PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fshehtësia e fillimit të jetës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Hitman



Numri i postimeve : 10
Pikët : 22
Reputation : 0
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Fshehtësia e fillimit të jetës   Wed Apr 11, 2012 2:14 am

Fshehtësia e fillimit të jetës

Diskutimet mbi fillimin e jetës në Tokë janë të shpeshta mes shkencëtarëve, kjo nga vetë fakti që tema është shumë delikate në aspekt shkencor po aq sa edhe në atë shoqëror. Në fakt kjo temë doli të jetë më e vështirë sesa u mendua të jetë në vitet '50, sidomos me dështimin e vërtetimit praktik se jeta në Tokë mund të jetë zhvilluar në etapat e evolucionit biokimik.

Është e kuptueshme që gjatë shqyrtimeve të tilla, grupi eksperimentues është i prirur të jetë paragjykues, duke ndikuar direkt në rezultatet (ose mungesën e tyre) e punës.

Çëshja qëndron se as sot ky soj sfidimi nuk është shpjeguar plotësisht. Evolucioni biokimik, është një pikësynim i zgjatur shkencor nga kërkesat që shtron shoqëria e sotme. Provat shkencore dëshmojnë që nga metani, uji, hidrogjeni, amoniaku janë formuar amino acide të numërta dhe, burimisht janë formuar proteinat. Thjeshtësia e kësaj qëndron që kushte të përafërta me kushtet e supozuara të Tokës së hershme për reagimin e komponimeve të tipit të metanit arrihen në përpjesa të zvogëluara në laboratore dhe kjo premton një gjysëm sukses për shpjegimin e idesë në fjalë. Rol thelbësor ka edhe koordinimi i elementeve të nxehtësisë në procesin e zhvillimit të jetës.

Duke e thënë shkurt, problemi kyç, mes të tjerave, është pamundësia me i përfshi dhe me i përcaktu të gjitha elementet e nevojshmë për formimin e makromolekulave me funksione të caktuara jetësore. Ndaj këtu është e patjetërsueshme përfshirja e faktorit të rastësisë në shqyrtime, dhe meqë paraqitja e këtij të fundit do të përfshinte mundësi të panumërta të sistemimit deri në atë pikë që "të funksionojë", në praktikë e pamundëson realizimin e saj.

Me rritjën e rivalitetit mes feve dhe ateizmit, teorive të këtilla iu është dhënë rëndësi e madhe, automatikisht duke i shndërruar në mjet luftues/sulmues politikash teologjike. Prandaj kemi paraqitjen e teorive anësore mbi zhvillimin e jetës në Tokë, që herë janë të vërtetuara me prova brenda mundësive, e herë bëjnë fole pushuese për qeniet e dyzuara në shkencë dhe teologji.

Prej atyne më të rëndësishme dhe të pranueshmë në qarqet akademike, po e përmend teorine e panspermias, që supozon krijimin e jetës në Tokë nga një farë e jashtme. Dhe për plotësimin e kërkesave shkencore, provat mbi këtë mundësi qëndrojnë në faktin se kometa të caktuara përmbajnë mikroorganizma bakterie. Pra, dhe ky shpjegim rangohet në ndodhitë shumë të mundshme të krijimit të jetës në Tokë.

Pastaj, kemi dhe teori të tipit që jeta në Tokë është krijuar nga një krijues jashtë univerzit. Kjo personalisht si ide më bën shumë përshtypje, sepse automatikisht mund të vërehën të meta që në fund e bëjnë teorinë e panevojshme, apo në rastin më të keq, të nevojshme për vetngushëllim.

Është e natyrshme që çdo gjë në univerz është e vazhdueshme, dhe natyra në vete është barazpeshë e forcave ndërlidhëse të "atyre që jetojne" (jetë mund të jetë dhe nxitimi i elektroneve në atomet e bakrit, bjen fjala). Përfshirja e zotit në një sistem të tillë jetese paraqet një jovazhdueshmëri dhe çrregullim të tërë ciklit natyror, sepse zoti si diçka (edhe me aftësitë hyjnore që i atribuohen) patjetër duhet të jetë së paku një dimenzional - dhe si i tillë normalisht i jep natyrës koncept tjetër që nuk përputhet me obzervimet dhe matjet shkencore. Ky model i ngecjës së univerzit në tërësi i jep tërë idesë së teorisë një absurditet të tipit të veçantë, që e rangon në mesin e atyre për vetngushëllim.

Duke ardhur në këtë pikë, ku në shqyrtim fusim dhe madhësi jashtë-tokësore, vlen të theksohet që edhe në rastin e jopërputhjës së probabilitetit mbi krijimin e jetës në Tokë (10^40.000?), nuk asgjësohet mundësia që jeta të jetë krijuar jashtë Tokës (që lidhet direkt me teorinë e ekzogjenezës).

Në fund, e tërë baza e çështjës që përdoret si argument/kundërargument për pohimet e zotit është i paarsyeshëm, meqë dhe këtu ekziston një mundësi e jo saktësi për të qenë njëra e saktë mbi të tjetrën, mirëpo nuk preferohet që të përdoret si argument për pohimin mbi ekzistencën e zotit, meqë është fije që anon nga provat e vërtetimet shkencore dhe jo aludimet teologjike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fshehtësia e fillimit të jetës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Simbolizmi i fshehtë i SHAHUT
» Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH
» LDK-ja në diasporë vazhdon të jetë prijatare e aktiviteteve
» Kodi i fshehtë i NATO-s me UÇK-në, ja si komunikohej
» Ndihma e juaj shpresa ime për jetë-Ta ndihmojmë Ismet Bytyçin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: