PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Legjenda e Iba-s se plotfuqishëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Green Line



Numri i postimeve : 62
Pikët : 107
Reputation : -15
Join date : 23/02/2012

MesazhTitulli: Legjenda e Iba-s se plotfuqishëm   Tue Feb 28, 2012 3:03 am


Legjenda e Iba-s se plotfuqishëm




Në një fshat lindi një djalë që e quanin Lamani. Ishte djalë i zgjuar dhe i shkathët. Në moshën tetë vjeçare dinte më shumë se i ati dhe në moshën 15 vjeç më shumë se kryetari i fisit. Disa mendonin se djaloshi komunikonte me Shpirtrat e Mëdhenj, akoma dhe me vetë Mguri-Mgorin. Një mbrëmje Lamani u zgjua nga një zë i çuditshëm:

- “Laman, je modest dhe i fortë. Asnjë tjetër veç teje nuk ishte më modest e më i fortë se ti. Fatkeqësisht, as maturia dhe as forca jote nuk hyjnë në punë. Dhe kjo, sepse askush nuk e di se sa i veçantë je. Asgjë nuk ke bërë”.

- “Kush është?”

- “Jam i plotfuqishmi Iba”, u përgjigj zëri.

Lamani ngriti kokën dhe tha:

- “Njoh të gjithë Shpirtrat e Mëdhenj, njoh të plotfuqishmin Mguri-Mgori, por nuk kam dëgjuar për asnjë Iba, aq më shumë nuk kam dëgjuar kurrë që të flasin për një Iba të plotfuqishëm”.

- “Jam ai që u dha njerëzve tunxhin” shpjegoi Iba.

Tunxhi ishte një metal që në kohët e mëparshme (në Afrikë) e konsideronin shumë të çmuar, më të çmuar se argjendi dhe floriri. Pra Lamani pyeti:

- “Dhe ç’do që të bëj?”

- “Dua të të ndihmoj, të të mësoj se si të përpunosh tunxhin”.

Lamanit nuk iu duk ide interesante, përkundrazi i tha me tallje:

- “Dhe në çfarë do më hyjë në punë kjo?”

- “Që të mësosh të përpunosh tunxhin është e vlefshme dhe mund të të ndihmojë profesionalisht”.

Lamani refuzoi:

“Nuk dua të punoj as tunxhin e asgjë tjetër”.

Atë mbrëmje Iba nuk këmbënguli gjatë, por rierdhi mbrëmjen e ardhshme:

- “Mos ndoshta ndërrove mendje?”

- “Jo!” ritha Lamani.

- “Pse? Ç’të keqe ka të dish të punosh tunxhin?”

- “T’u përgjigja, nuk më intereson, mos më lodh më!”

Iba riiku dhe u rikthye natën tjetër:

- “Kishe mjaft kohë në dispozicionin tënd, mos ndoshta e rimendove atë që të thashë?”

Kësaj rradhe Lamani nuk i foli aq ashpër sa herën e shkuar:

- “Nuk ndërrova mendje, por mund të dëgjoj ato që ke për të më thënë”.

- “Në rregull. Në fund të fundit kjo nuk të detyron, apo jo?”

- “Thuaje pra!”

Iba i tha:

- “Një ditë do të them një fjalë magjike. Sapo ta thuash, gjithçka do të shndërrohet në tunxh”.

- “Dhe kur do vijë ajo ditë?”

- “Do ta shohësh! Por më parë duhet të krijosh një grup me 20 nxënës. Ti do të jesh i njëzetë e njëjti i grupit. Së bashku do të parapërgatisim të ardhmen. Do t’u mësosh gjithë çka di dhe do mësosh dhe t’i bashkë me ta. Do jesh mësues dhe nxënës njëkohësisht”.

Lamani pranoi. U mblodhën njëzetë nxënës. Ai ishte i njëzetë e njëjti. Filloi t’u përcillte dijet e tij dhe t’u mësonte sekretet dhe marifetet e magjisë. Fatkeqësisht, nuk ishin të gjithë nxënës të besës. Dhjetë prej tyre e donin dhe e respektonin. E dëgjonin me kujdes, dhe bënin çfarë u thoshte. Dhjetë të tjerët i brente zilia dhe e shihnin si rival të tyre. Pretendonin se ishin po aq të ditur dhe të aftë sa mësuesi i tyre. Dhe në fund u munduan që të merrnin dhe të tjerët në anën e tyre, kundër Lamanit.

Lamani vështirësohej shumë të vazhdonte punën me grupin e tij. Nuk dinte se si t’u sillej, si të përgëzonte, të urtët dhe punëtorët, por as se si të ndëshkonte të pabindurit. Grupi ishte përçarë.

Atëherë ridëgjoi zërin e të plotfuqishmit Iba:

- “Si shkon, Laman?”

- “Shumë keq. Nuk m’i the mirë. Vështirësohem shumë të merrem vesh me një pjesë të nxënësve të mi”.

Iba qeshi:

- “Mirë pra! Duhet të ndëshkosh ata që nuk të dëgjojnë”.

- “Po, por si?”

- “T’i shndërrosh në shtylla prej tunxhi. Do të të zbuloj fjalën magjike. Sapo ta përmendësh, të gjithë do të bëhen prej tunxhi. Por kujdes! Veç një herë lejohet të thuash fjalën. Në qoftë se bën gabimin dhe e ripërsërit, atëherë fuqia e saj do të kthehet kundër teje”.

Lamani tundi kokën duke nënkuptuar po.

- “ E kuptova”.

Iba, i tha:

- “Fjala magjike është Kibara!”

Lamani mblodhi grupin e tij dhe u tha:

- “Jemi shumë kohë së bashku, por akoma nuk kemi arritur të bëhemi një grup i lidhur që të jetojmë dhe punojmë harmonikisht. Disa prej jush nuk më besojnë. Dhe nuk është vetëm kjo. Më kanë zilinë dhe mundohen që të kthejnë dhe të tjerët kundër meje. Dhe e dini shumë mirë se për cilin prej jush flas. Vendosa pra që t’i ndëshkoj. Eshtë e drejta dhe detyra ime”.

Dhjetë të padëgjuarit filluan të zgërdhiheshin. Dhe atëherë Lamani tha fjalën magjike:

- “Kibara!”

Menjëherë dhjetë nxënësit e këqinj u shndërruan në shtylla prej tunxhi. Të tjerët kishin mbetur pa zë, ishin kallkanosur nga frika dhe admirimi. Lamani ishte entuziazmuar aq shumë me fuqinë që zotëronte, sa nisi të ripërsëriste fjalën magjike:

- “Kibara! Kibara!”

Papritur u bë edhe ai shtyllë prej tunxhi. Pas shumë vitesh njerëzit i lëvizën shtyllat në fjalë, por akoma dhe sot ai vend quhet: “Njëmbëdhjetë shtylla prej tunxhi”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Legjenda e Iba-s se plotfuqishëm
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Female Force: Flijimi për nder i 100 grave çame; legjenda që çuditi Europën!
» Muzafer Ramiqi: LEGJENDA MBI BARIUN PLAK - POEZI
» Qazim Doda:Bajrush Doda – legjenda e folklorit shqiptar
» Mitrush Kuteli në përvjetorin e vdekjes
» Kujtim Majaci! Legjenda e futbollit Shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: