PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shenjat zodiakale

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nikolino



Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Shenjat zodiakale   Sun Mar 18, 2012 6:30 am

DASHI

Cilësitë: guximi, shkathësia, spontaniteti, bujaria.

Të metat: zemërimi, deshira e madhe për të rrezikuar.

Armiku: ata që nuk e mbajnë fjalën.

Miku: ata që nuk ju kundërshtojnë.

Dashuria: e menjëhershme dhe turbulluese.

Çfarë urreni: falni por nuk harroni

Ideja fikse: nuk rrini dot duarkryq dhe kur nuk keni ndonjë gjë për të bërë, e sajoni.

Deshira e fshehtë: të zbuloni diçka të re.

Pika e bobët: nuk kuptoni që abuzoni me burimet tuaja psiko-fizike.


DEMI

Cilësitë: administratorë të shkëlqyer.

Të metat: kokëfortësia dhe kompleksi i pagabueshmërisë.

Armiku: ata që ju bëjnë të humbisni kohën kot.

Miku: ata që e lënë veten të udhëhiqen nga ju.

Dashuria: botën e shikoni në çift, për ju dashuria është martesë.

Çfarë urreni: të prisni me besim që fati t’ju shlyejë borxhet.

Ideja fikse: të keni para mjaftueshëm që të jetoni pa e vrarë mendjen.

Deshira e fshehtë: të hani pa u shqetësuar për peshën.

Pika e bobët: nuk e pranoni kur e keni gabim.


BINJAKËT

Cilësitë: të mësuarit shpejt, shumëanëshmëria, gojëtaria.

Të metat: shpërqëndrimi, shumë interesa, të natyrave të ndryshme.

Armiku: ata që pretendojnë që ju të respektoni datat dhe afatet e skadimit.

Miku: ata që ju lënë të shkoni e të vini sipas qejfit.

Dashuria: për ju është një fjalë e abuzuar.

Çfarë urreni: që hakmerreni duke përdorur ironinë dhe që harroni padrejtësitë.

Ideja fikse: keni shumë dhe i ndërroni shpesh.

Deshira e fshehtë: të realizoni një vepër të pavdekshme.

Pika e bobët: të flisni shumë për idetë tuaja… dhe t’jua vjedhin.


GAFORRJA

Cilësitë: intuita, ndjeshmëria, shpirti praktik, sensi i ritmit.

Të metat: prekshmëria, dembelizmi.

Armiku: ata që ju ngacmojnë (nxisin).

Miku: ata që ju ledhatojnë dhe nuk ju shkaktojnë ndërlikime të kota.

Dashuria: ju jetoni për dashurinë.

Çfarë urreni: keni kujtesë të fortë: uleni në breg të lumit dhe prisni.

Ideja fikse: gjithmonë keni frikë se mos u ndodh ndonjë gjë njerëzve që doni.

Deshira e fshehtë: të keni një harem.

Pika e bobët: bestitnytë, ngado shkoni një shenjë e fatit.


LUANI

Cilësitë: autoriteti, ambicja.

Të metat: arroganca , frika se mos nuk ju kuptojnë.

Armiku: shpenzimi i tepruar për të rënë në sy.

Miku: ata që nuk ju bëjnë moral, por edhe sikur, ju nuk i dëgjoni.

Dashuria: besoni, por midis karrierës dhe dashurisë ju zgjidhni karrierën.

Çfarë urreni: jeni gjithmonë i gatshëm për të larë hesapet.

Ideja fikse: të jeni në lartësinë e idesë që ju keni për veten.

Deshira e fshehtë: t’i bëni hije dhe Diellit.

Pika e bobët: mendjemadhësia, që nuk ju lejon të dalloni miqtë e vërtetë nga lajkatarët.


VIRGJËRESHA

Cilësitë: dhuntia e të vëzhguarit, shpirti praktik, përpikmëria.

Të metat: kokëfortësia dhe mungesa e guximit.

Armiku: padurimi që përdorni gjithmonë në vend të arsyes.

Miku: ata që nuk ju japin këshilla por që këshillohen nga ju.

Dashuria: e ndiqni por shpesh nuk ju shpërblehet.

Çfarë urreni: mbani inate që zgjasin gjithë jetën.

Ideja fikse: u jepni hollësi edhe imtësirave më të imëta.

Deshira e fshehtë: të jeni një hirësi.

Pika e bobët: shpirt i tepruar kaustik kur ndiheni i sulmuar.


PESHORJA

Cilësitë: ndjenja e së bukurës, e drejtësisë dhe masës.

Të metat: dashuria e tepruar për rehati dhe qejfe.

Armiku: prirja për t’i shtyrë gjërat.

Miku: nuri.

Dashuria: e rëndësishme, vetëm që të mos ju hapë shumë punë.

Çfarë urreni: nuk dini të mbani inat, parapëlqeni të harroni.

Ideja fikse: të arrini maksimumin.

Deshira e fshehtë: t’i fitoni të gjitha betejat pa gjuajtur asnjë fishek.

Pika e bobët: nuk e vini re, pikërisht atëherë kur është çasti për të vepruar.


AKREPI

Cilësitë: intuita, shkathtësia, ambicja.

Të metat: shpirti kritik i tepruar.

Armiku: ata që përpiqen t’ju bëjnë ballë.

Miku: ata që ju tregojnë gjithçka për veten pa ndërhyrë në jetën tuaj.

Dashuria: për ju është pasion.

Urrejtja: vazhdon edhe pasi jeni hakmarrë.

Ideja fikse: të keni gjithçka dhe ta keni nën kontroll.

Deshira e fshehtë: të jetoni një jetë paralele me jetën e përditshme.

Pika e bobët: mungesa e taktit që e ngatërroni me sinqeritetin dhe çiltërsinë.


SHIGJETARI

Cilësitë: idealizmi dhe ambicja.

Të metat: premtoni pa i mbajtur premtimet.

Armiku: deshira për të qënë gjithmonë aty ku nuk jeni.

Miku: fati që ju qëndron pranë, edhe kur luani paksa rrezikshëm.

Dashuria: një ligjore, sepse i jepni rëndësi formave, më shumë se sekreteve.

Urrejtja: është një humbje kohe.

Ideja fikse: të paraqiteni si një person i denjë për vlerësime dhe i besueshëm.

Deshira e fshehtë: të mos i jepni llogari askujt.

Pika e dobët: ta pandehni veten dinak dhe të jeni shpesh naiv.


BRICJAPI

Cilësitë: përqëndrimi, shpirti praktik, qëndrueshmëria.

Të metat: skepticizmi, paragjykimet, melankolia dhe pesimizmi.

Armiku: ndjenja e tepruar e përgjegjësisë dhe e detyrës.

Miku: është i padukshëm, por i pranishëm.

Dashuria: dashuroni lidhjet e qëndrueshme, nuk ju pëlqen të ndryshoni.

Urrejtja: i jepni fund duke e hedhur helmin mbi ata që ju zhgënjejnë.

Ideja fikse: të bëni gjithçka vetëm, pa kërkuar asgjë.

Deshira e fshehtë: të çmoheni për atë që vleni.

Pika e bobët: të ngurroni së tepërmi.


UJORI

Cilësitë: inteligjenca, mendja e hapur, ide largpamëse.

Të metat: tepër të zakonshme.

Armiku: prirja për të teorizuar dhe për të mos vënë në praktikë.

Miku: kush nuk deshiron t’ju homologojë.

Dashuria: është dashuri shpirtërore.

Urrejtja: është një zili e vogël që zhduket menjëherë.

Ideja fikse: të shquheni dhe t’ju njihet ndryshimi nga të tjerët.

Deshira e fshehtë: të jeni të parët që lëshoni në projekt, një modë të re.

Pika e bobët: ta keni të qartë se çfarë deshironi të përmbysni, por pa e ditur se me çfarë ta zëvendësoni.


PESHQIT

Cilësitë: intuita dhe aftësia për të shfrytëzuar situatat.

Të metat: emotiviteti dhe pavendosmëria.

Armiku: prirja për të adoptuar idetë e personit të parë që takoni.

Miku: kush ju lejon ta ngushëlloni, dhe pse s’ka nevojë.

Dashuria: ndjenja që ju bën të ndiheni gjallë.

Urrejtja: parapëlqeni të torturoni personat që ju kanë bërë të vuani.

Ideja fikse: të qënit i përndjekur nga fati.

Deshira e fshehtë: të tregoni se sa organizatorë jeni.

Pika e bobët: të merrni përsipër përgjegjësi më të mëdha se forcat tuaja.

www.astro-al.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Shenjat zodiakale   Sat Dec 20, 2014 1:26 am

GAFORRJA

Cilësitë: intuita, ndjeshmëria, shpirti praktik, sensi i ritmit.

Të metat: prekshmëria, dembelizmi.

Armiku: ata që ju ngacmojnë (nxisin).

Miku: ata që ju ledhatojnë dhe nuk ju shkaktojnë ndërlikime të kota.

Dashuria: ju jetoni për dashurinë.

Çfarë urreni: keni kujtesë të fortë: uleni në breg të lumit dhe prisni.

Ideja fikse: gjithmonë keni frikë se mos u ndodh ndonjë gjë njerëzve që doni.

Deshira e fshehtë: të keni një harem.

Pika e bobët: bestitnytë, ngado shkoni një shenjë e fatit.
Shum e vertet keni qelluar ne shenje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shenjat zodiakale
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Marifetet që përdorin femrat pë të manipuluar meshkujt dhe shenjat e dashurisë
» Daut demaku:Shenjat para kthesave
» Sëmundjet psiqike dhe lidhjet me sëmundjet tjera
» Shyhrete Behluli është sëmur !
» Receta popullore për të kuruar tiroidet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: