PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PLAKAT E MARSIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: PLAKAT E MARSIT   Mon Apr 23, 2012 11:17 pm

PLAKAT E MARSIT

Nga gjiri popullit, perhere kane dale tregime te embla, te bukura edhe kuptim plote, nje nga keto tregime, eshte edhe tregimi; Plakat e Marsit... Kush ishin valle?! apo jane thjesht nje imagjinate treguese duke cilesuar Marsin si te pabese!


Gjithsesi, autori i ketij tregimi te bukur eshte vet populli, duke pershtatur tregimin ne baze te krahinave edhe tradicioneve.. e çfare ka me teper ”Denimi i Niobit” legjenda e gruas qe u kthye ne gur, edhe ajo diçka simbolizon, edhe pse eshte pozicionuar ne iljaden e famshme Greke, nje permbledhje e munguar per ne...

Une qe i vogel, mbaj mend se per Plakat e Marsit thuhej se ishin tre, ato dolen ne mal per shkarpa, koha i genjeu duke i qelluar me stuhi e acar deri sa i ngriu.. Plakat mallkuan edhe prej atehere mallkimi i Plakave pasohet deri me sot, kush i beson Marsit, e ze mallkimi plakave.. Prilli sjell mot te mire, por dita e pare e tij nuk besohet, si per te performuar diten e genjeshtrave, por ne te vertet, eshte pasoje e Marsit, pabesise se tij...

Per me qarte, le te lexojme disa tregime te ndryshme mbi plakat e Marsit, fundja na ngelet neve te vendosim se kush eshte me e duhura, por jo me e verteta, pasi rrefimi simbolizon Marsin edhe pabesine e tij.



Çdo muaj Mars kur moti peson ndryshime te ndjeshme, miti i ”Plakes” behet me i gjalle...

Sipas rrefimeve brez pas brezi, ne fillim apo ne fund te marsit (ne varesi te interpretimit sipas krahinave), jane te ashtuquajturat ”Plaka”, te cilat sjellin edhe mot te ftohte ne te gjithe vendin. Specialistet Etnografe tregojne se gojedhena e ”plakës” eshte e lidhur ngushte me menyren se si njerzit atehere i konceptonin ndryshimet e motit dhe natyres.

Sipas gojedhenave Shqiptare, mali Tomor eshte vendit ku plaka u ngri me bagetine e saj nga ditet qe mori hua muaji Mars. Ndersa ne disa krahina te vendit ky mit kujtohet ne fillim te muajit, kur marsi i morri dite borxh shkurtit, gje qe shpjegon edhe shkurtesine e ketij te fundit. Ndersa per krahina te tjera, ajo kujtohet ne dy ditet e fundit te marsit. Por sa njihet miti i ”Plakes” ne ditet e sotme dhe a i besojne atij?

Nga konstatimet e bera 10 vitet e fundit, meteorologet pranojne se tre ditet permbyllese te marsit kane sjelle mot te ftohte dhe me reshje. Per kete fenomen te perseritur, specialistet nuk kane shpjegime se perse ndodh pikerisht ne ditet e fundit. Si gjithmone Prilli vjen me mot te mire.. Dita e pare e muajit sjelle permiresime te ndjeshme.. Reshjet do te pushojne ndersa temperaturat ne fundjave pritet te shkojne edhe 23 grade Celsius, çfare garanton nje fundjave te bukur.

Dikur paska qene nje plake, e cila thuhet se ka dale me gjithe familjen e vet dhe bagetine, tre dite para dites se pranveres, ne stanet e bjeshkeve. Por koha e pranveres se hershme e tradhtoji Plaken! Tre dite me pas moti u prish shume shpejt. Thuhet se ato dite paska fryre ere e madhe me shi dhe debore, per tre dite e tre nete rresht deri sa me pas moti eshte qetesuar.

Por Plaka, familja dhe bagetia e saj, ishin ngrire nga te ftohtit dhe ishin shnderruar ne gur. Madje gojdhena thote se ne ate vend sot gjendet nje gur si ne formen e nje Plake, ku edhe sot e kesaj dite, aty buron uje, qe thuhet se jane lotet e Plakes. Me kete tregim lindi legjenda e te ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot perdoret si nje metafor ne pragun qe ndan stinen e dimrit me ate te pranveres, perkatesisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, kohe pas te ciles besohet se ka ardhur pranvera e vertete, sepse 14 prilli sipas legjendes shenon 1 marsin, ardhjen e stines se ngrohte e te luleve.

Gojedhena e hershme rrjedh nga zonat e veriut te Shqiperise, dhe thuhet se ne muajin Mars, Plakat, pra nenat dhe grate e moshuara, duhet t’i marrim me te mira, t’u permbushim deshirat e kerkesat, t’u gatuajme embelsira, perndryshe hidherimi i tyre prish motin, me furtune, shi dhe debore




Plakat e marsit jane shtate.

Ato moren leshin e bagetise qe kishin shtire (levruar) dhe dolen ne nje lendine per te tjere (ftilluar) e per te bere muhabet me njera tjetren. Gjate bisedes njera nga plakat i ngriti kenge muajit Mars duke i thene se tani dimrin e hodha e i merte te keqen. Kengen e kenduan te gjitha plakat me radhe.. Marsi i degjoi dhe i ngriu te shtata! Thone se plakat jane ngurtesuar dhe çdo vit ne muajin mars bie shume shi e bene ftohte per shtate dite.

Ky version eshte ne Shqiperine e jugut, ndersa nga veriu thone se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjte qe ne Mars, por edhe ajo filloji ta shante Marsin: ”Mullizeza zogjt i celi, na marsh te keqen Mars kaceli”.. edhe kete muaji Mars e ngriu me te gjithe zogjte e saj ne fole. Edhe ketu numri i mullizezes me zogjte e saj eshte shtate, qe tregon veçse per nje binjakezim te gojedhenes. Fakt qe e mbeshtet eshte se edhe plakat edhe mullizeza ishin me te zeza.. Plakat me roba te zeza ndersa mullizeza me pupla te zeza.

(Kjo gojedhene i ka renjet ne besimin pagan.)



Te dielat e Marsit

O, keto te dielat e Marsit, keto te dielat e Marsit.. dhe te Prillit.

Keto te diela perkujtimoresh, qe shkojne rrugeve te qytetit tim, veshur me te zeza.

Keto te diela, kam frike mos hyjne ne jeten time si Plakat e Marsit dhe ma ngrijne pranveren perjetesisht.

O, po i kam frike te dielat e Marsit.. i kam frike.

Pergatiti: Ervin Feka

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PLAKAT E MARSIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FOTO TË MARSIT 2016

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: