PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tour Eiffel dhe sekretet masonike te saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Tour Eiffel dhe sekretet masonike te saj   Tue Mar 20, 2012 8:16 pm

Tour Eiffel dhe sekretet masonike te saj


Kulla (Tour Eiffel) ndodhet ne Paris dhe përbën simbolin më madhështor të tij. Kulla u ndërtua në vitin 1889 nga inxhinieri i famshem Gustave eiffel, i cili ka ndertuar gjithashtu dhe strukturën statike të Statujës së Lirisë në SHBA. Sipas shumë historianëve dhe studiuesve, këto dy mrekulli kanë lidhje direkte Masonike midis tyre, si porsa i përket simbolikës së tyre, si vendndodhjes, përdorimit, si dhe arsyen e krijimit të tyre.

Është faktuar (ekzistojnë dokumente) se mekaniku i famshëm, Gustavo Eifel, ishte Mason.

Kështu që në kullën e ideuar dhe hartuar prej tij, duhet të gjenden shumë simbole të fshehta, qofshin këto masonike apo të tjera që lidhen me to.

Kulla Eifel, u ndërtua te Parku i Marsit -Champs de Mars.

Inaugurimi i saj u bë më 31 mars 1889.

Muaji mars, (March) është muaj i dedikuar planetit Mars, ashtu siç dhe muaji prill i është dedikuar Afërditës.

Struktura e Kulla përbëhet e gjitha vetëm prej hekurit, metal i cili lidhet direkt me Marsin, Perëndinë e Luftës.

Është e dobishme të dimë se parku Champs de Mars, fillimisht u përdor si zonë ushtarake trajnimi.

Simboli i parë që ndeshim, është ai i vetë Kullës Eifel. Nuk është vetëm ajo çka ne shohim, gjatësia e mrekullueshme e tij e cila e simbolizon atë, por në koordinim me shumë alkimi dhe algoritme të tjera rezultojnë në shumë më tepër.

Lartësia e Kullës është 324 metra së bashku me antenën e tij.

Në pjesëtim me 10 na jep 32,4.

Nëse shtojmë lartësinë 324 dhe bazën e tij, që është 124,90 metra, kemi 448,9 m.

Në pjesëtim për 10 na jep 44,89 (një gradë e cilat do të na duhen në vijim kemi 45° 29).

E gjithë kjo, si për çudi na orienton/çon në vendndodhjen e Babilonisë -shenja jeshile-, shumë pranë gjatësisë dhe gjerësisë që na japin llogaritjet e më sipërme, pra 32° 4′ 0” në veri, 45° 29′ 0” në lindje -shenja e portokalltë me A (Zona lidhet direkt me Vëllazërinë e Zvarranikëve dhe lindjen e Masonerisë). babilonia

Edhe pse stisma që na jepet ndodhet më shumë se 100 kilometra larg nga vendndodhja e Babilonisë dhe vendet ku thuhet se ekziston diçka homologe me kullën Babel, nuk shteron të jetë kaq e mrekullueshme dhe diktimit të gjerë të këtij rajoni. Rastësi?

Siç duket dhe në fotografin që pason, Kulla ndahet në 5 nivele-shkallë, bashkë me terrenin.

Numri 5, sipas Plutarkut, kur i referoheshin gërmës E apo Ej “ata” të Delfit, simbolizonte shifrën e Universit, pra ajo përbën dhe një ligj të fuqishëm të natyrës. Nëse për disa prej jush, kjo është një pikëpyetje apo diçka e pa shpjegueshme, atëherë matematicienët na e shtjellojnë atë më saktë: “Nëse shumëzojmë lartësinë 324 me katër brinjët e tij, kemi 1296. Duke shumëzuar 5 nivelet me 4 anët e tij, kemi 20. Kështu, 20 X 1296 = 25920. Ky numër është Great Eniaftos i Platonit dhe lidhet direkt me transferimin e meridianëve (një nga lëvizjet e Tokës).

permasat5 nivelet e Kullës, janë llogaritur dhe janë pozicionuar në distanca precize. Nëse bëjmë një krahasim me planetin Jupiter, duke e vendosur atë në bazën e Kullës, atëherë kemi atë të marrë në nivelin e parë, ndërsa vijojnë satelitët e tij, Io, Europa, Ganymede dhe Callisto në majë të tij.

Kjo sekuencë ritmike duket se lidhet me pozicionet e orbitave të planetëve rreth Diellit, nëse e vendosnim atë në bazën e Kullës.

Pra, atëherë vendet analoge marrin këtë pozicion: Toka, Marsi, Saturni, ndërsa Jupiteri ndodhet në majë.jupiteri

Por, numri i saktë i shkallëve të tij, është i lëkundur, kjo sipas çdo burimi që bazohemi. Sipas matjeve të bazuar në skicat origjinale të Kullës, shkallët ishin 1710. Aq shkallë sa u ngjit dhe Hitleri kur pushtoi Francën. Por, shkallët u zvogëluan gjatë dekadës së 1980. Tashmë kemi në total, 1665.

Më e çuditshmja e çështje është se, nëse shumës totale i shtojmë 347 të nivelit të parë, atëherë kemi 2012!

Mos vallë kjo shifër nënkupton diçka për vitin që po kalojmë apo ka lidhje direkte me të?!

Por kujdes!

Ngjashmëria e tingullit/shprehjes EIFEL me EYE FULL, pra Syri i Plotë apo Sy i Mbushur, ose më saktë Syri Gjithpamës…

Mos është gjë rastësi, apo mos ju kujton diçka?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Tour Eiffel dhe sekretet masonike te saj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE ::  K O N S P I R A C I O N-
Kërce tek: