PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkenca dhe feja, dy stade të ndryshme të zhvillimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Hitman



Numri i postimeve : 10
Pikët : 22
Reputation : 0
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Shkenca dhe feja, dy stade të ndryshme të zhvillimit   Mon Apr 16, 2012 7:48 pm

Shkenca dhe feja, dy stade të ndryshme të zhvillimit

Shumë njerëz gabojnë kur i përdorin termat shkencë dhe fe sikur janë dy forca të barazvlershme që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Feja është thjesht një stad i tejkaluar i zhvillimit njerëzor me rolin e vet si sistem tërësor dhe arkaik rregullator dogmatiko-politiko-ekonomiko-shoqëror. Në kohët e sotme roli i fesë është regresiv.

Fushat që mbulonte feja në të kaluarën janë tejkaluar nga disiplinat përkatëse që në shumicën e tyre janë ngritur në rang shkence. Pavarësisht se termi shkencë në përdorimin e përditshëm ka rol përgjithësuesi për disiplina nga më të ndryshme të dijes, do të thotë thjesht sistem i dijes.

Në këtë këndvështrim kur në propagandën fetare shkenca sulmohet si opsion i barazvlershëm, por kundërshtar, i fesë, duhet të kemi të qartë se ky është gabim arsyetimi (premisë e rreme). Feja nuk është fare opsion.

Në rrafshin ku thirret të ballafaqohet me shkencën, feja përmban vetëm shpjegime të ngurta të tejkaluara që bien ndesh me dijet e reja të përftuara me metodën shkencore. Nga ai çast e tutje, feja është praktikisht e pavlerë në përftimin e dijes.

Për sa i përket vijës në të cilën ndodhen shkenca dhe feja, funksionet që në të kaluarën i kishte feja në popuj të caktuar, janë zhvilluar sot përtej stadeve primitive të fesë, në ideologji politike e sisteme ekonomike-shoqërore; kështu feja është në kohën e shkuar, ndërsa shkenca, që është në të tashmen dhe që mbulon fushën e dijes, nuk ka lidhje me fenë, por duhet gjykuar e vlerësuar sipas vlerave e veçorive të sotme.

Gjithashtu fakti që metoda shkencore funksionon më së miri duket në arritjet e saj afatgjata. Sepse afatgjatë shkenca bën makinat të lëvizin, kompjuterët të punojnë, sëmundjet të shërohen etj. Feja nga ana tjetër, e vetmja vlerë që ofron sot është ajo historike, për të hetuar stadet e mëparshme të zhvillimit të shoqërive njerëzore kur njeriu frikac shpjegonte mjedisin rrethues me pështjellime të ndryshme psiko-emocionale që pësonte nga padija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkenca dhe feja, dy stade të ndryshme të zhvillimit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Komente të ndryshme
» Foto të ndryshme dhe lule
» Urime për Ditëlindje!
» Të ndryshme!
» Të ndryshme!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: