PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thesari i Mallkuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Thesari i Mallkuar   Mon Apr 02, 2012 7:09 pm

Thesari i Mallkuar ne Poverty Island


A ka nje thesar te fshehur thelle ne fund te Liqenit Michigan?

Ne Lindje te Wisconsin ndhet nje pjese e vogel toke shkembore me gure qe e quajne Poverty Island, dhe eshte i rrethuar nga ujerat e Liqenit Michigan. Emri qe i eshte vene ishullit eshte nje emer mjaft i gjetur, vecanerisht kur ka stuhi qe shfaqen ne liqe papritur. Ne rastete ererave te forta dhe stuhive te tmerrshme, shume anije jane mbytur prane ketij ishulli nder vite, dhe keshut kane qene edhe zanafilla e disa legjendave intriguese per thesare te humbura.

Nje legjende ne vecanti eshte ajo qe ka terhequr me shume vemendjen, dhe thote qe se sapo del ne det te hapur nga Poverty Island, ndodhen pese senduke te mbushur me monedha ari dhe pllaka ari, te cilat ne ditet e sotme do te kishin nje vlere me shume se 400 milion dollare.

Richard Bennett, nje shkrimtar dhe zhytes profesionist, ka shpenzuar meshume se 20 vjet te jetes se tij dhe me shume se 100,000 $ prej parave te tij duke kekruar per pasurine e mbytur thelle ne liqen.


"Cdo histori qe ka mbijetuar per 100 vjet duhet te kete nje pjese te vertete ne te. Nese keto histori mbijetojne 100 vjet, atehere ato mund te kene nje shans prej 80. 85% qe te jene te verteta."

Por si perfunduan 400 milion dollare ne fund te liqenit Michigan? Historia e ketij thesari daton qe ne vitin 1863, nderkohe qe perfundimi i Luftes Civile po kthehej ne favor te Bashkimit. Jugu i rrethuar, i kerkoi nje ndihme Frances. Perandori Francez, Napoleon Bonaparte III, ne menyre te fshehte nisi nje anije te mbushur me ar pergjate Atlantikut. Por gjerat nuk shkuan ashtu si duhet per anijen.

Disa te tjere mendojne qe nderkohe qe ishte duke udhetuar anija u sulmua dhe u mbyt. Disa te tjere mendojne qe nderkohe qe ishte duke duke udhetuar, u godit nga nje stuhi e forte. Megjithate, ne cdo rast, anija dhe ngarkesa me ar nuk arriten asnjehere ne destinacion.

Steve Harrington, nje historian detar, eshte i bindur qe thesari ende gjendet sapo del ne det te hapur nga Poverty Island.

"Mendoj qe eshte nje prej gjerave me intriguese ne kete legjende. Ne te gjitha variantet, humbja e thesarit eshte ne Poverty Island, jane gjithmone 5 senduke me ar, dhe ne cdo here skenari eshte i njejte."

Megjithate, historiani Chuck Feltner nuk eshte dakord me te. Ai ka shpenzuar shume vite ne Liqenet e Medha duke kekruar per anije te mbytura. Feltner mendon qe legjenda e thesarit eshte nje histori shume e mire, por nuk mban asnje te vertete ne vetvete.

"Regjistrimet e mbytjeve te anijeve ne liqenet e medha ne vitin 1863 jane jashtezakonisht shume te sakta. Nuk ka asnje te dhene qe ndonje prej ketyre anijeve qe jane regjistruar te humbura te jene mbytur prane Poverty Island, apo qe ato te jene anije franceze, ashtu si thuhet ne legjende."

Pavaresisht mungeses se te dhenave ne leter, legjenda ka vazhduar. Ne vitin 1929, nje grup marinaresh thuhet se kane kapur senduket me spirancen e tyre. E ngjiten lart, por papritur vetem per pune sekondash zinxhiret u thyen. Thesari u rikthye ne varrin e tij ujor.


Disa vjet me vone, nje grup investuesish ne Chicago, mblodhen 50,000 dollare per te provuar fatin e tyre ne Poverty Island. Sipas Richard Bennett, nje djale i ri i quajtur Karly Jesson, babai i te cilit ishte rojtar i farit, thuhet se e ka pare operimin e famshem per tre vera me rradhe.


"Nje dite ai ishte ulur neper shkembinj duke pare operimin e zakonshem, dhe vuri re qe kishte shume gezim; nje feste e vertete ishte duke u bere ne anije."

Sipas djalit, nje sthi e goditi anijen ate nate, dhe anija u mbyt se bashku me te jithe burrat ne ishin ne bordin e saj. Liqeni Michigan ehde nje here nuk kishte pranuar qe ta leshonte thesarin e tij.


"E vetmja menyre per te gjetur vertet kete thesar eshte qe njerezit te kene nje mundesi qe te shikojne ne menyre vizuale fundin e liqenit. Eshte shume fohte, eshte shume thelle. Siperfaqja eshte shume e pabese. Por une jam nje enderrmitar, dhe jam nje kumarxhi. Per sa kohe qe gjerat jane ne rregull per mua, unedo te vazhdoj te bej kete qe po bej."

A do te arrije ndonjehere Richard Bennett te gjeje thesarin e Poverty Island? Si ka mundesi qe duket vertet sikur Liqeni Michigan nuk mund te lejoje qe dikuste jeje thesarin? A eshte ai nje thesar i mallkuar?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Thesari i Mallkuar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: