PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krijimi i njeriut sipas Kuranit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Hitman



Numri i postimeve : 10
Pikët : 22
Reputation : 0
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Krijimi i njeriut sipas Kuranit   Wed Apr 11, 2012 1:53 am

Krijimi i njeriut sipas Kuranit

Besimtarët myslimanë pohojnë se mësimi kuranor për krijimin e njeriut nga dheu është fakt i mrekullueshëm shkencor. Ata argumentojnë se në trup të njeriut ka përbërës kimikë që gjenden edhe në dhe, po ashtu edhe se njeriu kur varroset shëndrohet në dhe.

Por nëse e përdor pak logjikën mbi faktet shkencore, atëhere pa dyshim se e kupton se ky është gabim i marrëzishëm. Fillimisht pesha e njeriut 70% përbëhet prej ujit. Dhe jo, njeriu nuk shëndrohet në dhe kurr varroset. Mund të duket ashtu meqë dheu e mbulon kufomën, por në mjedise pa dhe kjo dukuri nuk do të shfaqet.

Nëse Kurani kish pohu se njeriu ish kriju prej ujit, ndoshta nuk ishin qenë kaq injorantë ndaj këtij fakti besimtarët. Por nëse kish pohu se njeriu është kriju prej dritës, sikurse edhe melekët, atëhere ata e kishin interpretu si "fakt shkencor" tu argumentu se drita ka paraqit metaforikisht "energjinë" e cila është e pranishme në çdo atom. E nëse Kurani na kish mësu se njeriu përbëhet prej zjarrit atëhere ata e kishin interpretu si të vërtetë shkencore tu argumentu në lidhje me nxehtësinë e trupit të gjallë dhe përbërjen e saj me 7kg hidrogjen në trup, 70kg lëndë tjera kimike djegëse e po ashtu edhe kishin mujt me lidh me praninë e 43kg oksigjeni (në trup 70kg) i cili ndihmon ndezjen e zjarrit.

Nuk është e vështirë ti interpretosh disa fjalë të thjeshta e me plot boshllëk për kuptime të ndryshme nëpër trubullësinë e tyne vetëm për ta përshtat me vetrespektin. Interpretime të tilla të ashtuquajtura "fakte" mund të zbulojmë në çdo përallë fëminore.

Le ta paraqesim një tabel dhe ti rishqyrtojmë përmbajtjet kimike në trupit të njeriut.

Citim:
Element - Mass of element in a 70-kg person - Volume of
purified element - Element would comprise a cube this long on a side:


oxygen 43 kg 37 L 33.5 cm
carbon 16 kg 7.08 L 19.2 cm
hydrogen 7 kg 98.6 L 46.2 cm
nitrogen 1.8 kg 2.05 L 12.7 cm
calcium 1.0 kg 645 mL 8.64 cm
phosphorus 780 g 429 mL 7.54 cm
potassium 140 g 162 mL 5.46 cm
sulfur 140 g 67.6 mL 4.07 cm
sodium 100 g 103 mL 4.69 cm
chlorine 95 g 63 m 3.98 cm
magnesium 19 g 10.9 mL 2.22 cm
iron 4.2 g 0.53 mL 8.1 mm
fluorine 2.6 g 1.72 mL 1.20 cm
zinc 2.3 g 0.32 mL 6.9 mm
silicon 1.0 g 0.43 mL 7.5 mm
rubidium 0.68 g 0.44 mL 7.6 mm
strontium 0.32 g 0.13 mL 5.0 mm
bromine 0.26 g 64.2 µL 4.0 mm
lead 0.12 g 10.6 µL 2.2 mm
copper 72 mg 8.04 µL 2.0 mm
aluminum 60 mg 22 µL 2.8 mm
cadmium 50 mg 5.78 µL 1.8 mm
cerium 40 mg 4.85 µL 1.7 mm
barium 22 mg 6.12 µL 1.8 mm
iodine 20 mg 4.06 µL 1.6 mm
tin 20 mg 3.48 µL 1.5 mm
titanium 20 mg 4.41 µL 1.6 mm
boron 18 mg 7.69 µ 2.0 mm
nickel 15 mg 1.69 µL 1.2 mm
selenium 15 mg 3.13 µL 1.5 mm
chromium 14 mg 1.95 µL 1.3 mm
manganese 12 mg 1.61 µL 1.2 mm
arsenic 7 mg 1.21 µL 1.1 mm
lithium 7 mg 13.1 µL 2.4 mm
cesium 6 mg 3.2 µL 1.5 mm
mercury 6 mg 0.44 µL 0.8 mm
germanium 5 mg 0.94 µL 1.0 mm
molybdenum 5 mg 0.49 µL 0.8 mm
cobalt 3 mg 0.34 µL 0.7 mm
antimony 2 mg 0.30 µL 0.7 mm
silver 2 mg 0.19 µL 0.6 mm
niobium 1.5 mg 0.18 µL 0.6 mm
zirconium 1 mg 0.15 µL 0.54 mm
lanthanium 0.8 mg 0.13 µL 0.51 mm
gallium 0.7 mg 0.12 µL 0.49 mm
tellurium 0.7 mg 0.11 µL 0.48 mm
yttrium 0.6 mg 0.13 µL 0.51 mm
bismuth 0.5 mg 51 nL 0.37 mm
thallium 0.5 mg 42 nL 0.35 mm
indium 0.4 mg 55 nL 0.38 mm
gold 0.2 mg 10 nL 0.22 mm
scandium 0.2 mg 67 nL 0.41 mm
tantalum 0.2 mg 12 nL 0.23 mm
vanadium 0.11 mg 18 nL 0.26 mm
thorium 0.1 mg 8.5 nL 0.20 mm
uranium 0.1 mg 5.3 nL 0.17 mm
samarium 50 µg 6.7 nL 0.19 mm
beryllium 36 µg 20 nL 0.27 mm
tungsten 20 µg 1.0 nL 0.10 mm

Por dheu i planetit Tokë çka përmban kryesisht?

Hekur (32.1%), Oksigjen (30.1%), silicon (15.1%), magnez (13.9%), sulfur (2.9%), nikel (1.8%), kalcium (1.5%), dhe aluminin (1.4%); dhe pjesa e mbetun e 1,2% ka përbërje tjera.



Pra paskemi mjaft oskigjen edhe në dhe. Por a do të thotë kjo se jemi prej dheut?

Përderisa oksigjeni pasuron biosferën tonë tu qenë i pranishëm edhe në ujë e ajër (79% nitrogjen dhe 20% oksigjen) nuk mund ta pranojm si argument për me dëshmu se prania e këtij elementi në trup (në formë uji) si dhe në korrën e tokës ka lidhje me mësimin kuranor mbi krijimin e njeriut.

Në këto të dhëna mundet me u zbulu se oksigjeni në biosferën tonë është më i pranishëm në dhe sesa në ajër apo ujë. Mund të përdoret si argument për me na kundërshtu pikpamjen por prapë do rrëzohet sapo e merr parasysh se sipërfaqja e Tokës është 71% e përbëme prej ujit. Prej nga edhe vjen njëri prej ndikimeve të rritjes të oksigjenit para fotosintezës, nga fotoliza prej avullimit të ujit duke ikur hidrogjeni në hapësirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krijimi i njeriut sipas Kuranit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shyhrete Behluli është sëmur !
» Ora e dashurisë
» “Të vrarët” sipas KiE-së, jetojnë të gjallë në Pejë
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Sipas serbëve, Flamuri ynë para Skenderbeut, paska pasur mbi shqiponjë një kryq

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: