PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kush ishte Marcus Wolff..?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Kush ishte Marcus Wolff..?   Fri Feb 24, 2012 2:41 am


"Njeriu pa fytyrë",Marcus Wolff




Marcus Wolff

Wolf ishte njeriu, të cilin zyrtarët perëndimorë të shërbimeve të fshehtë e kishin frikë dhe e admironin njëkohësisht. Ai drejtoi një rrjet prej 4000 spiunësh - shumë prej të cilëve vepronin në thellësi të institucioneve të Gjermanisë Perëndimore.


Zbulimi i një prej "urithëve" të tij, Gunter Guillaume, solli rënien e pashmangshme të Kancelarit Willy Brandt. I gjatë, thirrej gjatë asaj kohe si "njeriu pa fytyrë", për shkak se për shumë vite me radhë nuk ekzistonte asnjë fotografi e tij.


Besohet që ai të ketë qenë frymëzimi për kryespiuni me pseudonimin "Karla" në librin e suksesshëm të John Le Carre, ""Kallajxhi, Rrobaqepës, Ushtar, Spiun". I lindur në Gjermani, në vitin 1923, Wolf pati një fëmijëri të hershme relativisht të qetë.

I ati, Friedrich Wolf ishte një shkrimtar i njohur dhe njëkohësisht doktor. Ai njihej si një hebre me bindje komuniste. Edhe e ëma ishte një komuniste e vendosur, dhe kur Hitleri erdhi në pushtet në vitet tridhjetë, familja e tij u arratis, duke u vendosur në Moskë.


Wolfi i ri u përshtat menjëherë me atdheun e tij të dytë dhe ra menjëherë në sy të zyrtarëve të Partisë Komuniste, ndërkohë që ishte ende në shkollë. Kur përfundoi lufta ai u rikthye në Gjermani, ku punoi për Radio "Berlinin" dhe mbuloi si gazetar seancat e Gjyqit të famshëm të Nyrenbergut.

Shije luksi

Kjo përvojë duket se ka patur një efekt shumë të gjatë mbi Wolf. Në një intervistë dhënë për televizionin BBC, ai zbuloi se urrejtja ndaj fashizmit ka qenë një prej forcave më të mëdha shtytëse në jetën e tij, e cila e bindi atë se do të duhej patjetër të mbronte atdheun e tij nga çdo formë përsëritje e regjimit nazist.

Në fillim të viteve pesëdhjetë, ai u zgjodh për të drejtuar departamentin e sapokrijuar me jashtë të shërbimit të fshehtë të Stasit - Policia e Fshehtë dhe e tmerrshme të Gjermanisë Lindore.

Ata që e kanë takuar në atë kohë thonë se, Wolf rrezatonte sharm gjithandej dhe ai ishte antiteza e plotë e imazhit të një aparatçiku komunist.

Ai i kuptonte fare mirë joshjet e Perëndimit - dhe kishte një shije të hollë për lukset në jetë, si edhe për gratë e bukura.

Wolf kujdesej jashtëzakonisht shumë për stafin e tij, duke fituar kështu besnikërinë e tyre të palëkundur. Por ngrohtësinë që rrezatonte, Wolf e përdori jo pak herë edhe për të shfrytëzuar dhe manipuluar të tjerët.

Agjentët e fjetur

Wolf i përzgjodhi per programe afatgjatë për detyrën që kishte marrë përsipër, duke futur spiunë në Gjermaninë Perëndimore, mes turmave të gjermano-lindorëve që vendosën të largohen përpara se të vendosej Perdja e Hekurt.

Ndonjëherë, ai priti edhe me vite madje, që agjentët e tij të fjetur të bënin rrugë në drejtim të posteve të nivelit të lartë, me qëllim që ata të vendoseshin në një pozitë ku të fillonin e ta furnizonin me sekrete.

Një prej këtyre agjentëve ishte Gunter Guillame, i cili u vendos në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1956.


Gunter Guillame

Ai arriti me shumë mund të ngjitet në hierarkinë e Partisë Socialdemokrate, duke u bërë një prej këshilltarëve më të afërt të Kancelarit të atëhershëm, Willy Brandt, duke arritur kështu të fusë duart në sekrete shumë të rëndësishëm të NATO-s.

Në vitin 1974, Guillame u zbulua nga zyrtarë të Shërbimit të Fshehtë të Gjermanisë Perëndimore dhe skandali që pasoi çoi në dorëheqjen e Kancelarit Brandt.

Më vonë, Wolf ka thënë se ai nuk kishte për qëllim rrëzimin e Brandt - dhe se kjo çështje kishte qenë një prej gabimeve më të mëdhenj të STASI-t. Guillame u dënua me 13 vjet burg, dhe në vitin 1981 u lirua në një shkëmbim me spiunë perëndimorë që ishin kapur në Lindje.

Reputacion magnetik.

Por, Wolf rekrutoi gjithashtu edhe gjermano-perëndimorë - agjentët e tij i joshnin ata shpesh përmes seksit ose parave. Në kujtimet e tij, ai është mburrur se, nëse do të hynte dhe zinte vend në historinë e spiunazhit, kjo do të ndodhte, sepse kishte përsosur përdorimin e seksit në spiunim.

Mes triumfeve të tij më të mëdhenj ka qenë rekrutimi i Hans Joakim Tiedge,një gjermano-perëndimor, i cili ishte ngarkuar të kthente agjentët gjermano-lindorë në agjentë të dyfishtë.


Tiedge ishte një pijedashës dhe ai dezertoi kur borxhet e tij u rritën aq shumë, saqë nuk mund të shihte asnjë rrugëdalje tjetër. Edhe zëvendësi i tij u bashkua gjithashtu me Wolf dhe punoi për të si "urith", deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Autori Leslie Colitt, i cili ka shkruar gjerësisht për Markus Wolff beson se një pjesë e madhe të sukseseve të tij kanë ardhur prej fatit, por gjithashtu reputacioni i tij ka shërbyer si magnet për dezertorët e shërbimeve të huaj.

Një pjesë e misterit Wolf kish të bënte me faktin se për 20 vjet, askush në perëndim nuk e njihte identitetin e tij. Por anonimati i kreut të shërbimit të fshehtë gjermano-lindor mori fund pas një vizite të tij në Stokholm në vitin 1978.

Autoritetet suedeze ishin bërë gjithnjë e më dyshuese për gjermano-lindorin e pashëm dhe gruan e tij tërheqëse. Një agjent iu qep pas, e filmoi, dhe kështu maska e tij u çorr.

Kur ra Muri i Berlinit, Wolf shkoi në Moskë, por atje iu refuzua strehimi dhe kështu u kthye në Gjermani. Shumë prej ish-kolegëve thuhet se u tronditën thellë nga vendimi i heroit të tyre për t'u larguar. Më vonë, ai u dënua për tradhëti, por verdikti u përmbys në apel.

Gjykatësit argumentuan se ai kishte punuar për ish-shtetin e pavarur gjermano lindor dhe kështu nuk mund të gjykohej për tradhëti në një shtet tjetër.

Vdekja e tij, në përvjetorin e 17 të rënies së Murit të Berlinit u pa nga shumë vetë si fundi i një epoke.
Markus Wolf u nda nga jeta, duke marrë me vete në varr edhe një pjesë të mirë të sekreteve të Luftës së Ftohtë.

Shumë gjermanë të moshuar nuk mundën ta falin, për faktin që vendosi një agjent në krahun e Kancelarit të Gjermanisë Perëndimore. Kjo gjë solli rrëzimin e një prej aktorëve kyç në përpjekjet për pajtimin mes Gjermanisë Lindore dhe Gjermanisë Perëndimore.

Asgjë më mirë se kjo nuk mund të ilustrojë më mirë dëmin e veprimtarisë së Wolf: triumfi i tij më i madh i spiunazhit dëmtoi interesat e një shteti që ai kish detyrë të mbronte.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Kush ishte Marcus Wolff..?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KUSH ISHTE DERVISH SHAQA?
» Juda ''tjetër''/Kush e shiti me të vërtetë Krishtin?
» Ja kush e vrau Donjeta Pajazitin?
» Mërfi: Është për keqardhje loja politike në Serbi me SHBA-në
» Fahri Xharra:“I përvuajturi i Serbisë”, “martiri” Gjorgje Martinoviç

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: