PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fantazmat e masakres ne shtepine Borden

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Fantazmat e masakres ne shtepine Borden    Sun Apr 01, 2012 7:35 pm

Fantazmat e masakres ne shtepine Borden


Ne daten 4 Gusht te vitit 1892 nje biznesmen i pasur, Andrew Borden dhe gruaja e tij Abby, u masakruan dhe u vrane ne shtepine e tyre. Vajza e pamartuar 32 vjecare e Andrew, Lizzie u akuzua dhe u arrestua per vrasjen e dyfishte. Me shume se 100 vjet me vone, skena e nje prej mistereve me te tmerrshme te pazbuluar ne historine e Shteteve te Bashkuara eshte e hapur tanime si biznes. Shtepia Borden tani eshte "Lizzie Borden Bed and Breakfast".

Vizitoret mund te bejne nje bisede informative mbi vrasjet sadiste nderkohe qe jane duke ngrene nje mengjes te ngjashem me ate qe Abby dhe Andrew Borden po hanin ne diten e tyre te fundit ne po te njejtin vend ne shtepi. Me pas, pas nje dite te gjate shetitjesh, ata mund te flene ne po te njejten dhome ku shume vite me pare u gjend trupi i Abby Borden, i pajete ne toke.

Nuk eshte e cuditshme qe shume njerez nuk e kane te lehte te flene aty. Sipas pronares Martha McGinn, shume prej mysafireve kane raportuar qe mujtina ka fantazma.

"Une mendoj qe shfaqjet dhe te gjitha aktivitetet e tjera qe kane ndodhur neper shtepi, ka mundesi qe shpirtrat te jene duke u munduar qe te komunikojne me ne per te na treguar se kush i ka bere vertet vrasjet keshtu qe ata te mund te pushojne te qete dhe qe historia te mbyllet nje here e pergjithmone."

Lizzie Borden nuk u denua per vrasjet brutale. Asnje person nuk e di se kush i ka kryer ato krime te tmerrshme... Asnje pervec vete viktimave, por qe kane vdekur. Ndoshta jane ata qe mundohen te komunikojne dicka?

Ne vitin 1968 Martha McGinn u shperngul ne shtepine Borden, qe ishte blere nga gjysherit e saj 43 vjet me pare. Sipas Martha, ajo shume shpejt e kuptoi qe ne shtepi kishte dicka ndryshe dhe shtepia nuk ishte normale.

"Kur une isha rreth 16 vjec, une isha nedhomen time duke lexuar nje liber, dhe siper dhomes time isha e sigurt qe kam degjuar hapa, dhe nje zhurme si loje me zara dhe dicka qe dukej si nje e qeshur femije."

Me vone Martha u perball me nje fenomen tjeter, dhe kesaj here ishte shume me shqetesues se ne rastin e pare:

"U ngjita neper shkalle, dhe dritarja ne fundin e koridorit te katit te dyte, filloi te hapej dhe me pas perplasej me dhune. Ne kete rast u tmerrova."

Marta u bind qe ne shtepine e saj ishte nje fantazem, qe e frikesonte ate ne cdo rast qe kishte. Por kush ishte? Dhe perse e bente nje gje te tille? Pergjigjen e kesaj pyetje Martha do te mund ta merrte kur te futej vetem ne qilarin e shtepise.

"Nje hije, qe ngjante me nje siluete, qendronte disa centimetra mbi toke. Mund ta dalloja qarte se ishte nje figure femre. Kishte veshur rroba viktoriane. Isha shume e frikesuar por mblodha forcat dhe vrapova tek shkallet."

Ne vitin 1994, kur Martha e trashegoi shtepine, ajo vendosi qe te perfitonte nga fama qe kishte krijuar shtepia dhe ta kthente ate ne nje hotel shume te pazakonte.

"Ne fillim kur e hapem, une kisha punesuar stafin tim. Shumica e tyre ne ate kohe nuk besonin ne fantazma, shfaqje fantazmash apo gjera te tilla. Por me pas gjera te cuditshme fulluan tu ndodhnin."

Keri Roderick ishte nje prej punonjesve te pare qe u punesuan.

"Erdha ne pune per te filluar pastrimet, dhe kisha arritur ne pastrimin e dhomes se fundit, dhe kisha rregulluar shtratin, pastruar dhe marre pluhurat. Me pas u ktheva dhe ishte impresioni qe dikush ishte shtrire ne shtrat. Shenjat e shtrirjes ne jastek dhe ne krevat. Ndalova aty e ngrire dhe e pashe per disa sekonda dhe me pas u largova nga dhoma. Isha shume e frikesuar. Nuk kam pare asnjehere asgje te tille ne jeten time."

Megjithate ndodhite me te shumta te frikshme ndodhin ne dhomen e pritjes ne katin e poshtem, ne vendin ku Andrew Borden eshte vrare.

Eleanor Thimbault, menaxherja e nates ne hotel tregon: "Une isha ulur ne dhomen e ndenjes duke folur ne telefon, dhe pata nje ndjesi te pashpjegueshme por shume te frikshme. Kur ktheva koken nga dera e kuzhines, pashe nje si tym qe vinte qe atje. Ishte e cuditshme pasi ne ate ore nuk kishte asnje person qe po gatuante. Me pas tymi po vinte drejt meje, me ngadale, deri sa arriti tek divani, aty ku eshte masakruar Zoti Borden, dhe aty u zhduk. E di qe ajo qe ka ndodhur eshte jo normale."

Autorja dhe gjuetarja e fantazmave, Katherine Ramslad, beson se Andrew dhe Abby Borden jane duke u munduar tu tregojne te gjitheve se kush i ka vrare.

Ndoshta nje dite do te zbulohet se cfare ka ndodhur ne masakren qe u be ne ate shtepi ate date 4 gusht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Fantazmat e masakres ne shtepine Borden
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë
» RAPORT VEPRIMTARIE ME RASTIN E PËRVJETORIT TË 20të JUBILAR TË SHKSH 'KADRI ZEKA' NË NÜRTINGEN TË GJERMANISË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: