PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fantazma e Jim Morrison

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Fantazma e Jim Morrison   Mon Mar 26, 2012 9:59 pm

Fantazma e Jim Morrison vertitet ne banjen e nje restoranti


Jim Morrison, vokalisti i njohur i grupit "The Doors", para shume vitesh (ne vitin 1971) eshte gjetur i vdekur ne vasken e nje apartamenti ne Paris, France.

Per fansat e tij qe kane vizituar gjate gjithe ketyre viteve varrin e tij, ne kerkim te shpirtit te kengetarit dhe poetit, do te ishte me mire qe te kishin vizituar nje restorant Meksikan qe ndodhet ne 8512 Santa Monica Blvd.

Mexico eshte nje restorant ne Los Angeles qe nje here ka qene studio e regjistrimit e "The Doors". Ne ate vend Jim Morrison ka regjistruar "L.A. Woman". Banja e Mexico, njehere e nje kohe ka qene kabina vokale.

"Mund ta ndjesh ate ketu pothuajse cdo dite, ne te gjithe vendin, por vecanerisht prane kesaj pikes ketu" - thote Christina Arena, menaxherja e pergjithsme e Mexico-s, qe eshte nje restorant festiv dhe me shume ngjyra qe nuk ka shume qe eshte hapur.

Dhe ne fakt per cfare pike e ka fjalen Arena? Ajo flet per banjen uniseks te restorantit.

Pra, ndertesa ne te cilen eshte Mexico, ka qene ish "The Doors Workshop", nje hapesire zyre she studio regjistrimi e perdorur nga grupi ne fundin e viteve 1960 dhe ne fillimin e viteve 1970.


Dhe vendi ku tani ndodhet banja e Mexico? Ishte ne fakt kabina vokale ku Jim Morrison regjistroi edhe kengen e permendur me siper, "L.A. Woman" ne vitin 1970.

Sot, nje pllake me kornize me kapakun e albumit, varet jashte deres se banjes me te famshme.

Fansat vijne nga e gjithe bota per t'i bere homazhet e tyre Jim Morrison-it ne kete vend te shenjte. Dhe ata mund te marrin me shume nga sa kishin kerkuar.

"Prezenca e tij ndihet shume ketu dhe ndonjehere behet edhe e frikshme." - thote Arena.

"Jim Morrison eshte padyshim akoma ketu," - Christine Chilcote pajtohet me mendimin e Arenes.

"Gjera te cuditshme qe ne nuk mund t'i shpjegojme ndodhin gjate gjithe kohes. Dritat qe ndizen dhe fiken ne kohe te cuditshme. Por ne momentin qe doreza e derez leviz pa e prekur njeri, ai eshte momenti me i cuditshem dhe me i frikshem. Eshte totalisht e pashpjegueshme."

Shefi dhe pronari i restorantit shume i njohur, Larry Nicola, i cili e hapi Mexico-n vitin e kaluar, ka krijuar nje atmosfere shume te kendeshme duke perdorur ngjyra festive dhe dekorime shume interesante dhe e ben ate te duket sikur nje Pinata gjigante ka shperthyer aty prane.

Ai eshte gjithashtu nje fans shume i madh i The Doors keshtu qe ai e kupton qe nje pjese e klienteve vijne ne restorantin e tij per historine ne lidhje me Jim Morrison, por ata gjithashtu ulen te shijojne nga ushqimi dhe specialitetet Meksikane.

"Nje nga grupet e mia te preferuara," - thote Nicolas. "Ne e dinim se cfare kishte ndodhur ketu perpara se sa te vinim dhe te hapnim restorantin, dhe eshte e rendesishme per ne qe te ruajme kujtimet. Eshte e jashtezakonshme kur mendon se cfare ka ndodhur ketu."

Edhe nicolas thote qe e ndjen prezencen e Jim Morrison.

"Shpirti i tij me siguri qe gjendet ketu." - tha Nicola pa asnje pike dyshimi. "Ne ndertese ka zhurma dhe tinguj qe une nuk mundem t'i shpjegoj, " - thote ai. "Perpara se ne te hapnim restorantin, sollem dike ketu qe te bente nje pastrim shpirteror, dhe per tu munduar qe te vinte cdo gje ne paqe, por ne fund ata na thane: 'Na vjen keq por cfaredo qe ka ketu nuk ka per te ikur.'"

"Prandaj ne menduam qe ky eshte edhe vendi i Jim Morrison. Ne nuk e kemi problem kete gje. Une e degjoj shpesh edhe nga klientet, e sidomos nga fansat e The Doors. Ata e dine qe ai eshte ende ketu."

Vajza e Nicolas, Michaela, punon gjithashtu tek Mexico. Nderkohe qe e pyeten ajo tha qe e kishte kuptuar qe nga dita e pare qe kishte hyre aty qe ata kishin nje mysafir te vecante qe nuk do te largohej asnjehere.

"Une e ndjeva qe ne fillim, dhe edhe pse ndonjehere behet paksa e cuditshme, neve na peqen shume prezenca e tij. Eshte nje histori e vecante dhe unike qe e mban kjo ndertese dhe ne jeni te nderuar."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Fantazma e Jim Morrison
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: