PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tinguj dhe dridhje te cuditshme shqetesojne banoret ne Wisconsin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Tinguj dhe dridhje te cuditshme shqetesojne banoret ne Wisconsin   Mon Mar 26, 2012 6:16 am

Tinguj dhe dridhje te cuditshme shqetesojne banoret ne Wisconsin


Shperthime misterioze. Dridhje te pashpjegueshme. Dicka eshte duke ndodhur ne Clintonville, Wisconsin, por asnje njeri nuk duket qe te mund te dije te shpjegoje se cfare ne fakt eshte duke ndodhur.

Keto tinguj te cuditshem qe degjohen, kane filluar para shume pak kohesh ne vazhdimesi por me nderprerje, dhe vetem ne nje pjese te qytetit te vogel me 4600 banore, i vendosur rreth 180 milje ne verilindje te Madison.

Ne lidhje me tingujt dhe me dridhjet qe kane tundur shtepi dhe objekte te gjendura neper shtepite e banoreve ne cepin juglindor te qytetit, menaxherja e qytetit Lisa Kuss tha: "Tingujt ndonjehere jane shume te larte, aq sa ne nje rast nje gazetar i CNN arrinte t'i degjonte ato qe nga nje bisede telefonike qe po bente me mua."

Megjithese zhurmat misterioze dhe dridhjet ne qytetin e vogel, nuk duket se kane shkaktuar ndonje dem tek banoret apo shtepite e tyre pervec trembjes.

Jane vene te gjithe ne pune per te arritur te zbulojne se cfare eshte duke ndodhur ne te vertete, per te gjetur nje shpjegim racional per gjithcka, por deri tani nuk kane arritur te mesojne asgje.

"Eshte testuar se mos ne ndonje pjese te qytetit kishte gaz qe po rridhte, por uk ishte ashtu. Edhe gjeologet dhe militaret nuk duket se kane ndonje pergjigje gati akoma dhe madje duket sikur jane shume te habitur." - tha Kuss.

Rezultatet e Geological Survey tregojne qe nuk ka patur asnje aktivitet sizmin ne kete periudhe ne Wsconsin apo prane Wisconsin.

"Eshte nje situate kur mund te duket sikur ne jemi duke i imagjinuar gjerat, por ne fakt nuk eshte keshtu. Ne te gjithe jemi duke u munduar qe te kuptojme se cfare eshte duke ndodhur."- tha rezidentja ne Clintonville Verda Shultz per CNN.

"Duke qene se nuk eshte dhene ende asnje shpjegim per ate cfare mund te shkaktoje gjithcka, banoret e qytetit vazhdojne qe te hedhin hipotezat e tyre ne lidhje me mundesite."

Eshte folur per mundesi nga me te ndryshmet, qe tek alienet dhe deri tek ndonje rrace kafshesh te jashtezakonshme.

Nderkoe qe tingujt ne Wisconsia duhen shpjeguar, ne fakt tingujt te cuditshem dhe misterioze nuk jane edhe aq te jashtezakonshem. Ne fakt, ne kohet e fundit ka patur raportime nga Karolina e Veriut, Idaho, Tennessee dhe vende te tjera.

Shkencetari i U.S. Geological Survey David Hill ne vitin 2011 publikoi edhe nje studim te quajtur: "Cfare eshte ai tingull misterioz?"

Ne studimin e tij ai ka thene qe tinguj te tille jane aq te zakonshem keto kohet e fundit ne Shtetet e Bashkuara dhe shume jane munduar te gjejne nje shpjegim, por deri tani pa sukses.

Gjithashtu ai shkroi qe keto ndodhi jane te njohura esdhe ne Belgjike, shtetet rreth Gjirit te Bengalit, Itali dhe Japoni, si edhe vende te tjera.

"Nderkohe qe burimi specifik i ketij fenomeni shume rralle mund te percaktohen, eshte e sigurt qe mund te kete shpjegime natyrore." - tha Hill.

Nje shpjegim i mundshem eshte gazi qe del ne menyre eksplozive nga formacionet e gureve nentoke. Mundesi te tjera perfshijne meteore, apo edhe ndonje bubullime e larget, per te cilat Hill thote qe mund te transportohen ne distanca te largeta nen kushte specifike atmosferike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Tinguj dhe dridhje te cuditshme shqetesojne banoret ne Wisconsin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e lashtë
» VLLASOVA MUSTA:TINGUJ ZEMRE , TIK – TAK - E DASHURIE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: