PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Mali i shenjtë Emei dhe Buda e Madhe Leshan në Kinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Mali i shenjtë Emei dhe Buda e Madhe Leshan në Kinë   Tue Apr 17, 2012 7:47 am

Mali i shenjtë Emei dhe Buda e Madhe Leshan në Kinë


Mali Emei, i mbiquajtur “mali Da Guanmin”, gjendet në Kinën perëndimore në zonën kalimtare nga ultësira Sëçuan në rafshnaltën e Tibetit. Maja e tij më e lartë Van Fo Ding është 3099 metra mbi nivelin e detit. Mali Emei është i njohur me panoramat e bukur natyrore dhe me figurat e budave.

Mali Emei ndodhet në zonën e bashkimit të shumë elementëve natyrorë.Në këtë mal ka 242 familje me 3200 lloje të bimëve të shkallës së lartë, duke përbërë 10% të numrit të përgjithshëm të bimëve në Kinë, ndër to numri i bimëve që rriten ose janë zbuluar në malin Emei ka arritur në 100.

Në të njëjtën kohë në malin Emei rrojnë edhe shumë kafshë të rralla, deri më sot janë zbuluar 2300 lloje. Mali Emei është terreni i rëndësishëm i studimit të zonave botërore të qenieve të gjalla dhe të problemeve të tjera të rëndësishme.

Mali Emei është një nga “4 malet e shenjta e njohura budiste të Kinës”. Përhapja e budizmit, ndërtimi dhe lulëzimi i tempujve i kanë shtuar këtij mali ngjyrën misterioze.

Kultura fetare, sidomos kultura budiste përbën pjesën kryesore të kulturës historike të tij, të gjitha ndërtesat, statujat, sendet budiste si dhe ritet, muzika dhe pikturat shprehin shijen e dëndur të kulturës fetare. Në malin Ëmei ngrihen shumë tempuj, ndër ta më të njour janë tempulli Baoguo, tempulli Vannian dhe 6 tempuj të tjerë

kuriozitete-enigma.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mali i shenjtë Emei dhe Buda e Madhe Leshan në Kinë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Festë e madhe për nxënësit dhe prindërit shqiptarë
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
» Xhafer Leci:Pas pavarësisë së Shqipërisë, festa më e madhe është pavarësia e Kosovës
» Mesha e Shenjtë në Katedralen ''Nëna Terezë''(shkrim dhe video)
» Murat Jashari:Letra Nr.9 e shenjtë!(Për Hashim Thaqin)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: