PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulimi i fundit shkencor, “Vellai jone gorilla”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Green Line



Numri i postimeve : 62
Pikët : 107
Reputation : -15
Join date : 23/02/2012

MesazhTitulli: Zbulimi i fundit shkencor, “Vellai jone gorilla”   Mon Mar 12, 2012 9:04 pm

Zbulimi i fundit shkencor, “Vellai jone gorilla”





Shkencetaret britanik nga “Wellcome Trust Sanger Institutes” mbeten
te mrekulluar. Ata lexuan mijera sekuenca dhe mbeten gojehapur, kur
pane ngjashmerine mes njeriut dhe gorilles. U deshifrua gjeromi i nje
gorille femerore, qe jeton ne rrafshina dhe quhet “Kamilah”.

Pas leximit teresor te gjenomit te gorilles, u rrezua bindja e
deritanishme, se gorilla nuk ka ngjashmeri me njeriun. Me gjithe kete,
shimpanza dhe orangutang mbetet me tej si me te perafert me homo
sapiensin. Shtypi gjerman ben te njohur kete zbulim, duke iu qasur
revistes profesionale britanike “Nature”.

Per shkencetaret ky fakt ishte shume i rendesishem, sepse nepermjet
saj, mund te fiksohej edhe koha, kur gjate evolucionit, paraardhesit
tane, u ndane nga familja. Ajo ishte epoka kur kishte ndodhur ndarja e
madhe e homo sapiensit nga majmunet/ primatet.

Bashkautori i ketij zbulimi, Chris Tyler-Smith, thote se ky zbulim
ishte tejet i rendesishem, sepse te gorilla jane gjetur ngjashmeri me
njeriun gjate evolucionit. “Te degjuarit” ka ndjekur procesin e njejte
si tek njeriu.

Deri para ketij zbulimi, qe besuar se zhvillimi i shpejte i te
degjuarit tek njeriu, kishte ndodhur per shkak te folurit. Mirepo, edhe
pse gorillat nuk flasin, te te degjuarit eshte zhvilluar po aq shpejte,
si edhe tek njeriu. Pervec kesaj, shkencetaret konstatuan, duke u bazuar
ne gjene, se shqisa e prekshmerise (tatile), te te degjuarit dhe e
trurit kane pesuar nje zhvillim te shpejte, por me i theksuar ishte tek
njeriu dhe gorilla.

Sipas te dhenave te fundit, duke u bazuar ne gjenet e lexuara dhe
te krahasuara ne mes tyre, ndarja gjenetike ne mes njeriut dhe
shimpanzes ka ndodhur para 6 milion vjeteve, kurse nga gorilla, para 10
milion vjeteve, ndersa ndarja nga gorillat perendimore dhe lindore, qe
jetojne ne rrafshina, ka ndodhur para 1,7 milion vjeteve.

Sido qe te jete, mbetet e pakontestuar afria e madhe e homo
sapiensit me shimpanzen. Pesembedhjete per qind e gjenomit te njeriut
eshte me i perafert me gorillen, se sa me shipanzen dhe 15 per qind e
gjenomit te shimpanzes, eshte me i perafert me ate te gorilles, se sa te
njeriut.

Ngjashmeria e sekuencave gjenetike ne mes njeriut dhe shimpanzes
eshte 70 per qind. Gorillat dhe shimpanzet jetojne ne Afriken Qendrore
dhe perfshihen ne grupin me emrin “Hominidae”. Pesha e trurit tek
njeriu eshte mesatarisht 1350 gram, tek primatet homindae: orangutang
400, shimpanzea 400 dhe makake 100.

(Naser Aliu/Infoalbania)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulimi i fundit shkencor, “Vellai jone gorilla”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: