PortaliForumiPytësoriRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 NUMRAT DHE FATI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve: 667
Pikët: 2248
Reputation: 65
Join date: 16/02/2012
Mosha: 27

MesazhTitulli: NUMRAT DHE FATI    Wed Apr 18, 2012 8:57 am

NUMRAT DHE FATI (1)


Sipas shkathtësive të lashta të leximit të fatit, çdo person fshihet prapa një numri prej NJË deri në NËNTË. Thjesht, secila datë e lindjes mund të shndërrohet në numër njëshifror, domethënë numër-shenjë e shtegut tuaj jetësor, i cili zbulon se çfarë jeni dhe si silleni në raport me njerëzit tjerë. (E kur e llogaritni numrin tuaj të shtegut jetësor dhe të personit tjetër, lehtë mund ta vërtetoni se a pajtoheni në mes veti apo jo).

SI TË LLOGARITET NUMRI I SHTEGUT JETËSOR

Mblidhni të gjithë numrat në datën e lindjes. Për shembull: për personin që është i lindur më 19 janar 1949, mbledhja do të jetë: 1 + 9 + 1 + 1 + 9 + 4 + 9 = 34. Pastaj i mblidhni njësitë e numrit të fituar: 3 + 4 = 7. Rezultati i fituar do të thotë se personi i lindur më këtë datë, i përgjigjet shtegut jetësor numër 7. Po qe se rezultati i fituar edhe pas këtyre dy mbledhjeve del më tepër se 9, vazhdoni t’i mblidhni njësitë gjithnjë derisa nuk e fitoni numrin njëshifror.

Ose, në një mënyrë pak më tjetërndryshe, por që në fund e jep rezultatin e njëjtë:


Janar (vlera numerike).................... 1

Dita.............................................. 19

Viti.............................................. 1949

Mbledhja...................................... 1969

2. Mblidhni shifrat e rezultatit të fituar: 1 + 9 + 6 + 9 = 25. Tashi këtë përsëriteni me shifrën e numrit 25, dhe përfundimisht e fitoni numrin: 2 + 5 = 7 (ky veprim përsëritet gjithnjë derisa nuk e fitojmë numrin njëshifror – numri i fatit).

Në shembullin tonë, pra, numri 7 – është numri i ciklit të jetës. Cikli juaj jetësor paraqet tendencën dhe qëllimin e ekzistimit tuaj. Ai shënon rolin tuaj i cili ju është ndarë në Dramën Kozmike, dhe jua jep çelësin e fatit tuaj. Forca e moralit tuaj, karakteristikat tuaja të lindura dhe forca e mendjes suaj, lexohen nga numri i ciklit të jetës.

Nga lindja e deri në fund të jetës, ju keni për të shprehur forcën e cila ju është dhënë me numrin e fatit tuaj. Pasojat e trashëgimisë suaj kozmike po ashtu shprehen përmes këtij numri, sepse pa marrë parasysh sesa shpesh dhe në mënyrë konseguente e ndërroni emrin tuaj, ju nuk mund ta ndërroni dot datën e lindjes.

ÇFARË DO TË THONË NUMRAT E CAKTUAR

Numri 1: Pionier

Ju jeni pionierë, udhëheqës, komandantë dhe planerë. Natyra juaj është tejet pozitive dhe keni personalitet të fortë. Vendi juaj në shtegun e jetës është vendi i vozitësit në makinën e përvojës. Përulësia dhe dëgjueshmëria janë plotësisht të huaja për natyrën tuaj. Ju jeni origjinalë dhe kreativë, posedoni edhe agresivitet, i domosdoshëm për t’i realizuar idetë tuaja.

Ambicia është njëri nga faktorët më të rëndësishëm në jetën tuaj i cili ju motivon që rreptë dhe me entuziazëm të luftoni për sukseset që synoni. Të pajisur jeni me aftësitë për të udhëhequr dhe organizuar, si në sistemet e mëdha ashtu edhe në familje.

Vendosmëria, qëndrueshmëria dhe vullneti janë mjetet e ambicies suaj, dhe ju mjeshtërisht i shfrytëzoni ato. Kohë pas kohe tregoni edhe anë negative të këtyre vetive. Në ato raste jeni krenarë, mendjemëdhenj dhe të pamatur. Për ju është marrëzi që idetë tuaja t’i realizoni rrugës diplomatike, ju dëshironi që ato t’i realizoni me forcën e vullnetit tuaj; gjatë kësaj edhe pavetëdijshëm iu imponoheni të tjerëve.

Jeni të prirur t’i kritikoni dhe t’i gjykoni të tjerët, por nuk lejoni që të tjerët t’i tregojnë dobësitë dhe lëshimet tuaja. Për nga natyra jeni të ndjeshëm, edhe pse këtë përpiqeni ta fshihni. I ndiqni ndjesitë fisnike, keni prirje për poezi dhe muzikë; më tepër mendoni me zemër sesa me kokë.

Jini të kujdesshëm! Kurrë mos ua impononi mendimet dhe idetë tuaja të tjerëve, sepse keni për të pësuar shumë shkaku i kësaj. Nëse doni që të ju nderojnë të afërmit, atëherë edhe ju të afërmit duhet t’i nderoni. Dashuria e vërtetë është gjithmonë pa qëllim të paravënë. Pasuria është në dhënie, e jo në marrje.

Personat që mbajnë vlerën numerike të njëshit janë ngapak egoistë dhe tërë botën e shikojnë nga këndi i tyre. Preokupimi me vetveten, natyrisht, i ka anët e veta pozitive dhe negative.

Njëshat tregojnë sinqeritet. E dinë se çfarë kërkojnë nga jeta dhe shkaku i ambicieve të veta dhe qëndrueshmërisë ata edhe e arrijnë atë. Para interesave të njëshit, të gjitha interesat e të tjerëve kalojnë në plan të dytë. Njëshat janë organizatorë të mirë, individualitete të fuqishme, nuk e durojnë jetën nën hije, i kanë të gjitha tiparet e liderëve të mirë dhe të prijësve të mëdhenj; të prirur janë (e kjo është rrezik edhe për ta edhe për rrethin) që të përkunden në famë, bijnë viktima të kultit të vet të personalitetit, duke u shndërruar në diktatorë dhe tiranë.

Personat që në emrin e tyre e kanë njëshin si “numër-çelës”, duhet të jenë të vetëdijshëm për të gjitha të metat të cilat i përcjellin karakteret e fuqishme. Për këtë arsye forca e karakterit dhe ambicioziteti i tyre duhet të zhvillohen në virtyte, e jo në vese, siç janë vetiakësia, lakmia, mostoleranca, arroganca dhe tirania.


Numri 2: Ndihmëtar

Atë që e dëshironi, mund ta arrini edhe pa zhurmë; sepse taktizimi dhe diplomatizimi janë dy karakteristika të theksuara të natyrës suaj. Toni themelor i jetës suaj është bashkëpunimi; ju do të keni më tepër sukses po qe se iu ndihmoni të tjerëve që t’i realizojnë idetë e tyre, sesa që të tjerët të ju ndihmojnë juve.

Harmonia e prishur ju bën shumë nervozë, prandaj me krejt forcat tuaja përpiqeni që përsëri ta rivendosni. Keni graciozitet natyror dhe mirëkuptim të madh për të tjerët – dy veti që ju ngrisin lart. Jetoni për dashuri dhe nga dashuria. Jeni temperamentë, sensualë, ngapak të prirur kah hedonizmi. Synoni për t’i arritur dituritë dhe urtitë e jetës.

Dy është numër i shoqërimit. Fryma juaj e shoqërorizimit ju sjell shumë gjëra të cilat të tjerët nuk mund t’i fitojnë, more sado që të mundohen. Ritmi është një nga kushtet për lumturinë tuaj. Jeni jashtëzakonisht sharmantë dhe elegantë, dhe keni kuptim të veçantë për bashkëpunim. Simboli i numrit tuaj të fatit është spiritualiteti, shpirti, energjia kozmike e cila manifestohet në trup. Me fjalë të tjera, detyra juaj është që trajtave të zbrazëta t’iu jepni jetë.

Ekziston një lloj lidhjeje magjike e cila lidh krejt çka ju bëni, se ju sikur me ide e ndizni flakën e jetës. Atje ku të tjerët e kërkojnë shoqërinë e miqve dhe ndihmën e tyre, ju tregoni një pavarësi jo të zakonshme dhe liri të shpirtit; gjë që ju bën ndihmës, bashkëpunëtorë të përsosur në të gjitha nivelet; por edhe jeni plotësisht të kënaqur me vetveten, kur atë e dëshironi.

Ky është numër i femërores që jo rrallë e posedojnë edhe meshkujt: dashuri, takt, bëmirësi, butësi, temperament, rënia lehtë në dashuri, prirja për jetë harmonike familjare etj. Meshkujt dysha, megjithatë, nuk janë as dobëtakë, as butakë. Shpeshherë dyshat janë ushtarë profesionistë, policë, pilotë... Meshkujt e tillë rëndom kërkojnë pozitë të nënrenditur, por të rëndësishme. Natyra e tërhequr e personalitetit të dyshit ndikon në atë që ai ose ajo të jetë më i mirë si pasues sesa si prijës.

Kjo, natyrisht, në asnjë mënyrë nuk do të thotë se dyshat nuk janë të aftë që të jenë udhëheqës të mirë, por që të jenë të atillë, ata duhet ta tejkalojnë natyrën e frikësuar dhe të luftojnë për atë pozitë. Dobësitë e dyshit mund të shprehen në prirjen e tyre që gjithmonë t’i bijnë “violinës së dytë”, kurrë “të parës”. Dyshat shpesh dhe pa arsye dëshirojnë të lënë përshtypjen sesi nuk janë egoista, andaj nga ky shkak shpesh tërhiqen në prapavijë, edhe pse meritojnë të jenë në radhët e para. Frikësimi i dyshit mund të zhvillohet gjer tek kufijtë e paimagjinueshëm. Personat e tillë fitojnë reputacionin e rrejshëm se janë të prirur për gënjeshtra dhe mashtrime.

Numri 3: Artist

Ju jeni personalitet i shprehjes së veçantë. Mentaliteti, Fryma, Shpirti luajnë rol të madh në jetën tuaj, se ju vështroni qartë dhe gjithëpërfshirshmërisht, dhe depërtoni në esencën e gjërave. Nuk e humbni kohën në gjëra të parëndësi, pasi që e keni kuptuar se jeta nuk është vetëm lojë dhe këngë. Shumanshmëria është një nga tiparet tuaja kryesore. Ju jeni shumanshmërisht të talentuar ndaj e keni të vështirë të vendosni se në ç’mënyrë, dhe në ç’formë, ta shprehni tërë atë që është në ju dhe që pret të dalë nga qenia juaj e brendshme.

Mësoni shpejt, se jeni në gjendje që t’i arrini dituritë pa angazhim të madh. Porse, arsimimi juaj nuk është me themel, shkaku se jeni të padurimshëm. Duke qenë se nuk jeni krijimtarë në shtigje të gjata, ju më tepër e shkruani poezinë, pasi që për krijimet në prozë kërkohet më shumë energji krijimtare. Jeni të shoqërueshëm, keni sharm dhe dini ta dëfreni shoqërinë. Njerëzit ju donë, i dëgjojnë me kënaqësi fjalët tuaja, i mahnitni të gjithë, e sidomos personat e polit të kundërt.

Jeni entuziastë të mëdhenj, ndërmerrni shumë punë; por entuziami juaj i jashtëzakonshëm i fillimit, me kohë zbehet ngapak dhe, pastaj, kaloni në gjëra tjera. Nuk ju brengos pse diçka është kështu apo ashtu, pasi që ju e pranoni botën ashtu siç ajo është. Dëshironi të punoni në mënyrën tuaj, dhe t’i kënaqni dëshirat tuaja. Jeni në gjendje që shpejt, në momentin e duhur, të reagoni me zgjuarsi dhe me në mënyrë spirituoze dhe ashtu me efikasitet ta ndërpritni kritikën e dikujt. Dashuria për ju është e domosdoshme, nevojë imanente. Gjithnjë derisa nuk e keni dikë me të cilin do t’i ndanit ndjenjat tuaja, ju në të vërtetë edhe nuk jeni të lumtur.

Ky është numër i fundamentit dhe thjesht duhet t’iu kihet lakmi personave që e kanë së “numër fati”. Treshat mendojnë shpejt, janë të shkathtë, të popullarizuar, të dashur, shpeshherë brilantë. Ata janë pafundësisht të përshtatshëm, të dashur, të kthjellët dhe qëllimmirë. Përpiqen të punojnë në mënyrë të përsosur në të gjitha fushat e aktivitetit, janë besnikë dhe në shoqërinë e tyre kurrë nuk mërziteni. Shumë shpesh përcaktohen për profesionet që lidhen me aktrimin, televizionin, arsimin, komercializmin.

Treshat kanë edhe dobësitë e tyre: aftësia që të të zbavisin ngandonjëherë di të tepërohet e të shndërrohet në orvatje të mërzitshme; personi simpatik bëhet i preokupuar së tepërmi me popullaritet të lirë; talenti për tregti dhe komercializëm jo rrallë di të shndërrohet në teknikë të mashtrimtarit bindës.

Numri 4: Murator

Numri i ciklit tuaj jetësor simbolizon kuadratin, e kjo, më tej, paraqet drejtësi dhe barazi. Ju, pra, ndodheni në qendrën e kufizuar nga të gjitha anët, ashtu që nuk mund të dilni assesi. E vetmja rrugë e lirë për ju është rruga telart. Kuadrati tregon anën praktike të jetës – bazën, themelin, mbi të cilën ndërtohen të gjitha trajtat tjera. Së këndejmi, ju mund ta shikoni këtë cikël jetësor si ndërtim të themelit për ardhmërinë më të mirë. Në të vërtetë, kjo jetë për ju edhe është si njëra nga punët në varganin e pafund. Dhe jeni të përgatitur për këtë që prej kohësh, meqë jeni të pajisur me durim dhe me dëshirën që të keni dobi praktike.

Metodologjia dhe logjikshmëria janë armët tuaja mentale. Jeni të përshkuar nga besimi, edhe pse këtë nuk e tregoni posaçërisht. Detajet dhe detyrimet mund ta hijesojnë qëllimin e fundit të ndonjërës nga ndërmarrjet tuaja. Në disa raste është më urti t’iu ikni disa gjërave, sesa të shkoni drejt e në to. Duke i ikur kundërvënies së ideve tuaja të tjerëve, mund t’iu ikni situatave të cilat do ta ngadalësonin zhvillimin tuaj. Aftësia juaj e të ardhurit në shprehje tregohet më së miri përmes kuptimit tuaj për plan dhe formë. Jeni në gjendje që plotësisht të vizuelizoni secilën ide të cilën do të jua ekspozonte ndonjë arkitekt apo artist. Për ju kurrë nuk mund të thuhet se iu ikni detyrimeve dhe obligimeve tuaja, dhe këtu pikërisht është madhështia juaj.

Numër i zellit këmbëngulës, i punës, i rendit dhe i vendosmërisë që të gjitha gjërat të vihen në vend të vetin. Katërshat i kanë gati të gjitha vetitë e shenjës së Zodiakut Bricjap. Katërshat “hapërojnë ngadalë”, kurse nëpër jetë përparojnë me vendosmëri të shkëlqyeshme, e cila rezulton suksese financiare dhe lumturi emotive.

Personalitetin e katërshit shumë e krahasojnë me breshkën nga tregimet e lashta. Ngadalësia me të cilën depërtojnë në jetë shpeshherë has në përbuzjen e të tjerëve, e sidomos të të rinjve, por pikërisht ajo ngadalësi dhe vendosmëri më së shpeshti rezultojnë suksese dhe atëherë breshka e vjetër, “e ngadaltë dhe kurrfare” e fiton garën në konkurrencë me lepurin e shpejtë e të spitullosur!

Aspektet negative: tendenca që stoicizmi të shndërrohet në imobilitet dhe apati (depresion), mandej ekspodiviteti. E ashtu siç këto dy veti rrallëherë shkojnë së bashku, katërshat shumë i krahasojnë me bojlerët pa ventilin sigurues – çdo gjë vepron si të ishte nën kontrollin ideal, e në një çast, megjithatë, vjen gjer tek eksplodimi i fortë!

Vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 

NUMRAT DHE FATI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  ::  :: -