Krijimizmi dhe evolucioniKeni vërejt se pothuajse gjithë besimtarët mysliman apo krishter nuk pranojnë teorinë e evolucionit vetëm se nuk asht përmend në profecit e tyne.
Edhe pse mjaft fosile janë gjetë të llojeve të ndryshmë të paraardhësve tanë si homo sapiens apo Neanderthalëve etj (për më shumë të dhëna:
http://en.wikipedia.org/wiki/Human_evolution; ata ma përpara besojnë se ato janë të rreme sesa me dyshu pak në një para-gjykim të tillë. Mesa dukët ky gjykim më shumë mbështetët në autoritet (shumica, feja) sesa në logjikë. Pyete ndonjë mohues të kësaj teorie çfarë di për evolucinin, dhe mos u çudit nëse asht larg përgjigjes të sakt.
Ata më përpara besojnë se njerëzimi e ka prejardhjen prej dy njerëzve. Adamit dhe Eves/Ademit dhe Havës të cilët e populluan gjithë planetin. Si? Me fëmijët e tyre tu ba incest (marrëdhënie seksuale me lidhje gjaku)?
Myslimanët diskutojnë se Hava e Ademi kishin 140 fëmijë, 70 djem dhe 70 vajza për mos me u përzi gjaku psh djali i parë do bënte seks me motrën e 70 (sa vjeç ke dallimi?)... Por këtu tregohet një pasaktësi serioze shkencore. Meqë secili fëmij bart gjysmën e gjeneve të nënës dhe gjysmën tjetër të atit. Kështu që mundësitë e shkaqeve me mutacioneve gjenetike janë hiç ma pak se 80%.
Si prej ni çifti të njejt mundën me ardh me qinra rraca të ndryshme në botë? Vetëm Evropa ka 4 rraca kryesore të cilat ndahen në dhjetra nën-rraca tjera. Dhe dallimet janë të klarta dhe e pamundun asht me ngja ato me njëra tjetrën pa përzierje përderisa nuk kan me evolu për me ju përshtat ambientit.
A dukët e gjithë kjo si gjykim i mbështetun në logjikë? Nuk ma merr mendja.
E çka për gjithë ato fosile që janë zbulu që datojnë në kohë të ndryshme, dhe vërehet një ndryshim për me iu përshtat ambientit?
Me u mbështetë në përvojën tem me besimtarë. Ata gjithë para-gjykonin se të gjitha ishin të rreme. Madje edhe vetë fosilet e dinosaurëve.
Një gjë jam i sigurt, nëse feja kish prediku evolucion. Të gjithë pasuesit nuk kishin me dyshu në saktësinë e saj.
Për më shumë të dhëna mbi teoritë e evolucionit mundëni me gjet këtu:
http://en.wikipedia.org/wiki/Evolution_as_theory_and_fact ku nuk mungojnë faktet ku mbështetën sqarimet më të thella.