PortaliForumiPytësoriRegjistrohuIdentifikohu
Fundi i botes sipas kalkulimeve me Kuran551
Share | 
 

 Fundi i botes sipas kalkulimeve me Kuran

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve: 667
Pikët: 2248
Reputation: 65
Join date: 16/02/2012
Mosha: 27

MesazhTitulli: Fundi i botes sipas kalkulimeve me Kuran   Wed Mar 28, 2012 3:01 pm

Fundi i botes sipas kalkulimeve me Kuran


Shikoni koordinimin e ketyre numerave qe lidhen me fundin e botes qe eshte sipas rashad Khalifes qe u deklarua si i derguari i Zotit, ne vitin 2280 ose 1710 kalendari Hixher:

[url=152895]152895[/url]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve: 667
Pikët: 2248
Reputation: 65
Join date: 16/02/2012
Mosha: 27

MesazhTitulli: Re: Fundi i botes sipas kalkulimeve me Kuran   Wed Mar 28, 2012 3:10 pm

Fundi i Botës

(Perëndia është) Njohësi i të ardhmes; Ai nuk e lejon askënd që të zbulojë një njohuri të tillë.
Vetëm nëpërmjet lajmëtarëve që Ai zgjedhë Ai zbulon ngjarjet nga e ardhmja dhe e kaluara.”
[72:27]

Mes detyrave që më janë ngarkuar mua si Lajmëtar i Perëndisë i Besëlidhjes është zbulimi i fundit
të botës (Faqe 415). Mësojmë nga 18:7-8 dhe 69:13-15 që kësaj bote do i vij fundi. Një tokë e re
dhe qiej të ri do të zëvendësojnë tokën dhe qiejt e tanishëm (14:48).
Shenjat e Afrimit të Fundit të Botës

Kurani furnizon shumë shenja, dhe deklaron që mjetet për zbulimin e fundit të botës janë dhënë
(47:18). Shenjat e dhëna në Kuran përfshijnë:

1. Ndarja e hënës: Kjo tashmë ndodhi në Qershor të vitit 1969 kur ateruam në hënë dhe ndamë
nga ajo dhe sollëm gurët në tokë. Njerëzit në tokë tash mund të shkojnë në shumë muze, kolegje
dhe observatorë që të shikojnë copat e hënës.

2. Zbulimi i kodit matematikor të Kuranit të bazuar në 19 (74:30-37): U përmbush më 1969-
1974.

3. Krijesa (27:82): "E bërë nga toka, i alarmon njerëzit që ata kanë qenë të pavëmendshëm ndaj
Krijuesit të tyre.” Krijesa, e bërë nga toka, u shfaq dhe ishte pjesë ndihmuese në zbulimin e kodit
numerik të Kuranit, dhe në shpalljen që bota e ka braktisur lajmin e Perëndisë; krijesa është
kompjuteri. Vini re që shifrat që formojnë 27:82 japin shumën 19.

4. Shfaqja e Lajmëtarit të Perëndisë të Besëlidhjes (3:81): Siç tregohet hollësisht
, një lajmëtar konsolidues, i profetizuar në Kuran, vjen pasi të kenë dorëzuar shkrimin të gjithë
profetët, për ta pastruar dhe bashkuar. Kjo profeci u përmbush në Ramazan 1408.

5. Tymi (44:10): ndodh pasi që Lajmëtari i Perëndisë i Besëlidhjes të ketë dorëzuar lajmin e
bashkuar dhe të ketë deklaruar Islamin (Nënshtrimin) si të vetmen fe të pranueshme nga Perëndia.

6. Gogu and Magogu: ata riparaqiten, në përputhje me planin e Perëndisë, në vitin 1700 Pas
Hixhrës (2271 Pas Krishtit). Gogu dhe Magogu përmenden në 18:94 dhe 21:96. Nëse i numëroni
strofat nga 18:94 deri te fundi i Sures 18, i gjeni ato 17. Nëse i numëroni strofat nga 21:96 deri në
fund të Sures 21, i gjeni ato gjithashtu 17. Kjo është shenja e Kuranit që Gogu dhe Magogu do të
rishfaqen në 1700 Pas Hixhrës.

Nuk Do të Mbesë e Fshehur [20:15]

Strofa 15 e Sures 20 na informon që fundi i botës do të zbulohet nga perëndia para fundit të botës,
dhe Surja 15, Strofa 87, e japin kohën për atë ngjarje:

"Të kemi dhënë shtatë palët, dhe Kuranin madhështor.” [ 15:87 ]

Shtatë palët janë 14 Inicialet Kuranore. Vlera totale germore e këtyre shtyllave të thella të
mrekullisë së Kuranit lokalizon vitin e fundit të botës. Vlen të përmendet që Strofa 85 e Sures 15
thotë: “Fundit të botës do i vij koha patjetër.” Strofa e ardhshme, 15:86, na tregon që Perëndia
është Krijuesi i kësaj bote, dhe, natyrisht, Ai e di se kur do të përfundojë ajo. Strofa në vijim,
15:87, na tregon kur do i vij fundi botës. Siç paraqitet në Tabelën 1, totali i vlerës germore të
“Shtatë Palëve” të Inicialeve Kuranore është 1709.

Sipas 15:87, bota do të mbijetojë për 1709 vite hënore nga koha kur kjo profeci thuhet në Kuran. Kjo do
të thotë që bota do të përfundojë në vitin 1710 Pas Hixhrës. Ky numër është shumëfish i 19-shit;
1710 = 19x90.



Zbulimi i kësaj informate ndodhi në vitin 1400 Pas Hixhrës,
309 vite para fundit të profetizuar të botës (1709-1400=309).

Numri 309 është numër Kuranor (18:25), dhe është i lidhur
me fundin e botës (18:21). Mënyra e çuditshme e shkrimit të
309-shit në 18:25, “Treqind vite, plus nëntë,” tregon që 309
janë vite hënore. Dallimi mes 300 viteve diellore dhe 300
viteve hënore është 9 vite.

Viti i këtij zbulimi, 1400 Pas Hixhrës, përkoi me 1980 Pas
Krishtit, dhe 1980 plus 300 vite diellore është 2280,
gjithashtu shumëfish i 19-shit, 19x120. Pra bota përfundon në
vitin 1710 Pas Hixhrës, 19x90, që përkon me 2280 Pas
Krishtit, 19x120. Për mosbesimtarët që nuk i pranojnë këto
prova të fuqishme Kuranore, fundi i botës do të vij papritmas
(6:31, 44, 47; 7:95, 187; 12:107; 21:40, 22:55; 26:202; 29:53;
39:55; 43:66; dhe 47:18).

Përderisa Hadithi është i ndaluar si burim i mësimeve fetare
, ai mund të jetë burim i përdorshëm për histori.

Mund të nxjerrim shumë informata për ngjarje historike dhe
zakonet dhe traditat e vendit gjatë shekujve të hershëm të
Islamit. Librat e Hadithit sugjerojnë që Inicialet Kuranore u
besua që e përcaktonin jetëgjatësinë e Umah-së (Kombit)
Mysliman.

Interpretimi klasik i Al-Bajdavy e përmendë
ngjarjen historike në vijim si shpjegim të mundshëm të Inicialeve Kuranore. E njëjta ngjarje jepet
hollësisht në Al-Sujuty‟s ITKAN, Printimi i Parë, 1318 Pas Hixhrës, Vëllimi 2, Faqe 10:

Jahuditë e Medinës shkuan te Profeti dhe thanë, “Kurani yt është i inicializuar me A.L.M.,
dhe këto Iniciale përcaktojnë jetëgjatësinë e fesë suaj. Pasi që „A‟ është 1, „L‟ është 30, dhe
„M‟ është 40, kjo do të thotë që feja jote do të mbijetojë vetëm 71 vite.” Muhamedi tha, “Ne
gjithashtu kemi A.L.M.S.” Ata thanë „A‟ është 1, „L‟ është 30, „M‟ është 40 dhe „S‟ është 90.

Kjo jep shumën 161. A ke diçka tjetër?” Profeti tha, “Po, A.L.M.R.” Ata thanë, “Kjo është
më e gjatë dhe më e rëndë; „A‟ është 1, „L‟ është „30‟, „M‟ është 40, dhe „R‟ është 200 që e
bën totalin 271.” Ata më në fund u dorëzuan, duke thënë “Ne nuk e dimë sa prej këtyre
Inicialeve i janë dhënë atij!” [Referenca e Famshme e Al-Sujuty‟s ITKAN]

Edhe pse ky tregim është i popullarizuar, shumë studiues kanë ngurruar që ta pranojnë lidhjen e
pagabueshme ndërmjet Inicialeve Kuranore dhe fundit të botës. Ata nuk mundën ta sjellin veten që
të merren mme këtë temë për arsyen e thjeshtë që njehsimi e bën fundin e botës, dhe gjykimin,
realitet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 

Fundi i botes sipas kalkulimeve me Kuran

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  ::  :: -