa qëndrimin e Riza Danit për Kushtetutën e re të Republikës Popullore të Shqipërisë Hoxha e kujton kështu:“... ai sulmoi Kushtetutën sepse, sipas tij, ajo ishte “me frymë ideologjike dhe jo me frymë kombëtare”. “Unë - shprehu më në fund kredon e vet Riza Dani - jam për demokraci të lirë dhe do të dëshiroja që edhe Kushtetuta të inspirohej nga ky parim!” (21)

Riza Dani foli edhe pak kohë në Parlament. Ai u arrestua në maj të vitit 1947, pothuajse një vit e gjysmë pas zgjedhjes si deputet. Bashkë me të u arrestuan edhe 10 deputetë të tjerë. Në total numri i të arrestuarve arriti në 40. Më 30 gusht të vitit1947 u mor vendimi: 17 vetë u dënuan me vdekje, midis tyre edhe tre emra të njohur: Shefqet Beja, Riza Dani dhe Selahudin Toto, ky i fundit, vëllai i Et’hem dhe Ismet Totos që qenë vrarë në një orvatje kryengritjeje kundër mbretit Zog. Në listën e 17 të pushkatuarve ishte edhe Enver Zazani, një mik i vjetër shkolle i Enver Hoxhës, ndoshta miku më i afërt i tij. Gruaja franceze e Zazanit priti për 12 orë me foshnjën në krah përpara derës së Hoxhës për t’i lypur mëshirë për mikun e vjetër. Por nuk e ndaloi dot pushkatimin. Vetë u përzu për në Francë, ndërsa e bija u kthye në një moshë pothuajse të thyer për një gjest sublim: gjetjen e eshtrave të të atit, që nuk e njohu kurrë dhe rivarrosjen e tyre sipas gjithë normave të shoqërisë njerëzore.

Eliminimi ishte vetëm njëra anë. Survejimi i atyre që merreshin me politikë, madje edhe kur ishin drejtues të lartë komunistë, ishte një tjetër metodë pune e regjimit për sigurimin dhe mbajtjen e pushtetit. Gjatë gjyqit të tij, në vitin 1949, kur u akuzua se kishte vënë nën përgjim Presidentin e Republikës, anëtarët e Byrosë Politike dhe pothuajse gjithë anëtarët e Qeverisë, ish-ministri i Punëve të Brendshme Koçi Xoxe deklaroi:“Për vëzhgimin e udhëheqësve kam biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë dhe kam marrë pëlqimin e tij...”. (22)

Ndëshkimet brenda llojit, midis protagonistëve komunistë, filluan të shkaktojnë trauma të pashembullta. Kishte nga ata që nisën të ngrenë nën zë pyetjen: Përse e gjitha kjo? Por shumica vijoi të njëjtin stil sjelljeje, duke ndëshkuar “fajtorin” e radhës pa guxuar as të pyeste se kush e kishte radhën pas tij. Në vitin 2008 Bedri Koka, ish -oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që punonte kryesisht si shofer në rastet e ekzekutimeve, trokiti në derën e familjes Ndreu. Ai u orvat t’i rrëfente djalit dhe vajzës së ish-gjeneral Dali Ndreut dhe Liri Gegës, dy funksionarëve të lartë komunistë që kishin qenë protagonistë të instalimit të dhunës në Shqipëri, vendin ku ata të dy qenë ekzekutuar një ditë me shi të vitit 1956 së bashku me një komunist tjetër të quajtur Petro Bullati. Rrëfimi i tij, megjithëse me një pendesë të sinqertë, nuk ndihmoi dot në gjetjen e eshtrave të tyre. Ato, me gjasë, qenë lëvizur më pas në një vend tjetër, sipas një parimi të fshehtë të ndëshkimeve totale të atij regjimi. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, po në vitin 2008, i njëjti person dëshmonte nisjen në internim të familjes së Petro Bullatit, personit të tretë të ekzekutuar me Liri Gegën dhe Dali Ndreun:

"Disa ditë pas ekzekutimit, ma deshi puna të rikthehesha në familjen e Petro Bullatit. Kishte dalë urdhri për internimin e familjes së tij. Unë isha caktuar në grupin që do të bënte transferimin e saj nga Tirana. U futëm në shtëpi dhe u komunikuam urdhrin e komisionit të internim-dëbimeve. Morëm plaçkat dhe i hodhëm në makinë. Kur po dilnim pashë drejtuesin e operacionit që zgjatej në faqe të murit për të hequr një fotografi të madhe. U afrova ta ndihmoj duke mbajtur karrigen mbi të cilën kishte hipur. Sa e shkëputi nga gozhda u kthye nga gruaja e Petro Bullatit dhe filloi ta shajë: “Po ti moj shtrigë, na mbake dhe fotografinë e heroit!”. Ishte portreti i Vasil Shantos. “Mos kështu të lutem!”, gati iu përgjërua ajo. “Laj gojën kur zë në gojë emrin e tij!”, u skërmit majori me kornizën e fotografisë në duar. “Ai është im vëlla, miku i Enverit dhe Vojo Kushit. E dha jetën për vatanin”, sqaroi gruaja e Petro Bullatit me lot në sy. Një moment ngrimë në këmbë. Menduam se diçka nuk shkonte në këtë mes, por detyra nuk na lejonte të mendonim përtej saj. E morëm bashkë me fëmijët motrën e Vasil Shantos dhe e çuam në kampin e internimit. Gjatë gjithë rrugëtimit përgjegjësi i operacionit mbante në dorë fotografinë e heroit dhe herë pas here fliste me vete. Siç na tha kur po ktheheshim, në vitet e luftës Vasil Shantua i kishte shpëtuar jetën në një betejë në periferi të Tiranës...". (23)

Vasil Shanto ishte ndër themeluesit e Partisë Komuniste në vitin 1941, njëri prej atyre që mbështeti pa asnjë kusht Enver Hoxhën dhe ndikoi që ai të bëhej Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PKSh. Humbi jetën në një betejë në brigjet e Liqenit të Shkodrës, në vitin 1943, duke lënë pas motrën e tij, militante komuniste, që po ashtu po ndëshkohej tashmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha   Tue Apr 24, 2012 8:24 pm

Bahri Omari, Nexhmija i çoi bakllava në burg 4 muaj para ekzekutimit
Biografia e Blendi Fevziut zbardh eliminimin e Bahri Omarit, kunatit dhe përkrahësit të Enver Hoxhës në vitet e Francës dhe të luftës. Urdhri i Enverit për ta trajtuar atë si “horrat e tjerë” dhe burrëria e tij para togës së pushkatimit. “Askush nuk duhet t’i kthejë krahët nga tytat, pasi pas shpine vriten vetëm tradhtarët. Këtë do ta vërtetojë historia”

Zbulohet letër-këmbimi i

Enverit me Musine Kokalarin


Misteri i marrëdhënieve të Enver Hoxhës me njërën prej vajzave më të emancipuara në Shqipëri luhatet nga letrat dashamirëse të viteve ’30, tek ekzekutimi i vëllezërve dhe burgosja e saj për 18 vjet. Kërkesës së të huajve për ta liruar, Hoxha iu përgjigj: Gjallë ende është rrospia? Musine Kokalari kaloi vitet e fundit si fshesare në Rrëshen e u përcoll në varreza vetëm nga dy varrmihësit

Mbasditen e 28 nëntorit 1944, kur parada entuziaste mbaroi, Qeveria e re e nisi punën me një gjest jo të zakonshëm për regjimin komunist: organizoi një ballo në hotel “Dajti”, në mjediset e të cilit qenë vendosur anëtarët e Qeverisë. Enver Hoxha qëndronte në suitën nr. 5, në katin e dytë: suita më e madhe e Hotelit, me një dhomë ndenjje, dhomën e gjumit dhe një tarracë që binte mbi bulevard. Në tarracë qëndronte natë e ditë një rojë, partizan i Batalionit Special. Në ballo, kreu i Qeverisë u paraqit për herë të parë publikisht me të fejuarën e tij. Vajzë e re nga një familje dibrane e ardhur në Tiranë nga Manastiri - sot qytet në Maqedoni - në vitin 1928, quhej Nexhmije Xhuglini dhe ishte shkolluar në institutin mbretëror “Nëna Mbretëreshë”, institucioni mësimor femëror më prestigjioz në vend. Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini qenë njohur më 23 nëntor 1941, vetëm dy javë pas themelimit të PKSh, në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste. Në kujtimet e saj Nexhmije Hoxha shkruan se e ka parë Hoxhën nga larg që në demonstratën e 28 tetorit 1941 në qendër të Tiranës:

“Aty pashë një burrë trupmadh, që dallonte një kokë mbi të rinjtë që e rrethonin, të shkëpuste me forcë një të ri nga duart e një milici. Cili qe vallë? Pranë meje u ndodh Meli Dishnica, e motra e Esat Dishnicës, e cila nuk linte demonstratë pa marrë pjesë. E pyeta: Kush është ai? Më tha se ishte një profesor nga Korça, që e kanë pushuar nga puna dhe tani ka ardhur në Tiranë, shet cigare në një lokal këtu afër. Si e quajnë? e pyeta. E quajnë Enver Hoxha, më tha”.

Njohja me Nexhmijen

Enver Hoxha duket se nuk e ka fshehur simpatinë për militanten e re komuniste që nga takimi i tyre i parë dhe në ato të mëpasme nëpër bazat ilegale të Tiranës: simpati që vajzës së re i kishte rënë në sy mjaft mirë. 57 vjet më pas Nexhmije Hoxha përshkroi në kujtimet e veta atë ditë të vitit 1942 kur, në një bazë ilegale pranë Gjimnazit të Tiranës (gjimnazi i sotëm “Qemal Stafa”), Enver Hoxha i propozoi martesën. Baza ku strehoheshin vetëm të dy ishte marrë me qera për Hoxhën nga miku i tij i afërt, Syrja Selfo. Ky i fundit u bë mbështetësi më i madh financiar i Hoxhës dhe i familjes së tij gjatë Luftës, me sa dëshmon vetë Hoxha në kujtimet:

“Syrjain e kisha shok të mirë, me të cilin bisedoja shpesh dhe më kishte kuptuar. Ai komunist nuk ishte, por ishte patriot, antiitalian, antifashist. Mua veçanërisht më donte sinqerisht dhe unë po ashtu. Syrjai e ndihmoi Luftën sa mundi. Dy shtëpi që zuri me qira na i vuri në dispozicion të punës sonë ilegale. Jepte ndihma në të holla për Luftën tonë dhe mua personalisht gjatë Luftës më ka ndihmuar shumë, po ashtu familjen time kur dola në ilegalitet”.

Pikërisht ky mik i tiji, Syrja Selfo, në vitin 1946 do të arrestohej për “komplot kundër pushtetit popullor” dhe do të dënohej me pushkatim. Në kujtimet e tij, në librin “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”, Enver Hoxha sqaron se pushkatimi i Selfos qenkësh një intrigë e kurdisur nga Koçi Xoxe dhe se ai e paskësh dhënë urdhrin për ekzekutim, pasi ky i fundit i paskësh dëftuar deponimin e Selfos me firmën e tij. Për fatin tragjik, Selfo kishte qenë krejtësisht i pafajshëm. 40 vjet pas pushkatimit të tij Hoxha shprehu keqardhje: mbetet ndoshta keqardhja e vetme e tij në gjallje.

Propozimi për martesë

Nexhmije Hoxha, në kohën tonë, e dëshmon kështu momentin kur Hoxha i propozoi martesën:“Ndërkohë që unë isha me shpinë nga ai duke përgatitur kafenë, Enveri ia pati që andej ku po rrinte: “E di Nexhmije, meqë s’po kupton gjë ose po bën sikur s’kupton, po ta them copë: DUA TË MARTOHEM ME TY!” Unë ngriva, një propozim i tillë, i thënë kaq bram, më ra si bombë në kokë”.

Pak ditë më pas, vajza e re, e vendosur për zgjedhjen e saj, e organizoi ditën që të shkonte në bazën ku ndodhej Enver Hoxha. Vajtja atje ishte për t’i kthyer përgjigje propozimit të tij, siç dëshmon në kujtimet, në po atë mënyrë.

“I thashë: “U thye fronti i rezistencës sime, u dorëzova!” Kjo i erdhi aq e papritur sa për një moment mbeti si i hutuar dhe sikur më pyeste me sy: “E dëgjova mirë”? “Po, po, - i thashë duke qeshur, - unë u dorëzova!”.

Ishte viti 1942: Hoxha dhe Xhuglini do të jetonin edhe dy vite në ilegalitet, shpesh me ndarje disamujore. Deri në vdekjen e Hoxhës në prill të 1985-ës ata jetuan së bashku plot 43 vjet. Roli i zonjës Hoxha është padyshim ndër më të diskutuarit dhe misteriozët në jetën e liderit komunist. Vetë ajo, në një intervistë të vitit 1995 kur gjendej në burgun e Tiranës, ka dëshmuar se në histori i është veshur një rol që nuk e ka luajtur kurrë.

“Unë nuk kam luajtur asnjë rol në vendimmarrjen e Enverit, me përjashtim të kohës që ai ishte sëmurë dhe unë ua komunikoja porositë e tij shokëve”.

Në të vërtetë, lidhja e Nexhmije Hoxhës me të shoqin duhet të jetë bërë shumë më e fortë pas infarktit që ai kaloi në vitin 1973. Kjo duket në vitet që pasuan, nëse u referohesh shënimeve të Hoxhës në ditarin e tij:

“E hënë, 5 tetor 1981.

Nexhmijen e kam ca sëmurë dhe, kur sëmuret ajo, jam edhe unë i sëmurë. Kur ajo është mirë, edhe unë ndjehem mirë”.

Ajo që bashkon shumë dëshmitarë dhe njerëz që i kanë njohur është fakti që zonja Hoxha ishte pa dyshim një grua e ashpër, e aftë të kryente çdo krim dhe ta thellonte paranojën që Hoxhës i theksohej më shumë sa më tepër pushtet fitonte. Ka shumë vetë që thonë se vajza e re u deformua me kalimin e kohës, nga ndikimi i pushtetit, joshjes të së cilit shumë pak vetë në histori kanë arritur t’i rezistojnë. Mirëpo në një letër që i dërgon Hoxhës në vitin 1944, vajza e re dëshmon karakteristikat e një shpirti kriminal dhe një rol pranë Hoxhës që padyshim do të ketë qenë ndër më negativët. Është letra e 14 tetorit, në të cilën vajza e re me pseudonimin “Delikatja” i ankohet “të fejuarit” të saj për mosbindjen e shokëve të Qarkorit të Tiranës (Gogo Nushi, Ymer Dishnica, Nako Spiru) për të zbatuar urdhrat e tij për të vrarë Anastas Plasarin dhe “shokë” të tjerë:

“Për të gjitha ato që më porositët, për kontrollin dhe spastrimin e disave unë ua komunikova shokëve. Siç të ka shkruar Deti [Nako Spiru], ata nuk janë të mendimit që vendosëm atje. Ata s’kanë besim që ta kem raportuar drejt çështjen e Anastas Plasarit e të tjerëve. Prandaj hezitojnë se mos bëjnë një veprim të padrejtë. Megjithëse s’më pëlqen të përgjigjem për akuza të vogla, por nuk kam qenë unë që kam vendosur të sjellin Anastas Plasarin atje [...] Delikatja”.

Strehimi në shtëpinë e kunatit

Në vitin 1942, çifti i ri u vendos në banesën e familjes Omari, kunatit të Enver Hoxhës. Nexhmije Hoxha e dëshmon kështu në kujtimet e veta vizitën e parë në familjen e kunatës, në një shtëpi në rrugën e Bamit (sot rruga “Qemal Stafa”), ngjitur me shtëpinë e prefektit të Tiranës Qazim Mulleti:

“Më tha: “Kjo është dhoma ku rri e punon Enveri, kur vjen këtu. Tani është edhe tëndja. Rrini këtu, bisedoni e punoni. Për natën do të bie një dyshek për ty, kurse Enveri fle me djemtë e mi””. Më tej zonja Hoxha sot tregon:

“Atë natë zbrita poshtë, në katin e parë dhe më njohën me të zotin e shtëpisë, Bahri Omarin. Ai të jepte përshtypjen e një intelektuali, qoftë në mënyrën sesi mbahej, qoftë në sjelljen e tij dhe në bisedë. Dukej se e donte dhe respektonte të shoqen përderisa pranonte të strehonte vëllanë e saj komunist dhe të fejuarën e tij...”.

Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini qëndruan, me shkëputje të herëpashershme afro 8 muaj në shtëpinë e familjes Omari. Vetë Bahri Omari u angazhua me forcat nacionaliste dhe në vitin 1944 pranoi detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e kryeministrit Rexhep Mitrovica. Nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet e tij me Hoxhën në atë kohë: a ka pasur ndonjë bisedë ose sherr mes tyre. Enver Hoxha, në një radiogram të datës 29 shtator 1944, drejtuar Gjeneral Dali Ndreut, shprehet me përbuzje për kunatin, njeriun që e kishte strehuar dhe ndihmuar në ditë të vështira, siç e dëshmojnë pothuaj të gjithë ata që e kishin njohur, sidomos edhe për vetë të fejuarën e tij, Nexhmijen. Ja teksti i radiogramit, i bërë publik vetëm në vitin 2004:

Urdhri për arrestimin e Omarit

“Datë 29/IX/1944.

Gjeneral Daliut.

Për sa u përket Bahri Omarit me shokë mos qëndroni as pak në thirrjen e bame veçanërisht. Ato hynë në kategorinë e horrave të tjerë.

Enver”.

Fati i Bahri Omarit do të ishte tragjik: ai u arrestua bashkë me 60 figura të tjera të rëndësishme të jetës politike dhe publike shqiptare në nëntor të vitit 1944 dhe doli përpara Gjyqit Special, një prej gjyqeve të para të diktaturës komuniste, më 15 dhjetor 1944. Në listën prej 60 personalitetesh përfshiheshin nënshkrues të Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, ish- kryeministra, ish- kryetarë të Parlamentit shqiptar, ish-ministra, shumica prej tyre të diplomuar në Europën Perëndimore. Por, pa asnjë dyshim, pothuajse të gjithë të implikuar si bashkëpunëtorë të pushtuesve: pa e ditur shkakun dhe pa u hyrë justifikimeve, ata qenë shndërruar në kolaboracionistë. Prokuror i çështjes ishte Bedri Spahiu, ndërsa kryetar i Trupit gjykues zëvendëskryeministri, gjeneral-lejtënant Koçi Xoxe, një njeri me shkollim fillore, me profesion teneqexhi, ashtu si edhe prokurori Spahiu: një ish-toger i degraduar dhe i çmobilizuar i Ushtrisë Mbretërore që në vitin 1935, pa kurrfarë formimi juridik dhe njohje të ligjeve. Gjyqi u zhvillua në kinema “Kosova” (sot “Teatri Kombëtar”), ndërsa mijëra vetë e ndiqnin atë nëpër rrugë nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë. Vendimi u dha më 13 prill 1945, ora 10.00. 17 veta u dënuan me vdekje, të tjerët me burg nga 20 deri në 30 vjet. Vetëm 5 veta u liruan. Midis të dënuarve me vdekje ishte edhe Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhës. Ai kishte besuar deri në fund se jeta do t’i kursehej. Këtë ia kishte përforcuar edhe më shumë dhurata që kishte marrë më 31 dhjetor 1944: në qelinë e tij në burgun e Tiranës kishin mbërritur tri racione bakllava dërguar nga nusja e kunatit, Nexhmije Hoxha, si urim për vitin e ri dhe për martesën me gjeneral-kolonel Enver Hoxhën. 4 muaj më pas po merrte një dhuratë të dytë: dënimin me vdekje.

Bahri Omari mori dënim kapital edhe pse shumë të tjerë, që kishin mbajtur funksione më të rëndësishme, si kryeministri i fundit Ibrahim Biçakçiu, u dënuan vetëm me burgime të gjata. Dënimi i tij të bën të mendosh se ishte gjesti i parë që shpallte simbolikisht se regjimi i ri nuk do të tregohej tolerant ndaj asnjërit prej kundërshtarëve të tij, qofshin edhe njerëz të afërt të drejtuesve të tij, siç ishte kunati i Enver Hoxhës, njeriu që e kish ndihmuar kaq shumë në vitet e studimeve në Francë dhe gjithnjë më vonë.

Eliminimi i kunatit të Hoxhës

Bedri Spahiu, shok klase i Enver Hoxhës, prokurori i çështjes në fjalë, njëri prej “duarve të forta” të regjimit që do të përfundonte edhe vetë në burg për 30 vjet më radhë. Më 1991 ai u bë ndër të paktat figura të atij regjimi, të ndëshkuar ose jo, që shpreh publikisht pendimin për atë që ndodhi. Në një letër të hapur, të botuar në gazetën “Republika” më 6 qershor 1991 me titullin “Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun”, shprehej:

“Dy herë Enver Hoxha ka caktuar prokuror të gjyqeve më të rëndësishme historike të vendit tonë një injorant të fushës së drejtësisë si Bedri Spahiun. Herën e parë si Prokuror të Gjyqit Special, për të dënuar të ashtuquajturit armiq të popullit dhe herën e dytë prokuror të gjyqit të Koçi Xoxes. Sot ndjehem i turpëruar që kam luajtur rolin e Prokurorit të atyre gjyqeve. Komunistët e dinë këngën që këndonte populli atë ditë të zhvillimit të gjyqit: “Tradhtarët porsi miu/ i dënoi Bedri Spahiu”. Sot unë do të thoja: shumë lavdi për njerëz të palavdishëm!”

Bedri Spahiu e kujton kështu momentin kur Bahri Omari dhe 16 të dënuarit e tjerë u pushkatuan:

“Kur komandanti i skuadrës së pushkatimit dha urdhër, një lëvizje u pa në rreshtin e të dënuarve, të cilët i kthyen krahët tytave të armëve, siç kish urdhëruar komandanti. Vetëm një njeri pati guximin t’i kundërvihej urdhrit: “Jo, askush nuk duhet t’i kthejë krahët nga tytat, pasi pas shpine vriten vetëm tradhtarët. Këtë do ta vërtetojë historia”. Ky ishte Bahri Omari, një burrë i zgjuar dhe patriot”.

Të 17 të dënuarit u varrosën në një gropë anonime, për t’u zbuluar rastësisht 60 vjet më pas, në një lagje në periferi të Tiranës. Mbi të ishte ngritur edhe një shtëpi. Amaneti i vetëm i shumicës së tyre kishte qenë të mos t’u prekeshin familjet. Në të vërtetë, familjet e të gjithë atyre, me përjashtim të asaj të Omarit, bënë vite të gjata burgje dhe internime në vitet e komunizmit.

Por dënimet e Gjyqit Special nuk ishin të vetmet. Për 5 vite me radhë regjimi komunist u mor me spastrimin e pjesës më të madhe të personaliteteve që kishin ndikim në popull ose që shprehnin rezerva për mënyrën sesi regjimi po ndërtonte pushtetin e tij.

Pak kohë pasi Qeveria qe instaluar në Tiranë u arrestuan 15 vetë të një grupimi që quhej “Grupi Bashkimi Demokrat”. Ishte iniciativa e një numri intelektualësh, kryesisht të majtë, që kishin vendosur të krijonin një parti socialdemokrate, me të cilën do të paraqiteshin në zgjedhjet. Grupi u cilësua “i nxitur nga reaksioni”. 8 vetë u dënuan me vdekje, 7 të tjerë me dënime të rënda deri në 30 vjet burg.

Goditja e Musine Kokalarit

Midis tyre edhe një grua, Musine Kokalari, vajza e një avokati të pasur. Njëra ndër femrat më të shkolluara, të bukura e të emancipuara të Shqipërisë, autore e tre librave të suksesshëm në vitet e fundi të Luftës. Dy vëllezërit e saj, Muntaz dhe Vejsim, qenë pushkatuar pa gjyq, pa asnjë akuzë, edhe pse nuk qenë përfshirë në politikë, në bodrumet e hotel “Bristolit” më 12 nëntor 1944, kur Enver Hoxha nuk kishte hyrë ende në Tiranë. I treti, Hamiti, shok klase për shumë vite i Hoxhës, kishte shpëtuar për një arsye të thjeshtë: natën ku i morën dy vëllezërit, ai dergjej në shtrat i sëmurë me ethe të rënda dhe partizanët nuk e bartnin dot.

Qëndrimi në gjyq i Musine Kokalarit qe mbresëlënës. Ajo deklaroi:

“ Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”

Vitet e fundit, si fshesare rrugësh

Vajza kaloi 18 vite nëpër burgje. Pas lirimit u internua në Rrëshen, ku do të plakej duke punuar si fshesare rrugësh. Jetoi atje, e vetme dhe e refuzuar nga komuniteti, por shumë krenare, derisa vdiq nga kanceri në vitin 1983. Në ditët e lëngimit të rëndë Musine Kokalarit i ishte mohuar edhe ndihma mjekësore, çfarë e detyroi që një javë përpara vdekjes të shkruante në fletoren e saj të shënimeve:

“Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 18 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-këndej. Njoha punën e punëtorit me normë individe, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit. Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Kam 38 vjet që nuk e di ç´domethënë familje. Ndoshta do të ishte mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund edhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike…”.

Ditën e vdekjes operativi i Sigurimit të Shtetit për Rrëshenin thirri në zyrë fqinjin e saj, një i moshuar edhe ai i persekutuar: e porositi se, nëse ai ose dikush tjetër do të merrnin pjesë në varrim, do të arrestoheshin. Ajo u përcoll e vetme: pas karrocës me arkivolin e saj ecnin vetëm dy varrmihësit e “shërbimeve komunale”.

Letërkëmbimi me Musinenë

Pas viteve 1990 raporti i Hoxhës me Musine Kokalarin dhe ndëshkimi i saj janë diskutuar shumë. Është shkruar madje qe ajo të ketë refuzuar një propozim për martesë të Hoxhës ose që të jetë tallur me të, por janë tregime që nuk ngjajnë bindëse. Më befasues është fakti që, pas vitit 1991, është zbuluar në AQSh një letërkëmbim mjaft intensiv midis Musine Kokalarit dhe Enver Hoxhës. Letrat u takojnë fundit të viteve ’30, kur ajo ishte studente në Romë dhe ai mësimdhënëse në Korçë. Duket letërkëmbim shumë i zakonshëm, fort dashamirës, ku Hoxha e përgëzon për shkrimet e saj në shtypin e kohës. Letra e fundit daton në vitin 1939 dhe duket qartë se Hoxha dhe Kokalari janë edhe kushërinj të largët. Por qëndrimi i Hoxhës ndaj saj bëhet edhe më i pakuptueshëm po t’i referohesh një të dhëne tjetër. Tregohet se më 1960, kur një ndihmës i tij e ka njoftuar se PEN Club International kishte kërkuar zyrtarisht lirimin e saj, duke e futur në listën e 30 shkrimtarëve të burgosur nga diktaturat në botë, përgjigja e tij të ketë qenë vetëm: “Ende gjallë rrospia?!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha   Tue Apr 24, 2012 8:25 pm

Nako Spiru: Biseda e fundit me Enver Hoxhën, para vetëvrasjes
Liri Belishova rrëfen se ndodhej në shtëpinë e Mehmet Shehut kur mësoi vetëvrasjen e bashkëshortit të saj. “Ai ishte gjallë, por mua nuk më lanë ta shoh. Para se sa të më thoshin se ka vdekur, unë dëgjova klithmën e tij që bërtiti “Oooh”, sa kishte në kokë”. Në vitin 1949, arkivat jugosllave zbuluan letrën që Nako Spiru kishte shkruar për Enverin: Inteligjencë mediokre, jetë të parregullt para krijimit të Partisë

Koçi Xoxe, si u tërhoq publikisht

zvarrë dhe u eliminua njeriu i terrorit


Biografia e Blendi Fevziut, botuar nga UET Press zbulon “amanetin” e Koçi Xoxes, drejtuar Enver Hoxhës një ditë para pushkatimit. Zbardhen letrat kontroverse që ish-bashkëpunëtorët i shkruanin diktatorit para ekzekutimeve, e ku njëri prej gjeneralëve kërkonte veprën dhe një fotografi të Enverit

Pas vizitës në Beograd, marrëdhëniet mes dy vendeve jo vetëm që u bënë më intensive, por filluan të ecin në rrugën konkrete të bashkimit. Nuk dihet nëse Hoxha ishte i pafuqishëm apo qe i bindur për t’u bërë lëshime jugosllavëve, por ai mori në vitin 1947 një prej vendimeve më të skajshme: unifikimin e monedhave dhe bashkimin doganor mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Ishin vendime që çuan në vetëvrasjen e Nako Spirut, një prej liderëve kryesorë të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Enver Hoxha ndodhej në zyrën e tij, në rezidencë, kur dera u shty me vrull dhe në kuadratin e mbetur bosh u shfaq zëvendëskryeministri dhe ministër i brendshëm, Koçi Xoxe:

“-Të kam thënë, thirri ai. Ai është armik, i poshtër. Ia hoqi vetes e mbaroi si qentë. Tani vërtetoi se ka qenë armik dhe shkuar armikut.

-Kush?

-Nako Spiru vrau veten, mbaroi ashtu si e meritonte”.

Ky është së paku komunikimi që Hoxha përshkruan vite më pas në librin e tij “Titistët”. Në të vërtetë, marrëdhëniet mes Xoxes dhe Spirut qenë tejet të tensionuara dhe rivaliteti mes tyre po mbante peng Byronë Politike. Xoxja mbështetej fort nga jugosllavët, ndërsa Nako Spiru, ministër i ekonomisë, bir i një familjeje shumë të pasur nga Durrësi, i dërguar në Itali për studime që nuk i mbaroi dhe i ndërpreu për t’u kthyer dhe luftuar në Shqipëri, tejmase inteligjent, u kishte dalë kundër. Për këtë ishte thirrur një mbledhje e Byrosë Politike, në të cilën merrte pjesë edhe përfaqësuesi Jugosllav, Savo Zllatiç. Zllatiçi dhe Xoxja kishin sulmuar Nako Spirun si antijugosllav dhe kritikat kishin qenë jo vetëm të ashpra, por edhe kërcënuese. Mbledhja ishte mbyllur me zhurmë dhe vijimi i saj qe shtyrë për të nesërmen në 20 nëntor 1947. Mëngjesin e datës 20 nëntor, Nako Spiru trokiti edhe një herë në derën e Enver Hoxhës. Duket se Hoxha është i sinqertë në kujtimet kur thotë se miku i tij i vjetër i kërkoi 5 ditë kohë, derisa të mblidhte materiale dhe të përgatitej për mbrojtjen. Kohë që Hoxha nuk ia dha. Nako Spiru ishte i shqetësuar atë ditë: e dinte se jugosllavët kishin vendosur ta eliminonin dhe ata e kishin atë forcë. Që prej janarit 1946, pas pushkatimit tragjik që vetë partizanët i kishin bërë në vitin 1944 të fejuarës së tij të parë, Ramize Gjebresë, ai ishte martuar me një militante të re, shumë inteligjente, Liri Belishovën. Bashkë me të banonte në një vilë në periferi të Bllokut. Mëngjesin e 20 nëntorit të vitit 1947 ai dukej tejet i mërzitur, siç kujton Liri Belishova:

“Dita e fundit ka qenë më e vështira nga të gjitha. Ai shkoi në Ambasadën Sovjetike dhe ato ditë që ka kërkuar të shtyhet mbledhja që të përgatitej patjetër që kanë pasur dhe qëllim që të përgatitej, se nuk ishte aq kollaj, kanë pasur edhe qëllimin që të informonte Ambasadën Sovjetike duke shpresuar që ndërhyrja e udhëheqjes sovjetike do të mund ta shpëtonte nga ky kurth. I dërguari me punë i Ambasadës Sovjetike, që quhej Gagarinov, nuk e pranoi. E kishte pranuar ditët e tjera, por atë ditë jo”.

Vite më pas, 50 vjet pas vetëvrasjes së të fejuarit të saj, Liri Belishova kërkoi në Arkivat sovjetike për të gjetur shkakun e refuzimit që sovjetikët i bënë Nako Spirut:

“Sot unë e kam të qartë pse nuk e ka pranuar, sepse në mëngjesin e asaj dite, në bazë të dokumenteve që kanë botuar tani arkivat sovjetike, Enver Hoxha e ka thirrur Gagarinovin dhe i ka thënë se ne konstatojmë që janë bërë gabime shumë të rënda në politikën e miqësisë ndaj Jugosllavisë dhe për këtë është përgjegjës Nako Spiru. Jemi duke analizuar në Byro dhe ai po mban një qëndrim të padrejtë, nuk po jep llogari, po kërkon shtyrje, por ne do të marrim masa shumë serioze për t’i ndrequr këto gabime dhe për të forcuar miqësinë me Jugosllavinë. Atëherë, del këtu çështja: që ky ka qenë pozicioni i Enver Hoxhës, pozicion pro akuzës që bënte Titoja dhe shovinistët jugosllavë, atë akuzë që e mbështeti Koçi Xoxe. Kurse, në qoftë se Enver Hoxha do të ishte në pozita të drejta, atëherë ai duhet t’i kërkonte ndihmë të ngarkuarit sovjetik me punë, duke thënë që jugosllavët po na bëjnë akuza të padrejta. Një qëndrim të tillë Enver Hoxha e mbajti në të vërtetë, në fillim të korrikut të vitit 1947, kur ishin akuzat e para të jugosllavëve dhe atëherë e ngarkoi Nako Spirun të grumbullonte materiale dhe u ktheu përgjigje jugosllavëve duke i thënë: “Ju s’keni të drejtë””.

Liri Belishova ndodhet në shtëpinë e Mehmet Shehut kur mori vesh se bashkëshorti i saj kishte vrarë veten në zyrën e tij. Ajo kishte qenë e shqetësuar që në mëngjes, kur duke dalë ai i pati shqiptuar fjalët e fundit:

“Nuk më mbetet asnjë rrugë shpëtimi. Ma mbylli derën Ambasada Sovjetike, ma mbylli derën dhe Enver Hoxha. Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse t’ia mbaj vetes”.

Belishova kujton për veten që filloi të qante, dhe atëherë ai iu afrua e i tha:

“Si e besove? Ishte një shprehje. Shqiptarët e thonë gjithnjë që jam bërë për të vrarë veten”. (14)

Në të vërtetë, Nako Spiru qëlloi mbi veten e tij, por nuk vdiq në vend. Ai u bart në spital, ku luftoi mes jetës dhe vdekjes për disa orë. Atje e gjeti edhe e shoqja, Liri Belishova, të cilën me një vendim të pashpjegueshëm nuk e lejuan që ta shohë të gjallë dhe as t’i qëndrojë te koka momentet e fundit të jetës. Në intervistën e vitit 2004 ajo kujton:

“Ai ishte gjallë, por mua nuk më lanë ta shoh. Kam qëndruar deri në orën 22 e 05, kur ai dha frymë. Kjo është pikëpyetje e madhe. Përse nuk më lejuan kur ai ishte gjallë? Mehmet Shehun, në të vërtetë, e lejuan, Mehmeti ishte brenda, por mua nuk më lanë. Para se sa të më thoshin se ka vdekur, unë dëgjova klithmën e tij që bërtiti “Oooh”, sa kishte në kokë. U turra te dera, mirëpo dera nuk më hapej. Pas disa sekondash doli Mehmeti dhe më tha: “Është e kotë Liri, vdiq, prit sa ta rregullojnë”. Dhe, pas disa çastesh, më futën brenda. Ai tashmë kishte vdekur”.

Vetëvrasja e Nako Spirut u komentua gjatë në Shqipëri dhe jashtë saj si eliminim. Ka shumë vetë që ende besojnë se Spiru u vra nga Xoxja dhe vrasja e tij u servir si vetëvrasje. Po t’i referohesh përsëri Liri Belishovës, bashkëshortes së tij 20-vjeçare që më pas pati një karrierë mjaft të rëndësishme dhe një fund gjithashtu mjaft të dhimbshëm brenda Partisë, argumentet pro dhe kundër nuk kanë rëndësi. Me pengun e madh të jetës, që nuk arriti ta shohë edhe një herë të gjallë, Liri Belishova deklaroi për vetëvrasjen e tij 57 vjet më pas:

“Kam menduar dhe mendoj që ka vrarë veten. Por dua t’ju them që ka të drejtë poeti Jevtushenko kur thotë: “Në këtë botë nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”. Dhe, pavarësisht kush e ka hequr këmbëzën, që në fund të fundit është shumë e vështirë pas kaq vjetësh, janë afro 60 vjet ta vërtetosh, Nako Spiru ishte viktimë e jugosllavëve me në krye Titon dhe bashkëpunëtorët e tyre, Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes, që e vunë në ato pozita duke e akuzuar agjent të imperializmit, armik të miqësisë me Jugosllavinë. Me të drejtë, atëherë, ai më ka thënë: “Nuk kërkojnë autokritikë, kërkojnë kokën time; nuk flitet për gabime, por flitet për armik””.

Nako Spiru u varros disa herë si “hero” dhe po aq herë u damkos si “tradhtar”. Shkaku për damkosjen e fundit duket të ketë qenë një letër e hershme që ai i dërgonte Dushan Mugoshës, letër që ruhej në Arkivin e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, një lloj biografie e Enver Hoxhës që Jugosllavët e bënë publike më vonë, në vitin 1949, në librin "Gjaku i tradhtuar" të biografit të Titos, Vladimir Dedijer. Nuk është çudi që ajo letër të ketë qenë shantazhi që jugosllavët i kanë bërë këtij politikani që po kthehej pengesë për politikën e tyre dhe që njëkohësisht i bënte hije në Byro, Koçi Xoxes. Letra u botua në librin e Dedijerit edhe si faksimile. Hoxha, që e njihte shkrimin e Nako Spirut, siç dëshmojnë ata që i kanë ndenjur pranë, u tërbua nga përmbajtja e saj. E shkruar italisht dhe e publikuar në Shqipëri në shtyp në vitin 1993, letra është kjo:

“Enver Hoxha, Inteligjencë mediokre në shkollë jashtë edhe si profesor, gjithashtu mediokër. Gjatë gjithë kësaj kohe (para krijimit të Partisë) jetë jo shumë e rregullt. Në Parti sektar. Tani do që të jetë i adhuruar. Do që gjithçka të sillet rreth tij, do që të jetë i parë në gjithçka dhe është i gatshëm t’i shkelë të gjithë me këmbë. Do t’i shohë të tjerët të vegjël, të vegjël. Ka rënë në sy, kompleksi i inferioritetit. Asnjë cilësi prej drejtuesi dhe frenon të gjitha iniciativat. Nga familje pronarësh të vegjël dhe së fundmi në kushte jo shumë të mira ekonomike. Në popull nuk është i njohur dhe atje ku e njohin, nuk gëzon reputacion. Partia e popullarizon me të gjitha forcat dhe për këtë arsye ka filluar të njihet, por populli nuk është shumë i bindur në aftësitë e tij.”

Vetëvrasja e Nako Spirut duket se i hapi më shumë mundësi Xoxes që të merrte revanshin. Në Byro shumica qenë projugosllavë, madje pjesa më e madhe e tyre edhe me kombësi maqedone. Në 14 mars 1948 Byroja Politike e PKSh mori vendimin për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë dhe në Selinë e Republikave, në buzë të lumit Sava, sipas një letre të Kardelit, po përgatiteshin edhe disa kabinete për Republikën e shtatë.

Shqipëria do të ishte bërë Republikë e Shtatë e Jugosllavisë edhe me bekimin e Stalinit, sikur diçka e papritur të mos ndodhte. Midis Stalinit dhe Titos nisën kontradikta që çuan më 27 mars të vitit 1948 në denoncimin publik që Stalini dhe PolitByroja i bënin Titos.

Letra e parë e Stalinit mbërriti në Shqipëri më 15 Prill 1948, në kohën kur Hoxha po orvatej të shkëputej nga jugosllavët, mbështetësit e parë që tani donin ta zëvendësonin me Koçi Xoxen. Çuditërisht në ato momente kur kishte më shumë se kurrë nevojë për përkrahje, Hoxha nuk udhëtoi as në Moskë dhe as u takua me Stalinin. Shumë vite më vonë ai tregon në kujtimet e veta se, përpara se sa të merrte përsipër spastrimin e Partisë nga projugosllavët, u thirr në një takim thuajse sekret në Rumani. Në Bukuresht bisedoi me Vishinskin, ish-Prokurorin e famshëm të gjyqeve tragjike të Stalinit me mes të viteve '30.

Biseda e Hoxhës me Vishinskin është ende thuajse e panjohur, me përjashtim të dy-tri pasazheve që ka përmendur vetë Hoxha. Padyshim ajo gjendet në Arkivat sovjetikë, por thelbi i saj duhet të ketë qenë garancia që Hoxha i ka kërkuar atij dhe Stalinit: garancia që Shqipëria nuk do të sulmohej nga Jugosllavia, si dhe dorë të lirë për të spastruar Partinë nga elementët projugosllavë. Kërkesa që, me siguri, i janë pranuar.

Me t’u kthyer në Tiranë, Hoxha veproi shpejt. Thirri në takim njërin prej komandantëve më të njohur të luftës, Mehmet Shehun, në raporte mjaft të këqija me Xoxen dhe ndërtoi një plan për veprim. Zyrtarisht Byroja Politike u solidarizua me Stalinin dhe me letrën e tij më 28 qershor të vitit 1948. Jugosllavia u godit si vend armik. Ekspertët e saj u përzunë. Spastrimi i projugosllavëve ose i atyre te të cilët Hoxha s’kishte më besim ishte hapi i ri, i dyti ishte një “amnisti” për një pjesë të atyre që ndërkaq vuanin nëpër burgje si “antijugosllavë”.

Koçi Xoxe u befasua, në mes të nëntorit 1948, kur në një mbledhje partie në Korçë, në qytetin e lindjes dhe të veprimtarisë komuniste, nga salla filluan t’i bëjnë pyetje provokuese. Dikush i foli madje me ironi. Njeriu që kishte terrorizuar Shqipërinë u befasua nga guximi i të ftuarve në sallë. Mbledhja po kthehej në gjyq kundër tij. Atë mbasdite, kur u kthye në Tiranë, Xoxja mësoi se nuk ishte më Ministër i Brendshëm. Në ditët në vazhdim, degradimi i tij do të ishte mbresëlënës. Ai u shkarkua nga zëvendëskryeministër, nga ministër i industrisë, nga Sekretar i KQ të PKSh dhe, së fundmi, edhe nga zëvendëspresident i Shqipërisë. I mbetur pa asnjë post, Koçi Xoxe, numri dy i regjimit, u arrestua më 28 nëntor 1948 në shtëpinë e tij në Bllok, ngjitur me atë të Enver Hoxhës. Xoxja u tërhoq publikisht zvarrë deri te makina, nën thirrjet lebetitëse dhe shikimet e mekura të fqinjëve të zonës ekskluzive. Bashkë me të u arrestuan edhe disa drejtues të lartë të Qeverisë dhe të organeve të Sigurimit të Shtetit.

Koçi Xoxe u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në pranverën e vitit 1949. Në letrën e fundit nga burgu, të nënshkruar më 11 qershor 1949, ditën përpara pushkatimit, ai i drejtohet Hoxhës me këto fjalë:

“Shoku Enver,

Lutja time për falje m’u refuzua nga Presidiumi. Mirë, të rrojë Partia, populli, ju shoku Enver Hoxha. Ju uroj suksese për lulëzimin e Shqipërisë, për çështjen e kauzës, nga zemra…”.

Ndër të tjera, momentet e fundit, Koçi Xoxe që kishte jetuar për 4 vjet në të njëjtën shtëpi ose ngjitur me Hoxhën, i la atij amanet familjen:

“Po të shkruaj dy fjalë për fjalën e fundit që do them para ekzekutimit tim dhe po të lë amanet familjen dhe fëmijën tim të dashur…”.

Ish-zëvendësi i kërkoi Hoxhës që familja të mos i persekutohej, që ajo të jetonte në Tiranë ose në Korçë dhe fëmija e tij të shkollohej si gjithë të tjerët. Letra mbyllej me dy fjalë:

“Lamtumirë. Koçi Xoxe!”

Asnjë nga amanetet nuk u mor parasysh. Familja u persekutua për 41 vjet me radhë dhe fëmija nuk u shkollua. Por letra tronditëse, e publikuar vetëm pas vitit 1990, ngjall shumë pikëpyetje në historinë e komunizmit shqiptar. Edhe për arsyen e thjeshtë se nuk është as e fundit dhe as e vetmja në vazhdën e eliminimeve të Hoxhës. Në mes të viteve ’70 grupi i ushtarakëve, i dënuar me vdekje, do të shprehte si dëshirë të fundit që t’i çonin në qeli, natën përpara ekzekutimit, “Veprën” e re të Hoxhës dhe një foto të tij. Në letrën e njërit prej tyre shkruhet:

“Shoku Enver. Sot kërkuam të na sjellin Veprën tuaj të fundit. Do konspektoj sot gjithë ato që ju thoni, i bindur se unë kam gabuar rëndë dhe se dënimi im është i merituar dhe vjen për të mirën e Partisë”.

32 vjet më vonë njeriu që do të ndëshkonte drejtpërdrejt Xoxen, kryeministri Mehmet Shehu, do të linte edhe ai një letër përpara vetëvrasjes. Në të shkruante:

“Po, shoku Enver, unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për të lënë jetën për Partinë. Dhe pikërisht këtë po e bëj tash: po lë jetën për Partinë, për të të dhënë rastin e vetëm që më mbeti, ty, shokut, mësuesit dhe vëllait tim të dashur, unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, siç më ke quajtur me të drejtë, që të mësosh të vërtetën”.

Po të njëjtën gjë përsëriste Kadri Hazbiu nga burgu, në pranverën e vitit 1983, kur dihej se jeta e tij kishte marrë fund:

“Nuk duhej të arrestohesha tani, kur Partisë i duhesha më shumë se kurrë”.

Po ç‘i bënte këta njerëz që natën e tyre të fundit në jetë të mos vajtonin për fëmijët që po linin pa mbështetje apo prindërit, por të lexonin veprat e Hoxhës?! T’i shprehnin atij gëzimin, që si vrasës i tyre po vijonte edhe më tej në krye të Partisë?! Një shpresë e vagullt se ai do t’i falte?! Një sakrificë që familjet e tyre të kurseheshin nga persekutimi?! Apo një indoktrinim i skajshëm dhe i pashpjegueshëm në këtë rast, i ngjashëm me shumë besnikë të Stalinit që, ndërsa vriteshin, nuk besonin dot kurrë se ai që po e bënte këtë ishte pikërisht idhulli i tyre. Jugosllavët nuk e lëshuan deri në fund njeriun e tyre. Pas pushkatimit, një rrugë në Pejë dhe një tjetër në Beograd, morën emrin “Koçi Xoxe”. Vrasja e Xoxes ishte më e bujshmja e hierarkëve të lartë komunistë. Por jo e vetmja. Historia e eliminimeve të Hoxhës do të vijonte me një ritëm të frikshëm për 32 vjet me radhë, duke arritur kulmin në natën e 17 dhjetorit 1981, me eliminimin e kryeministrit Mehmet Shehu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha   Tue Apr 24, 2012 8:30 pm

Detajet e 5 takimeve të Enverit me Stalinin

Arsyet e vërteta që sollën ndarjen e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik dhe prishjen me Hrushovin. Pse Hoxha, pasi kishte pranuar se Stalini kishte gabuar, mohoi gjithçka dhe ndoqi deri në fund stalinizmin si metodë qeverisjeje. Në biografinë e Blendi Fevziut për Hoxhën zbardhen detajet e 5 takimeve me Stalinin, qëndrimi kontradiktor për figurën e këtij të fundit menjëherë pas vdekjes.

“-Ju shoku Enver e hani mishin e derrit? - pyeti Stalini befas, ndërsa ngacmonte me lugë gjellën e ftohtë që kishte përpara në tasin metalik.

-Po, - iu përgjigj Enver Hoxha.

-Feja myslimane ua ndalon këtë gjë besimtarëve të saj, - tha ai dhe pastaj shtoi: zakon i vjetër, që i ka ikur koha. Sidoqoftë, - vazhdoi, - çështja e besimeve fetare duhet pasur mirë parasysh, duhet vepruar me shumë kujdes, sepse nuk mund të merren nëpër këmbë ndjenjat fetare të popullit. Këto ndjenja janë kultivuar prej shekujsh në njerëzit dhe duhet vepruar me shumë maturi. Se ky qëndrim ka vlerë për kompaktësinë dhe unitetin e popullit”.

Ky dialog, i regjistruar në Arkivat sovjetikë më prill 1949 është ndoshta elementi më interesant i takimeve të Enver Hoxhës me Stalinin. Të ulur përballë njëri-tjetrit, një ish-seminarist që nuk u bë kurrë prift dhe tjetri, djali i një hoxhe që i kishte marrë njohuritë e para mbi botën në Mejtep, d.m.th. në një shkollë fetare myslimane, duket se nuk kishin ndonjë temë tjetër më interesante për të diskutuar.

Ishte takimi i dytë mes Hoxhës dhe Stalinit, por edhe më i rëndësishmi. Hoxha ishte i qetë, me kontroll më të plotë mbi Partinë Komuniste dhe Qeverinë e Shqipërisë. Takimi i parë, në 16 korrik 1947, kishte qenë më formal dhe me praninë e Koçi Xoxes, që me siguri do të raportonte për gjithçka te jugosllavët. Hoxha ishte kthyer te Stalini në vitin 1949 me kartën e një Partie që i kishte mbijetuar presionit jugosllav dhe me bindjen se për këtë “fitore” do të gjente mbështetjen e fortë të Stalinit.

Enver Hoxha e takoi Stalinin pesë herë deri në fund të jetës. Takimi i pestë daton në prill 1951, dy vjet përpara se Stalini të ndërronte jetë. Në vitin 1979, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së udhëheqësit sovjetik Hoxha botoi librin me kujtime “Me Stalinin”: një libër i vëllimshëm, mbështetur më shumë në dokumentet dhe protokollet shqiptare, por i paverifikuar nga Arkivat sovjetikë. Ajo që bie në sy, edhe nga shqyrtimi i kujdesshëm i kujtimeve të Hoxhës, është mosinteresimi i Stalinit për Shqipërinë. Në vitin 1945, kur ishte gjendur përballë të dërguarit special Jugosllav Milovan Gjilas, Stalini nuk kishte treguar asnjë lloj vëmendjeje ndaj vendit të vogël. Në librin e tij “Biseda me Stalinin” Gjilasi kujton se, kur i pati përmendur Shqipërinë dhe kishte dashur një miratim për ç‘mund të bëhej me të, Stalini i kishte lënë të kuptonte se ata mund ta fusnin Shqipërinë brenda federatës së tyre. Siç dëshmon Gjilasi, ai kishte mbledhur gishtat, kishte hapur gojën dhe kishte bërë një gjest që donte të thoshte “Gëlltiteni!”

Nuk ka dyshim që në vitin 1979 Hoxha i dinte të gjitha këto. Libri i Gjilasit ishte botuar në Perëndim dhe vetë disidenti jugosllav gjendej prej vitesh në burg dhe izolim. Nga ana tjetër, Hoxha e kishte parë që, në të gjitha takimet e tyre, Stalini qe treguar dashamirës, por rrallë kishte pasur interes për diçka. Me përjashtim të një fakti: që i kishte deklaruar prerë Hoxhës se nuk duhej të bëhej pjesë e luftës civile që zhvillohej në Greqi dhe i kishte sugjeruar që PKSh të mos quhej më “Parti Komuniste”, por “Parti e Punës”, si ajo e Koresë, me gjasë nisur nga numri i madh i fshatarëve dhe ai i vogël i punëtorëve në Parti. Gjithçka tjetër është një amalgamë argumentesh dhe kuriozitetesh që mund të shkëmbenin dy persona të ndryshëm, të takuar rastësisht në çdo kafene të globit. Stalini e kishte pyetur për prejardhjen e shqiptarëve, për raportet fetare, për numrin e popullsisë, për terrenin, gjeografinë, për problemet me fqinjët dhe për shumë gjëra të tjera, që një ndihmës, nëse do të kish treguar interes, do t’ia kish vendosur mbi tavolinë në formën e një note, për më pak se një orë.

Edhe diçka tjetër bie në sy: Stalini e këshillon Hoxhën që të mos ngutet për kolektivizimin, të mos e teprojë me luftën kundër fesë dhe me dënimet e klerikëve, të mos jetë agresiv në raportet me Britaninë dhe ShBA, madje të mos japë dënime të ashpra për kundërshtarët në Parti. Po t’u referohesh kujtimeve të Hoxhës, në një moment kur, i pyetur nga Stalini për raportet me Anglinë, Hoxha qe shprehur se për njohjen ata kërkonin baza ushtarake në Adriatik dhe mes tyre qenkësh zhvilluar ky dialog:

“Për bazat mos lëshoni! Ti ruani mirë portet tuaja! - tha ai.

-Ne nuk do t’i lëshojmë kurrë dhe askujt, - i thashë. - Po të vijë puna, do të vdesim dhe ato s’i lëshojmë.

-T’i ruani dhe të mos vdisni, - tha Stalini duke qeshur. - Këtu duhet diplomaci”.

Po të ndjekësh bisedën mes tyre, të duket sikur Stalini, drejtuesi më despot që ka njohur Globi në kohën moderne, ngjan më i moderuar dhe më tolerant se Hoxha. Ndoshta është fryt i mungesës së interesit të Stalinit për Shqipërinë. Hoxha, si gjithë drejtuesit komunistë të Europës Lindore, e adhuronte Stalinin. Ai ishte miti i tij. Por, ndryshe prej tyre, Hoxha mbeti deri në fund të jetës një stalinist i bindur. Në rastin e 100- vjetorit të lindjes së Stalinit, në vitin 1979 kur botoi librin “Me Stalinin”, ai ishte i vetmi udhëheqës i vetëquajtur “stalinist” i botës. Ishte i vetmi që nuk i njihte dhe nuk i pranonte krimet e Stalinit. Për çudi të çdo vizitori të huaj, në qendër të Tiranës lartohej një shtatore gjigante e Stalinit, monument që qëndroi i vendosur në bulevardin kryesor të kryeqytetit deri në dhjetor të vitit 1990. Shumë ndërmarrje në Tiranë, përfshi edhe njërin nga sheshet kryesore të hyrjes në kryeqytet, mbanin datën e lindjes së tij, “21 Dhjetorin”, ndërsa një qytet i njohur naftëtarësh, Kuçova, që prej vitit 1953 quhej “Qyteti Stalin”.

Nuk dihet nëse Hoxha ishte vërtet adhurues fanatik i Stalinit apo filozofia staliniste i shkonte më për shtat stilit të tij të drejtimit të Shqipërisë, të sundimit të saj. Kjo e dyta duhet të ketë qenë më bindëse nëse u referohesh dokumenteve. Në hyrjen e librit të tij “Me Stalinin”, në vitin 1979, Hoxha shkruante:

“Jo, Stalini nuk ishte tiran, nuk ishte despot. Ai ishte njeri parimor, i drejtë, i thjeshtë, i dashur dhe shumë i vëmendshëm ndaj njerëzve, ndaj kuadrove, ndaj bashkëpunëtorëve të tij [...] asnjë gabim parimor nuk mund të gjendet në veprat e këtij marksist-leninisti të shquar”.

Por, nëse Hoxha kishte të tillë vlerësim dhe i bënte këtë përkufizim Stalinit në dimrin e vitit 1979, ai kishte pasur një tjetër qëndrim ndaj Stalinit në pranverën e 1956-s, pak javë pasi Stalini qe goditur nga Hrushovi në kongresin XX. Në një kryeartikull të botuar në gazetën “Zëri i popullit” në 14 prill 1956 me titullin “Marksizëm-Leninizmi na mëson se populli është krijues i historisë” dhe nënshkruar me emrin e tij, po Enver Hoxha shprehet për Stalinin:

“Stalini bëri gabime që i kushtuan shumë popullit sovjetik dhe çështjes së socializmit [...]

PK-ja e BS-së e dënoi me të drejtë kultin e individit të krijuar për J. V. Stalinin në vitet e fundit të aktivitetit e të jetës së tij dhe që i solli kaq dëme Bashkimit Sovjetik [...] Duhet thënë se J. V. Stalini në një kohë, pasi PK-ja e BS-së e populli sovjetik arritën fitore të mëdha, që çuan në triumfin e socializmit, filloi ta vinte veten mbi Partinë e popullin, të largohej nga masat dhe kështu u bënë gabime që i kushtuan shumë popullit sovjetik dhe çështjes së socializmit”.

Nëse u referohesh dy përkufizimeve kryekëput të Hoxhës për figurën e Stalinit, është e lehtë të kuptohet se më shumë se Stalini si figurë Hoxhës i leverdiste “stalinizmi”, filozofia politike që ai aplikoi deri në fund të jetës së tij.

Në vitin 1949, kur Hoxha shkoi për herë të dytë në takim me Stalinit, situata kishte ndryshuar rrënjësisht. Prishja me Jugosllavët hapi një periudhë dashurie dhe varësie të plotë nga Bashkimi Sovjetik. Shqipëria u bë pjesë e Bllokut Lindor, pjesë e Traktatit ushtarak të Varshavës dhe e strukturës ekonomike të quajtur KNER. Nënshtrimi dhe servilizmi i politikanëve shqiptarë ndaj Bashkimit Sovjetik ishte impresionues: gjithçka vendosej në Moskë dhe nga Moska. Ambasadori Sovjetik ishte njeriu më i rëndësishëm në vend dhe përcaktonte gjithçka.

Në mars të vitit 1953 Stalini vdiq. Atë ditë Enver Hoxha i detyroi gjithë shqiptarët, duke nisur nga ai vetë, të ulen në gjunjë përpara Shtatores së bronztë të diktatorit sovjetik vendosur në qendër të sheshit “Skënderbej”, aty ku gjendet sot monumenti i Skënderbeut. Shqipëria shpalli 14 ditë zije, më shumë se vetë Bashkimi Sovjetik.

Por dashuria për Stalinin nuk e pengoi aspak Hoxhën që të ndërtonte një raport po aq të nënshtruar me Hrushovin dhe ta mbështeste në Kongresin e XX kur sulmoi “kultin e individit” të Stalinit. Duke ndjekur linjën e Hrushovit, në të njëjtin artikull të cituar botuar në prill 1956, Hoxha shkruante:

“Në dënimin që Kongresi i 20-të i bëri i kultit të individit, në kritikën e hapur dhe të guximshme që u bëri dëmeve të tij, PK-ja e BS-së dhe të gjitha partitë komuniste e punëtore të të gjitha vendeve nxjerrin konkluzione me rëndësi praktike...”.

Madje Hoxha sheh me një lloj syri kritik edhe zhvillimet e deriatëhershme brenda Partisë së Punës së Shqipërisë, kur shkruan:

“Në mjaft raste janë dhënë dënime me akuza të fryra, sidomos në periudhën deri në Kongresin e Parë të Partisë sonë [...] Partia i ka dënuar përpjekjet për të vënë Sigurimin e Shtetit mbi Partinë, për të vendosur metoda policeske në Parti dhe për të shkelur të drejtat e qytetarëve duke kryer arbitraritete, persekutime e dënime pavend”.

Marrëdhëniet e Hoxhës me Hrushovin qenë normale deri në 1955, kur ky vendosi të përmirësonte raportet me Jugosllavinë. Strateg në politikën e jashtme, Nikita Hrushovi vendosi të kthejë në Kampin Lindor Jugosllavinë, delen e zezë, duke e konsideruar këtë një fitore personale. Ai e quajti të gabuar sulmin që Stalini dhe InformByroja i kishte bërë Jugosllavisë në vitin 1948 dhe çoi mesazhe të hapura pajtimi drejt Titos. Vizita e Hrushovit në Beograd, në vitin 1955, duhet të ketë qenë shenja e parë e alarmit që Hoxha ndezi në politikën ndaj Bashkimit Sovjetik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha   Tue Apr 24, 2012 8:30 pm

Libri me dedikim, dëshmia e dashurisë së Hoxhës për italianen Aurelia
SHKRUAN: Aida Tuci 28-10-2011 12:36

Aldo Terrusi rikthehet sërish në Shqipëri pas 18 vjetësh për të rrëfyer historinë e një dashurie që u kthye në urrejtje, e cila u përmbush me hakmarrje. Kjo është biografia e familjes së autorit të librit “Kthim në vendin e shqiponjave”, që u prezantua dje në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë

Aldo Terrusi rikthehet sërish në Shqipëri pas 18 vjetësh. Në ‘93-shin erdhi së bashku me dajën Xhakomo Pozeli (Giacomo Poselli), ish-portierin e shquar të skuadrës së “Flamurtarit” dhe të përfaqësueses shqiptare, fituese e Ballkaniadës së vitit 1946, për të gjetur eshtrat e të atit, i cili kishte vdekur në burgun famëkeq të Burrelit në vitin 1952. Duke udhëtuar nga Tirana në Vlorë e më pas në Burrel, ai gjeti copëza historie të rrëfyera prej miqve, kolegëve dhe bashkëvuajtësve të të atit, Xhuzepe Terrusi. Kështu ai njohu babain dhe historinë e trishtueshme të nënës së tij Aurelia, bukuria e së cilës i solli fatkeqësinë më të madhe të jetës, vdekjen e bashkëshortit Xhuzepe Terrusi në burgjet komuniste shqiptare. Një dashuri që u kthye në urrejtje, e cila u përmbush me hakmarrje, është biografia e familjes së Aldo Terrusit në librin “Kthim në vendin e shqiponjave”, që u prezantua dje në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Libri u prezantua në gjuhën italiane, por së shpejti ai do të vijë edhe në gjuhën shqipe.

Historia e familjes së Terrusit është ajo e një prej atyre familjeve italiane, që në kërkim të një jete më të mirë emigruan nga vendi i tyre në mesin e dytë të shekullit XIX, drejt vendeve të ndryshme. Pas një itinerari të pasur, paraardhës të kësaj familjeje mbërrijnë në Shqipëri. Xhuzepe, babai i Aldos do të bëhej një personazh i njohur në fushën bankare, kryesisht në jug të vendit, si në Gjirokastër dhe në Vlorë, ku do të ushtronte funksionet respektive të zv/drejtorit të Bankës Italo-Shqiptare dhe të drejtorit të saj për degën e Vlorës. Në këtë rrugëtim, fati dhe origjina i bashkoi prindërit e Terrusit, Xhuzepen dhe Aurelian. Por para se të njihej me bashkëkombësin e saj Xhuzepe, Aurelia, vajza e bukur italiane, kur ishte vetëm 17 vjeç njihet dhe krijon miqësi me një djalë të ri që ishte komshiu i saj në Gjirokastër, aty ku familja e saj u vendos gjatë luftës italo-greke. Ky djalosh i ri vetëm 22 vjeç, me emrin Enver Hoxha, do të mrekullohej nga bukuria e fqinjës së re italiane me emrin Aurelia. Pikërisht këtu e kanë gjenezën vuajtja dhe fatkeqësitë në familjen e autorit të librit, Aldo Terrusi. Ndërkohë që udhëheqësi i ardhshëm i Shqipërisë komuniste, në atë kohë 22 vjeç, studionte në Paris, vazhdonte të ushqente simpati për bukuroshen italiane. Nga kryeqyteti francez, ai i dërgonte përkushtime përmes së motrës, 17-vjeçares, por merrte vetëm kundërshtimin nga ana e saj. Ishte viti 1930. Në vitin 1936, Aurelia njihet me Xhuzepe Terrusin, i cili do të bëhej dhe bashkëshorti i saj. Të dy do të kalojnë disa vjet në Vlorë, ku Xhuzepe ishte emëruar në krye të Bankës Italo-Shqiptare, që ishte vendosur në godinën e Bankës së sotme Tregtare në ‘Sheshin e Flamurit’, ku edhe banonin. Pikërisht në banesën e tyre në Vlorë do të lindte edhe Aldo Terrusi, i cili në pasaportën e tij ka vendin e lindjes, Vlorën. Fatkeqësia e kësaj familjeje nis kur pushtetin e marrin komunistët. Xhuzepe Terrusi arrestohet dhe burgoset fillimisht në burgun e Vlorës, për t’u transferuar më pas në atë të Burrelit, ku dhe vdes më 3 mars të vitit 1952, në rrethana që kanë mbetur ende mister. Ai ishte 52 vjeç. Ende dhe sot i biri, Aldo Terrusi kërkon eshtrat e të atit. “Nuk do të resht së kërkuari eshtrat e tim eti. Dua që të paktën babai dhe nëna ime të jenë pranë njëri-tjetrit në botën tjetër”, - shpreh pikëllimin e tij në intervistën për Mapon, autorit Aldo Terrusi.

Si e ka njohur të riun Enver Hoxha, nëna juaj? Çfarë ju tregonte për të?

Mamaja ime nuk ka dashur kurrë të më tregojë historinë e jetës së saj. Gjithçka që unë kam mësuar për të kaluarën e familjes sime ma kanë treguar gjyshërit dhe daja im, Xhakomo Pozeli. Ajo(nëna) kurrë nuk ka dashur të flasë për këtë, sepse për të ishte shumë e tmerrshme ajo histori. Kishte humbur bashkëshortin, dashurinë e vetme të jetës. Kur erdha në Shqipëri në vitin 1993 për të kërkuar eshtrat e tim eti dhe për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me të, ajo gati-gati refuzonte të dinte se çfarë kisha zbuluar në Shqipëri. Ajo nuk reagonte kur unë i rrëfeja. Ishte shumë, shumë e dhimbshme për të. Prandaj e vetmja gjë që më ka mbetur prej saj si relike e së kaluarës është një libër që Enver Hoxha ia kishte dhuruar mamasë sime gjatë kohës që ajo jetonte në Gjirokastër. Libri ka një dedikim, ku Enver Hoxha shkruan: “Në kujtim të miqësisë”. Është një libër që Hoxha ia dhuroi nënës sime pas kthimit nga Parisi, në vitin 1930. Libri titullohej “100 pamje nga Parisi”.

Vetëm ky libër ka mbetur si dëshmi e miqësisë mes tyre?

Janë dhe disa mesazhe që Enver Hoxha ia dërgonte nënës sime përmes motrës së tij, ku kjo e fundit ia delegonte motrës së vogël të nënës sime. Kjo ishte rruga e komunikimit mes tyre.

Këto ishin mesazhe të shkruara, apo transmetoheshin gojë më gojë?

Ishin mesazhe të shkruara në copa letre. Kaq di unë, sepse në fakt asnjë nga ato copa letrash nuk janë ruajtur. Nga të afërmit e mi kam mësuar se ajo i ka grisur që të gjitha për arsyet e saj. E vetmja gjë që ajo ka ruajtur është pikërisht ky libër, që gjithsesi është një kujtim.

Ishin mesazhe dashurie?

Ishin mesazhe, ku Enver Hoxha i kërkonte takim nënës sime. Me sa më kanë treguar gjyshërit, tezja dhe daja, Hoxha kishte kërkuar të fejohej me nënën time dhe këtë ua kishte shprehur edhe familjarëve të tij. Por kur ai u kthye nga Parisi dhe i rrëfente mamasë sime (fqinjës Aurelia), idetë e tij që ishin vite drite larg nga ato që kishte nëna ime, miqësia e tyre me sa duket u prish.

Çfarë moshe ka pasur nëna juaj në periudhën që po flasim?

Nëna ime ka qenë 17 vjeçe, kurse Enver Hoxha 22 vjeç, çka mund të kuptohet edhe dëshira e këtij djaloshi të ri, i cili kërkonte miqësinë dhe afrimitetin me një vajzë të re dhe të bukur. Është normale një gjë e tillë. Është e qartë se kur idetë politike u bënë shumë të forta tek Enveri, nuk mund të kishte më miqësi mes tyre.

Këto letërkëmbime mes Enver Hoxhës dhe nënës suaj, në çfarë viti kanë ndodhur dhe ku?

Në Gjirokastër, ku ajo jetonte me familjen e saj. Nuk e kishte njohur akoma babanë tim. Bëhet fjalë rreth viteve 1927-1930. Libri ku Enveri shkruan “Në kujtim të miqësisë” mban si datë vitin 1930. Në vitin 1936, nëna imë u martua me Xhuzepe Terrusin, babanë tim dhe ka jetuar në Vlorë, aty ku kam lindur edhe unë. Këto që unë tregoj, kanë ndodhur shumë kohë para se nëna ime të njihte babanë tim.

Çfarë përfaqësonte për nënën tuaj ky libër, që ajo e ka ruajtur si të vetmin kujtim nga komshiu Enver Hoxha?

Ai libër, me siguri që është dëshmia e një miqësie e cila ka përfunduar.

Si e përshkruante nëna juaj Enver Hoxhën?

Ka ndodhur vetëm një herë, kur ajo shumë shkurt dhe në pak sekonda më bëri një përshkrim të tij: “Ishte një djalë i bukur dhe simpatik”.

Mamaja juaj është martuar më pas vdekjes së babait Xhuzepe Terrusi në burgun e Burrelit?

Jo, absolutisht. Nëna ime nuk u martua kurrë më, mbeti vejushe deri në fund të jetës. Por ju siguroj se ajo ishte një grua shumë e bukur dhe që ka pasur shumë që e kanë dashur në krah, por dashuria për babain tim ishte absolute, ishte një dashuri ideale.

Një telegram njoftonte Aurelian për vdekjen e bashkëshortit

Aldo Terrusi ka qenë i vogël kur ai bashkë me nënën u deportuan në Itali. Pas arrestimit të të atit nga forcat nacional-çlirimtare, të cilat një ditë hynë në bankën ku punonte i ati dhe e arrestuan në emër të popullit, hera e fundit që ai pa të atin ishte kur e transferuan nga burgu i Vlorës për në Burrel. Aldo Terrusi në atë kohë ishte vetëm 4 vjeç. Por e mban mend ditën kur e lajmëruan për vdekjen e të atit. “Gjithmonë shpresonim se babai do të kthehej një ditë në shtëpi. Mamaja ime shpresonte shumë, daja po ashtu, por një ditë në derë troket tezja, motra e vogël e nënës sime, e cila mbante një telegram në dorë. Ai telegram ishte i kobshëm për nënën time, e cila shpërtheu në vaj. Babai im Xhuzepe Terrusi kishte vdekur në Shqipëri në burgun e Burrelit”, - tregon Aldo Terrusi.

Eshtrat e babait, të humbura në Shqipëri

Qëllimi kryesor i Aldo Terrusit në vizitën e parë në Shqipëri në vitin 1993 ishte të gjente eshtrat e të atit, që kishin mbetur në Shqipëri. Nga dëshmitë që ka mbledhur në udhëtimin e parë në vitin 1993, mësoi nga dy bashkëvuajtës që kishin qenë në një qeli me të atin, se ai ishte varrosur pranë një qershie në një nga kthinat e burgut të Burrelit. U nis drejt Burrelit me shpresën se do të gjente eshtrat e të atit. Por qershia nuk ishte më dhe vendi që mbanin mend dy dëshmitarët nuk ishte më si atëherë në vitin 1952, kur i ati gjeti vdekjen.

Arrestimi dhe momentet e fundit të Xhuzepe Terrusit në Burrel...

Mandati i arrestit mbante firmën e Enver Hoxhës. Dy partizanë të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare hyjnë në bankë dhe i vënë prangat drejtorit të Bankës Italio-Shqiptare në Vlorë, Xhuzepe Terrusi, duke e akuzuar si fashist. E dërguan fillimisht në burgun e Vlorës e më pas në Burrel. “Na jepnin për të ngrënë një herë në ditë pak fasule dhe një patate, aq sa edhe sot më del gjak nga ulcera”, - i tregonte Engjëll Kokoshi (sot nuk jeton më), i cili e kishte njohur babanë e tij në burgun e Burrelit. Një tjetër dëshmitar që ka qenë pranë Xhuzepe Terrusit kur ka dhënë shpirt është Petrit Velaj (i cili jeton edhe sot). Kam qenë një mik i vërtetë për babain tënd. Unë isha vetë 21 vjeç kur më dënuan me vdekje dhe për 77 ditë më kanë lidhur duar dhe këmbe. Tri herë më detyruan të hapja varrin tim. Kur më kthyen dënimin me vdekje, në burgim të përjetshëm mora vesh dhe vdekjen e babit tënd. Më kujtohet se dy ditë përpara se të vdiste e kishin çuar në qelinë numër 9, që ishte qelia e vdekjes. Në momentet e fundit të jetës filloi të ndjente një therje dhe më pas nga goja i doli gjak. E varrosëm pranë një qershie diku në skaj të burgut”, - kështu i tregon momentet e fundit të jetës së Xhuzepe Terrusit, dëshmitari okular Petrit Velaj.

Ditari që u bë libër biografik

Aldo Terrusi nuk kishte pasur kurrë si synim të shkruante një libër, aq më tepër biografik. “Gjithçka që unë kisha hedhur të zezë mbi të bardhë ishte thjesht një ditar. Fotografitë dhe adresat që unë kisha shënuar në këtë ditar ishin thjesht kontaktet me këta njerëz që unë kisha takuar në Shqipëri për të komunikuar me ta, por nuk kishin një synim për të shkruar një libër. Në disa raste kisha arritur në konkluzionin se unë po shkruaja më shumë se çfarë më kishin rrëfyer. Pashë se e ndjeja të nevojshme të hidhja të zezën mbi të bardhë për të kaluarën time. Me vdekjen e nënës sime Aurelia dhe dajës Xhakomo Pozeli, nisa të mendoj se unë kisha mbetur hallka e fundit e zinxhirit që bënte të mundur bashkimin e asaj që kishte ndodhur në të kaluarën me të tashmen e familjes sime. Për këtë arsye e ndjeva të nevojshme të shkruaja historinë e familjes sime”, - shpjegon Aldo Terrusi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Konspiracioni Shqiptar; Enver Hoxha
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si u prit Enver Hoxha nga Tito 68 vjet më parë (Video)
» Enver Hoxha - Historia e një Diktatori
» Përse Enver Hoxha e kritikonte Çe Guevarën
» Shtypi i Athinës: Enver Hoxha është grek
» Dëshmia e Skënder Luarasit: Enver Hoxha, Haxhi Qamili dhe ''dumbabët''

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: