PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fjalori i astrologjisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino



Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Fjalori i astrologjisë   Sun Feb 26, 2012 9:50 am

FJALOR ASTROLOGJIK

-ASPEKT - Kur dy planetë kanë një numër specifik gradësh midis tyre thuhet se ata janë në aspekt me njëri-tjetrin. Kur ata janë rreth 90 gradë larg, thuhet se janë në aspekt katërkëndësh me njëri-tjetrin dhe kështu me radhë. Aspektet planetare mund të jenë pozitive ose negative.

-ASTROLOGJI - Shkenca që studion energjinë e planetëve dhe ndikimin e trupave të tjerë qiellorë, në sistemin tonë diellor, në lidhje me jetën që zhvillohet në Tokë.

-ASTROLOGJIA HORARE - është degë e astrologjisë perëndimore e cila parashikon të ardhmen për një pyetje të caktuar, ajo nuk merr për bazë datën kur ka lindur personi që bën pyetjen, por bazohet tek momenti që lind pyetja dhe me studimin e hartës qiellore që ndodh në atë moment i jepet zgjidhje pyetjes.

-ASHENDENT - Tradiciomalisht, Ashendenti është grada e shenjës zodiakale qe po lind në horizontin lindor në momentin e lindjes së një individi. Çdo gradë bën rreth katër minuta për të lindur. Ashendenti përcakton gjithashtu piken ku nis shtepia e parë në hartën qiellore të lindjes. Ai përshkruan pamjen fizike të individit dhe shkurtimisht shënohet AS. Ndryshe quhet shenja e lindjes (e orës së lindjes) dhe është shtepia më e rëndësishme e horoskopit sepse përfaqëson veten tonë.

-ASTEROID - Asteroidë quhen planetet e vegjël. Disa astrologë i studjojnë dhe në hartën e lindjes.

-ASTRONOMI - Shkenca që studjon natyrën dhe lëvizjen e trupave qiellor në universin e pafund.

-DESHENDENTI - Në harten e lindjes pika e drejtëperdrejtë opozitë me Ashendentin quhet Deshendent dhe shkurt shenohet (DS). Ai cakton fillimin e shtepisë së shtatë në horoskop.

- EFEMERIDET - Kalendari i pozicionit te gradëve të sakta të përditshme të Diellit, Hënes dhe planetëve quhet ndryshe efemeride.

-EKLIPTIKA - Udha imagjinare që duket sikur Dielli ndjek përreth Tokës .

-ELEMENT - Astrologët i ndajnë shenjat sipas katër elementeve themelore të jetës : Zjarrit, Tokës, Ajrit dhe Ujit. Secili element zotëron nga tre shenja .

-EKUINOKS - Datat e sakta në të cilat fillojnë Pranvera dhe Vjeshta, Dashi dhe Peshorja. Në këto data (21 mars dhe 23 shtator), dita dhe nata janë barazim.

-GLIF - Simbolet e përdorura për të përfaqësuar planetët, shenjat apo aspekte të ndryshme planetare quhen ndryshe glife (ose hieroglife).

-GJASHTËKËNDËSH – Kur dy planetë kanë një distancë rreth 60 gradë midis tyre thuhet se ato janë në një aspekt Gjashtëkëndësh dhe ka efekte pozitive. Shenjat në Gjashtëkëndësh janë ato të së njëjtës gjini dhe janë në harmoni me njëra-tjetrën.

-GJEOCENTRIK – Ideja për të vendosur Tokën në qendër të sistemit diellor quhet sistem gjeocentrik. Për nevojë , astrologët ndërtojnë horoskopin nga perspektiva gjeocentrike edhe pse e dinë shumë mirë që Toka dhe planetet sillen rreth Diellit, që formojnë sistemin heliocentrik.

-HARTA QIELLORE E LINDJES - Një diagramë e rrumbullakët që tregon pozicionin e saktë të Diellit, Hënes, planetëve dhe shtepive në rrethin e shenjave të zodiakut, në momentin e lindjes së një individi, apo kur ndodh një ngjarje . Tradicionalisht, fjala “HOROSKOP” përdoret shpesh për të zevendësuar hartën e lindjës .

-HOROSKOPI - Horoskopi është harta qiellore e lindjes e bazuar kryesisht ne orën e lindjes. Ky term përdoret shpesh për të parashikuar fatin ne bazë të shenjave diellore.

-INTERPRETIM - Ky term përdoret për të përshkruar konkluzionet e arritura nga nje astrolog pas studimit të të gjithë faktorëve në harten e lindjes. Po në të njëjtën mënyrë një meteorolog interpreton harten e motit.

-KATËRKËNDËSH (KUADRAT) – Dy planetë kur janë rreth 90 gradë larg njëri-tjetrit thuhet se janë në aspekt katërkëndësh ose kuadrat. Ky është një ndër aspektet më negative. Shenjat e së njëjtës cilësi janë në katërkëndësh.

-KËNDET – Këndet përcaktojnë katër shtepitë kryesore në hartë. Lart ndodhet Mesqiellori, poshtë Fundqiellori, nga krahu i majtë është Ashendenti dhe djathtas Deshententi. Planetët që ndodhen përkrah këtyre pikave janë jashtëzakonisht të rëndësishëm.

-KUADRANT - Katër çerekët e hartës së lindjes quhen ndryshe katër kuadrantë.

-MERIDIAN – Në hartën e lindjes, Meridiani është vija që lidh Mesqiellorin dhe Fundqiellorin, duke e ndarë në dy pjesë rrethin zodiakal dhe duke krijuar anën e djathtë dhe anën e majtë.

-MESQIELLORI – Pika më e lartë në hartën qiellore të lindjes (vendoset te ora 12 te ora /sahati). Kjo pikë shënon fillimin e shtepisë së dhjetë dhe lidhet me karrieren. Së bashku me Ashendentin janë shtepitë më kryesore. Shkurt shenohet MC

-MITOLOGJI – Fusha që studion heronjtë,perenditë dhe gjysëm-perenditë te mitet greke apo romake etj. Emërtimet e shenjave dhe planetëve vijnë nga këto figura mitologjike.

- NYJET - Nyjet e një planeti janë ato pika (maje) të ekliptikes që një planet kryqëzon duke shkuar në Veri apo Jug. Tradicionalisht nyjet më të rëndësishme në hartë janë ato të Hënes: nyja e saj e Veriut quhet koka e Dragoit, ndërsa ajo e Jugut, bishti i Dragoit, ose Rahu dhe Ketu. Pra Nyjet Hënore janë ato pika ku orbita e Hënës kryqëzon atë të Tokës.

-OPOZITË - Dy planetë janë opozitë me njëri-tjetrin kur ata ndodhen përballë njëri-tjetrit në hartë, pra me një distancë rreth 180 gradë. Për shembull, njëri te Demi e tjetri te Akrepi. Është një ndër aspektet me të forta negative.

-ORBITA - Rruga imagjinare e një trupi qiellor përreth një tjetri quhet orbitë: për shembull, orbita e Hënës përreth Tokës, apo orbita e Tokës përreth Diellit.

-PËRKRAH – Dy planetë janë përkrah njëri-tjetrit kur ata ndodhen në të njëjtën shenjë me gradë të përafërta.

-PLANET- një nga trupat qiellor që sillet rreth Diellit (apo rreth nje ylli tjetër). Në sistemin tonë diellor gjenden nëntë planetë të mëdhenj të rënditur ne këtë mënyrë: Mërkuri, Venusi, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni (ky i fundit në 2006 u fut ne kategorinë e dorës së dytë sepse është më i vogël se Hëna). Planetët e tjerë të vegjël quhen asteroidë. Natën planetet ngjajnë me yjet për shkak të pasqyrimit të Diellit. Në astrologji Dielli dhe Hëna quhen gjithashtu planetë.

-PLANET SUNDUES – Çdo shenjë “sundohet” nga nje planet i veçantë dhe ndikohet në mënyrë të veçantë nga cilësitë, veprimet dhe energjia e këtij planeti.

-RETROGRADË – Një planet thuhet se është në retrogradë kur bën një rikthim mbrapa në zodiak dhe shënohet me R. Astrologët e lashtë mendonin se ky ishte një ogur i keq, ndërsa astrologët modern mendojnë se lëvizja retrogradë ngadalëson veprimet dhe ndikimet e planetit. Në astrologjinë indiane kur një planet është në retrogradë në një shenjë të caktuar, atëherë konsiderohet në shenjën që paraprin.

-REVOLUCIONI DIELLOR ndodh gjithmonë kur Dielli rikthehet përsëri në të njëjtat gradë dhe minuta ashtu si në momentin e lindjes suaj, kjo ndodh përafërsisht në datëlindjen tuaj. Pozicioni i planëteve, i shtepive apo aspektet planetare që ndodhin ne atë moment parashikojnë fatin tuaj për një vit, pra deri në rikthimin e Diellit ne datën e lindjes suaj. Shkurtimisht shkruhet RD. Edhe Hëna kur rikthehet në të njëjat gradë si në momentin e lindjes së një individi formon Revolucionin Hënor (RH).

-SATELIT – quhet një trup qiellor që sillet përreth një trupi tjetër qiellor. Hëna është satelit i Tokës dhe Toka satelit i Diellit, ashtu si edhe planetët e tjerë. Këta janë satelitë natyrorë.

-SIDERALE – Yjore; e bazuar te yllësitë dhe jo me Diellin në shenjat e zodiakut tropikal.

-SINASTRIA – Krahasimi midis dy hartave të dy personave që duan të parashikojnë lidhjen apo marrëdhëniet sentimentale midis tyre. Në lidhje me dashurinë, miqësinë, bashkëpunime si edhe marrëdhënia prind-fëmijë etj.

-SISTEMI DIELLOR - Sistemi jonë diellor përfshin nëntë planetë gjigandë nga Mërkuri deri te Plutoni, satelitët e tyre si dhe trupa të tjerë qiellor siç janë asteroidet dhe kometat. Ne Univers ka me miliarda sisteme të tjera, tepër larg nesh.

-SISTEMI PLACIDUS - një sistem i thjeshtë i ndarjes së shtepive zodiakale, me gradë të barabarta.

-SOLSTIC - Datat e sakta kur fillojnë Vera dhe Dimri. Me 22 qershor, pika ku fillon shenja e Gaforres, ndodh solstici veror dhe është dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër. Ndërsa me 22 dhjetor, pika ku nis shenja e Bricjapit, ndodh solstici dimror dhe është nata më e gjatë e vitit dhe dita më e shkurtër.

-STELIUM – Një grup prej tre apo më shumë planetesh përkrah njëri-tjetrit quhet stelium dhe ka një ndikim të fuqishëm.

-SHENJA ZODIAKALE – Ndarja e qiellit ne 12 pjesë të barabarta duke u bazuar në lëvizjen e Diellit u quajt shenja zodiakale. Çdo shenjë mori emrin e yllësisë që i qëndronte pranë. Sot disa prej këtyre yllësive nuk gjenden më në shenjen e caktuar, por kjo nuk ka asnjë rëndësi në Astrologji.

-SHENJA DIELLORE - Shenja që njohim ne si shenja jonë zodiakale quhet ndryshe shenjë diellore. Pra, shenja zodiakale nëpër të cilën udhëtonte Dielli gjatë momentit të lindjes. Sipas pozicionit të Diellit, parashikohet edhe horoskopi nëpër media të ndryshme, por kjo është e pamjaftueshme pasi duhet marrë në konsideratë edhe pozicioni i panetëve të tjerë në momentin e lindjes për të dalë parashikimi më i saktë. Shenja diellore është imazhi ynë që ne i paraqesim publikut.

-SHTEPITË ZODIAKALE - Rrethi i hartes së lindjes ndahet në 12 segmente apo shtepi të bazuara në orën e saktë të lindjes, secila prej tyre përfaqëson një aspekt të veçantë të jetës. Shtepia e parë fillon në pikën ku ndodhet Ashendenti dhe kjo pikë vendoset në majën e krahut te majtë të hartës (te ora 9 e sahatit). Secila shtepi shtrihet me rreth 30 gradë në zodiak dhe vendosen me radhë nga ana e kundërt e akrepave të orës.

-TRANZIT - Kalimi apo lëvizja aktuale e një planeti në shtepitë apo shenjat zodiakale në bazë të një harte qiellore të caktuar quhet tranzit. Astrologjia përdor tranzitet planetare për të parashikuar ngjarjet e së ardhmes. Tranzitet midis planetëve si dhe ato ndër shtepi janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të studiuar fatin në të ardhmen e një individi.

-TREKËNDËSH – Kur dy planetë janë rreth 120 gradë larg njëri-tjetrit thuhet se janë në aspekt Trekëndësh. Ky është një ndër aspektet më pozitive. Shenjat në Trekëndësh janë ato të të njëjtit element (zjarrit, tokës, ajrit apo ujit).

-VERTEKS - Është një pikë imagjinare e quajtur Kundër-ashendent. Për ta llogaritur atë, duhet t’i shtoni 12 orë kohës siderale, do të llogarisni bashkëgjerësinë në vend të gjerësisë gjerografike (bashkëgjerësia = 90o – gjerësia gjeo.). Llogaritja bëhet në të njëjtën mënyrë siç llogaritet edhe ashendenti. Verteksin e zakonisht e gjejmë të vendosur në shtepinë VI, VII ose VIII, por shumë rrallë mund të gjendet edhe në shtepinë V dhe IX. Në analogji me Deshendentin, kjo pikë ka të bëjë me lidhjet që një individ tërheq. Kjo pikë është e ngjyrosur nga shenja në të cilën gjendet, si edhe nga çdo planet që ndodhet përkrah saj. Këta planetë na informojnë mbi mundësitë e marrëdhënieve (lidhjeve) të individit.

-YLLËSI - Shumë yje bashkë duke i ngjarë një imazhi të caktuar formojnë një yllësi. Në qiell ka shumë yllësi të ndryshme si Shqiponja, Arusha e Madhe, Orioni etj. por vetëm 12 qëndrojnë pranë rrethit të zodiakut.

-ZENIT- Pika më e lartë në qiell e një planeti, Diellit apo Hënës. Për shembull, Dielli është në zenitin e tij në mesditë (në orën 12:00).

-ZODIAK – Rrethi imagjinar qiellor nëpër të cilin kalon udha e Diellit, përreth Tokës, dhe që është i ndarë ne 12 pjesë të barabarta me nga 30 gradë secila. Këto pjesë quhen shenja të zodiakut. I gjithë rrethi është 360 gradë (një vit diellor).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fjalori i astrologjisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalori i Gjuhës Shqipe, nga Mehmet Elezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: