PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Shikimi" me rreze X

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: "Shikimi" me rreze X   Tue Mar 20, 2012 12:42 am

"Shikimi" me rreze X. Disa njerez e kane kete aftesi


J. Raoul Derosiers, nje biznesmen Kanadez, duket se ka patur talentin me te cuditshem dhe interesant nga te gjithe te tjeret e llojit te tij.

Mesa duket, Derosiers kishte aftesine te shihte thelle ne toke. Ky shikim me rreze X ne nje kohe quhej "magjepsje e ujit", por ne ditet e sotme ka marre emrin "zhytje ne uje".

Sipas historise, Derosiers kishte vuajtur gjithmone nga dhimbje te thella dhe prerese tek zona nen brinje, por edhe pse dhimbjet ishin shume te forta, ato nuk zgjasnin asnjehere shume, keshtu qe ai nuk u kishte kushtuar atyre shume vemendje.

Megjithate, ne vitin 1940, dhimbjet filluan ta kapnin me shpesh dhe zgjasnin edhe me shume, keshtu qe ai u bind qe duhet te shkonte te kontrollohej tek nje doktor.

Doktori mendoi qe problemi ishte me shume psikologjik dhe do te qetesohej duke pushuar. Ne mbeshtetje te ketij mendimi, ai i dha Derosiers-it ilace per gjume dhe ne fakt kjo duket se funksionoi per nje fare kohe.

Shikimet e para me rreze X

Mbasi kishte rreth nje muaj qe i pinte ilacet e tij, Derosiers shkoi te vizitonte fermen e nje kushuriri te tij ne Kebek. I afermi i tij po i ankohej qe mungesa e ujit po i prishte shume pune ne biznesin e tij dhe qe nese vazhdonte keshtu do te duhet te terhiqej.

Por megjithese, Derosiers ndihej keq per kusheririn e tij, ai nuk mund te bente asgje per ta ndihmuar.

Disa muaj me vone, kur te dy burrat ishin duke ecur permes nje fushe, Derosiers pati nje prej atyre dhimbjeve te tij te tmerrshme ne brinje. Nderkohe qe kjo ishte duke ndodhur, ai i tha kusheririt te tij:

"Mos me pyet se pse po ta them kete, une nuk mundem ta shpjegoj, por me duket sepo qendroj mbi nje lume me uje nentokesor... uje te mire. Uji gjendet shatedhjete kembe nen toke dhe rrjedh mbi nje shtrese guri te trashe. Nuk duhet te shposh ate gurin pasi do te humbasesh ujin."

Tre jave me vone, u hap nje pus atje ku kishte treguar Deroisers duke perdorur rrezet e tij X, dhe nje furnizim me uje te bollshem dhe te pijshem u zbulua vetem paksa me thelle nga sa kishte specifikuar ai. Nen uje gjendej vertet ajo pllaka e gurit per te cilen ai kishte folur.

Lajmet per kete ndodhi u shperndane vertet shume shpejt dhe shikimi me rreze X i Derosiers u be shume i kerkuar nga te tjeret. Ai zgjodhi vendndodhjen e me shume se 600 puseve, pa gabuar asnjehere, dhe thjesht duke ecur mbi toke dhe duke ndaluar aty ku ai e ndjente dhimbjen e tmerrshme ne brinje.

Nese te dhenat per Raoul Derosiers jane te sakta, atehere shphjegimi i vetem eshte se ai ne nje fare menyre zhvilloi nje lloj aftesie mbinatyrore per te pershkruar ne menyre te sakte shtresat e gureve, reres dhe gjithcka tjeter qe gjendeshin nen te ne momentin qe ai kapej nga dhimbja ne brinjet e tij.

Klientet e tij thone qe ai nuk ka gabuar asnjehere. Ndoshta ilacet e gjumit qe i dha doktori bene disa ndryshime tek ai te cilat i lejuan keto aftesi te jashtezakonshme te zhvilloheshin.

Megjithese metoda e tij e kerkimit me rreze X ishte shume e cuditshme, ne fakt aftesia e Derosier nuk eshte e vetme apo unike, pasi ka edhe shume te tjere me keto aftesi.

Edhe nje francez, Barthelemy Bleton, aksidentalisht i zbuloi keto talente te tij te vecanta ne moshen shtate vjecare pasi ai ndihej gjithmone i semure dhe me gjendje te fiketi kur qendrote ne nje vend te vecante. Me pas, duke germuar ne ate vend ku ai ndihej keq, u zbulua nje burim.

Nuk dihet se cfare kane te vencante keta njerez qe kane te zhvilluar keto aftesi. (F.B/Infoalbania)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
"Shikimi" me rreze X
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HUMANIZMI-VIRTYT I BARTUR NE DEJET E GJAKUT TE SHQIPTARIT…
» Matilda Doka: "Rreze Drite"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: