PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ateizmi, morali dhe feja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Hitman



Numri i postimeve : 10
Pikët : 22
Reputation : 0
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Ateizmi, morali dhe feja   Mon Apr 16, 2012 7:55 pm

Ateizmi, morali dhe feja

Morali është një tërësi normash sjelljeje.

Një nga shmangiet e rëndomta në bisedat mes besimtarëve e ateistëve (tek janë duke zbërthyer pohimet fetare) është kthimi i këtyre bisedave në mënyrë të njëanshme nga 1) A janë të vërteta doktrinat fetare që pohojnë se ekziston "zot", në 2) A është mirë apo jo që njeriu të besojë në këto doktrina (pavarësisht se ç'thonë). Pra, zhvendoset biseda nga vërtetësia te pragmatizmi.

Besimtarëve, në fakt, iu duket sikur pika e dytë është ndonjë farë rregulli i patundur universal dhe s'ka fare pse diskutohet, kështu që e sjellin tërë gëzim bisedën në atë rrugë duke kujtuar se kanë provuar gjë me vajtjen në territorin e dogmës, se mos gjoja është besimi në "zot" ai që i detyruaka njerëzit që të sillen si njerëz...

Parë nga këndvështrimi i ateistëve, duket idiotësi me brirë të pohosh se u dashka të besosh (në absurditete) meqenëse besimi qenka ai që mund të të bëjë të sillesh siç duhet në shoqërinë ku rron!

Realiteti i përditshëm tregon që tërë ata ateistë nëpër botë pa asnjë lloj besimi fetar në fakt kanë morale më të shëndosha se besimtarët, përderisa i kryejnë veprimet me arsye dhe jo nga frika se do hanë dru nga shkopi i kundpranishëm kozmik.

Madje dogma e "moralit fetar" vetësulmohet nga vërejtja praktike se po t'i heqësh shkopin, tërë kopeja besimtare nuk do zbatojë më moralin, sepse nuk do ketë më frikë...

Po, me sa duket, prandaj dhe ankohen fetarët kur shohin ateistët dhe antiteistët të sulmojnë fenë sy për sy. Thellë në vetvete frikohen se janë të paaftë të sillen si njerëz po nuk hëngrën dru të plotfuqishëm e të përjetshëm.

Kështu, tërë retorika fetare që sillet për të mbështetur fenë dhe domosdoshmërinë e fesë, në fund i kthehet fesë e besimtarëve si bumerang, duke i cilësuar këta si ndonjë grupim subhumanësh që kanë vështirësi të sillen si njerëz po s'u zhdëpën mirë, apo po nuk panë hijen e shkopit në çdo orë të ditës.

Kjo në fakt është që i bën qesharakë tërë besimtarët që kapen pas moralit për të provuar vërtetësinë e besimit a pohime të tjera absurde që i mësojnë nga filmat, a prifti e hoxha i lagjes, dhe fakti që nuk e kuptojnë idiotësinë e kësaj taktike fatkeqësisht i degradon dhe si njerëz.

Duke i bërë të besojnë se sillen me moral nga frika, atëherë, këta persona kushtëzohen të mendojnë se po t'i hiqet frika do nisin të vrasin, presin, therin e përdhunojnë ç'të gjejnë përpara.

Me "argumente" të tilla besimtarët aktualisht thonë vetë se s'janë gjë tjetër veçse kriminelë të lidhur e të mbajtur fort me litarët e fesë... kështu që ateistët i bie të jenë "të këqij", sepse duke i zgjidhur nga feja po shkojnë të lirojnë kriminelët...

Po n.q.s. ka njerëz që nuk mund të sillen si njerëz, siç pohojnë fetarët për vetveten, atëherë pse duhen lënë të rrojnë në shoqëritë njerëzore? Mund të lihen të lirë në natyrë dhe t'i nënshtrohen sezoneve të gjuetisë si gjithë kafshët e tjera.

"Mua më ngjan se ideja e një perëndie personale është një koncept antropologjik të cilin nuk mund ta marr seriozisht. Unë gjithashtu nuk mund të imagjinoj ndonjë vullnet apo synim jashtë sferës njerëzore... Shkenca është akuzuar për shkatërrimin e moralit, por kjo akuzë është e padrejtë. Sjellja etike e njeriut duhet bazuar në mënyrë efektive tek simpatia, edukimi, si dhe lidhjet dhe nevojat sociale; nuk eështë e nevojshme baza fetare. Ne fakt, njeriu do te ishte në një gjendje mjerane nëse do te duhej të kufizohej nga frika e ndërshkimit dhe shpresa për shperblimin pas vdekjes."

(Albert Ajnshtajn - "Religion and Science", New York Times Magazine, 9 November 1930
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ateizmi, morali dhe feja
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalë të Urta - ISLAME
» Sjelljet e nxënësve në shkollat tona
» Havzi Nela, triumfi i një morali brenda ferrit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: