PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MITOLOGJI - FLORA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: MITOLOGJI - FLORA   Wed Apr 04, 2012 5:44 am

MITOLOGJI - FLORA

ora (lat. Flora) — hyjnesha romake e pranverës dhe e luleve.

Ishte njëra prej hyjneshave më të lashta romake, Kultin e saj kinse e ka themeluar mbreti Tit Taciu i viteve të para pas themelimit të Romës dhe është mbajtur pjesërisht edhe pas ngadhënjimit të krishterizmit. Për nderë të saj në Romë janë mbajtur kremtet solemne të ashtuquajtura Floraliet, që kanë zgjatur prej 28 prillit e deri me 3, maj. Njerëzit gjatë mbajtjes të këtyre kremteve stoliseshin me lule, madje organizoheshin edhe lojërat në cirk. Respekt të veçant ndaj saj kishte rinia. Në kohën helenistike e identifikonin me Afroditën, hyjneshën greke të bukurisë dhe të dashurisë.

Në Romë Flora ka pasur tre tempuj në kodrën Kvirinal dhe më të riun në afërsi të cirkut Maximus (i vitit 238. para e.s.). Artistët antikë shumë shpesh e kanë pikturuar. Prej shtatoreve të shumta të saja më të shquarat janë të ashtuquajturat Flora Farnese (Farneze), vepër romake, sipas origjinalit grek, me siguri e shek. IV—III para e.s. (sot gjendet në Muzeun Popullor të Napolit), ndërsa prej pikturave murale Flora nga Stabia (me siguri e vitit 60 të e.s., poashtu në Napoli); prej mozaiqeve Flora nga Baccana (Bakkana) përafërsisht e vitit 300. të e.s. sot gjendet në Muzeun Popullor Romak në Terme. Prej punimeve pikturale të kohës së re, poashtu të shumta, po e përmendim Florën e Rembrandtit e cila e paraqet gruan e vet Saskien (nga viti 1634 dhe sot gjendet në Ermitazhin e Leningradit dhe në variantën tjetër në Galerinë Kombëtare në Londër), Triumfin e Florës e Nicolas Poussinit (Nikola Pusinit) e vitit 1638—1640, sot gjendet në Galerinë e Drezdenit), dhe Florën e Jain Massysit (me siguri e vitit 1555, dhe sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Stokholm). Në pallatin e Calm Gallasit (Klam Gallasit) në Pragë gjendet piktura në tavan që paraqet Florën me Amorin e Carlo Carloneut (Karlo Karloneut), përafërsisht e vitit 1730. Prej shtatoreve të famshme është Flora e Mati Braunit, nga gjysma e parë e shek. XVIII; që sot gjendet në Lapidarin e Muzeut Kombëtar në Pragë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MITOLOGJI - FLORA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flora Durmishi: Intervistë me zonjën Liri Berisha
» Flora Durmishi: Fenomeni Vaçe Zela

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: M I T O L O G J I-
Kërce tek: