PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ngrohja Globale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Ngrohja Globale   Thu Feb 23, 2012 9:03 pm

Ngrohja Globale

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale   Thu Feb 23, 2012 9:07 pm



Një botë pa akull,Toka si ne epocen e Paleocenit?




Në fund të epookes se Paleocenit Toka ishte shumë më e ngrohtë se sot dhe pa akull. 56 milionë vjet më parë një rritje misterioze e sasise se karbonit atmosferik shkaktoi rritjen er temperaturave. Dhe ne ate epoke jeta ndryshoi përgjithmonë. Mund të ndodhë përsëri?

Johnny Inuit Issaluk,nje studiues i epokave tokesore, tregon një foto të një moçali nga Karolina e Jugut,te inkuadruar ne nje toka ishullore me akull sot(ishulli Baffin , gjendet ne afërsi të Rrethit Arktik) do të dukej si 56 milionë vjet më parë, kur temperatura verore te ujit në Polin e Veriut arrinin në 23 gradë Celsius.


mbulimi i tokes me akull ne periudhen e
neadertalit 28.000 vjet me pare


Në fund të epokes se Paleocenit,Toka ishte shumë më e ngrohtë se sa sot dhe ishte pa akull.Niveli i detit ishte më i lartë,pothuajse 70 metra në krahasim me atë të sotme dhe Amerika nuk ende ishte e bashkuar me pjeset kontinentale -mbasi ato ishin shumë më të vogla per shkakt te mbulimit nga uji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale   Mon Mar 05, 2012 1:22 am

"Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi



Masa shumë të mëdha akujsh janë shkëputur nga akullnaja Perito Moreno, e cila ndodhet në jug të Argjentinës dhe njihet ndryshe si "Gjigandi i Bardhë".

Copëtimi i akullnajës, përveçse krijoi pamje të mrekullueshme, solli me vete edhe debatin rreth ngrohjes globale.

Krisjet, që vazhduan me ditë të tëra në Perino Moreno, përfunduan me thyerjen dhe copëtimin e disa masave të akullta, të cilat u shkëputën nga fasada ballore e akullnajës dhe ranë mbi sipërfaqen e Liqenit Argjentino, transmeton TRT njoftimet.

Akullnaja Perito Moreno ndodhet në Parkun Kombëtare Los Glaciares të rajonit të Patagonisë në jug të Argjentinës, ku faktikisht gjenden mbi 200 akullnaja të përmasave të ndryshme.

Kjo akullnajë, që shtrihet mbi një sipërfaqe rreth 250 kilometra katrorë, lëviz vazhdimisht në drejtim të Liqenit Argjentino.

Lëvizja e Perino Morenos herë-herë bllokon rrjedhën e lumenjve dhe përrenjve, që ushqejnë liqenin mbi të cilin ndodhet akullnaja; si pasojë ujërat veprojnë në thellësi dhe shkaktojnë shkrirjen, ose copëtimin e saj.

Thyerjet e masave të akullta të Perito Morenos realisht janë një nga dukuritë natyrore më të famshme në botë.

Mirëpo shkencëtarët tërheqin vëmendjes se në ciklin e thyerjes së akullnajës, që deri më tani ndodhte një herë në 10 vjet, ka ndryshime dhe kjo kohë mund të jetë shkurtuar ndjeshëm.

Specialistët theksojnë se thyerja e fundit është përjetuar në vitin 2008 dhe me ndikimin e ngrohjes globale akullnaja Perito Moreno po shkrin shumë më shpejt se në të kaluarën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale   Tue Mar 06, 2012 3:36 am

Klima, ja pse reduktohen oqeanet



Një pjesë e ujit mbeti e bllokuar në shkëmbinjtë e kontinenteve që merrnin formë teksa rrjedhja e sasive të mëdha të hidrogjenit uli volumin e deteve.

Studimi mbi përbërjen kimike të oqeaneve të Tokës së re, të publikuar në revistën e Science Academy në Shtetet e Bashkuara, sqaron më në fund paradoksin e Diellit të ri e të dobët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale   Sat Mar 10, 2012 4:16 am

Perpjekje per marrjen e masave paraprake per fatkeqesite natyrore


Nje organizate zhvillimi thote se ne shekullin e 21 ka patur nje shtim te fatkeqesive natyrore dhe ben thirrje per nje trajtim te ri te perpjekjeve te ndihmave, ndersa qendrat urbane te botes vazhdojne te zmadhohen. Njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Joe De Capua:

Organizata CHF International thote se ekzistojne “dy prirje te ndryshme, por qe gershetohen”.Nje prej tyre eshte urbanizmi. Ne vitin 2008, per here te pare, popullsia ne zonat urbane ia kaloi asaj ne zonat rurale. Prirja e dyte sipas CHF International eshte shtimi i numrit te fatkeqesive dhe rritja e numrit te njerezve qe preken prej tyre. Tek ky grup citohen cunamet e koheve te fundit ne Japoni, vershimet ne Bangkok, dhe termeti i Kishes se Krishtit ne Zelanden e Re.

Courtney Brown eshte drejtor i ndihmave humanitare ne organizaten CHF International. Ai eshte njekohesisht autor i studimit “Fatkeqesite Urbane ne Shekullin 21”.

“Numri i popullsise ne bote do te rritet dhe do te kete nje perqendrim me te madh te saj ne zonat urbane. Po ashtu do te ndodhin me shume fatkeqesi. Qe nga viti 1970 kemi patur nje rritje prej thuajse 400 per qind te numrit te fatkeqesive qe njoftohen cdo vit. Nje pjese e tyre mesohen ne saje te permiresimit te mbikqyrjes dhe te raportimit te tyre. Por nje rol te madh ne kete informacion luan edhe fakti se tani po ndodhin me shume fatkeqesi. Ndryshimet klimatike luajne rol ne kete aspekt.”

Z.Brown thote se ritmi i urbanizimit ne bote po shtohet, por ne disa rajone po ndodh me shpejt se ne disa rajone te tjera.
“Ne vendet ne zhvillim te Afrikes dhe Azise ky fenomen po ndodh me shpejt se ne disa vende te tjera. Por ndersa Afrika nuk ka patur kohet e fundit ndonje fatkeqesi te madhe urbane, edhe atje mund te ndodhin fatktkeqesi te kesaj antyre. Pra ato qe po themi tani per kete ceshtje, kane lidhje edhe me edhe kontinentin afrikan".
Ai thote se gjate 20 vjeteve te fundit ka patur tre fatkeqesi natyrore, per te cilat punonjesit humanitare thone se duhet te kishte patur me teper parapergatitje.

“E para ishte termeti i fuqishem ne Port –au-Prince te Haitit: te gjithe skenaret e mundshem tregonin se do te ishte teper i rende. E dyta, eshte termeti i madh ne Tokio, Japoni dhe i treti, ne Katmandu.”
Ne qendren me te madhe urbane te Nepalit ka rreth nje milion njerez. Zoti Brown thote se ekspertet besojne se Katmanduja eshte 70 vjet e vonuar ne masat qe duhen marre ne rastin e nje termeti tjeter. Ai thote se shume plane per fatkeqesite dhe operacionet bazohen tek supozimet qe lidhen me zonat rurale.

“Keto supozime jane : nje familje jeton ne nje shtepi ne nje toke, te cilen ose e ka ne pronesi, ose mund ta punoje. Supozimi eshte se familjet e zonave rurale do te prodhojne po aq sa blejne, ne se jo me teper. Keto supozime nuk qendrojne gjithmone edhe per mjediset urbane.”
Pas termetit te vitit 2010 ne Haiti, CHF International mori nje grant nga USAID, me synimin per te provuar dicka te ndryshme ne perpjekjet e ndihmave per fatkeqesite. Ky quhte projekti Katye, i cili u fokusua tek lagja Ravine Pintade e Port-au-Princit, ku vleresohet se dy te tretat e 1 mije familjeve qe banonin atje mbeten pa shtepi.

Z. Brown thote se ideja e ketij projeki ishte qe jo vetem te ndertohej lagja pas termetit, por per ta bere ate me te mire dhe me te sigurte se sa ishte me pare. Rruget u zgjeruan, banesat dy kateshe u ndertuan. Ndertimi i banesave me me shume kate beri qe lagjet te mos ishin aq te ngjeshura me ndertime.

Ky model coi ne ide te tjera per pakesimin e pasojave te fatkeqesive te tjera. Kjo perfshin kode me te forta ndertimi, jo ne zona qe preken nga vershimet,ndertimi i mureve mbrojtese dhe jo ndertime neper brigje. Kjo metode quhet DRR, qe do te thote pakesim i rrezikut nga fatkeqesite. Brown thote se eshte koha per zbatimin e ketyre ideve. Studimi i organizates CHF International arrin ne perfundimin se fatkeqesite jane te paevitueshme dhe pergjigja ndaj tyre eshte dicka e frikshme. Por ne te thuhet po ashtu se investimi ne pakesimin e rrezikut te fatkqesive mund te zbuse ndikimin e tyre, kur ato ndodhin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale   Tue Mar 27, 2012 2:56 am

Megjithatë njerëzit s’janë fajtorë për ngrohjen globale?



Teoritë, sipas të cilave faktori njeri i ka kontribuar më së shumti ngrohjes globale janë vënë në dyshim, pas publikimit të rezultateve të studimit më të ri që tregojnë se planeti ynë ka pësuar ngrohje të madhe gjatë Mesjetës.

Ekipi i shkencëtarëve që udhëhiqet nga gjeokimisti Zunli Lu nga Universiteti Sirakuza në shtetin New York ka gjetur se “periudha e ngrohtë e Mesjetës”, që ndodhi para përafërsisht 500 deri 1000 vjetësh, nuk ishte kufizuar vetëm në territorin e Europës.

Në fakt ai u shtri edhe në Antarktik, që do të thotë se planeti ynë tashmë ka përjetuar një ngrohje globale pa prodhimin e njeriut dhe emetimin e dyoksidit të karbonit në atmosferë.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, toka u ftoh vetvetiu dhe madje kaloi nëpër “kohën miniakullit”.

Ekipi i Lout dëshmitë e domosdoshme i ka gjetur në saje të gjurmëve të mbetura në mineralin ikait, që krijohet në ujërat e ftohta dhe përfaqëson një variant të akullt të gëlqerorit dhe në të cilin janë të ruajtura gjurmët e ngrohjes dhe të ftohjes së mëparshme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale   Mon Apr 16, 2012 12:07 am

Akullnajat në Himalaje sfidojnë ngrohjen globale



Një studim mbi akullnajat në vargmalet Karakorum të Himalajeve, thotë se akullnajat nuk po shkrihen dhe në fakt mund të rriten.

Në studimin e botuar në revistën Geoscience Nature, transmeton REL, hulumtuesit në Universitetin Grenoble të Francës thanë se akullnajat në Karakorum nuk kanë ndjekur trendin global të shkrirjes gjatë 30 vjetëve të fundit dhe në fakt, në mes të 1999 dhe 2008 duket se janë rritur në mes 0.11 në 0.22 metra çdo vit.

Xhuli Gardelle nga Universitet Grenoble tha se “me sa duket situata në Karakorum është pak më ndryshe (se në vendet tjera), që do të thotë se akullnajat janë të qëndrueshme për momentin.”

Gardelle paralajmëroi se "kjo nuk i hedh poshtë në asnjë mënyrë provat për ngrohjen e përgjithshme globale.”

Vargmalet Karakorum shtrihen në Kinë, Indi dhe Pakistan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale   Mon Apr 16, 2012 7:41 pm

Rritja e nivelit te dioksidit te karbonit, ndikim ne ngrohjen globale



Nje studim i publikuar ne revisten “Nature” jep prova bindese qe dioksidi i karbonit ishte element teper ndikues qe shenoi fundin e Epokes se Akullnajave. Metoda krahasuese ka shfaqur perpara shkencetareve te dhena se dioksidi i karbonit po luan nje rol te madh edhe ne ngrohjen globale ne ditet tona.

Nje studim i ri ka analizuar akullin dhe pjeseza te mbetjeve nga dhjetra lokalitete ne cdo kontinent per te rindertuar temperaturat globale qe kane qene mes 10 mije deri 20 mije viteve me pare -periudhe e cila shenoi fundin e Epokes se Akullnajave.

Studiuesi i Harvardit Jeremy Shakun, nje nga autoret e studimit, thote se skeptiket gjithmone kane treguar te dhenat e marra nga shtresat e Antarktites se rritja e nivelit te dioksidit te karbonit ne atmosfere ka qene shkaku i ngrohjes globale e cila shenoi dhe fundin e periudhes se Akullnajave. Por shkencetari Shakun thote se studimi i ri hedh poshte kete argument, duke bashkerenduar nivelet e dioksidit te karbonit dhe temperaturat ne te gjithe planetin gjate periudhes parahistorke.

Por edhe ngjarje te tjera ndihmuan qe planeti te dilte nga Epoka e Akullnajave. Nje lekundje e rralle ne boshtin e Tokes ka sjelle si rrjedhim ngrohjen me te madhe diellore te hemisferes se veriut. Ererat nderruan kahet dhe blloqet e akullit nisen te shkrijne, duke shtuar sasira tejet te medha ujore ne Atlantikun e Veriut. Shkencetari thote se rrjedhja e ujrave nderpreu qarkullimin global oqeanik.
“Kjo solli ndryshime te rrymave te ngrohta te ajrit mes hemisferave. Me ndodhjen e kesaj zhvendosje te boshtit te Tokes, Antartika ishte e para qe u prek prej saj dhe e para qe u perball me kete vale te nxehti, cka e ngrohu ate perpara se te niste rritja e nivelit te dioksidit te karbonit. Kjo ngrohje u pasqyrua anembane botes pasi ndryshoi edhe ne rrymat e ftohta ne veri, edhe ne ndryshimin e qarkullimit te tyre ne planet”.

Faktikisht, dioksidi i karbonit i cliruar nga thellesia e oqeanit pershpejtoi ngrohjen e atmosferes. Shkencetari i Harvardit thote se historia e lashte shfaqet nga fluskat e ajrit tek shtresat e akujve, ne guackat e gjetura ne mbetjet oqeanike e madje edhe ne polenin qe qarkullon .
” Gjate fundit te periudhes se Akullnajave, me ngrohjen e klimes, niveli i dioksidit te karbonit ne atmosfere u rrit nga 180 njesi per 1 milion ne rreth 260. Sot, perqendrimi i dioksidit te karbonit eshte rritur ne 392 njesi per 1 milion- dhe ende po rritet.

Zoti Shakun thote se kjo prirje nuk do te perfundoje shpejt nese ndotja permes gazeve nuk do te pakesohet ne burimin e saj: diega e karburanteve ne termocentrale, clirimi i gazeve nga makinat etj.. Ai thote se ndersa studiuesit perforcojne lidhjen mes dioksidit te karbonit dhe epokes se Akullnajave, eshte e rendesishme te perforcohet edhe roli qe luan dioksidi i karbonit ne ndryshimet klimatike te diteve tona. (B.L/Voa)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ngrohja Globale   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ngrohja Globale
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: