PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 “Kiameti” i Murgullës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: “Kiameti” i Murgullës   Sun Apr 08, 2012 12:05 pm

“Kiameti” i Murgullës së Podujevës


Ka dy ditë që diçka e pazakontë, që nuk ka ndodhur kurrë më parë, është duke ngjarë në fshatin Murgullë të Podujevës. Ky fenomen ka nisur t’i shqetësojë banorët e asaj zone.

Dymbëdhjetë familje që banojnë në këtë fshat kanë filluar të besojnë se janë të parët që po përjetojnë fundin e botës, shkruan gazeta Express.

Ata nuk e dinë se kush ka thënë se ky vit mund të jetë fundi i botës, por vetëm dinë që e kanë dëgjuar diku. Që bindja e tyre të jetë edhe më e thellë, tash provën e saktësisë e kanë në malin përballë. Si për ta vërtetuar këtë, nga e premtja ata thjesht duhet të ngjiten në këtë kodër.

Brenda një nate, në këtë kodër, toka është çarë në gjatësi prej rreth 50 metrash dhe me gjerësi prej rreth një metri. E që besimi i tyre të shtohet edhe më shumë, në atë të çarë ka nisur të dalë ujë nga nëntoka. Të parët që e kanë vërejtur këtë fenomen ishin fëmijët, të cilët ua dhanë lajmin edhe burrave të fshatit. Lajmi u përhap shpejt.

Kjo i ka frikësuar shumë banorët, të cilët kanë paraqitur rastin në polici. Forcat e sigurisë premtuan se të shtunën do të shkojnë me ekipe gjeologësh. Por, atje nuk u duk askush. Krejt çfarë besojnë fshatarët është se kjo e çarë ka lidhje me shenja të kiametit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
“Kiameti” i Murgullës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: