PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS   Sat Apr 07, 2012 2:24 am

MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS




Energjia e kristalit dhe fuqia piramidale

Avionët dhe anijet që zhduken në shumë raste nuk lënë asnjë gjurmë. Zhduken në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta. Për shkak të këtyre ndodhive misterioze, trekëndëshi i Bermudeve është quajtur edhe "Trekëndëshi i Djallit" ose "Trekëndëshi i Mallkuar".


Trekëndëshi i Bermudeve: Çfarë ndodh?!


"Trekëndëshi i Bermudeve" (apo Bermudës) është një emër konvencionalisht i njohur për të treguar zonën e Detit të Karaibeve që përfshin Ishujt Bahamas, Ishujt Bermude, Porto Rikon dhe Kubën. Bëhet fjalë për një vend misterioz dhe njëkohësisht famëkeq, për shkak të fenomeneve të zhdukjes dhe të ndërhyrjeve që ndodhin.

Protagonistë janë pilotët e avionëve dhe të anijeve, të cilët shpesh kanë vërejtur se me të hyrë në këtë zonë busullat çmenden dhe sinjalet e radios humbasin. Është si të hysh në një botë tjetër, në një dimension tjetër. Pastaj, në mënyrë të papritur, gjithçka qetësohet dhe kthehet si më parë. Kurse herë të tjera, avionë dhe anije që kalojnë atje janë zhdukur në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Zhdukjet janë verifikuar nga '800 në vitet '70 të '900-ës, por në realitet Kristofor Kolombi në '400-ën e kish vërejtur tashmë personalisht ekzistencën e energjive të çuditshme në vend.

Një rast veçanërisht domethënës ka ndodhur në vitin 1963, kur dy avionë, pa u përplasur njëri me tjetrin, do të rrëzoheshin njëkohësisht. Në realitet, anomali në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk janë dhe aq zhdukjet sesa mungesa e mbeturinave.

Avionët dhe anijet që zhduken në shumë raste nuk lënë asnjë gjurmë. Zhduken në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për këtë ekzistojnë dëshmi të shumta. Për shkak të këtyre ndodhive misterioze, trekëndëshi i Bermudeve është quajtur edhe "Trekëndëshi i Djallit" ose "Trekëndëshi i Mallkuar".



Trekëndëshi i Bermudeve dhe mbeturinat e mbytura: Studimi i Çarlz Berlicit


Çarlz Berlici është një studiues arkeologjie që ka kryer eksplorime nënujore. Në librin e tij "Atlantida kontinenti i tetë" (1984) i kushton një kapitull të tërë Trekëndëshit të Bermudeve, të titulluar "Mbeturina të mbytura në Trekëndëshin e Bermudeve".

Në këtë libër, Berlici përcjell dëshmitë e disa marinarëve të cilët kanë vërejtur nga lart ndërtime të mbytura në këtë zonë. Ka mundësi që të ekzistojnë mbeturina të mbytura?


Çfarë misteresh fsheh Trekëndëshi i Bermudeve?


Në konferencën "Mite dhe realitete të Atlantidës" është thënë se nën ujërat e oqeanit, pikërisht në zonën e Trekëndëshit të Mallkuar, gjendet një piramidë misterioze, ndoshta me origjinë atlantidase, e cila rrezaton një energji të fuqishme. Është kjo energji ajo që shkakton zhdukjet dhe që i çmend busullat dhe mjetet e tjera të komunikimit?

Në librin e tij, Berlici flet pikërisht për këtë piramidë, bile na thotë diçka më shumë. Jo vetëm që do të ishte vërtet piramida, por se do të kishte mbeturina arkitektonike në kuptimin e vërtetë të fjalës, midis të cilave një mur me origjinë të dukshme njerëzore.

Këto rrënoja u përkasin 12 mijë viteve më parë, në mos më shumë, edhe pse natyrisht shkencëtarët këmbëngulin që t'i deklarojnë se këto mbeturina janë "natyrore".

Me këtë "qytet" të mbytur është marrë Doktori Menson Valentin, që për 25 vjet me radhë ka studiuar dhe shqyrtuar zonën nënujore në fjalë. Doktor Valentini është paleontolog, gjeolog dhe arkeolog nënujor, pse jo dhe speleolog amator dhe pilot avionësh.

Gjatë një interviste të bërë me Berlicin, ai ka deklaruar: "E gjithë zona e Bahama Benksit, gjatë akullnajës së fundit, ndodhej sipër nivelit të detit dhe u mbyt nga shkrirja e mëtejshme e akujve.

Në të gjithë zonën e Biminit ka një suksesion të vazhdueshëm skemash dhe modelesh arkitektonike, katrore dhe katërkëndore, të cilat përbëjnë konturet dhe dimensionet e atij vendi që ndodhet nën ujë. Mirëpo e gjitha kjo më bindi se dikur zona ishte e banuar nga popuj të lashtë.

Në shkretëtirën e Naxkas në Peru kam parë figura gjeometrike me përmasa të ndryshme, të cilat përbëjnë provën e pranisë së lashtë të njeriut në këtë lokalitet dhe shumë figura të tilla janë të ngjashme me modulet e Bahama Benksit".

Duke vazhduar për sa i përket qëndrimit të shkencëtarëve: "Jam i bindur se motivi sipas të cilit shumë shkencëtarë hezitojnë apo deri refuzojnë për t'i vizituar këto dhe rrënoja të tjera misterioze dhe enigmatike, është për t'u kërkuar në faktin që kanë frikë se duhet të vënë në diskutim teoritë e tyre, shpjegimet e tyre sempliciste. Preferojnë të vazhdojnë t'i konsiderojnë shumë rrënoja e statuja si kapriço të natyrës".

Pyetjes së Berlicit: "Cili popull mund t'i ketë ndërtuar këto rrugë apo mure?", Doktor Valentini i është përgjigjur:

"Të njëjtit njerëz që kanë bërë sferat e mëdha të Amerikës Qendrore, kokat e gurta të Tehuantepekut, platformat e mëdha mbështetëse të tempullit të Baalbekut në Liban dhe të atij të Maltës në Mesdhe, e njëjta racë që ka ndërtuar Stonhenxhin në Angli dhe muret ciklopike të Saksahuamànit dhe të Ollantajtambos në Peru, menhirët dhe rrugët e gurta të Bretanjës dhe rrënojat kolosale të Tiahuanakos në Bolivi, dhe statujat e Ishullit të Pashkëve - një racë parahistorike që ishte në gjendje të spostonte, përpunonte dhe realizonte blloqe gurësh gjiganteske, sipas sistemesh dhe metodash që vazhdojnë të mbesin mister për ne njerëzit modernë".



Energjia e kristalit dhe fuqia piramidale


Për të kuptuar më mirë se nga vjen energjia e rrezatuar nga kjo piramidë, duhet të marrim në konsideratë faktorë të tjerë. Në artikullin e tij "Perandoria e diellit", Pablo Ayo flet për një kristal që duhet të ndodhet në brendësi të kësaj piramide.

Ja se çfarë shkruan studiuesi: "Sipas sensitivit Edgar Cayce, në bazën e teknologjisë atlantidase ishin disa kristale, struktura atomike e të cilëve duhej modifikuar për të ndriçuar dhe përcjellë sasira të mëdha energjie të absorbuar nga toka, deti, dielli dhe nga yjet, si një lloj Vale Tesla e stërmadhe.

Shpesh këto kristale ndodheshin në brendësi ndërtesash të ngjashme me tempuj, të studiuara për të rritur potencialin e kristaleve.

Fantazi? Jo tamam. Në vitin 1970, një ekspeditë zhytësish amerikanë që po eksploronte në ujërat e Ishujve Bahamas, në kërkim anijesh të mbytura, u ndesh me një qytet të mbytur, të gjatë kilometra të tëra.

Doktor Rei Braun, i cili ishte midis zhytësve, gërmoi midis rrënojave një piramidë që "shkëlqente tamam si pasqyrë".

Disa dhjetëra metra nga maja e piramidave ndodhej një hapje që çonte në një dhomë të brendshme, në të cilën Brauni pa në ujin e pistë e të kripur një kristal të madh të mbajtur nga dy duar metalike.

Zhytësi kurajoz e mori kristalin dhe e nxori në sipërfaqe. Brauni e posedon akoma sot atë dhe pohon se kur e merr në dorë këtë kristal të rrumbullakët - në brendësi të të cilit ravijëzohen forma piramidale - ndjehet një "vibracion shumë i fuqishëm, por ndoshta është sugjestionim".

Po, ndoshta ose bëhet fjalë për potencial energjetik mbeturinë e kristaleve për të cilët fliste Cayce. "Ndërtesat e ngjashme me tempuj, të studiuara për të rritur potencialin e kristaleve", janë piramidat. Piramidat kishin pikërisht funksionin e kanalizimit të energjisë.

Në qoftë se për të rrezatuar këtë energji të fuqishme nga piramidat e Ishujve Bahamas (që për pasojë duhet t'i korrespondojë të njëjtës piramidë të Trekëndëshit të Bermudës, veç në mos pastë më shumë se një) ka qenë kristali, duke parë që ky kristal sot ndodhet në duart e Doktor Braunit, nuk duhet të verifikohen më zhdukje apo interferenca nga viti 1970 e prapa (datë në të cilën ai ka nxjerrë kristalin nga fundi i detit).

Do të duhej të investigohej mbi datat e zhdukjeve. Në qoftë se këto janë verifikuar njësoj, kjo nënkupton se piramida rrezaton energji, pavarësisht nga kristali ose që ekzistojnë shkaqe të tjera që duhen kërkuar.

Duke analizuar listat e zhdukjes së avionëve dhe të anijeve, të përcjella nga site Wikipedia dhe nga site të tjera internetore, vërejmë se zhdukjet kanë ndodhur të paktën deri në gjysmën e dytë të viteve '70.

Gjithsesi, në qoftë se ekziston një piramidë, duhet konsideruar se piramida është në vetvete një kanalizues i energjisë pikërisht prej formës së saj.

Në librin e tij "Kultura enigmatike egjiptiane", Ernesto Baròn ia kushton kapitullin e katërt të librit pikërisht energjisë piramidale dhe shkruan: "Fjala piramidë rrjedh nga greqishtja "pyramidos", që do të thotë "zjarr në qendër", domethënë energji apo nxehtësi që merret në qendër apo në pikën qendrore të këtij trekëndëshi apo piramide.

Të tjerë ia atribuojnë emrin "piramidë" fenikasesh "pirimi-din", përkthimi i të cilës është "drita" apo "masa hyjnore".

Piramidat janë një lloj centralesh atomike përftuese, gjeneruese dhe transmetuese të energjisë. Përftojnë nga kozmosi tipe dhe nëntipe të ndryshme vibracionesh, që pastaj gjenerohen në brendësi të tyre për t'u kanalizuar apo transmetuar...

Ky akumulim energjie logjikisht ndodh edhe në male. Prova qëndron në faktin që kulturat e mëdha i krijuan tempujt e tyre kryesorë në male të mëdha të quajtur male të shenjta.

Kujtojmë për shembull Malin Olimp, seli e Zeusit, babait të zotave; Malin Sinai ku Moisiu mori Tabelat e Ligjit të Zotit; kodrinën ose malin e Montserratit në Katalonjë të Spanjës, ku ndodhet Kupa e Shenjtë e Krishtit, etj.".


Ekzagjerim apo realitet?


Siç shpjegohet deri këtu, Trekëndëshi i Bermudeve ka famën se është një vend shumë i rrezikshëm dhe emri i tij rrethohet nga një aureolë misteri dhe shqetësimi. Megjithatë, jo të gjithë janë dakord me faktin se ajo që ndodh, është efektivisht e pashpjegueshme.

Disa kritika i janë bërë pikërisht studimit të Berlicit (veç të tjerash, autor i një libri pikërisht mbi Trekëndëshin e Bermudeve, me titullin "Trekëndëshi i mallkuar", 1999).

Në fakt konsiderohet se një numër i caktuar të dhënash që ai i paraqet si reale, në të vërtetë janë të falsifikuara apo të ekzagjeruara. Studime të kryera në Amerikë, në vitin 1981, nga "United States Geological Survey", theksojnë se këto evenimente të çuditshme mund të jenë përcaktuar nga "emisione metani natyror që mund të bëhen një kërcënim për lundrueshmërinë e anijeve".

Megjithatë, edhe Kristofor Kolombi kur ka kaluar aty, ka vërejtur jo vetëm keqfunksionime të busullës, por edhe "drita vallëzuese në horizont".

Kjo u shpjegua me rënien e një meteoriti (vështirë të thuash se ky shpjegim është i besueshëm).

Ndoshta do të ishte e vërtetë që studimi i Berlicit është paksa i ekzagjeruar, ndoshta kristali nuk ekziston... por duke parë që piramida rrezaton energji (dhe kjo është provuar) dhe me sa duket një piramidë nën ujë ekziston, atëherë ka mundësi që shkaku i evenimenteve nuk është as meteoriti, as edhe emisionet e gazit metan.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS   Sat Apr 07, 2012 2:25 am

Hipotezat mbi Trekëndëshin e Bermudës, nga hapësirat shumëdimensionale, Antlantida deri tek UFO-t.

Në këtë artikull do të flasim për Trekëndëshin e Bermudës, që ndodhet në Oqeanin Atlantik, në të cilin duke filluar nga 1800-a deri më sot janë zhdukur në mënyrë misterioze të paktën mbi njëqind anije dhe avionë dhe në disa raste është verifikuar që janë gjendur anije ose velierë të vegjël bosh, pa ekuipazh, edhe pse në bordin e tyre gjithçka ishte normale dhe varkat e shpëtimit ishin akoma në vendet e tyre, për këtë arsye nga një anë nuk ekzistonte asnjë motiv që të justifikonte një arratisje të ekuipazhit për arsye urgjence dhe nga ana tjetër prezenca e varkave të shpëtimit tregon se ekuipazhi nuk ishte larguar nga anija me dëshirën e tij për një arsye te caktuar, sepse në këtë rast do të kishte përdorur varkat qe siç thamë, u gjetën aty ku ishin, pa përdorur.

Do të fillojmë duke përshkruar disa raste të veçanta dhe të famshme mbi zhdukjen e anijeve dhe avionëve në Trekëndëshin e Bermudës. Pasi të kemi përshkruar këto zhdukje misterioze, do të marrim në konsiderate disa hipoteza që janë hedhur për t’i dhënë një shpjegim këtyre zhdukjeve misterioze dhe për t’u munduar të zgjidhim misterin e Trekëndëshit ëe Bermudës.Anija e parë e zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës për të cilën do flasim është Marine Sulphur Queen, e cila u nis në 2 shkurt të vitit 1963 nga Galveston për në Norfolk. Anija Marine Sulphur Queen duhej të arrinte në Norfolk në 7 shkurt. Por pikërisht në atë ditë, duke parë që anija ishte me vonesë sipas orarit të mbërritjes, Roja Bregdetare dha alarmin.Po të mendohemi mirë, kishte diçka të çuditshme në nxitimin për të dhënë alarmin, sikur ta ndjenin që kishte ndodhur diçka e keqe.

Ndoshta nxitimi i dhënies së alarmit ka të bëjë me faktin se pas transmetimit të dy mesazheve private në 4 shkurt 1963, radioja e bordit të anijes kishte heshtur çuditërisht së transmetuari.Në 8 shkurt, 7 aeroplanë fluturojnë sipër zonës që përfshihet midis Galveston Gjirit të Floridas. Por, edhe me impenjimin e njerëzve që merrnin pjesë në kërkime, nuk u has në asnjë anije, asnjë relike, asnjë njollë dyshuese. Ditën e nesërme u kryen serish kërkime, këtë radhë ëe larg por dhe kësaj here nuk u gjet asnjë anije apo shenjë e dyshimtë.Deri në 13 shkurt u ndërmorën shumë fluturime zbulimi në një sipërfaqe prej 500.000 km2. Zona gjithashtu po inspektohej nga disa anije kërkuese dhe u morën në pyetje kapitenët e shumë anijeve që kishin ndjekur hamendësisht të njëjtën trajektore të anijes së zhdukur. Edhe pse u bënë të gjitha përpjekjet nuk pati asnjë rezultat.

Kjo zhdukje e një anije të madhe ndodhur pranë bregdetit në një zone relativisht të ngushtë dhe pa asnjë sinjalizim rreziku të lëshuar nga anija është një mister i vërtetë. Sipas ekspertëve që u morën me kërkimet, dukej sikur anija të ishte zhdukur papritur pa lënë asnjë gjurmë. Gjëja më e habitshme ishte se zhdukja kishte ndodhur në një zonë të ngushtë në afërsi të bregut dhe shumë e trafikuar nga anijet.Komisioni hetimor i Rojes Bregdetare publikoi një raport shumë të detajuar mbi zhdukjen e anijes. Në këtë raport u arrit në konkluzionin se zhdukja e anijes ishte e pashpjegueshme, edhe për arsyen sepse kushtet e lundrimit dhe ato atmosferike nuk krijonin asnjë rrezik për anijen.

Tani do të marrim në konsiderate zhdukjen në Trekëndëshin e Bermudës të Cyclops, një anije e madhe që përdorej për furnizimin e trupave amerikane me bazë në Atlantikun Jugor. Zhdukja e kësaj anije ndodhi në 4 Mars 1918. Anija u nis nga Bahia në 21 Shkurt 1918 drejtuar SHBA-së por që asnjëherë nuk arriti në destinacion. Sinjalizimi i fundit për këtë anije u bë në 4 Mars, ditë në të cilën Cyclopsi ndaloi në portin e La Barbade, por kjo ishte dhe hera e fundit që dikush pa anijen sepse ajo nuk arriti kurrë në Norfolk. Sipas Komisionit Hetimor që ndërmori hetimet mbi zhdukjen e kësaj anije bëhet fjalë për një zhdukje totale, perfekte, e pashpjegueshme: asnjë SOS, asnjë relikt, asnjë varkë shpëtimi, asnjë dyshim apo provë për të kuptuar se çfarë i kishte ndodhur anijes.

Roja Bregdetare lëshoi një deklaratë kuptimplote në të cilën zhdukja e Cyclops u konsiderua si një nga më të mistershmet e të gjitha kohërave në Marinën Bregdetare.Por misteret e Trekëndëshit të Bermudës nuk mbarojnë këtu, përkundrazi, zhdukja e Cyclops është më pak e mistershme se sa ajo që do të lexoni më poshtë.Ne vitin 1881 anija amerikane Ellen Austin dalloi nga lart një velier që po shkonte drejt bregut.

Kapiteni i Ellen Austin urdhëroi afrimin drejt anijes që po përfundonte në breg por të gjithë ngelën të habitur kur vunë re se anija ishte komplet bosh, pa ekuipazh. Si hipoteze e parë menduan se ekuipazhi ishte larguar nga anija nga dallgët, dhe për këtë arsye kapiteni i anijes Ellen Austin transferoi në velier disa nga ekuipazhi i tij, duke u kthyer të dyja njëra pas tjetrës.Natën tjetër papritur u shfaq një mjegull dhe, kur kjo u shpërnda, Ellen Austin u gjet vetëm në mes të detit. Dy ditë më pas velieri misterioz u rishfaq sërish dhe, çuditërisht, dukej sërish sikur nuk arrinte të mbante drejtimin e duhur gjatë lundrimit, edhe pse këtë herë velat ishin të hapura.
Anija Ellen Austin rimorkioi velierin dhe thërritën njerëzit e ekuipazhit që më parë ishin transferuar aty nga Ellen Austin.

Për habinë e të gjithëve askush nuk u përgjigj, sepse velieri ishte sërish pa asnjë ekuipazh në bord.Kapiteni i Ellen Austin kërkoi serish vullnetare midis ekuipazhit të tij që të pranonin të shkonin në velierin e rimorkiuar. Këtë herë nuk ishte e lehtë të gjendeshin persona vullnetarë duke qenë se të gjithë ishin të terrorizuar nga zhdukja e ekuipazhit të mëparshëm. Gjithsesi me vështirësi u gjetën persona të tjerë, që fale shumës së parave vënë në dispozicion nga kapiteni, u transferuan në velier dhe vazhduan rrugën sëbashku.

Por jo për shumë, sepse shpejt u paraqit e njëjta skenë e tmerrshme. Gjatë natës u rishfaq sërish mjegulla që tmerroi ekuipazhin e Ellen Austin. Mëngjesin tjetër u zhduk sërish, por ditën tjetër përsëri u rishfaq, dhe këtë herë pa ekuipazhin në bord. Atëherë kapiteni i Ellen Austin u dorëzua dhe nuk dërgoi me asnjeri në velierin misterioz duke u bindur se në atë anije diçka e shtriguar kishte ndodhur, një mallkim.
Por në Trekëndëshin e Bermudës nuk janë zhdukur vetëm anije, por dhe një numër i konsiderueshëm aeroplanësh


Rasti i parë i zhdukjes së aeroplanëve që do të marrin në shqyrtim ndodhi në 5 dhjetor të 1945 dhe ka të bëjë me 5 aeroplanë ushtarake Avenger. Këta avionë Avenger u ngritën nga baza e Fort në Florida për një stërvitje por nuk u kthyen më në bazë. Duke dashur të sintetizojmë atë çka ndodhi, duhet të vëmë në dukje pikë së pari që, një orë e gjysëm më vonë pas nisjes së skuadriljes, baza e nisjes kapi një mesazh nga avionët Avenger shumë të habitshëm: pilotët e Avenger-eve komunikuan që nuk shikonin më tokën dhe si rrjedhojë kishin humbur.

Ky mesazh është absolutisht i pashpjegueshëm sepse nga një anë avionët ishin akoma afër bazës së nisjes dhe duhet ta shikonin se s’bën, nga ana tjetër qielli ishte i hapur dhe pamja e qartë. Kontrollori i fluturimit këshilloi kapo skuadriljen që të ktheheshin drejt perëndimit por përgjigjia që i erdhi nga kapo skuadrilja ishte komplet e pakuptueshme. Ai në fakt tha se nuk ishte i sigurtë për asnjë drejtim dhe tha gjithashtu se ngjyra e oqeanit ishte ndryshe nga ajo e zakonshmja.

Pas kësaj fraze të pakuptueshme njerëzit në bazën e kontrollit filluan të shqetësoheshin seriozisht, ose më mirë të themi që i kapi paniku përballë kësaj ndodhie të pazakontë. Dukej sikur avionët Avenger kishin përfunduar në një dimension tjetër ku ngjyra e detit ishte ndryshe nga jona. Kaluan minuta të gjata plot me ankth.Pas rreth gjysëm ore kontrollori i fluturimit kërceu nga karrikja kur mori një mesazh të ri jo më pak të pakuptueshëm. Në fakt kapo skuadrilja i avionëve Avenger komunikoi se nuk dinte pozicionin ku ndodheshin avionët dhe mbylli mesazhin e tij me këto fjalë enigmatike: duket sikur jemi… Pas këtyre fjalëve kontrollori i fluturimit humbi çdo kontakt me avionët Avenger dhe ata u zhdukën përgjithmonë.Tani do te flasim për zhdukjen e një tjetër avioni që ndodhi vetëm pak orë pas zhdukjes së atyre Avenger.

Dhjetë minuta më vonë nga ky mesazh i pabesueshëm komandanti i bazës dha urdhërin që një hidrovolant Mariner të fluturonte drejt pozicionit të fundit ku ndodheshin avionët Avenger përpara zhdukjes. Hidrovolanti Mariner arriti në aëe pozicion në 1 orë. Marineri dërgoi rregullisht mesazhe shumë të detajuar edhe sepse anëtarët e ekuipazhit ishin ekspertë në këto lloj kërkimesh. Komandanti qëndroi në pritje të mesazheve të reja nga Mariner, të cilat nuk arritën më. Komandanti mendoi se ishin shenjë e mirë, duke interpretuar mungesën e mesazheve me faktin që njerëzit e Mariner ishin duke u marrë me shpëtimin e pilotëve të mbijetuar të avionëve Avenger.


Megjithatë me kalimin e orëve komandanti filloi të shqetësohej dhe kërkoi të komunikonte me Mariner por hidrovolanti nuk përgjigjej. Edhe Mariner ishte zhdukur njëlloj si avionët Avenger. Menjëherë u nisën avionë dhe anije të tjera për të kërkuar hidrovolantin mariner, përfshirë këtu dhe një aeroplanmbajtës, por megjithëse kërkimet, u desh të pranohej fakti që dhe Mariner ishte zhdukur njëlloj si Avenger-ët. Këta nuk janë avionët e vetëm të zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës: në periudhën midis 1950 dhe 1995 janë zhdukur dhe 20 aeroplanë të tjerë.

Pasi kemi përshkruar zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës, do të tregojmë hipotezat që janë formuluar për të shpjeguar misterin e Trekëndëshit të Bermudës.Shumë shkurt mund të themi që hipotezat e hedhura janë 3: hipoteza Atlantida, prezenca në Trekëndëshin e Bermudës të dritareve ekstradimensionale ose dritaresh shumëdimensionale dhe hipoteza që shpjegon misterin e Trekëndëshit te Bermudës nën aspektin e UFO-ve.

Hipotezat mbi Misterin e Trekëndëshit të Bermudës

1. Hipoteza Antlatida
Mbështetesit e hipotezës së Atlantides pranojnë se nga rrënojat nënujore të kontinentit të humbur të Atlantidës dalin disa rreze vdekjeprurëse që sjellin dhe zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve. Thënë ndryshe, sipas këtyre autorëve, midis rrënojave nënujore të Atlantidës gjenden armë që u përkisnin atlantidasve dhe që janë akoma funksionale, dhe momente të caktuara që nuk mund ta dimë kur janë, nga këto armë dalin rreze vdekjeprurëse të cilat shkatërrojnë anijet dhe avionët.

Një nga mbështetësit e kësaj teze, David Zink, i ka vendosur përkufizimin këtyre rrezeve si “zjarr kristali” dhe hipotizon që këto armë nga të cilat del zjarri i kristalit, aktivohet kur bëhen bashkë një sërë faktorësh të ndryshëm, në mangësi të të cilave këto armë edhe pse akoma në gjendje të funksionojnë, qëndrojnë jo aktive. Gjithmonë sipas Zink, është gjithmonë ky “zjarr kristali” shkaku i turbullimeve magnetike dhe anomalive gravitacionale që janë ndeshur në Trekëndëshin e Bermudës.Mbështetësit e hipotezës së Atlantidës i japin një rëndësi shumë të madhe profecive të Edgar Cayce, një vegjenti të famshëm amerikan shumë të njohur në SHBA.

Edgar Cayce kur kalonte në gjendje transi e kishte zakon të profetizonte gjëra të ndryshme, midis të tjerash dhe disa që kishin të bënin me Atlantidën që ai e quante Poseidonia, që ishte emri me të cilin banorët e kontinentit të humbur quanin Atlantidën. Cayce tregoi se në Atlantidë kishte qytete të mëdha, makina të mistershme që transportonin materien dhe një gur i zjarrtë që ishte në gjendje të kapte dhe përdorte fuqinë e mrekullueshme të energjisë kozmike.Gjithashtu Edgar Cayce formuloi, kur ishte në gjendje transi, një profeci shume preçize në vitin 1940.

Ai parashikoi që një pjesë e rrënojave të një tempulli të Atlantidës, që ndodhej e varrosur nën baltën e Bimini, një ishull pak larg nga Florida, do tëe zbulohej 28 vite më vonë d.m.th në vitin 1968. Në fakt në vitin 1968 tamam në Bimini, disa zhytës zbuluan disa blloqe gurësh që mund të ishin muret e një tempulli të rrënuar, si dhe rrënoja të tjera që mund të ishin muret dhe rrugët e një qyteti të fundosur nën ujë shumë kohë më parë.Zhytje të reja dhe foto nga ajri duket të konfirmojnë ekzistencën e këtyre rrënojave. Gjithsesi duhet të themi se jo të gjithë oqeanografët janë të sigurtë së këto blloqe gurësh janë pjesë e rrënojave të Atlantidës. Duhet të themi se, edhe sikur të bëhej fjalë thjesht për shkëmbinj siç pranojnë këta oqeanografë, këta shkëmbinj janë pa dyshim me një formë shumë të çuditshme, sa të japin idenë që mund të jenë rrënojat e një qyteti të fundosur.

Edhe sikur të pranonim që këto blloqe guri janë me të vërtetë, ashtu siç duken, rrënojat e një qyteti të fundosur, nuk do të thotë patjetër që të jenë rrënojat e një qyteti të zhdukur të Atlanditës, nga momenti që niveli i ujit të detit përgjatë shekujve është ngritur më shumë se një herë dhe midis të tjerash furtunat detare mund të kenë përmbytur qytete bregdetare në të kaluarën e largët, dhe që nuk kanë asgjë të përbashkët me kontinentit e Atlantidës.

2. Dritararja shumëdimensionale
Autorë të tjerë besojnë se zhdukjet e aeroplanëve dhe anijeve në Trekëndëshin e Bermudës janë si pasojë e prezencës në këtë zonë gjeografike të një dritareje ekstradimensionale ose të një dritareje shumëdimensionale (dritaret ekstradimensionale vënë në kontakt dimensionin tonë, universin tonë, me një dimension paralel kurse dritaret shumëdimensionale vënë në kontakt dimensionin tonë me një numër universesh paralele dhe jo vetëm me një).

Këta autorë pretendojnë se pështjellimet elektromagnetike dhe anomalitë gravitacionale që ndodhin në Trekëndëshin e Bermudës janë pasojë e kësaj dritareje ekstradimensionale ose shumëdimensionale. Mendimi ynë është që kjo hipotezë, sëbashku me atë ufologjike që do të shtjellojmë më poshtë, është më e besueshme se sa ajo e Atlantidës duke qene se në disa raste të zhdukjeve të anijeve apo aeroplanëve duket sikur ato janë transportuar pikërisht në dimensione të tjera.

3. UFO
Tani do të marrim në konsideratë hipotezën e tretë për të kërkuar të zbardhim misterin e Trekëndëshit të Bermudës: sipas kësaj hipoteze zhdukjet e anijeve dhe avionëve në atë zonë janë shkaktuar nga rrëmbimet e UFO-ve. Autori që mbi të gjithë ka mbrojtur këtë tezë dhe ka kërkuar prova për ta mbështetur është ufologu amerikan Jessup që dedikoi shumë nga koha e tij në studimin e lidhjeve te mundshme midir UFO-ve dhe misterit te Trekëndëshit të Bermudës.

Për fat të keq vendimi i Jessup të vetëvritej e ndaloi ufologun amerikan në përpjekjen për të vazhduar hetimet e tij si mbi raportin për UFO dhe Trekëndëshin e Bermudës ashtu dhe mbi elemente të tjerë të fenomenologjisë ufologjike (më poshtë do të tregojmë diçka mbi vetëvrasjen e Jessup duke qenë se është një vetëvrasje e mistershme dhe e dyshimtë, shkaqet e së cilës akoma nuk dihen).


Sipas Jessup UFO-t shkaktonin zhdukjen e anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës për të rrëmbyer qeniet njerëzore. Sipas ufologut në ujerat e Trekëndëshit të Bermudës duhet të ishte një bazë nënujore aliene në të cilën transportoheshin njerëzit, anijet dhe aeroplanët që zhdukeshin në atë zonë. Jessup i jepte shumë rëndësi këtyre zhdukjeve sepse konsideronte një fakt shumë shqetësues që alienët të rrëmbenin njerëzit, sepse kjo konfirmonte faktin që kishin qëllime negative kundrejt rracës njerëzore. Duhet të kemi parasysh që në librat e tij Jessup ka vënë shpesh në dukje faktin që problemi më i madh që ufologët duhet të zgjidhnin ishte që të kuptonin cilat ishin qëllimet që kishin alienët mbi njerëzit. Shkurtimisht Jessup pretendonte se, nëse alienët vinin në Tokë, duhet të kishin motive të vlefshme për të kryer atë udhëtim.

Problemi ishte ai që të qartësonin nëse kishin qëllime të mira apo të këqia kundrejt rracës njerëzore. Nëse ata ishin pozitivë kundrejt njerëzve motivet e udhëtimeve apo prezencës së tyre në Tokë nuk duhet të shqetësonin njerëzit, ndryshe, nëse ishin negative, motivet që i shtynin drejt Tokës duhet të shqetësonin shumë njerëzit. Tani, nëse përgjegjësit e zhdukjeve të anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës ishin alienët kjo do të thotë, sipas Jessup, që ekzistonin mundësi që alienet të ishin me qëllime të këqia kundrejt njerëzve duke imagjinuar dhe pasojat e këtyre të fundit.Përveç këtyre Jessup pretendonte se pështjellimet magnetike dhe anomalitë gravitacionale prezente në Trekëndëshin e Bermudës ishin shkaktuar nga baza nënujore e ndërtuar nga alienët për të rrëmbyer njerëzit.

Vetëvrasja e Jessup
Le ta mbyllim këtë artikull me disa fakte mbi vetëvrasjen e Jessup. Policia hapi një hetim të shkurtër për të vendosur motivet e vetëvrasjes së Jessup të cilin e mbylli me shumë lehtësi dhe shpejtësi, duke thënë se Jessup u vetëvra sepse ishte akoma i dashuruar me gruan, e cila ishte divorcuar nga shkencëtari para disa kohësh. Sipas policisë amerikane fakti që Jessup ishte vetëvrarë si shkak i dështimit të lidhjes martesore ishte se ai vdiq pikërisht disa ditë pasi ish-gruaja e tij të martohej për herë të dytë. Shkurtimisht raporti final mbi vetëvrasjen e Jessup thoshte se shkencëtari, duke mos pranuar në asnjë mënyrë qe ish-gruaja do të martohej pas pak ditësh, vendosi të vetëvritej pikërisht atë dite sepse nuk donte të ishte gjallë pikërisht ditën që ajo do të martohej.

Ky shpjegim mbi vetëvrasjen nuk arriti kurrë të bindte John Keel kështu që ai filloi të hetonte personalisht mbi vdekjen e Jessup. Hetimet e ndërmara nga John Keel vunë në dukje që kishin ndodhur disa fakte të mistershme dhe të frikshme përpara veëvrasjes së Jessup. Kështu që ufologu amerikan Keel nuk pranoi dhe hodhi poshtë raportin final të hetimeve të policise lokale.Do t’ju tregojmë tani një nga faktet e frikshme që dolën nga hetimet e John Keel. Ky fakt ndodhi dy diëe përpara vetëvrasjes së ufologut amerikan Jessup.

Keel arriti në këtë fakt duke pyetur miqtë e ngushtë të Jessup, për të ditur nëse Jessup kishte përmendur diçka që mund të shpjegonte aktin e tij vetëvrasës. Këmbëngulja e madhe e Keel kur ai takoi një mik të afërt të Jessup që punonte si astrofizik në Marinën Ushtarake amerikane, dhe si rrjedhojë përveç faktit që ishte mik i Jessup ishte dhe një koleg i tij (Jessup ishte shkencëtar). Ai i zbuloi Keel-it se Jessup dy ditë para se të vetëvritej i kishte bere atij një telefonatë, në të cilën i tregonte se kishte zbuluar gjëra të tmerrshme në lidhje me UFO-t dhe gjithashtu se prej disa kohësh nuk mund të flinte më i qetë sepse në shtëpinë e tij ndodhnin gjëra të pashpjegueshme dhe të frikshme.

Miku i kërkoi Jessup të shpjegohej më mire por ufologu amerikan i tha se nuk mund t’i tregonte më shumë në telefon, për këtë arsye e ftoi të takoheshin në shtëpinë e tij dhe të bisedonin personalisht. Duke qenë se miku i Jessup në atë moment gjendej në një qytet larg atij ku jetonte Jessup, të dy ranë dakord se do të takoheshin dy ditë më vonë në shtëpinë e tij. Jessup mbylli telefonatën duke i thënë mikut të tij astrofizik se nëse banorët e Tokës do të merrnin vesh informacionet e tmerrshme që ai kishte zbuluar mbi UFO-t, do të bëheshin viktima të një terrori të pakontrollueshëm.

Për fat të keq, kur miku mbërriti në shtëpinë e Jessup pasditen e ditës së caktuar për t’u takuar, e gjeti të vdekur dhe policia i tha se ishte vetëvrarë në orët e para të mëngjesit.
Për fat të keq ne nuk do të arrijmë kurrë të dimë se çfarë gjëje të tmerrshme kishte zbuluar Jessup mbi UFO-t dhe nuk jemi as në gjendje që të bëjmë hipoteza mbi këtë gjë.

Gjithsesi jemi dakord me Keel se ajo telefonatë tregon qartësisht dy gjëra: së pari që Jessup nuk ishte vetëvrarë për faktin se nuk pranonte martesën e ish-bashkëshortes; së dyti është e mundur ashtu siç pranon dhe Keel se edhe Jessup ashtu si dhe ufologë të tjerë ishte i persekutuar nga krijesa mbinatyrore, arsye për të cilën shpjegohet fakti se përse nuk arrinte të flinte gjumë i qetë natën për shkak të fenomeneve të pashpjegueshme që ndodhnin në shtëpinë e tij.Mbyllim kështu këtë artikull duke evidencuar faktin që Keel ka pranuar shumë herë që në arkivin e tij ka mbledhur dëshmi të mbi 100 ufologëve, të cilët i kane treguar që kanë patur probleme të këtij lloji me qenie mbinatyrore, probleme të cilat i kanë ndodhur dhe vetë Keel.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS   Sat Apr 07, 2012 2:26 am

BBC -ja "zgjidh" misterin e Trekëndëshit të Bermudës

Një emision rifillon investigimet mbi traktin më afashinant të Oqeanit Atlantik, duke gjetur shpjegime racionale rreth humbjes së disa objekteve

Simone D'Ambrosio

MILANO - BBC vë nën shenjestër filmat aventuresk, të cilët u kanë përcjellë ekranit të vogël dhe atij të madh frikën, misterin dhe kanë krijuar kështu mite që ndoshta nuk ekzistojnë. Për vite me radhë ato kanë mbuluar me një vello misteri dhe tmerri Trekëndëshin e famshëm të Bermudës, duke krijuar kështu breza të tërë të apasionuarish. Njerëzit duan të dinë më shumë, shkrimtarët duan të shkruajnë për të ndoshta, duke luajtuar pak me fantazinë dhe duke zmadhuar më tej mitin, shkencëtarët duan të jenë të parët të zbardhin misterin e madh, duke ngritur hipoteza në ajër. Nuk ka më histori rreth avionëve që humbasin papritmas të gjitha gjurmët e tyre ose anije të shumta që zhduken nga çfarëdolloj radari. Misteri i trekendëshit, në kulmet e të cilit gjenden brigjet e Floridas, ?shulli i Porto Rikos dhe arkipelagu i Bermudës duket se është i destinuar për të humbur efektivitetin e tij. Me pak fjalë, Trekëndëshi i Bermudës që sot mund t'i frikësojë më pak njerëzit.

MISTERI U ZBARDH - Në përgatitjen e një serie të re radiofonike për një përçues britanik, janë gjetur disa prova të forta, të cilat mund të japin një shpjegim racional për zhdukjen e dy avionëve tregtare rreth fundit të viteve '40.

Me të gjithë propabilitetin, në një rast është folur se zhdukja ka ndodhur për shkak të mbarimit të paparashikuar të karburantit, ndërsa zhdukja e dytë ka ndodhur për shkak të një defekti teknik, që kishte aeroplani në arkitekturën mjaft të varfër të tij. Rreth gjashtëdhjetë vjet më parë, ishin hapat e parë të fluturimeve tregtare nga Londra për në Bermudë dhe normalisht nuk kishin informacione rreth asnjë rreziku.

Domosdoshmëria e një uljeje në Azzorre për t'u rifurnizuar me karburant para se të nisej përsëri për dy miljet e fundit të udhëtimit, duke mos harruar se në atë kohë kjo përfaqësonte fluturimin e pasagjerëve pa asnjë ndalesë më të gjatë në botë, e ka bërë avionin të arrijë limitin e tij të potencialit.

OBJEKTET E RIGJETURA - Më 30 Janar 1948 një Avro Tudor IV i British South American Airways - një avion ushtarak i konvertuar për shërbim ajror për shkak të masave të sigurisë së tij, u zhduk misteriozisht pa lënë asnjë gjurmë. Dhe humbën jo vetëm gjurmët e tij, por edhe gjurmët e 30 personave në bord. Investigimet zyrtare arritën në përfundimin se ajo çfarë kishte ndodhur ishte e shkruar që të mbetej një mister i pazgjidhshëm. Në të vërtetë, sipas ekspertëve të BBC-së, ekzistojnë disa prova të ndryshme që tregojnë se avioni kishte probleme teknike dhe atmosferike që kanë shkaktuar jo vetëm probleme, por edhe zhdukjen e tij edhe para se të arrinte në Azzorre.

Fluturimi në fakt duket se është pilotuar me vështirësi të mëdha deri në dymijë këmbë lartësi, duke çuar kështu në një harxhim tejmase më të madh karburanti, mungesa e oaoritur e të cilit është prova më e fortë për një ndalesë të papritur në ajër. Edhe për sa i përket zhdukjes së dytë, rreth një vit më pas, avioni protagonist ishte një Avro Tudor IV. Sërisht asnjë gjurmë të trupave apo mbetjeve të avionit. Këtë herë, nuk ka asnjë dyshim se fluturimi është mbajtur në tetëmbëdhjetë mijë këmbë lartësi në një kohë me qiell të hapur: në këtë mënyrë përjashtohen problemet e mundshme të mungesës së karburantit. Sipas atyre që kanë vëzhguar me imtësi dokumentet e investigimit, problemi në këtë rast ka qenë i natyrës tërësisht teknike. Në veçanti, thuhet se ka ndodhur një shpërthim i papritur për shkak të një rrjedhje avulli hidraulik, e cila ka ardhur në kontakt me sistemin e ngrohjes. Një hipotezë e mundshme përderisa në atë kohë teknikat e sigurisë ishin pak a shumë të vakëta dhe një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur mungesa e sitemeve antizjarr automatike.

MISTERI NË TRYEZË - Në të dy rastet nuk bëhet fjalë pra për hipoteza më shumë fantazie seç duhet. Nuk bëhet fjalë për njerëz që kanë udhëtuar para apo prapa në kohë, as për forca aliene që tërheqin çdo gjë për ta transportuar në planete të tjera as për universe paralele. Një investigim i imtësishëm dhe shkencor mund të kishte arritur pa problem në të njëjtin konkluzion me BBC-në. Megjithatë, nuk është e vështirë të imagjinosh se studiuesit, shkrimtarët dhe shkencëtarët e ndryshëm që kanë dashur të hedhin dritë mbi misterin famëmadh, janë kushtëzuar së tepërmi nga miti i zhdukjeve, i kanë anashkaluar faktet evidente dhe janë magjepsur nga shkaktarët e jashtëm. Në këtë mënyrë nuk kanë bërë gjë tjetër përveç se i kanë shtuar një fije misteri më shumë Trekëndëshit të famshëm dhe të tmerrshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MISTERI I TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Blerim Latifi i përgjigjet Jakup Krasniqit: Mos shit patriotizëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: