PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dinosaurët kanë jetuar edhe në ujë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc

avatar

Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 29
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Dinosaurët kanë jetuar edhe në ujë   Tue Apr 03, 2012 7:42 am

Dinosaurët kanë jetuar edhe në ujë



Dinosaurët ishin shumë të mëdhenj dhe të rënde për të jetuar veten në tokë të thatë keshtu qe duhet të kenë jetuar edhe në ujë,pohon një shkencëtar.

Profesor Brian J Ford beson se bishtat e tyre ishin shumë të mëdhenj dhe te rëndë dhe jo ne gadishmeri për të ndjekur lëvizjet e trupit te tyre. Ato nuk mund të kenë gjetur ushqim të mjaftueshëm për të mbështetur nevojat e tyre të energjisë duke jetuar vetem ne toke.

Për kete arsye, ai pretendon se ata duhet të kenë jetuar në ujë ku mjedisi i tyre do të mbështesë nje pjesën te jetes se tyre me sukses.

Duke folë në Radio 4 te programit te BBC sot këtë mëngjes te 3 prillit 2012, Profesor Brian J Ford thote se edhe ne ujra te cekëta peizazhi do të kishte qenë “dashamirës” për madhësinë trupore te tyre.

Prof Fordi, një shkencëtar dhe pedagog në Universitetin e Kembrixhit, ka thënë: “Çdo herë që shohin këto imazhe(te dinosaurve), ata janë gjithmonë të njëjta. Këto dinosaurët te mëdhenj qe kane jetuar nëpër shkretëtira te thata,mbajne bisht te madh te hapur,e cila tregon se ishin në kërkim te gjahut rreth e rrotull.”A ka kuptim” ky version ?.

“Vetëm ne se imagjinoni se ambjenti ishte ujë” – ky version papritmas merr kuptim. Ky bisht i madh, behet aktiv dhe lundrues vetem në ujë. Ai bëhet një ndihmës ne not.

“Papritmas mjedisi është në favor të tij.”

Ai shton: “teoritë e mëparshme kanë sugjeruar se ata mund të kenë, ose kanë jetuar në kënetat, dhe ju eshte dashur shumë punë per t’u transformuar ne këmbëgjatë lumenjsh për të kapur peshk.

“Pikëpamja ime është e ndryshme. Unë argumentojnë se dinosauret duhet të kenë evoluar në ujë të cekët” thote profesor Fordi.

“Nuk them se ato mund të arrijnë të përballojnë ujerat e thella, apo se ata edhe mund te zhyteshin ne thellesi, por mendoi se ata jetonin në ujëra te ceketa që pesha e tyre e madhe te lehtesohej nga keto ujera cektinash kur ata qendronin mbi te per mbështetje dhe ushqim.”

Por kjo teori e Prof Ford-it nuk ka fituar ende besimin e shkencëtarëve te tjerë, mbasi 100 vjet me pare një ekspert nga Muzeu Historik Natyror,duke pretenduar një teori të ngjashme kishte shkarkuar ”humor”ne qarqet shkencore .

Dr Paul Barrett thote: “Gjërat kanë lëvizur në një hapsire kohore te gjate shumë pak. Unë nuk mendoj se ne do të ri-shkruajme tekstet ne libra ende.Per menyren e jeteses se dinosaureve tashme ka nje shpjegim te plote. “
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: Dinosaurët kanë jetuar edhe në ujë   Wed Apr 11, 2012 10:38 pm

Dinozaurët nuk kanë mbretëruar në tokë, kanë jetuar në ujë

Brian Ford, shkencëtari nga Cambridge, beson që dinozaurët nuk kanë mbretëruar në tokë, por kanë jetuar në ujë. Pohimi i tij është nxitur nga fakti që shputat e dinozaurëve janë kryesisht të vogla, ndërsa bishtat i kanë shumë të gjatë dhe të gjerë dhe nuk janë shumë të përshtatshëm për ecjen nëpër tokë, ndërsa për navigim nëpër ujë, po.

Ford, biologu i cili ka specializuar hulumtimin e qelizave burimore, beson që shpjegimi është edhe në atë që gati kurrë nuk është gjetur gjurma e bishtave, sepse bishti i dinozaurëve ka qenë nën sipërfaqe të ujit. Në teorinë radikale të cilën e mbështet Ford, shputat e dinozaurëve kanë qenë në baltë, prandaj gjurmët janë tharë me kohë.

Sipas teorisë së Fordit është e qartë që bishtat e dinozaurëve i kanë shërbyer një qëllimi më të lartë, sepse kafshët masive si elefantët dhe rinoqerontët përndryshe kanë bishta të vegjël të cilët kryesisht nuk shërbejnë për asgjë.

“Kur mendoni për këtë, gjithçka ka kuptim. Bishti i madh muskulor është jopraktik në tokë, ndërsa gjurmët fosile të bishtave që zvarriten nëpër tokë, nuk janë gjetur asnjëherë”, ka thënë Ford, ndërsa përcjell Daily Mail.

Biologu Ford, po ashtu beson që dinozaurët kanë përdorur ujin për rregullimin e temperaturës së vet trupore, si dhe që gjahun e kanë kryer në ujë.

“Të gjitha hulumtimet, të gjithë filmat e Hollywoodit, të gjitha duhen të bëhen përsëri”, ka shtuar Ford. Dihet që disa dinozaurë të mëdhenj, si spinozaurët, kanë ngrënë peshk, ndërsa dinozaurët tjerë, përveç T-Rex, kryesisht kanë qenë barngrënës.

Disa ekspertë nuk pajtohen me këtë teori, ndërsa mes tyre është edhe paleontologu, Paul Barrett, i cili pohon që dinozaurët kanë qenë mjaft të fortë dhe që këmbët u kanë mjaftuar për t’u mbajtur në tokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Dinosaurët kanë jetuar edhe në ujë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asllan Dibrani: Gjergj Kastriot Skënderbeu edhe për se vdekuri po i tremb armiqtë!
» Urimet për Ditëlindjen time!
» Bashkatdhetarët kanë tejkaluar investimet e bashkësisë ndëkombëtare në Kosovë
» Shkrime nga Xun Çetta:Ndodhi edhe kjo
» Teuta ishte mbretëreshë ilire, ajo mëkëmbësoi të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.(A i ngjan edhe Presidentja e re e Kosovës Mbretreshës sonë)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: