PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PARACELSUSI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: PARACELSUSI   Tue Apr 03, 2012 7:19 am

PARACELSUSI





Njeriu që bashkoi shkencën dhe okultizmin


Shkenca juaj është ndërtuara në gënjeshtra dhe kjo është fatkeqësi e kohës sonë. Ju jeni mbjellës të gënjeshtrave dhe e tërë filozofia juaj është fidanishte e mashtrimeve. Veprat, e jo mendimet bëjnë prej njeriut mjekun. Shkathtësia, njohura e vërtet, nuk është e dhënë nga mbreti, Papa ose Akademiku por është dhuratë hyjnore. Unë mbroj fushën time të diturisë, jo me fjalë boshe, por me fuqinë e Arkanës, jo me atë që shesin tregtarët e bimëve, por me fshehtësitë e natyrës të cilat ajo m’i zbuloi...”




Philippus Aureolus Paracelsus, emri i vërtet i tij Teophrastus Bombastus von Hohenheim, lindi më 1493 në një fshat afër Cyrihut, Zvicër. Prejardhjen e kishte nga një familje aristokrate e cila një kohë gjatë jetoi në një kështjellë në afërsi të Shtutgardit. I ati i tij merrej me praktikën mjekësore, ndërsa nëne i ndihmonte atij në një spital të manastirit. Ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. U rrit mes natyrës së bujshme rrëzë Alpeve të larta. Njëri prej mësuesve të tij ishte i famshmi Tritemus, alkimisti më i madh dhe njëri prej teologëve më të çmuar të kohës së vet.

Nuk mund të flitet për jetën, e aq më pak për rininë e Paracelsusit, e të mos përmendet ndodhia (e cila prej shumë burimeve është vërtetuar) nga koha e pubertitetit të tij, e cila la mbresë të pashlyeshme në trupin dhe mendjen e tij. Sipas disave, e sulmoi një ushtar i dehur dhe sipas të tjerëve, ishte derri i cili ia kafshoi qeset deri sa lozte para shtëpisë. Dhe në të vërtetë, prej rreth 250 portreteve të ruajtura për të cilat thuhet se paraqesin Paracelsusin, një numër i madh tregon njeriun me shprehje femërore apo eunuke të fytyrës, plotësisht qose. Ishte i shkurtër, me trup të thukët, paksa të trashë, gati tullac. Sytë i kishte të zezë, e këndet e buzëve të lakuara poshtë duke treguar hidhëtinë dhe përbuzjen.

Mjekësinë dhe alkiminë e mësoi nga i ati dhe si i ri punoi në Tirol, nëpër miniera, ku studionte aparatet mekanike të minierave, mineralet dhe sëmundjet e minatorëve. Në atë kohë krijoi teorinë e vet për sëmundjet, dhe themeloi “jatrokiminë” (kiminë mjekësore), që i përgjigjet hemoterapisë së sotme, me qëllim që të shërbehet me proceset alkimike për mbarimin e ilaçeve, veçanërisht nga burimet joorganike. Solli në mjekësi si barëra: sulfurin, arsenin, opiumin, kripërat e merkurit, plumbit, hekurit dhe bakrit, si dhe larjet mjekuese me kripë. U mbante ligjërata njerëzve dhe studentëve të tubuar të cilët i brohorisnin. Duke punuar si mjek, nxiste zemërimin e mjekëve lokalë me mënyrat e vete joortodokse të mjekimit dhe me fjalë përbuzëse në llogari të metodave të tyre të vjetra.

Suksesi i vërtet i tij ishte se i pari përdori mineralet në mjekësi. Thoshte se “mjeku duhet t’i njeh ligjet e natyrës, por para së gjithash ndërtimin (anatominë) e njeriut. Edhe atë të padukshmen jo më pak se të dukshmen. Kështu dituria e tij do të forcohet me besim dhe po ai besim do t’i japë aq fuqi sa do të mund t’i shërojë të sëmurët, të verbëritë dhe të gjymtët.”




Shkroi mjaft vepra mjekësore dhe disa libra të zymta për okultizmin, ku ndikuan në të sintezat hermetike-kabalistike. Thuaja gjithnjë ishte i dehur me pije dhe rrallë ishte i kthjellët. Leximi i veprave të tij i ngjasonte endjes në një dhomë, në të cilën as gishti para syve nuk shihet, dhe e cila kohë pas kohe shndritej nga një shkëndijë rrufeje.

Kureshtja e tij për të vërtetën bëri që pa pra të udhëtonte nëpër Evropë dhe më tej, në Lindje. Thonë se në Konstantinopojë arriti ta gjejë “gurinë e filozofëve”.

Se nuk ishte edhe aq i kënaqur me mjekësinë, është vërejtur edhe nga shkrimet e tij, ku thotë: “Jam endur nëpër Spanjë, Francë,Angli, Holandë, Itali, Poloni, Dalmaci, nëpër Karpate... Gjithkund me kujdes mblodha dituritë dhe përvojat e vërtetuara të shkathtësisë së mjekimit. Në fund erdha në përfundim se mjekësia nuk është një shkencë që mund të mbështetësh në të, se nuk mundet mirë të shfrytëzohet sepse një ilaç mund ta shëron njeriun, por edhe t’i mbys dhjetë të tjerë. Kam menduar se e tërë kjo ishte punë e demonëve, kështu që e lash këtë profesion dhe fillova me alkiminë, por përsëri më vonë iu ktheva...”

Faza e parë e udhëtimeve të tij zgjati derisa i mbushi 32 vjet. Atëherë u vendos në Gjermani. Ardhmëria e tij si mjek apo profesor mund të ishte e lumtur dhe e qetë, por shpirti i tij i shqetësuar dhe dashuria e tij ndaj të vërtetës e sollën së shpejti në konflikt me mjekët lokal, kolegët e vet të universitetit, me farmaceutët dhe shitësit e barërave. Xhelozia e kolegëve të vetë, hidhërimi i të paditurve, urrejtja e faramaceutëve dhe e shitësve të barërave bënë që Paracelsusi të dënohet si “i huaj për të cilin nuk dihet s nga erdhi”. Pastaj kaloi në Salzburg, ku punoi dhe jetoi nën kulmin e kontit të atjeshëm. Atje edhe vdiq më 1541.

Ai bënte të qartë dallimin mes shenjtorit dhe shamanit, ku thoshte se shenjtori vepron me ndihmën e Zotit, ndërsa shamani me ndihmën e natyrës dhe forcave të saj. Për aplikimin e magjisë thoshte se kusht kryesor është besimi: “Ushtrimi i magjisë së vërtetë nuk kërkon kurrfarë rituali, ceremonie, as kurrfarë shamani, shtrigani e magjistari; nuk kërkohen as bekimet e as mallkimet. Nevojitet vetëm besimi i fortë në fuqinë e pafundme të së mirës... Fuqia e vërtet shtrihet në besimin e vërtetë, edhe besimi i vërtetë shtrihet në intuitën frymore (shpirtërore), pa të cilën besimi nuk ekziston”.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PARACELSUSI
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: