PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MITOLOGJI - SATIRËT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: MITOLOGJI - SATIRËT   Wed Apr 04, 2012 5:46 am

MITOLOGJI - SATIRËT


atirët (greq. Satyroi, lat. Satyri) - demonët malorë dhe pyjorë me origjinë të papërcaktuar, më së shpeshti të konsideruara për djem të zotit Hermes.
Ishin të egër, dinakë, të shfrenuar dhe përherë të hareshëm. E donin vetëm verën, gratë dhe ahengjet. Kur nuk e kullotnin bagëtinë dhe nuk i ndiqnin nimfat, argëtoheshin me valle dhe muzikë. Instrumentet e tyre më të dashura ishin kavalli, siringa, cimbala, madje, për t̛i befasuar, edhe gajdet. Njerëzit nuk i donin në mënyrë të posaçme. Nganjëherë iknin para tyre ose i sulmonin. Prej qenieve hyjnore më së shumti pajtoheshin me Sihenët dhe Panët. Prej zotërave më së shumti e donin Dionizin. Në kohërat e vjetra njerëzit më së shumti i parafytyronin kryesisht si gjysëmkafshë me këmbë dhe veshë dhie, me hundë shpatuke dhe të gjerë, ma flokë të pakrehur dhe brirë në ballë. Më vonë Satirët fituan pamje me plot kuptimin e fjalës njerëzore, dhe pamjen e tyre të mirëfilltë na përkujtojnë vetëm brirët në ballë dhe veshët e dhisë.
Nga antika na janë ruajtur me qindra piktura të Satirëve, më së shumti në vaza. Në mesin e tyre ka vepra që janë të shek. VII para e.s. dhe në mesin e krijuesve të tyre, ndër të tjerë, janë Durisi, Epikteti, Sofili, Kliti dhe Makroni. Poashtu është ruajtur një numër i madh i skulpturave dhe statutave të Satirëve. Po e përmendim vetëm të ashtuquajturin Satiri vallëzves nga Pompejët (nga fillimi i e.s., sot në Muzeun Popullor në Napoli), Satirin me Dionizin e vogël (siç duket nga shek. II para e.s., poashtu në Napoli), Satiri i cili vallëzon dhe Satiri i cili i bie Kavallit, dy trupore të vogla prej bronze të shek. II para e.s. nga Stobi, Satiri që pushon, tradicionalisht i quajtur Faun Barberini (nga fillimi i shek. III para e.s., sot në Glyptotekën e Mynihut) dhe të paktën disa kopje apo imitacione të Satirit të Praksitelit nga gjysma e dytë e shek. IV para e.s. (sot në Muzeun e Vatikanit, në Villa Borghese dhe gjetiu). Trupore nga koha e re, vepra skulpturale të formatit të vogël dhe piktura të Satirëve ka me shumicë. Po i përmendim te paktën dy piktura në vaza, në të cilat paraqitet Satiri me nimfa që janë vlera muzeale, ndonëse nuk janë me origjinë të antikës: i ka pikturuar Pablo Pikaso në vitin 1950 (sot në Muzeun Metropolitan në Nju Jork).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MITOLOGJI - SATIRËT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faruk TASHOLLI: DHIFQAT E KOSOVËS - Satirë në stilin popullor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: