PortaliForumiPytësoriRegjistrohuIdentifikohu
Fjalor i Komentimit të ëndrrave sipas religjionit islamik54.318
Share | 
 

 Fjalor i Komentimit të ëndrrave sipas religjionit islamik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LaNiGc



Numri i postimeve: 682
Pikët: 2412
Reputation: 251
Join date: 24/03/2012
Mosha: 26
Vendodhja: DIGITAL OCEAN

MesazhTitulli: Fjalor i Komentimit të ëndrrave sipas religjionit islamik   Tue Apr 03, 2012 1:47 am

Fjalor i Komentimit të ëndrrave

Rregullat dhe bazat për komentimin e ëndrrave të permbledhura nga fjalët e Dijetarëve



ËNDRRAT


Rregullat dhe bazat për komentimin e ëndrrave të përmbledhura nga fjalët e dijetarëve dhe nga libra të ndryshëm


Rreth kësaj teme kanë folur shumë njerëz me dije apo pa dije. Këtu do të shpjegojmë disa rregulla, dispozita që kanë të bëjnë me ëndërrat. Të gjithë ata që nuk i përkasin pasuesve të sunetit dhe xhematit, kanë pasur kuptime dhe interpretime të ndryshme për to. Ëndrra është një lloj kuptimi për diçka e cila mund të jetë ose prej engjëllit ose prej shejtanit.

Ato janë disa pamje që shfaqen tek personi që është në gjumë, munden që të jenë foto të qarta ose simbole të ndonjë kuptimi. Gjithashtu, një lloj tjetër që njeriu i shikon në ëndërr janë çështjet që e shqetësojnë atë gjatë ditës.

Argument për këtë është hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i cili ka thënë:

“Ëndrrat ndahen në tri lloje: ëndërr prej Allahut, ëndërr si rezultat i shqetësimit gjatë ditë dhe ëndërr prej shejtanit, i cili tenton ta brengos njeriun me to.”

Ëndrrat mund të jenë të vërteta ose mund të jenë simbole me kuptime të caktuara. Llojin e parë e dërgon Allahu i Madhëruar përmes engjëllit. Lloji i dytë është ëndërr prej shejtanit. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në një hadith ka thënë:

“Kush shikon ndonjë ëndërr të mirë, e cila e gëzon le të falenderojë Allahun, sepse ajo është prej Allahut, dërguar përmes enjgjëllit; ndërsa kush shikon ndonjë ëndërr, e cila e trishton, le të kërkojë mbrojtje tek Allahu prej shejtanit, sepse kjo është prej tij.”

Ëndrrat prej Allahut quhet ndryshe edhe përgëzuese. Është transmetuar në një hadith se një sahab e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për Fjalën e Allahut: “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepen myzhde në jetën e dynjasë dhe në jetën tjetër . Premtimet e Allahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është suksesi i madh." se cilat janë ato përgëzime? Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përgjigj se ato përgëzime janë: “Ëndërrat e mira që i shikon besimtari.”

Në hadithin e vërtetë të transmetuar nga Buhariu se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Ka shkuar pejgamberllëku, por kanë mbetur përgëzimet.”

Është pyetur se cilat janë përgëzimet? Ka thënë: “Ëndrrat e mira.”

Ky hadith tregon se ëndërra është një pjesë e shpalljes. Ekziston edhe një hadith tjetër ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:

“Ëndrra e mirë është një pjesë nga 46 pjesë të shpalljes.”

Nga kjo kuptohet, gjithashtu, se fillimi i shpalljes ka filluar me ëndërr dhe në realitet vetëm se ka ndodhur ashtu siç e ka parë. Ky është një lloj frymëzimi që Allahu e lëshon te disa robër të cilët i do. Pra ëndërra e mirë është një pjesë e shpalljes dhe është shpresë përgëzuese.

Janë të përmendura në hadithe disa herë si ëndrra të mira e disa herë si ëndërra të sinqerta. Disa dijetarë kanë thënë se këto janë të njëjta e disa të tjerë kanë bërë dallime kur kanë thënë se ëndrra e vërtetë është ajo që ndodh ashtu si e ka parë ëndërruesi në gjumë. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka parë ëndrra të vërteta, sepse kanë qenë shpallje prej Allahut. Transmetohet nga Aishja, e cila thotë se Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fillimi i shpalljes i ka filluar me ëndrra të vërteta dhe nuk ka parë ëndërr të vërtetë vetëm se ajo ka ndodhur në realitet ashtu si e ka parë. Kjo lloj ëndrre nuk ka nevojë për komentim, sepse kjo ndodh ashtu si e shikon ëndërruesi. Kjo gjë ndodh edhe tek disa njerëz të tjerë, të cilët Allahu i Madhëruar dëshiron që t’ju tregojë disa gjëra para se të ndodhin. Për ta vërtetuar këtë ju mundëson që disa njerëz ta shohin ëndrrën e njëjtë.

Është transmetuar në një hadith të vërtetë se një grup prej sahabëve kanë parë në ëndërr se nata e kadrit do të ndodhë në shtatë netët e fundit të Ramazanit, pastaj kanë shkuar te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i kanë treguar për ëndrrat që i kishin pare. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu ka thënë se ëndrrat tuaja po përputhen dhe ka porositur që natën e kadrit ta kërkojnë në shtatë netët e fundit të Ramazanit.

Shkarko
Fjalor i Komentimit të ëndrrave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arlinda



Numri i postimeve: 3
Pikët: 3
Reputation: 0
Join date: 29/10/2012

MesazhTitulli: Re: Fjalor i Komentimit të ëndrrave sipas religjionit islamik   Mon Oct 29, 2012 8:39 pm

qa thojn me pa kamt me qime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arlinda



Numri i postimeve: 3
Pikët: 3
Reputation: 0
Join date: 29/10/2012

MesazhTitulli: Re: Fjalor i Komentimit të ëndrrave sipas religjionit islamik   Mon Oct 29, 2012 8:44 pm

edhe pse spo muj me ha ket llibren kometimi i endrrav
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve: 667
Pikët: 2248
Reputation: 65
Join date: 16/02/2012
Mosha: 27

MesazhTitulli: Re: Fjalor i Komentimit të ëndrrave sipas religjionit islamik   Tue Oct 30, 2012 6:42 pm

arlinda shkruajti:
qa thojn me pa kamt me qime

Pershendetje Arlinda,

Per qime nuk di cfare te them, por te shikosh veten tuaj te mbuluar me floke paralajmeron nje privilegj te tille ne nje shtrirje aq sa do tju largoje juve nga shoqeria e njerezve te zgjedhur. Nje enderr me floke mund t’iu tregoj shume qarte gjendien e vetvlersimit, por humbje flokesh, renie flokesh zakonisht eshte simboli i humbjes se respektit per veten tuaj.

Ps. Ky komentim nuk eshte sipas religjionit Islamik

Shendet
Gon!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
arlinda



Numri i postimeve: 3
Pikët: 3
Reputation: 0
Join date: 29/10/2012

MesazhTitulli: Re: Fjalor i Komentimit të ëndrrave sipas religjionit islamik   Tue Oct 30, 2012 7:20 pm

aha flm gjithsesi gon une e di se endrrat mujn me qen paralajmruese veq ne pjesen e 3t te nates ose edhe pas drekes e di qe sjan te rendesishme endrrat e sabahut dhe nuk i marr ne konsiderat po kjo ke nje enderr e pjses3t nates kjo ishte edhe arsyeja qe u bona kureshtare e pasi sgjeta pergj te miqt e mora guximin edhe me shkru nket faqe ky pale
sory qe e zgjata
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve: 667
Pikët: 2248
Reputation: 65
Join date: 16/02/2012
Mosha: 27

MesazhTitulli: Re: Fjalor i Komentimit të ëndrrave sipas religjionit islamik   Tue Oct 30, 2012 7:30 pm

Mire, shpresoj qe komentimi im te vlej deri diku per ty dhe te shuaj sadopak kurreshtjen qe ke pasur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 

Fjalor i Komentimit të ëndrrave sipas religjionit islamik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  ::  :: -