PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjuha e Trupit Njerezor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
xhemajl



Numri i postimeve : 42
Pikët : 117
Reputation : 1
Join date : 29/02/2012

MesazhTitulli: Gjuha e Trupit Njerezor    Tue Apr 10, 2012 2:02 am

Njeriu përvec gjuhës së tij ka mësuar në mënyrë instiktive të përdorë me të njëjtën mënyrë dhe nje gjuhë tjetër, atë që quajme Gjuhën e Trupit.

Kjo do të thotë se njeriu zotëron aftësinë për të transmetuar mesazhe që behën të kuptueshme jo vetëm nëpërmes përdorimit të fjalëvë dhe të zërit që janë dy ‘’veglat’’ kryesore për komunikimin, por edhe duke përdorur lëvizje te fytyrës apo trupit të tij ose akoma duke përdorur edhe shqisa, si për shembull nuhatjen, dëgjimin etj.

Fytyra dhe sytë tonë shpesh herë pasqyrojnë ndjenjat tona, frikën, gëzimin, surprizën, të vërtetën dhe gënjeshtrën.

Një mesazh ose një informacion, për ta transmetuar zakonisht përdorim tre ‘’vegla’’ ashtu sikur thamë edhe më parë. Fjalët, zërin dhe lëvizjet.

Lëvizjet përbëjnë 55% të transmetimit të mesazhit në kuadrin e komunikimit, fjalët 7 % dhe 38 % tjetër jepet nga përdorimi i zërit.

Sipas kërkimeve zyrtare psikologjike, cdonjëra nga veglat e mësipërme që sapo thamë i korrespondon njërës nga 3 sferat apo 3 botët që Platoni kishte folur 2.600 vite më parë, të cilat janë:


BOTA MENDORE

FJALËT

BOTA PSIKIKE

ZËRI

BOTA TRUPORE

LËVIZJET


Gjuha e Trupit duket se njihej që nga vitet e lashta. Në Greqinë e lashtë filozofët dhe sofistët fshihnin duart e tyre poshtë tibanit (veshjes) sepse besonin se lëvizjet e duarve në një bisedë apo në një leksion shprehnin mungesën e aftësisë retorike, apo argumentash ndërsa ‘’ populli i thjeshtë me sa duket, përdorte në mënyrë të theksuar duart, ashtu sikurse edhe sot. Ky opinion bazohej , se sa më shumë të përdorim dhe të lëvizim trupin tonë si një mënyrë shprehjeje, aq më i varfër është fjalori yne retorik.

Njeriu kur lindi nuk dinte të fliste, atëhere i vetmi mjet komunikimi i tij ishte trupi i tij. Duke u rritur dhe duke mësuar të flasë kjo nevojë fillestare kufizohet, meqënëse me anë të fjalëvë mund të shprehet me qartë dhe saktësisht. Por nuk mund të themi se Gjuha e Trupit do të zhduket meqënëse nuk mund ta eliminojmë pasi ndodhet e rrënjosur thellë në subkoshiencën tonë.

Njeriu i nxitur nga subkoshienca e tij e përdor trupin shpesh herë, sidomos gjymtyrët e tij, për të treguar gjendjen e tij sentimentale. Për shembull kur njeriu ndjen kërcënim kryqëzon duart e tij, ose kur ndjehet i lodhur, kerrus shpinën. Por përtej ngarkimit sentimental, trupi ynë mund të bëhet objekt vëzhgimi për dikë që është njohës i kësaj gjuhe dhe të zbulojë më tepër anë të fshehta të karakterit tonë. Mund të zbulojmë shumë gjëra mbi karakterin tonë gjatë veprimeve tona dhe sidomos kur vallëzojmë.

Një pikë tjetër shprehëse ( nëse jo më shprehësja) gjithashtu që dërgon shenja, është koka dhe sidomos fytyra. Me këtë logjikë mund të merremi pastër dhe vetëm me shprehjet e ndryshme të fytyrës, dhe mund të konkludojmë në konkluzione të ngjashme. Pra mund ta konsiderojmë si një mikrotrup që nëpërmes drithërimave muskulore të tij , ne arrijmë të kuptojmë gëzimin, hidhërimin, qetësinë, frikën, surprizën në krahasim me të gjithë trupin tjetër, pasi kur flasim me dikë , pjesa që do përqëndrohemi më tepër është fytyra e tij për të ckoduar ato që na thotë, se sa në të gjithë pjesët tjera të trupit.Por kjo është edhe një kurth për vetë bashkëfolesin i cili mund të ketë stërvitur muskujt e fytyrës së tij, ndërsa i gjithë trupi i tij e përgënjeshtron.

Gjuha e Trupit tejkaloi shpejt kuadrin e kërkimeve shkencore , dhe gjeti zbatime të stërmëdha në marketingun bashkëkohor, në politikë, reklamë dhe në sociologji.

Por leximi që mund ti bëjë dikush mendimeve të tij , nëpërmes një ushtrimi mbi vëzhgimin e gjuhës së trupit , nuk është vetëm dicka interesante por arrin dhe të bëhet edhe e frikshme. Sepse tregon nivelin që ne si njerëz të thjeshtë mund të bëhemi marrës dhe të mos arrijmë të balancojmë mijra mesazhe jo verbale që marrim për cdo ditë nga njerëz ekspertë që mundohen të na imponojnë mendimet e tyre, artikujt e tyre, nëpërmes reklamave, Medias, kinemasë dhe shumë mënyrave të tjera.

Por shumë njerëz mund të pyesin veten , nëse shenjat jo verbale i kemi që në lindje apo i kemi përvetsuar , janë trashëgimtare apo u arritën me ndonje mënyrë tjetër?

Është kryer një hetim – studjim nga një skuadër shkencëtarësh duke përdorur një shumë të madhe të dhënash të mbledhura nga vëzhgimi i njerëzve të shurdhër ose të verbër të cilët nuk do të mund ti kishin mësuar këto shenja nëpërmes një kanali dëgjues apo shikues, dhe gjithashtu nga vëzhgimi i gjesteve të popujve të ndryshëm dhe qytetërimeve të ndryshme, por edhe nga studjimi i të afërmëve më të ngushtë të njeriut sic janë majmunët. Rezultatet e këtij hetimi treguan se disa gjeste janë të fituara më vonë dhe disa të tjera i kemi që nga lindja.

Gjithashtu shkencëtari gjerman Eibesfeldt zbuloi se shprehjet e buzëqeshura të fëmijëve që sapo lindin të shurdhër apo të verbër ndodhin pa u mesuar apo imituar, pra janë të përvetësuara.

Shumë shkencëtarë të tjere mbështetën mendimin e Darvinit, përsa u përket shprehjeve të lindura kur ata studjuan shprehjet e fytyrës së individëve nga pesë qytetërime të ndryshëm. Dhe kështu arritën ne konkluzionin se përsa u përket emocioneve bazore të individëve, mënyra e shprehjes është e njëjtë.

Për shembull kur kryqëzojmë duart tona , vëmë të djahtën apo të majtën poshtë? Shumica e njerëzve nuk mund të përgjigjet saktë nëse nuk e provon përsëri. Gjë që do të thotë se është një veti që e kemi nga natyra. Gjithashtu krijohet një pyetje më tepër, nëse lëvizjet tona janë veti të zotëruara nga qytetërimi në të cilin jemi rritur, apo jane nga natyra apo na janë bërë ves? Për shembull kur një njeri parakalon nje femër të bukur në një rrugë të mbushur me njerëz, zakonisht ai kthen kokën pas duke e parë përsëri atë, ndërsa femra kthehet nga ana tjetër. Ndoshta e bën në mënyrë instiktive për të mbrojtur trupin e saj, apo ndoshta i është bërë ves duke parë femrat e tjera.

Ashtu sikurse dhe thamë më lart, disa gjeste apo pozicione në qytetërime të ndryshme mund të jenë të përbashkëta dhe të tjera jo, me pasojë të keqkuptohen nga popujt respektivë. Për shembull shprehjet e përbashkëta janë: Kur njerëzit janë të lumtur qeshin, kur janë të mërzitur ose të nxehur janë të ngrysët. Ulja e kokës do të thotë po, e kundërta jo. Një fëmijë kthen kokën anash ose nga ana tjetër kur të ketë mbaruar ushqimin, sikurse nëse pi nga e ëma ose jo.

Ngritja e supeve gjithashtu është një shembull i mirë i shprehjes botërore që përdoret ateherë kur individi nuk e di ose nuk kupton se për cfarë po i flasin. Por lëvizjet dhe gjestes ndryshojnë nga qytetërimi në qytetërim. Është i njohur shembulli me dy gishta ose V , apo edhe gjesti ok që bejmë me duke rrumbullakosur gishtat. Gjesti ok është përhapur në të gjitha vëndet anglishtfolëse, por gjithashtu edhe në Europë dhe në Azi në disa vënde mund të ketë një kuptim krejt tjetër. Për shembull ne Francë ky gjest nënkupton zero ose asgjë, në Japoni nënkupotn para, dhe në disa vende të mesdheut zakonisht nënkupton vrimë, që është mënyra që i drejtohen një mashkulli që është homoseksual.

Një gjest tjetër gjithashtu i njohur është edhe ai i ngritjes së gishtit të madh të dorës në SHBA, Australi dhe në Bretani, gjest i cili ka 3 kuptime: Përdoret si shenjë për autostop, si shenjë për ok – gjithcka në rregull, dhe gjithashtu përdoret si sharje.

Gjithashtu në Itali përdorin gishtin e madh si numrin një dhe gishtin tregues si dyshin, ndërsa në Amerikë dhe në Angli përdorin gishtin tregues për njëshin dhe të mesmin për dyshin. Shenja me dy gishtat – V, që folëm më lart, në Bretaninë e Madhe dhe në Australi është sharje. Ndërsa Corcill e imponoi gjatë luftës së dytë botërore si një shenjë fitoreje por me dorën e drejtuar nga jashtë, ndërsa sharja e ka dorën e drejtuar nga ai që e bën.


SHEMBUJ INTERPRETIMI TË GJUHËS SË TRUPIT:


Kryqëzimi i duarve- zakonisht nënkupton mbrojtje ose kundërsulm. Së bashku me uljen e kokës nënkupton absolutitet

Lëvizja e duarve sipas fuqisë nënkuptojnë ndjenjat respektive si për shembull, admirim, zemërim, habi, frikë.

Pozicioni embrionik – nënkupton pasiguri dhe ndjenjë rreziku

Ecje krenare me supe të ngritura, trupin drejt – nënkupton vetëbesim dhe ndjenjë mbizotërimi

Shikim i ultë – nënkupton fajësi, përpjekje fshehjeje sekretesh

Vendosje e duarve në mes – nënkupton Triumf nëse bëhet me duar, dhe zemërim nëse bëhet me grushta.

Mbështetje e kokës tek duart – nënkupton mërzitje

Mbulim i trupit me duar – nënkupton paptritmësi ose shokim. Ose kur shoqërohet nga fjalë nënkupton gënjeshtër.

Ndërthurje gishtash dhe mbështetje koke – nënkupton reflektim

Kruajtje koke dhe levizje mekanike – nënkupton bezdisje të vogla gjatë dialogut – siklet, nervozitet, ankth dhe mendim

Sigurisht nuk duhet të harrojmë se në fjalët verbale, shumë fjalë kanë rëndësi të ndryshme dhe kështu edhe tek gjuha e trupit shumë pozicione tonat mund të keqkuptohen sepse bazohen edhe tek faktorë të tjerë të jashtëm dhe mjedisorë. Për shembull kryqëzimi i duarve, që zakonisht nënkupton agresivitet dhe mbyllje ne vetvete, ka një tjetër kuptim kur personi ka të ftohtë.

Kryqëzimi i këmbëve konsiderohet një levizje e permbajtjes seksuale kur bëhet nga femra dhe sidomos kur ky kryqëzim bëhet anash, por ndodh edhe kur njeriu është mpirë pasi qëndron i ulur për një kohë të gjatë. Gjithashtu në një shtrëngim duarsh, ka rëndësi se cili do ta fillojë por edhe ka të bëjë me pozicionin e duarve, duart mund të jenë të shtrënguara fort ose lirshëm, dora e njërit lart dhe e tjetrit poshtë, që kjo nënkupton kontrollin e marëdhënies, por edhe dikush mund të bëjë një shtrëngim duarsh të lehtë pasi mund të vuajë nga artriti dhe mundohet të shmangë shtrëngimin e duarve që nuk do të thotë një lehtësi ndjenjash kundrejt bashkëbiseduesit të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: Gjuha e Trupit Njerezor    Sat May 12, 2012 1:22 am

GJuha e zemres

QETËSIA

Është gjuha e zemrës. Nuk i nevojitet asnjë përkthim.
A ka nevojë të flitet ?

• Në të vërtet, zemrës nuk i nevojitët të flas. Vetë trokitjet e saja të bashkojnë me gjithë kreacionin.

• Kur mendja llomotit, zemra s’është plotësisht e hapur.
Mendja fajson vetë neve apo dikend tjetër, apo ankohet “s’vlej asgja”.

Apo thotë se dikush tjetër nuk vlen. A po e shihni këtë ?
Mendja gjithnjë oscilon:E hidhëruar është për shkak të dikujt tjetër apo për shkak të vetit, e hidhëruar për shkak të kaluarës, duke vuajtur për të kaluarën apo është e shqetësuar për të ardhmen.

Mendjes nuk I pëlqejnë gjërat e thjeshta. Ajo dëshiron të gjitha ti komplikojë. Dhe duke vepruar kështu, mendja nuk e lejon zemrën të jet e pastër, e thjeshtë dhe natyrale.

Egoja ka si natyrë që gjithmon dëshiron dicka të vështirë dhe të komplikuar. Mirëpo zemra është e kundërt me egon; ajo është e thjeshtë, e pastër dhe natyrale.

Zemra yte nuk mund të gjejë asnjë gabim te askush. Nuk mund të fajsoj ty, sepse kur hapet zemra, hapet pafundësia, Perëndia.

Nëse je zemër-hapur, atëher askend s’mund ta fajsosh, sepse gjithkend e sheh si pjesë të vetvetes. Atëherë kur nuk e shfrytëzojmë aftësinë tonë të jemi në veti, kur nuk vetëdijsohemi, atëher mendja gjithnjë ankohet (shetitë).

Ekzistojnë vetëm dy zgjidhje: Mund të jemi falenderues apo të vazhdojmë me ankesa. S’ka asgja në mes të këtyre dyjave. Duhet të zgjedhim njërën apo tjetrën.

Kur jemi falenderues, nuk mund të ankohemi.
Kur ankohemi, sigurisht që s’mund të falenderojmë.
Mendja ankohet për atë që e ka dhe atë që se ka.

Shumë të vetmuar ankohen (ju vjen keq) që s’kanë mundur të gjejne partner të përshtatshëm.

Mirëpo, poashtu shumë njerz të martuar ankohen se e kanë pasur shumë më mirë kur kanë qenë të vetëm.

I punësuari ankohet sepse i duket puna që kryen e vështirë (shumë e rëndë) dhe me shumë strese.

I papunësuari ankohet që s’ka punë.
A po e shihni këtë ?

Nëse bënë vapë e madhe, mendja ankohet duke thënë: ’Oh, është tepër nxehtë’

Nëse bie shi, mendja ankohet poashtu, duke thënë: ‘U po bjen shi’
Personi i cili ka dëshirë të ankohet, mund të ankohet (lirisht) në cfardo situate.

Kur ZOTI krijoi njeriun, njeriu i ankohej për cdo ditë për cfardo imtësie, duke u ankuar për gjithëcka. I lutej zotit të vinte, mirëpo kur ai vinte, njeriu i thoshte: ‘Çka erdhe tani, eja më vonë. Ke ardhur shumë herët’.

Nëse ZOTI nuk vinte, njeriu ankohej përsëri duke thënë: ‘Sa herë të kam thirrë, ti je vonuar’.

ZOTI me të vërtet u lodh nga këto ankesa dhe vendosi të ik dhe të fshihet, gjë që nuk ishte aq e lehtë. E dinte se njeriu do të shkonte edhe në Hënë për ta gjetur.

Kështu duke ikur takoj një të menCur, i menquri i pëshpëriti zotit në vesh: ‘Fshehu në zemrën e njeriut. Njeriu kurrë nuk shkon atje’.
Që nga ajo dite, ZOTI, fshihet ne zemrat e njerzve. Kushdo qe shkon atje s’do te ankohet më! Do ti ndalen ankesat.

Atje-këtu një prej një million njerzve shkon në zemrën e vet dhe e gjenë ZOTIN. E kur njeriu e takon ZOTIN në zemrën e vet, ankesat marrin fund.

Ne e adhurojmë të kaluarën. Gjithnjë e falenderojmë të kaluarën dhe e ngrisim lart në qiell. Ose e zmadhojmë dicka që është larg e që s’mund të arrijmë. Mendja ndihet mirë me ideale dhe sende të larta.
A po ju duket interesant, apo jo ?

Kur njeriu shikon larg në të ardhmen apo në të kaluarën, ai në atë moment nuk e dallon ZOTIN këtu, tani, në të tashmen, në zemrën e vet.

Ne mendojmë që në të ardhmen, kur të shkojmë, kur të vdesim do të takojmë ZOTIN. JO! ZOTIN duhet gjetur në zemrën tonë, e për këtë nevojitet të dihet gjuha e zemrës.

GJITHCKA është ZOT-i. Në botë nuk ekziston asgja, përvec Zotit. Nëse nuk dëshironi të përdorni fjalën Zot, mund të thoni Energjia ose inteligjenca.

Baza e Kreacionit gjendet në çdo gjë (në krejt) çka ekziston. E ajo është vetëm një, një diell, i cili mund të shifet prej qfardo dritareje.
Shum profet kan ardh dhe shkue nga kjo botë. Të gjithë ata kanë qenë si dritare. Në këtë dhomë shihni katër dritare. Nga secila dritare mund të shifet dielli i njejtë, qielli i njejtë. Ai diell pas murit është i njejt si ai i pari pas dritares.

Zoti është në të gjitha, poashtu edhe ne qen, mace, drunjë, fletë, bubreca – në gjithcka të krijuar. Edhe në derra. Në gjithcka.

Përmes dritares nuk mund që të mos shohesh sepse dritarja është aq e tejdukshme. Atë dashuri – atë dashuri dhe atë qetësi atje s’ka mundesi mos ta shijosh. Nuk mundesh mos ta shohesh fuqine e ekzistencës. Krejt është një.

QETESIJA

Qëllimi i fjalëve, i të gjitha fjalëve që i përdorim, i gjithë asaj që flasim, është të arrijmë qetësinë dhe dashurinë në zemrat tona.

QETESIJA

Nëse fjalët tona sjellin joqetësi në mendjet e njerzve, atëhere ato se kane arrit qëllimin. Ato nuk janë me vend.

Pyetje: Si mund ta arrijm këtë qetësi të zemrës ?

Përgjigje: FALENDEROHUNI (bëhuni të falenderueshëm)!
Nëse kjo është vështirë, atëherë bëni (ushtroni) ca teknika – si meditimin, ushtrimin e frymarrjes, ushtrime trupore dhe kjo mund t’ju ndihmoj që mendja të qetësohet.

Kur kundërshtoni, kur jeni të shqetësuar për diçka, nuk mund të jeni të falenderueshëm, apo jo ?
JO. Mirëpo mund të jeni të vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendeni – e kjo është hapi i parë.

Kur mendja kundërshton (përfol) ajo nuk është e vetëdijshme se kundërshton (përfol). Hapi i parë është të vetëdiesoheni (të kthjelleni).

Dhe atëherë, pasi të vetëdijësoheni për ate çka keni, zemra do t’ju mbushet me falenderime. Atëherë do të zhduken të gjitha përfoljet. Do të bëheni shumë të thjeshtë, shumë natyral, plot dashuri dhe të lirë.

Pyetje: Besoj se Zoti është plot dashuri dhe i mëshirshëm. Dhe ti tani tha se Zoti është në të gjitha krijesat, në cdo gjë.

Pse atëherë ekziston aq shum e keqja (veprimet e kqija) ? E shoh këtë edhe në vetveti, përpos në të tjerët. Prej nga vjen e keqja (veprat e kqija) ???.

Përgjigje: Kjo është e keqja (duke e mbajt nji nyje të lidhur në petkat e tija).
Kjo është e mira (e zgjidh nyjen).

E keqja nuk është asgja tjetër vecse një nyje. Kjo s’është ndonjë materie. Ajo nuk është natyra juaj. Ajo është vetëm stres dhe presion. Nëse një person i mirë është nënpresion (shtypje) të përhershme nëse nuk e lejoni të flejë dhe me qëllim e nënshtroni presioneve të ndryshme, do të bëhet AGRESIV, përveq nëse është plotsisht i shenjtëruar (apo i përndritur). Apo e shihni (dalloni) këtë ?

Gjërat e kqija apo Veprimet e Kqija s’janë asgjë tjetër përvec mungesë e dashurisë, mungesë e dijes, mungesë e fatit. Sikurse terri.
Cka është terri ? A është materie ? JO.
Kjo është vetëm munges e dritës (ndriqimit).
A është pra stresi materie ? JO (nuk është).

Nuk ekziston askush i keq në këtë planet. Për atë Jezusi tha:”Duaje të afërmin tëndë sikurse vetëveten”. Secilin sikurse veten. Edhe atëherë kur e gozhduan tha:”Falju. Nuk din çka bëjnë”. Nuk i mallkojë duke thënë:”Ata janë njerz të kqinj”, Jo, sepse ata jetonin në mosdije. Nuk ishin të dijshëm.

Kur Jezusi ishte gjallë, Njerzit besonin në [e festonin] MOJSIUN dhe të tjerët që ishin para tij.
Nuk mundnin me e pa VEPRËN E PERENDISE (me e besu) në JEZUSIN, para vetit, sepse mendja është e gëzuar kur sheh veprat e Perendise në të kaluarën apo diku në ardhmëri, larg, e asnjiherë afër.

Cili është DEFINICIONI I ZOTIT ? Zot domethënë GJITHPËRFSHIRJE, Ai I cili është krejtpërfshirës.

Cdo të thotë krejtpërfshirës ? D.m.th që është kudo, si në mua, si në ty dhe në të gjithë njerzit tjerë. Mirëpo Zotin s’mund ta shohim (ndiejmë) kur mendja është nën stres. Diellin nuk mund ta shohim nëse qelqi nuk është i tejdukshëm, apo dritarja e hapur.

Gjendja e falenderimit ju ndihmon për fshirjen e dritareve tuaja. Ushtrimet, meditimi, frymarrja, pranajama, gjithashtu ju ndihmojin për fshirjen e dritareve, largimin e gjitha streseve, dhe ju bëjnë të ndiheni bukur përmbrenda vetit dhe plot falenderim.

Do tju tregoj një tregim: mësuesi me nxënësin udhëtuan prej fshatit në fshat duke mësue dhe ndihmuar njerzit. Kur erdhën ditët me shi, u vështirësua udhëtimi dhe vendosen të kthehen në koliben e tyre në maje të bjeshkës.

Kur arritën atje panë se fërfllaza e madhe ju kishte shkatrruar gjysmën e kolibës.

Nxënësi u nevrikos. I tha Zotit:”A s’munde me na ruajt këtë kolibë të vogël ? Mësuesi im dhe unë pa kursim po bëjmë punën tënde, po shkojm përqark dhe po i ndihmojmë njerzit, e ti smunde të jesh I mëshirshëm ?
Njerzit po thonë se je shumë i mëshirshëm, e ti nuk e mbrojte as këtë kolibë tonën të vogël, vendstrehimin tonë!” Ashtu e përfolke.

Por, a e dini çka tha Mësuesi ? Mësuesi e shikoi kolibën dhe ishte shumë i gëzuar. Ai tha:”Na ruajte vendin për fjetje. Fërfllaza ka mundur të e bart tërë kolibën, e ti ishe aq i mëshirshëm, aq i mirë ndaj nesh ashtu që na ruajte vendin ku mund të qëndrojmë”.

Zemra ju mbush me gëzim dhe filloi të këndoj, vallëzoj dhe meditoj.

A po e shihni që në situatën e njëjtë, mendja e PAFALENDERUESHME thotë:”U, e bëre këtë, e bëre atë, ma bëre të padrejtë”.

Mendja e falenderueshme thotë:”Sa bukur. Faleminderit. Je I mrekullueshëm”.

Gjuha e Mësuesit është Gjuha e Zemrës.

Mësuesi gjithnjë flet me Gjuhën e Zemrës. Me këtë gjuhë, Ai mund të komunikoi me drunj, me shtazë, me krejt kreacionin. Në të kundërtën, ai nuk është Mësues. Fjalët përdoren vetëm se jemi mësuar (na është bërë shprehi) ti përdorim, mendja jonë është mësuar me to. Edhe pse, ato (fjalët) asapk nuk nevojiten.

Cfarëdo që bëni me dashuri (vullnet), ju duket që skeni bërë mjaft. A po e kuptoni këtë ?

Nëse keni për të festuar ditëlindjen e nipit, djalit apo vajzës tjuaj do të keni shumë punë gjatë pergatitjes dhe rregullimit. Mirëpo, sado që mundoheni, ju duket se mundeni të e bëni më mirë, sepse këtë punë e bëni me dashuri (me vullnet).

Nëse punoni pa vullnet (dashuri) atëherë sapo pak që punoni (bëni) do të thoni:”Oh, sa shumë kam bërë”. Kjo është pika e kthesës. Kur mendja thotë:”Aq shumë kam bërë”, atëherë ajo fillon të përflet (Ankohet).

Pyetje: Mistikët krishterë thonë se Zotin duhet kërkuar në vetëvete. Gjersa në Lindje thonë se deri te Zoti mund të arijmë përmes mësuesit. A mund të na thoni, ku është këtu e vërteta ?

Përgjigje: Mësues është ai që të vetëdijëson, i cili të (mëson) jep dije se kush je ti në të vërtet. Kur je me mësuesin, atëherë kupton çka mund të bëhesh, si mund plotësisht të lulëzosh në dashuri gjatë jetës sate.

Mësues nuk është ai, i cili thotë: “Përcjellëm, dhe ndoshta pas dhjetë ose 15 vjetve do të dish dicka”. JO. Nevojitet kohë e shkurt, disa muaj.

Si sythi i lules, i cili celet për cdo ditë, cdo moment poashtu edhe ti celesh (hapesh) shumë e më shumë.

Pyetje: Thonëse vetëm Mësuesi mund ta njoh Mësuesin tjetër. Si munden ata që skan fare intuitë ta dinë se kush është Mësues ?

Përgjigje: Të gjithë kanë intuitë, mirëpo nëse mendja jote është e mbushur me dyshim, nëse shumë mendon, atëherë intuita nuk pranon (reagon). S’ke nevoj në fillim ta zgjedhish Mësuesin. Vetëm ushtro disa teknika. Lëre që mendja të qetësohet dhe zemra të filloj të hapet. Atëherë do ti kuptosh të gjitha.

Mendja gjithnjë ka tendencë të dyshoj. Dyshimi është pika fillestare. Prej këtu, thoni: “Nuk munden të gjithë të jenë të mirë”. Dyshimi është gjithnjë i lidhur për të mirë.

A e keni vrejt këtë gjatë jetës tuaj ? Asnjëherë nuk dyshoni se jeni të padisponuar. A e pyetni vetin ndonjiherë: “A jam në të vërtet i padisponuar ?” Në këtë nuk dyshoni.

Mirëpo, nëse jeni të gëzuar (I disponuar), atëherë dyshoni: “A jam me të vërtet i lumtur? A është kjo ëndërr, A është ky iluzión i imi apo ndonji fantazi ?”

A po e vreni këtë ? Nuk dyshoim kur jemi jo të lumtur. Nuk dyshojmë se a është dikush i inatorsur (hidhëruar) në ne.
Nuk pyesim a është me të vërtet i hidhëruar; A është me të vërtet ai njeri i keq ?”
Në këtë nuk dyshojmë. Mirëpo, dyshojmë në mirësinë e dikujt. Nëse është dikush i hidhëruar, negativ apo i padisponuar në këtë nuk dyshoni. Këtë e merrni si punë e kryer.[d.m.th pa paramendim] se është njeri i keq.

Nëse dikush ju ka ofendu, nuk thoni: “A e ka pas qëllim të ma bëjë këtë ?
Nuk besoj. Ai e bëri ate për shkak të streseve të tija, por në mbrendi dhe ai duhet të jetë I mirë. Ai është me të vërtet njeri shum I mirë.”.

Ne, ngjarjet nuk i shikojmë në këtë mënyrë. Ne e marrim si punë e kryer, se të gjithë janë të kqijë. Atëherë ne dyshojmë në mirësinë e njerëzve.

Nëse e ndryshoni qëndrimin – dmth – nëse dyshoni në të kqijat e njerzve, atëherë do të besoni në mirësinë e kësaj bote.

Kjo është ndrrim i madh. Mirë është të dyshohet. Dyshimi dhe Besimi janë dy anët e kundërta të paras së njëjtë, mirëpo duhet ti vendosni në vendin e vetë (që ju përket). Dyshoni në vetit e kqija të njerzve. Askush nuk është i keq në të vërtet. Kjo është gjuha e zemrës.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjuha e Trupit Njerezor
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane‏
» Agron Duro: Fjalët e huaja dhe gjuha shqipe
» Tri ese gjuhësore nga Ejup Ceraja
» Niko Stylos: Gjuha e ilirëve – gjuhë e shqiptarëve
» Kolegji amerikan Monroe i New Yorkut gumezhiti nga gjuha shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: