PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Goditet dy herë nga rrufeja, e shpëton mini-çadra

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Goditet dy herë nga rrufeja, e shpëton mini-çadra   Tue Apr 17, 2012 9:13 am

Goditet dy herë nga rrufeja, e shpëton mini-çadra


Londër, 15 prill – Nxënësi britanik Matt Wilks (19) ka përjetuar - dhe mbijetuar – dy goditje të rrufesë të enjten pasdite.

Wilks beson se atë e ka shpëtuar një kapelë-çadër që e kishte vënë mbi kokë para se të dilte jashtë nëpër mot të lig, shkruan gazeta Mirror.

Ai e kishte blerë këtë çadër – sheshir për tre funte në e-Bay dhe deshi t’ia tregonte së ëmës, kur e goditi rrufeja.

“Dola në kopsht për t’ia treguar nënës çadrën që sapo më kishte ardhur me postë kur ndodhi goditja e parë. Ndjehesha çuditshëm, sikur të më kishte goditur diçka fuqishëm në kokë”, deklaroi Wiks, i cili në atë moment ishte më i gjati në kopsht.

“Ishte mot i lig dhe me shumë elektricitet në ajër. Pak para kësaj një rrufe kaloi nëpër derën metalike të kopshtit dhe më goditi si elektro shok. Unë jam i gjatë 193 centimetra dhe isha objekti më i lartë në kopsht dhe për këtë arsye rrufeja do të më godista pavarësisht nga të gjitha. Mirëpo, mbeta gjallë falë faktit se kisha në kokë çadrën e vogël, e cila mori goditjen më të fuqishme dhe e amortizoi atë mbi kokën time”, tregoi Wilks.

Pas një kohe ai ka ndier mundim, marramendje dhe rrahje të shpejtuar të zemrës.

Në spital më tanë se jam mirë me shëndet, kurse një mjek më preferoi që të shkoj të blejë një tiketë të lojërave të fatit”, tha Matti me fat.

Edhe mini-çadra e tij pati fat dhe nuk u dogj apo shkatërrua, andaj ai tha se ka vendosur ta bartë atë çdoherë që bie shi.

Babai i tij tha se Matti ka pasur fat shumë të madh sepse rrufeja kishte goditur edhe një shtëpi në afërsi dhe e ka dëmtuar shumë kulmin e fqinjit.

Në spital deklaruan se djaloshi vërtetë është goditur nga rrufeja, por e kanë liruar menjëherë sepse nuk ka pësuar lëndime serioze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Goditet dy herë nga rrufeja, e shpëton mini-çadra
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nëse Agim Ramadani, Sali Çekaj... nuk janë heronj, atëherë kush janë?
» Demir Krasniqi: Shpërnguljet e shqiptarëve në këngët tona popullore
» Asllan Dibrani:Kushtrim për shpëtim nga rreziku i ekstremizmit islamik,që vepron në mënyrë perfide kundër kombit shqiptar
» Krajka: Kënga e Vaçe Zelës që u këndua vetëm një herë
» Kallashi tregon se kush e ka bërë të famshme dhe sa herë brenda ditës bën seks (Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: