PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MITOLOGJI - TANTALI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: MITOLOGJI - TANTALI   Wed Apr 04, 2012 5:45 am

MITOLOGJI - TANTALI


Tantali (greq. Tantalos, lat. Tantalus) - i biri i Zeusit, zotit suprem, mbret në Sipil, qytet në Lidi.

Ka jetuar gjatë në lumturi, të cilën mund ta arrijë njeriu. I ati i tij e ka dashur me shumë se të gjithë djemtë e tij të kësaj bote,i ka dhuruar pasuri dhe mirëqenie, i ka mënjanuar prej tij të gjitha fatkeqësitë dhe brengat, vetë dhe i shoqëruar me zotërat e tjerë e ka vizituar dhe e ftonte në Olimp për të marrë pjesë në gosti dbe mbledhje të zotërave. Dashamirësia e Zeusit ia rriti mendjen Tantalit. Filloi të konsiderohej jo vetëm mbinjeri, por edhe zot i njëjtë me Zeusin. Atë që nga tryeza e zotërave e merrte ushqimin që ia siguronte jetën e rininë e amshueshme dhe që ua ndante miqve, Zeusi ia fali. Nga dashuria ndaj tij ia fali edhe fajin pse i tregonte fshehtësitë nga këshillimet e zotërave, që është dashur të mbesin të fshehta për njerëzit. Më në fund, Zeusi nuk e dënoi as atëherë kur në mënyrë madhështore e refuzoi propozimin e tij që t'ia plotësojë çfarëdo dëshire: "Çfarë nevoje kam për zotërat", tha. "Fati që ma përcaktoi kismetin është më i mirë se fati i zotërave!" Por, çdo gjë i ka kufinjt e vet. Posa Tantali i kapërceu dhe filloi t'i gënjejë zotërat, Zeusin e lëshoi durimi. Për herë të parë kjo ndodhi kur Tantali bëri be rrejshëm para zotit Hermes, se në pallatin e vet nuk e fshehte qenin e artë, që ia ka sjellë Pandori, mbreti i Efezit. (Në të vërtetë ky qen është dashur ta ruajë dhinë, Amaltea, që me qumështin e vet e ushqente Zeusin, por Pandori e kishte vjedhë dhe kur u frikësua se zotërat do ta gjejnë tek ai, ia dha Tantalit). Megjithatë, edhe tani Zeusi nuk e dënoi, por vetëm iu kërcënua. Mirëpo, herën tjetër kërcënimin e vet e zbatoi.

Tantali, në të vërtetë, bëri atë për, çka zotërat ishin tejet të ndieshëm: preku në gjithëdijshmërinë e tyre. Deshti që ta provojë, kjo me siguri do të mbetej pa pasojë sikur provimi, që për këtë qëllim e ka menduar, të mos ishte aq i tmerrshëm. E vrau djalin e vet, Pelopsin, e coptoi në grimca dhe të përgatitur me shije ua ofroi zotëravie për ushqam. Kuptohet, se zotërat e dhanë këtë provim dhe ushqimin as që e prekën. Vetëm hyjnesha Demetra e hëngri një copë shpatulle, madje vetëm për shkak se qe e habitur, e kapluar me brenga për bijen e vet, Perzefonën, që e kishte rrëmbyer zoti Had dhe e kishte dërguar në botën nëntokësore. Zotërat e zemruar dhe të ofenduar u çuan prej tryezës, Pelopsin e grimcuar e qitën në kazan dhe e zien sërish, ndërsa zoti Hermes, me urdhër të Zeusit, e ringjalli. Copën e shpatullës që e kishte ngrën Demetra zoti Hefest e zëvendësoi të përpunuar prej fildishit. Zeusi pastaj e shprehi gjykimin e vet: Tantali do të hudhet në perandorinë e errët të zotit nëntokësor Hadit dhe do të jetë i munduar me mundime të tmershme. Do të rrijë në këmbë në ujin e kthjellët, por kurrë nuk do të mund ta shuajë etjen. Sa herë që do të përkulet për të marrë ujë dhe të pijë, uji do t'i zhduket nën këmbë dhe do t'i paraqitet toka e thatë. Mbi kokë do t'i vehen degët e drunjve të portokajve të lëngshëm, të fikut, të dardhave, të mollëve dhe të rrushit, por posa ta çojë dorën për t'i marrë, era do t'i çojë ashtu që nuk do të mund t'i kapë. Përveç etjes dhe urisë Tantalin do ta mundojë edhe frika e amshueshme. Mbi të do të varet guri i madh që pritet të bie për çdo çast me çka do t'ia shtojë mundimet Tantalit, prej të cilave kurrë nuk do të lirohet.

Kështu tha Zeusi dhe kështu edhe ndodhi: arroganca vetvetiu e përgatit rënien e vet, ndërsa mendjelartësia nuk mund të mbetet e padënuar. Ndonese fjalët e Zeusit i shpërndau era, mundimi i Tantalit mbeti deri më sot simbol i vuajtjeve më të rënda që mund ta godasin njeriun.

Shënimi më i lashtë për Tantalin, gjendet në Odisenë e Homerit. Por atje flitet vetëm për dënimin e tij dhe jo edhe për fajin. Guri mbi kokën e tij aty nuk përmendet. Për herë të parë për shkaqet e mundimieve të Tantalit flitet në Kthimin e Hagiut, ndërsa për hollësirat ndoshta më së shumti në Tantalin e Sofokliut, por të dyja këto vepra kanë humbur. Pindari thoshte se Tantali ka vjedhë nga tryeza e zotërave ambrozin e nektarin dhe me to i gostiste shokët e vet. Sipas Euripidit Zeusi e dënoi Tantalin ngase i mbante fjalimet palavi dhe i tregonte fshehtësirat e zotërave. Sa i përket motivit të vrasjes së Pelopsit, të gjithë autorët antikë nuk janë të një mendimi. Ka edhe të tillë që pohonin se Tantali e ka bërë këtë krim me dëshirë të zotërave (sikurse edhe Abrahami i cili qe i detyruar që me vullnetin e Zotit ta vrasë të birin e vet, Isakun). Sipas të tjerëve vepra e Tantalit ka qenë protestë kundër flijimeve të njerëzve që i kërkonin zotërat e lashtë. Ndërsa guri mbi kokën e Tantalit, me të vërtetë, është disi shtojcë e palogjikshme ndaj dënimeve të tjera të amshueshme, kurse mbi "frikën e njeriut prej vdekjes" as që duhet të flitet. Mbizotëron mendimi se kjo është mbeturinë e verzionit të mirëfilltë të thjeshtë të këtij miti, sipas të cilit Tantali kinëse e ka lutur Zeusin që t'ia falë jetën e lumtur çfarë e shijojnë zotërat. Zeusi ia plotësoi lutjen, por njëherit ia vari mbi kokë gurin, i cili për çdo çast mund të bie. Në këtë e gjejmë esencën e çmueshme: njeriu kurrë nuk mund të jetë i lumtur në mënyrë absolute, sepse lumturia më e madhe, në çdo çast, mund të kthehet në kundërshti të vetën.Qoftë kështu apo ashtu, miti për Tantalin konsiderohet njëri prej shembujve më të lashtë dhe më të mirë të dënimit të mendjemadhësisë, arrogancës dhe kokëfortësisë së njeriut, shkurt asaj që greqisht quhet "hybris".

Mitologjia greke i njeh edhe dy Tantala: djalin e Niobës, bijës së Tantalit, të cilin e mbyti Apolloni për arsye të lavdëratave të nënës së tij, dhe djalin e Tiestit, mbretit të Mikenës që e ka gjetur i njëjti fat, sikurse edhe Pelopsin, djalin e Tantalit, me dallim që askush nuk e ka ringjallur. Autorët helenistikë dinë madje edhe për nënën e Tantalit. Kjo gjoja ka qenë nimfa Pluta. Bashkëshortja e Tantalit ishte e bija e zotit të lumit, Paktol, dhe quhej Eurinasa ose Klitia.

Prej pikturave të Tantalit në kohën antike më e famshmja ka qenë Mundimi i Tantalit e Polignotit në thesarin e Knidit në Delfe. Ndërkaq, për këtë dimë vetëm nga tregimet (Fakti më i vonëshëm është i Pauzanisë,në mesin e shek. të e.s.). Prej pikturave me figurën e tij janë ruajtur vetëm gjashtë në vaza prej shek. VI-V para e.s. dhe disa relieve romake në sarkofage. Piktura më e famshme e kohës së re Mundimet e Tantalit e Ticianit, e vitit 1549-1550 është zhdukur pa gjurmë kah mbarimi i shek. XVII (Për të dimë vetëm nga një kopje në gravurë).

Hulumtuesit e kohës së re janë përpjekur të gjejnë edhe Sipilin qytetin e Tantalit, ndonëse ky qytet edhe për autorët grekë nuk ka ekzistuar. E kanë kërkuar në vargmalin me të njëjtin emër (afër Smirnës, sot Izmiri-Turqi), por më kot, ndërsa i ashtuquajturi varri i Tantalit që e ka zbuluar francezi Ch. F. M. Texieri (Teksieri) në vitin 1836 nën malin Tmolen është emërtim i thjeshtë konvencional i njërit prej varreve më të lashta të Lidisë.Në tekstet greke, nganjëherë, ndeshemi edhe me "Kopshtiet e Tantalit", por me këtë tregohet diçka që nuk ka ekzistuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MITOLOGJI - TANTALI
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: