PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkaktari i permbysjes se Titanikut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Shkaktari i permbysjes se Titanikut   Wed Mar 14, 2012 10:13 pm

Hena mund te kete patur nje pjese te fajit ne tragjedine e Titanikut


Per me shume se 100 vjet fajin per mbytjen e Titanikut e ka mbajtur persiper nje ajsberg. Megjithate, nese merren per baza studimet me te fundit, ndoshta ajsbergu nuk ka qene edhe aq fajtor ne shkaktimin e mbytjes se anijes.

Sipas ketyre studimeve te fundit te shkencetareve, fajtorja e vertete me e madhe e te gjithe tragjedise se Titanikut eshte Hena.

Megjithese ishte perplasja me nje ajsberg qe e coi anijen drejt fundit te saj te trishte se bashku me pasagjeret qe mbante, shkaku pse ajsbergu ndodhej pikerisht aty ishte nje ndodhi Henore qe kishte ndodhur tre muaj me pare dhe qe e kishte vene ajsbergun aty. Te pakten kjo eshte ajo qe pretendojne shkencetaret.

Sipas po te njejtit studim, ka qene nje kombinim i disa faktoreve astronomike duke perfshire ketu edhe afrimin me te madh te Henes me Token ne 1400 vjet, ngjarje e ndodhur ne janar te vitit 1012 arsyeja e gjithckaje.

Kjo ngjarje e rralle pretendohet qe te kete levizur nje pjese te madhe ajsbergesh nga vendi i tyre i zakonshem prane bregut te Kanadase dhe i ka bere ato qe te levizin me ne Jug.

Do ju duhej ketyre ajsbergeve pothuajse ekzaktesisht tre muaj qe te arrinin tek shtegu ku kalojne anijet, aty ku u fundos Titaniku ne 14 Prill.

Shkencetaret raportuan per revisten Science and Telescope qe kjo ngjarje ka kushtuar 1500 jete njerezish.


Profesor Doald Olsen i Universitetit te Shtetit te Teksasit i cili ishte ai qe drejtoi edhe studimin, tha: "Ata u futen me shpejtesi te plote ne nje siperfaqe te mbushur me ajsberge, dhe kjo ishte arsyeja qe anija me pas u mbyt."

"Megjithate, lidhja ndermjet henes dhe faktoreve te tjere astronomike, mund te shpjegoje me mire se si nje numer jashtezakonisht i madh dhe jo i zakonshem ajsbergesh u futen ne rrugen qe do te ndiqte Titaniku."


Zakonisht pikat kulmore te baticave jane te shkaktuara atehere kur Hena dhe Dielli vihen ne nje pozicion ne te cilin forcat e tyre gravitacionale zgjerohen.

Ne 4 janar te vitit 1912 Hena iu afrua Tokes me shume se asnjehere tjeter ne 1400 vitet e fundit, dhe arriti piken e saj me te afert me vetem 6 minuata Hene te plote.

Kjo rastesi e rralle ndodhi vetem nje dite pasi Toka kishte bere afrimin e saj me te madh vjetor ndaj Diellit, dhe nje kombinim i cuditshem i ketyre faktoreve shkaktoi edhe levizjen e ajsbergeve.

Shkencetaret thane qe bashkimi i ketyre faktoreve eshte i mjaftueshem qe te beje qe te levizin nje numer i madh ajbergesh nga ujerat rreth Labradorit dhe Newfondland-it dhe te shtyheshin rrymat e veriut, duke ju dhene atyre mjaftueshem kohe per tu vendosur ne rrugen qe do te ndiqte Titaniku ne prill te atij viti.

Profesor Olsen shtoi gjithashtu: "Ne nuk po themi qe e dime me saktesi se ku gjendej ajsbergu qe shkaktoi mbytjen e Titanikut ne janar te vitit 1912, tre muaj para perplasjes. Asnje nuk mund ta dije apo ta thote me siguri kete gje."

"Megjithate ky qe kemi zbuluar ne eshte nje skenar shume interesant dhe eshte mjaft i besueshem edhe nga ana shkencore."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Shkaktari i permbysjes se Titanikut
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: