PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHIKIMI NË SHPIRTIN E NJERIUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: SHIKIMI NË SHPIRTIN E NJERIUT   Tue Apr 03, 2012 1:10 am

SHIKIMI NË SHPIRTIN E NJERIUT



Edhe pse e njohur që një kohë të gjatë. Edhe pse është eksperimentuar mjaft me të, edhe më tej ekzistojnë qëndrime kontroverse ndaja këtij fenomeni dhe rëndësisë së tij.


Njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e tij, por edhe me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji që përshkon edhe trupin e tij nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike dhe mban organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm, quhet bioenergji. Ndryshe nga energjia fizike e cila me forcën e saj vepron dukshëm në botën e jashtme materiale, bioenergjia vepron në formë më sublime dhe atë më fuqishëm në botën e brendshme shpirtërore, në kryerjen e veprimeve dhe proceseve psikike, kuptimeve mentale, përjetimeve emocionale etj.

Dihet mirë se në organizëm veprojnë lëvizje të brendshme pulsike si rezultat i tërë proceseve jetësore, e të cilat formojnë një fushë energjetike, si jashtë ashtu edhe brenda organizmit, e cila, varësisht prej kushteve, është herë më e fortë e herë më e dobët. Por në raste të jashtëzakonshme fuqia e saj rrezatuese bëhet më intensive dhe mund të vërehet edhe në spektrin e rrezeve të dritës së dukshme, ose në fushën e elektromagnetike të tensionit të lartë dhe frekuencave të larta, ajo arrihet edhe të fotografohet.

Megjithatë, kjo energji i është e njohur njerëzimit që nga lashtësia. Indianët e njohin këtë energji qysh para më së 5000 vjetësh. E konsiderojnë si energji të jetës dhe e quajnë “prana”. Gjithashtu, edhe kinezët e njohën këtë energji dhe e quajtën Ch’i e cila përmban dy polet e forcës dhe baraspeshës, jin dhe jang. “Kaballa”- teoria mistike e hebrenjve, që ka filluar të paraqitet disa qindra vjet para Krishtit, bënë fjalë për këtë energji si dritë astrale. Krishterimi portreton Isain dhe figurat e larta fetare të rrethuara me dritë mbi kokë (aureolë) etj.

Në fillim të viteve 1900, ishte dr. William Kilner ai që i pari dha informata rreth kësaj energjie njerëzore. Ai i përshkruan tri shtresa në formë të mjegullës që përshkojnë trupin e njeriut dhe këtë mbështjellës e quan “aura”. Mirëpo tek kah fundi i viteve 60’ u zbulua për herë të parë aparati që mundësonte fotografimin e auarës (bioenergjisë), dhe atë me ngjyra. Ishte elektricisti dhe fotoamatori, Sejmon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkë me të shoqën Valentinen që bëne këtë zbulim senzacional.


Semjon Kirlian


Model i përpunuar i aparatit të Kirlianit

Fotografia e Kirlianit bazohet në fenomenet e profesorit nga gjermania G. Lichtenberg, të zbuluara para më se dy shekujsh. Mirëpo tek zbulimet e N. Teslles (shkarkimi i tensionit të lartë) mundësuan realizimin teknik të këtij instrumenti. Duke u bazuar në këto studime, qifti Kirlian arriti konstruktimin e aparatit dhe zbatimin e tij në praktik për regjistrimin e këtyre fenomeneve, pra fotografimin e shkarkimeve energjetike, të cilat dukshëm ndriçojnë dhe ndryshojnë mes materieve të gjalla dhe atyre të “vdekura” në fushën e tensionit të lartë dhe frekuencave të larta.

Ky aparat, me ndihmën e një transformatori, krijon fushë elektromagnetike me tension të lartë deri në 20.000 volt, në të cilën vet objekti i fotografimit, qoftë ai gjeth bimësh, gisht njeriu apo diç tjetër, shërben si një elektrodë i cili emeton një energji të dukshme. Shkarkimi i kësaj energjie regjistrohet në një film shumë të ndjeshëm, që është i vendosur mbi një pllakë metalike, e cila është e lidhur me masën e aparatit. Dhe nga kjo energji shndritëse që krijohet mes objektit dhe pllakës metalike nga tensioni i lartë, përfitojmë pamjen e aurës të cilën e rrezaton objekti i caktuar.


Aura rreth gishtit


Aura rreth gjethit

Në këto regjistrime shihet qartë aura e objektit, diku më e fortë e diku më e dobët (varësisht nga lënda) e cila paraqitet në formë të flakës ose rrezeve. Qifti Kirlian, gjatë eksperimentimeve të gjata me aparatin e tyre, arriti të konstatojë se secila substancë e ka strukturën e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturën e dritës krejt të ndryshme nga gjethi i ndonjë bime apo objekti metalik. Metali tregon dritë të zbehtë, ndërsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnë fare energji. Ata gjithashtu vërejtën edhe ndryshime në shtresat e vetë arës, si rezultat i vetë ndryshimit emocional të individit ose gjendjes së tij shëndetësore. Ato ndryshime reflektoheshin përmes intensitetit të dritës si dhe ndryshimeve variabël të ngjyrave në aurë.

Kjo i nxiti edhe shumë hulumtues që aparatin e Kirlianit ta përdorin si mjet diagnozstifikues për shumë sëmundje të ndryshme, bazuar mu në këto ndryshime variabël të aurës gjatë gjendjeve të ndryshme psikik e fizike. Disa prej tyre janë munduar ta përpunojnë atë “fotografi shpirtërore”. Ata kanë eksperimentuar edhe me regjistrimin e objekteve në largësi prej disa cm, pra pa i vendosur në pllakën metalike. Suksesi në këto veprime argumentoi se aura e regjistruar nga aparati i Kirlianit, nuk është një fenomen, thjesht fizik, i regjistrimit të dritës, por se organizmi rrezaton edhe energji tjera me karakteristika të posaçme, të paregjistruara deri më tani, që disa parapëlqejnë ta quajnë edhe Bioplazmë. Prandaj edhe shumë shkencëtar mendoj se mu kjo plazmë biologjike mundëson edhe paraqitje të partikuluara psikotronike, respektivisht paraqitjen e fenomeneve parapsikologjike, në ekzistencës e të cilave sot as që dyshohet.


Aura e autorit bërë nga Art Studio Luzern në Basel më 1998


Chakrat: qendrat e energjisë

Mësimet ezoterike, shumë shumë më herët se zbulimi i aparatit të Kirlianit, e kanë përshkruar aurën si manifestim i energjisë që është e lidhur ngushtë me baraspeshën e njeriut në harmoni me natyrën. Këtë fushë energjetike që e rrethon njeriun dhe emeton rreze karakteristike, ato mësime e përkufizojnë në shtatë shtresa të lidhura me shtatë qendra të energjisë në trupin e njeriut, të quajtura Chakra (çakra). Shtresa e parë është e lidhur me çakrën e parë, e dyta me të dytën e kështu me radhë. Përmes këtyre kanaleve subtile kalon energjia universale nëpër trupin e njeriut duke e mbajtur atë në harmoni me vetën dhe ambientin që e rrethon. Çdo çrregullim në këto pika të energjisë pason me disharmoni, që shkakton edhe sëmundje. Secila nga këto shtatë çakrat ka lokacionet e veta specifikat në sistemin tonë energjetik të lidhura ngushtë, si me emocionet, mendimet, kujtimet ashtu edhe me përjetimet tjera fizike. Pasi që simptomat fizike janë të lidhura me këto lokacione,atëherë edhe do të mund ta kuptojmë shumë lehtë natyrën e çrregullimit, pra sëmundjes.

Edhe pse jo shumë e marrë në konsideratë nga shkenca konvencional, dhe mjaftë e diskutueshme në qarqe të ndryshme, fotografia e Kirlianit mbetet një ndër faktet më bindëse për ekzistimin e energjisë biologjike.

Sabir Krasniqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: SHIKIMI NË SHPIRTIN E NJERIUT   Mon Apr 23, 2012 11:41 pm

Siç na është e ditur edhe nga fenomene tjera, në botën në të cilën ne frymojmë, ekzistojnë shumë dukuri të cilat, me gjithë të arriturat shkencore, mbeten akoma të mbështjella me vellon e misterit. Shkencëtarët e pranojnë edhe vetë se edhe shkenca, në të gjitha fushat ku zhvillon veprimtaritë e veta, është në zhvillim e sipër. Ajo nuk disponon çelësin e çdo misteri por, për çdo ditë, mëson e zbulon diçka të re. Një ndër këto dukuri, për të cilën shkenca akoma nuk e ka thënë fjalën përfundimtare, është edhe “telekineza“ ose “psikokinesa”.
Telekineza ose psikokineza është energji psikotronike nga e cila provokohen ndryshime fizike në qeniet e gjalla ose në botën e jashtme, pa kurrfarë kontakti fizik. Këtë term i pari e përdori prof. Joseph Banks Rihne që nga viti 1920. Fjala “telekineza” rrjedh nga greqishtja që do të thotë: “tele” - largësi dhe “kinesis” - lëvizje. Kuptim pothuajse të njëjtë ka edhe fjala “psikokinese” (“psyche” - shpirt dhe “kinesis” - lëvizje) që mund të definohet si “ndikim i njeriut, përmes forcës psikik, në ndryshimin e materies”.
Sikurse paraqitjet tjera të energjisë psikotronike, ashtu edhe telekineza ose psikokineza vështirë përkufizohet në kornizat e ligjeve të fizikës së sotme, edhe pse fizika, që nga teoria e Tesllës e këndej, intensivisht mundohet ta zgjidhë problemin e bartjes së energjisë në largësi, pa ndihmën e telave, pra pa kontakt fizik.
Kërkuesit e kësaj fushe janë përpjekur shumë herë që këtë dukuri ta dëshmojnë përmes eksperimentimeve laboratorike. Në të shumtën e rasteve kjo ka funksionuar me sukses, mirëpo, ripërsëritja e atij sukses, nuk ka thënë gjithnjë rezultatin e kënaqshëm. Kështu që edhe nuk ka mundur, parimisht, të dëshmohet veprimi i saj përmes përvojave empirike. Mirëpo, ngjashëm ndodh edhe tek eksperimentet që zhvillon fizika kuantike me elementarë, megjithatë, kjo është e pranueshme për shkencën!
Kërkimet shkencore të këtij fenomeni filluan kah fundi i shekullit të kaluar, kur në seancat spirituale është vërejtur se mendimet në gjendje transi (hipnozë) kanë aftësi të ndikojnë në lëvizjen e objekteve pa përdorur energjinë e muskujve. Kjo i shtyri shumë shkencëtarë të fillojnë eksperimentimet në laboratorë me medium të ndryshëm.
Ndër të parët mund të llogaritet William E. Cox, një bashkëpunëtor shumëvjeçar pran Institutit prapsikologjik në Durhan, i cili zhvilloi eksperimente me një medium amerikan që bënte gjëra mahnitëse. Për të Coxi shkruante: “Gota me ujë ngritej nga tavolina dhe lëvizte në ajër para pjesëmarrësve; një karrige nga qoshku lëvizte ngadalë në drejtim të mesit të dhomës; një tavolinë e kuzhinës u ngritë dy-tri herë nga dhjet centimetra mbi tokë, etj. Dhe të gjitha këto ndodhën në dritë të plotë dhe unë ia mbaja mediumit duart dhe këmbët”.
Eksperimente psikokinetike bëri edhe fizikani dhe profesori i astronomisë, njëherësh edhe themeluesi i astrofizikës, Friedrich Zöllner nga Leipcigu, me mediumin Henry Slade dhe erdhi në përfundime të njëjta. Një harmonikë e dorës binte pa prekjen e askujt, një krevat u largua për disa centimetra nga muri, etj. Prof. A. Vencel, në librin e tij “Filozofia dhe liria”, paraqet këtë tezë: “Shpirti dhe materia nuk janë parimisht të ndara njëri nga tjetri. Materia ka shtresa të vogël të shpirtit dhe lirisë, për atë edhe dallimi në mes të shpirtërores dhe materiales është vetëm relativ”. Edhe prof. J. B. Rhine, nga “Universiteti i Dukës” në Karolinën Veriore, gjatë eksperimenteve të veta, ka vërtetuar se ekziston ndikimi i shpirtit në materie dhe shpreh mendimin se: “shpirti si sistem jofizik, kur vepron rrugës jofizike në ndonjë objekt fizik, prodhon efekte fizike”.
Kërkimet e Rhines për psikokinezën filluan në mënyrë të rastësishme. Atij, një ditë të vitit 1934, i erdhi në laborator një bixhozçi profesionist, duke e bindur se me anë të dëshirës është në gjendje të ndikojë që katrorët të rrotullohen dhe ndalen në pozicionin që ai dëshiron. Për t’u ikur mashtrimeve, Rhine ndërtoi një aparat që i përziente vetë katrorët dhe i hidhëte pastaj një nga një.
Eksperimenti u përsërit disa herë dhe Rhine vërtetoi se bixhozçiu kishte me të vërtet forcë psikokinetike. Rihne erdhi në përfundim, pas eksperimenteve të shumta, se: “psikokineza është një aftësi e përgjithshme njerëzore që buron nga faktorë të pavedëdijshëm, por që shfaqet në forma të ndryshe dhe ndikon në materie, e cila u dëshmua statistikisht edhe në kushte laboratorike”.
Pak më ndryshe nga Rhine, me katror eksperimentoi edhe William Cox. Ai kërkonte nga subjekti që në katror të hedhur mbi tavolinën që rrotullohej, të ndikonte në atë mënyrë që katrori të rrotullohej nga ana e majtë ose e djathtë e tavolinës. Nga eksperimentet e zhvilluara, ai vërtetoi se efekti është i njëjtë, pa marrë parasysh se çfarë madhësie kanë katrorët dhe nëse është hedhur një katror apo disa përnjëherë.
Vite të tëra u eksperimentua me katrorë të përbërë nga materiale të lloj-llojshme, sa qe në vitet e ’70-ta për këtë eksperiment u shfrytëzuan edhe kompjuterët e kohës. Personi testues duhej që me forcë e mendim të ndikoj ne katror (Psi-lojë me katrorë), që rrotulloheshin nga një mix-gjenerator, dhe t’i vendos në pozicionin e dëshiruar.
Gradualisht në eksperimente u futën elemente që zëvendësonin katrorët. Rënia e pikës së ujit nga maja e zhiletës (brisku i vogël për rrojë) në të majtë ose në të djathtë; ndikimi në tymin e mbyllur në një enë qelqi ose ndikimi psikomotorik (sisteme që sillen lehtë mekanikisht, që ndodhen të mbyllura në enë të qelqta)...
Fizikanët gjithnjë dyshonin në këto gjëra, duke përmendur ndikimet e mundshme të rrymimit të ajrit (edhe pse këto ishin të mbyllura në enë të qelqta), pastaj, të ndikimit të nxehtësisë, të elektricitetit e kështu me radhë. Të gjitha këto dyshime i largoi në fillimi të viteve të ’70-ta dr. Helmut Schmidt (amerikan me rrënjë gjermane), kërkues shkencor në “Laboratorin për plazmë fizike” të kompanisë së njohur për prodhimin e aeroplanëve “Boing” (SHBA). Dr. Schmidt u nis nga supozimi se psikokineza nuk ndikon vetëm në objektet e dukshme fizike, siç është katrori, por edhe në nivelin mikrofizik. Në konstruksionin e aparatit të vet për kërkime psikokinetike shfrytëzoi zbërthimin e atomit radioaktiv “strontium 90”. Bërthama atomike e tij është shumë jostabile, ashtu që zbërthehet edhe pas 30 vjetësh. Megjithatë, nga momenti i shkatërrimit, në bërthamë nuk vërehet kurrfarë procesi i dezintegrimit, ashtu që “papritmas” zbërthehet. Për psikokinezën përparësi plotësuese e kësaj paraqitjeje ishte se ky zbërthim ishte shumë vështirë të arrihej me mjete fizike, elektrike, magnetike, termike etj. Sipas fizikës bashkëkohore, zbërthimi radioaktiv është plotësisht rastësi dhe kështu është i paparashikueshëm.
Dr. Schmidti e shfrytëzoi këtë dukuri për të konstruktuar aparatin që mundësonte rastësi totale dhe absolute. Kur të zbërthehet atomi “strontium 90”, ai ndez elektronet, të cilat sillen rreth bërthamës me shpejtësi të madhe e që lëvizjet e tyre i regjistron gypi i Gajger-Müllerit. Brenda aparatit gjendet regjistruesi tjetër, i cili, kur është aparati i kyçur, gjithë kohën kalon me shpejtësi të madhe nëpër katër pozicione: 1, 2, 3, 4 e kështu me radhë. Treguesi është i kyçur në oscilator, që oscilon miliona herë në sekondë, kështu që edhe treguesi kalon nëpër katër pozicione me qindra-mijëra herë në sekondë. Secili nga këto katër pozicione është i lidhur me nga një poç dhe katër susta, të cilat subjekti mund t’i shtypë gjatë eksperimentit. Subjekti qëndron para aparatit dhe mundohet të ndikoj në aparat, ashtu që të ndizet njëri nga katër poçat. Derisa subjekti nuk ndërmerr asgjë, poçat nuk ndizen, edhe pse treguesi kalon katër pozicionet miliona herë në sekondë. Çfarë ndodh kur subjekti vendos të ndikojë psikokinetikisht në njërin nga poçat dhe ta shtyp sustën e përshtatshme. Kur elektroni tjetër arrin në gypin e Gjager-Müllerit dhe ndalon treguesin oscilues në njërin nga katër pozicionet e mundshme, në të njëjtën kohë krijohet kontakti me poçin dhe poçi, që i përgjigjet pozicionit të mësipërm, ndizet. Në qoftë se subjekti arrin ta ndezë poçin në të cilin është koncentruar, makina e dr. Schmidt-it, automatikisht regjistron në ekranin e jashtëm “goditjen”, e në qoftë se jo, ajo regjistron “dështimin”. Pasi ekzistojnë katër pozicione të oscilatorit dhe katër poça, gjasat e goditjeve të rastësishme janë 1 me katër ose 0,25%.
Aparati i Dr. Schmidt-it ka rëndësi të posaçme për saktësinë e psikotronikës (parapsikologjisë). Edhe në qoftë se nuk është aty eksperimentuesi gjatë eksperimentit, subjekti nuk mund të mashtrojë, pasi që rezultatet regjistrohen në mënyrë elektronike dhe është e pamundur që të korrigjohen. Eksperimentuesi nuk ka nevojë që të luaj rolin e policit, ndërsa subjektet janë të liruara nga ndjeshmëritë e pakëndshme, duke i trajtuar ata si mashtrues potencialë. Aparati është i vogël dhe shumë praktik për bartje, kështu që eksperimenti mund të zhvillohet në rrethana që më së shumti i përgjigjen subjekteve.
Eksperimentet e dr. Schmidt-it vërtetuan bindshëm tezën e dr. Rhines: ndikimi shpirtëror (psikik) në materie është real dhe këtë aftësi e kanë shumica e njerëzve. Meqenëse devijimet nga normat shkencore ishin minimale, bënë që shumë shkencëtarë ta pranojnë veprimin e saj. Ndërkohë për aparatin e dr. Schmidt-it shfaqën interesim edhe organizatat nga lëmi i ekonomisë. Kështu që kompania “Boing”, eksperimentoi me këtë aparat për të hulumtuar ndikimin e energjisë negative (psikike) në elektronikën e bordit të aeroplanit, të krijuar nga nervoza dhe panika e ekuipazhit dhe të pasagjerëve në raste rreziku.






_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
LaNiGc



Numri i postimeve : 682
Pikët : 2452
Reputation : 291
Join date : 23/03/2012
Mosha : 28
Vendodhja : DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Re: SHIKIMI NË SHPIRTIN E NJERIUT   Mon Apr 23, 2012 11:41 pm

Shkencëtarët nuk u kënaqen vetëm më kaq. Ata shkuan edhe më larg: nëse psikokinetikisht mund të ndikohen mbi materie atëherë përmes kësaj force del se mund të ndikohet edhe në qeliza dhe atome!
Në këtë drejtim i pari eksperimentoi profesori i fizikës dr. Friedbert Karger në Institutin për fizik plazmore “Max-Planck” në Munih. Ai konstruktoi një aparat përmes të cilit mund të bëhet procesi i shpërbërjeve radiokative. Për medium eksperimentues kishte zgjedhur M. Wittelmeyer-in, që kishte arritur të krijoj famë për atësitë e tija psikokinetike. Në një dhomë eksperimentuese në bodrumet e Institutit “Max-Planck”, ky duhej, që përmes forcës së mendimit, të ndikoj ne ngadalësimin e procesit shpërbërës radioaktiv ose në përshpejtimin e tij. Edhe pse ky eksperiment nuk pati sukses, rezultatet tij mbetën në kuotën e rastësisë.
Eksperimente të ngjashme zhvilloi edhe biologu francez, Remy Chauvin me bashkëpunëtorin e tij, L. Genthon në Strassburg. Personat testues, që përgjithësisht ishin fëmijë dhe të rinj, duhej përmes koncentrimit të ndikonin në ngadalësimin ose përshpejtimin e shpërbërjes së një preparati të uraniumit, e që matej, gjithashtu përmes aparatit të “Geigerit”.
Dy 13 vjeçar arritën në këtë eksperiment rezultate fascinuese, ku kuota e rastësisë ishte jashtëzakonisht e ulët, që sipas tij ishte padyshim forca psikokinetike ajo që kishte ndikuar në këtë proces.
Në vitin 1983, biologët Christian Sengstag dhe Jörg Kallen në Qendrën biologjike të Baselit testuan forcen ndikuese psikokinetike edhe mbi bakteriet. Si person testues kishin ftuar mediumin e njohur dhe shëruesen alternative, Joan Cark. Detyra e saj ishte që të ndikoj në zhvillimin e kulturave bakteriale (Escherchia coli), të cilat ishin përgatitur në shishe qelqi, pra të ndikonte në burimin e energjisë të tyre: glukozës dhe laktozës, derisa ato ndodheshin në fazën shpërbërse. Edhe pse në eksperimentin fillestar suksesi mungoi, në përpjekjen e dytë që u zhvillua një ditë më pas, eksperimenti u kurorëzua me sukses të plotë. Veprimi i forcës mendore në baktere u dëshmua edhe ne shumë laboratorë të tjerë, ku si persona testues, përveç mediumeve me famë, merrnin pjesë edhe vet studentët.
Në vitet e ’90-ta, biologët rus, Tatjan Krendeleva dhe Sergei Pogosyan, nga Universiteti i Bio-fizikës në Moskë, zhvilluan një varg eksperimentesh edhe me qelizat nervore, të cilat rezultuan të suksesshme.
Kërkuesit gjithnjë po zbulojnë mënyra dhe aparate të reja për matjen e forcës psikotronike. Kështu, Herbert Benson në Laboratorin profizik në Daunton, konstruktoi aparatin, tek i cili personat psikokinetik ndikojnë në rrezet e dritës dhe provokojnë lakueshmërinë. Pastaj, Targu dhe Pato (më 1977), në Institutin kërkues të Stenfordit, konstruktuan aparatin me të cilin matet ndikimi përmes rrezeve laserike, etj.

FORCA E MENDIMIT

“Fenomeni shkencor pa përgjigje” - ky është titulli i një shkrimi në revistën “Biologjia bashkëkohore”, botuar më 1983, në të cilën bëhet fjalë për një vajzë 13 vjeçare, Johana Gajevski nga Polonia.
Kjo vajzë, me anë të mendimit lëviz enët e ndryshme: gotat ngritën në ajër, lakohen metalet etj. Forcën më të madhe të veprimit e ka sidomos para kohës së keqe me shi. Ekipi televiziv nga Katovica bëri incizimin e këtyre fragmenteve “fenomenale” në prani të policisë. Vajza ankohej shpesh në dhembje të kokës, ndërsa temperaturën e trupit e kishte të rritur në 41.60 C. Shoqata e Bioenergjisë nga Polonia formoi komisionin special për studimin e fenomeneve të kësaj vajze, në krye me prof. Leh Radvanskin.
Aftësi të mëdha psikotronike, që nga vitet e ‘60-ta, demonstroi edhe Nina Kulagina (Ninel Sergejewna Kulagina), një amvise nga Leningradi. Psikologu Leonid Wassiliew ishte i pari që zbuloi aftësitë e Kulagina-s dhe eksperimentoi me të. Më vonë me Kulagina-n u morën edhe Z. Rejdak, një mik i Wassiliew-it nga Instituti për psikologji “Uktomskii Institut” në Leningrad, inxhinieri E. Naumov etj. Ajo koncentrohej në objekte të lehta që ndodheshin mbi tavolinë, p.sh. në fije shkrepse, kuti të ndryshme metalike dhe, pas një kohe, ato fillonin të lëviznin. Demonstrimet e Kulagina-s janë zhvilluar, jo vetëm në prani të shkencëtarëve sovjetik, por edhe të atyre perëndimor si: G. Pratt, Ch. Ransom etj. dhe, pothuajse shumica pret tyre janë incizuar drejtpërdrejt me videokamera. E njohur u bë me aftësinë e saj për të lëvizur treguesin magnetik të kompasit. Është konstatuar se Kulagina-n, gjatë këtyre demonstrimeve e lodhë shumë koncentrimi, ia dobëson dukshëm organizmin, ndërsa pulsi i rritet deri në 240 rrahje në minutë. Jurij Kabzorjev thotë se te Kulagina është zbuluar “rrezatim” elektromagnetik, i cili shfaqet nëpërmjet duarve të saj.
Gjithashtu nga Moska është e njohur edhe Alla Vinogradova, e cila me shikim lëviz topat e ping-pongut dhe gjëra tjera të lehta nga metali. Prof. Venjamin K. Pushkin eksperimentoi me këto fenomene dhe i regjistroi në video dhe fotoaparat. Përveq Vinogradova-s, medium të rregullt e kishte edhe Boris Jermoljev-in. Lënda levitonte derisa Jermolevi e mbante ajrin në mushkëri. Pushkini këto paraqitje në librin e tij “Parapsikologjia dhe psikologjia eksperimentale” i shpjegon kështu: “Lënda leviton për shkak të ndikimit të ngarkesës së energjisë biologjike të simbolit të kundërt. Ngarkesa e njërit simbol gjendet në lëndë, ndërsa ngarkesa e simbolit tjetër vazhdon të rrezatojë nga duart”.
Është e njohur edhe shëruesja alternative nga Bashkimi Sovjetik, Djuna Dawidaschwili, e cila në kohën pushtetit të mëhershëm, gëzonte benificione (reputacion) që shumëkush vetëm mund ta ëndërronte. Klientë të saj zakonisht ishin njerëz të pasur ose pushtetarët e kohës. Në Institutin e psikologjisë në Moskë, u vërtetua se forca e mendimit, përveç që mund të jetë e dobishme, gjithashtu mund të shkaktoj edhe lëndime serioze. Djuna arriti që me forcën e vet psikokinetike, nën vëzhgimin e ekspertëve, një bretkose t’ia ngadalësoj pusin e zemrës dhe në fund ta ndalë atë përfundimisht.
Një djalosh i ri vitet e ’70-ta filloi ta tërheq vëmendjen e shkencëtarëve. Uri Geller nga Izraeli kishte aftësi që me forcën e mendjes të deformoj metale si lugë, pirunë etj. Demonstrimet e tij u transmetuan drejtpërdrejt nga shume emisione televizive. Ai fitoi famë të madhe kur shikuesit filluan të raportojnë se gjatë emisionit të Geller-it, por edhe pas tij, në mënyrë “paranormale” lakoheshin metale të ndryshme në shtëpitë e tyre. Shumë fizikanë që studiuan aftësitë telekinetike të Uri Gellerit, jo vetëm që shfaqen interesim për parapsikologjin, por filluan të formulojnë edhe hipotezat dhe teoritë e para, me të cilat mundoheshin që fenomenin e psikokinezez ta sqarojnë në baza shkencore. Me këtë edhe u hap një epokë e re në kërkimet psikike: një bashkëpunim i ngushtë mes fizikanëve dhe parapsikologëve.
Në fillim të viteve ’80-ta, atëherë kur lakimi i pirunëve nga U. Geller kishe marr dhen, në shumë shtete tjera u paraqiten medium të rinj që posedonin këtë aftësi. Një demonstrim publik u zhvillua në verën e vitit 1982 në kongresin jubilar: 100 vjetorin e themelimit të shoqërisë “Society for Psychical Research” në Cambridge. Një amerikanë i ri demonstroi dhe dëshmoi para shkencëtarëve dhe parapsikologëve të mbledhur aftësitë e forcës psikokinetike.
Në një tjetër Psi-kongres, në atë të Basel-it, gjithashtu u zhvillua një demonstrim publik i deformimit të metaleve, nën udhëheqjen e Eli Weidenfeld-it. Prezent, si i interesuar ishte edhe shkencëtari i njohur i fizikes molekulare dhe atomike John Hasted nga Britania.
Në Gjermani demonstrime publike në lakimin dhe deformimin e metave, organizoi etnologu nga Boni, Water Frank, dhe atë me studentet e vet. Ai është i bindur se secili njeri posedon këtë aftësi “paranormale”, por tek dikush kjo forcë është më e theksuar. “Këtu nuk kemi të bëjmë me truke magjistarësh, por me energji të paanshme kozmike, e cila në formë të koncentruar, funksionin si një rrezatim laserik, përmes duarve tone deri tek caku i dëshiruar”- thot Frank.
Jean Pierre Girard njihet si Uri Gelleri francez. Me këtë djalosh eksperimentuan Psi-hulumtuesit, Hans Beneder dhe Elmar Gruber. Ata për eksperimentet e tyre përdorën shkopinj metalik me legura të ndryshme, bile edhe me përmbajte plastmase dhe qelqi, për ta vërtetuar sa më mirë dhe sa më saktë të fuqinë vepruese psikokinetike. Ne më pak se tre minuta, vetëm duke i fërkuar lehtë, ai arrinte t’i lakoj shkopinjtë nga legurat e ndryshme. Në një rast, ai arriti ta lakoj një shkop të tipi “AU4G” i cili kishte përmbajte të torsionit, e për lakimin e të cilit nevojitet fuqi prej disa tonelatash.

_________________
Ç'do gabim Eshte PSIM - Ç'do psim Eshte MSIM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: SHIKIMI NË SHPIRTIN E NJERIUT   Today at 10:14 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHIKIMI NË SHPIRTIN E NJERIUT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Daut Demaku:Sekreti i lumturisë
» Shyhrete Behluli është sëmur !
» Fatmir Terziu:HISTORIA E TOKËS DHE FATI I NJERIUT MA NGACMON DETYRIMIN KRIJUES...!
» Martesa e hershme, shkelje e të drejtave të njeriut
» Lediana Kapaj: Mosmirënjohja...kjo e keqe e njeriut!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: