PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bafomet, kush dhe c'fare eshte?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
John Abraham

avatar

Numri i postimeve : 12
Pikët : 33
Reputation : 3
Join date : 13/03/2012
Mosha : 34
Vendodhja : Tirane

MesazhTitulli: Bafomet, kush dhe c'fare eshte?   Wed Mar 14, 2012 10:47 pm



Pamja qe shikoni mesiper njihet me emrin Bafomet.......Termi Bafomet u be i njohur gjate inkuzicionit kundra templarve nga kisha dhe Filip le bel ku disa kalores Templare permenden emrin Bafomet dhe e shikonin me admirim ndoshta edhe deri ne adhurim kete emer, por realisht kurre nuk eshte bere e njohur nje pamje per kete titull apo emer.

Por figura mesiper eshte bere e njohur shume vone nga nje ezoterik me emrin Elifas Levi, i cili kishte marredhenie shume te mira me masonerine franceze.

Realisht nuk dihet pamja e sakte qe te edentifikoje BAFOMETIN, madje ka akoma njerez qe besojne se Bafometi eshte koka e Gjon Pagzorit te cilin keta e konsiderojne si mesia i vertete, por kjo bie poshte kollaj nga te gjitha studimet.....

Por me te drejte lind pyetje:
pse grupe te shumta si lozha masonike apo grupe te tjera sekrete jane te fokusuar tek kjo pamje?

Duke njohur Elifas Levin qe per ca kohe u mor me mesime ne seminarin e San Sulpicit dhe pastaj hoqi dore ne vitin 1836 dhe filloi te mbante raporte te mira me masonerine franceze; atehere une them se kesaj pamje duhet te kushtojme pak me shume vemendje, dhe arsyeja se pse e them kete eshte se Levi eshte inspiruar nga shkrimet biblike, ose me sakte te themi nga libri me i vjeter qe permban bibla dhe ky liber njihet me emrin "Jobi".

Ne librin e Jobit flitet per nje "gjallese" e cila i perngjan shume figures qe ka sjellur Elifas Levi, dhe ne librin e Jobit lexojme:
Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.
Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij.
E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë.

Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.
Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t`i afrohet atij me shpatën e tij.
Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,

ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.
Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.

Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij.
Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t`i shpojë flegrat e hundës me gremça? (Jobi kapitulli 40 vargjet 15-21).


Disa studiues mendojne se termi Bafomet vjen pikerisht nga gjallesa mitike biblike Behemoth, por nese ne lexojme me vemendje pasazhin mesiper nga bibla do te kuptojme teper qarte qe Elifas Levi e ka krijuar ate imazh ne baze te ketij pasazhi..

Qe tek vargu i pare ne ngelim me goje hapur sepse aty Zoti i thote Jobit qe shikoje Behemothin qe e kam bere si ti, por ne te njejtin varg thuhet se ai ha barin si kau; Kjo duket qarte sepse pamja e bafometit ka trup njerezor por nje koke kafshe.

Por ajo qe te ben me shume pershtypje tek pasazhi biblik eshte se Behemothi quhet dhe konsiderohet si vepra e pare e Perendise dhe nje qenie e pamposhtur (Jobi 40:19).

Ne fakt figura e Levit ka edhe shume gjera te tjera por le te shohim shkurtimisht disa lidhje me kete figure:

1- Pamja e duarve te Bafometit tregon nje lidhje midis qiellit dhe tokes, si dikush qe do te beje pajtimin midis qiellores dhe tokesores, pershembull per te krishteret kete pajtim e beri Jezusi.

2- Ne krahet e tij shkruhet "Shperndaj" dhe "Ribashkoj", dhe prap ketu shikohet dicka qe ka te beje me popullin e Izraelit ku shpesh hasim pasazhe ne bibel ku Zoti thote qe do ti shperndaj ne te gjithe boten, por do ti bashkoje serish; nje enderr mesianike do te thoja une.

3- Nese shikojme me vemendjen pamjen do te shohim nje gjallese qe i ka te dyja gjinite; dhe kjo tregon qarte se Elifas Levi dhe grupet sekrete te cilet mbajne kete figure nuk e duan ate qe besimtaret si muslimane po ashtu edhe te krishtere e njohin si Mesia qe lindi pa baba, sepse figura tregon qarte qe sipas tyre per te ardhur ne jete duhen te dyja gjinite.

4-Tani shikoni me vemendje figuren dhe do te shikoni se ne te dyja duart Bafometi tregon nga tre gishta per dore.
Kjo tregon paster dhe qarte simbolin e shtetit Zionist Izraelit, Yllin 6 kendesh.
Sipas disa rabinve dhe studiuesve te mistikes ne Judaizem ky simbol paraqet te dyja mbreterite si ate Beniamite po ashtu edhe ate te fisit te Judes ne nje mbret te vetem, ose me sakte ne mesian qe presin Judejte.
Dikush mund te thote ketu se testamenti i vjeter flet qarte se Mesia do te vije nga fisi i Judes dhe jo i Beniaminit; ah sa gabim e keni sepse bibla thote:
Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do të banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do të banojë në krahët e tij". (Ligji i perterire 33:12)....

Pra kush do te jete i dashuri i Zotit qe do te banoje prane fisit Beniamin?

Madje edhe koka e figures se Bafometit te sjellur nga elifas Levi eshte ndertuar ne planimetrine e nje hexagrami, ylli 6 kendesh.


BAFOMET
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bafomet, kush dhe c'fare eshte?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bimët dhe shtazët sheruese dhe ushqimore
» Kusari- Lila: Ja kush deshi të mëvrasë, pazari për ekzekutimin tim u krye në Gjakovë
» Besi Bekteshi: Falja nuk është kulturë e demokracisë shqiptare, por standard që nuk do ta plotësojmë edhe për shumë vite
» Kryqi i Kuq Shqiptar: Kush dhuron gjak shpëton një jetë
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T ::  S I M B O L I K E-
Kërce tek: