PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bota pas 100 mijë viteve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Bota pas 100 mijë viteve   Mon Mar 12, 2012 9:53 am

Bota pas 100 mijë viteve




Duke lënë mënjanë analizat pesimiste në lidhje me të ardhmen e botës, revista “New Scientist” e publikuar në SHBA ka realizuar një studim rreth të ardhmes së botës nën një këndvështrim pozitiv dhe negativ...

Sa do të jetojmë *(si njerëzim)?


- Nëse përgjigjemi sipas mendimit të specialistëve të fatkeqësive, mund të themi se njerëzimi ka vetëm 19% mundesi qe te jetoje deri në vitin 2100. Por shumë studime tjera kanë treguar se ky rrezik është më i ulët. Sipas astrofizikanit, J.Richard Gott, nga Universiteti Priceton, bota do të jetojë dhe 7,8 milion vite të tjera. Nëse i hedhim një sy analizave të fosileve të gjitarëve të gjendura sot vihet re se çdo lloj gjitari ka jetuar afërsisht 1 milion vjet. Disa lloje të tjera jetojnë dhjetë here më shumë se këto. Ndërsa gjeografi, Jared Diamond nga Universteti i Kalifornisë pohon se popujt tashmë nuk janë të izoluar dhe në rast të një epidemie vdekjeprurëse ato informohen më shpejt dhe risku i zhdukjes së njerëzimit ulet edhe më shumë. Krahas kësaj me rritjen e popullsisë globale ulet dhe risku i zhdukjes së saj.

- Çdo 300 vjet ekziston rreziku i realizimit të një shpëthimi supernova, pra i çastit të vdekjes së një ylli pranë Tokës. Brian Thomas nga Universitieti Washburn pohon se një fatkeqësi e tillë do të zhdukë një pjesë të madhe të shtresës së Ozonit. Tek një pjesë e madhe e njerëzve mund të shfaqen sëmundjet kanceroze për shkak të radiacionit të përhapur. Por akoma nuk është e qartë nëse kjo fatkeqësi do të ndodhë.
- Brenda 100 mijë viteve një meteor me përmasa rreth 400 m mund të përplaset me Tokën. Ky fenomen nuk do të prekë gjithë Tokën por do të zhdukë një vend jo të vogël të ngjashëm me Francën nga përmasat.

Cilën gjuhë do të flasim?

- Gjuha angleze do të përhapet më shumë në të ardhmen. Fjalët e gjuhës angleze të shtuara nëpërmjet përdorimit të internetit do të shtohen dhe më shumë në të ardhmen. Por dhe anglishtja po ndryshon. Në fjalorin e Oxfordit hyjnë mesatarisht 2000 – 2500 fjalë të reja çdo vit. Por, Erez Lieberman Aiden dhe Jean Baptiste Michel, specialistë të gjuhës nga Universiteti Harvard, pohojnë se në gjuhën angleze shtohen 8500 fjalë të reja në vit.

Ku do të jetojmë?


- Parashikime të shumta tregojnë se një pjesë e madhe e Tokës do të zhytet nën ujë. Qytete të mëdha bregdetare si New Orleans, Shangai, Miami do të mbesin nën ujë. Sipas Panelit për ndryshimet klimaterike rrjedhja e gazit të serave do të vazhdojë deri në vitin 2100. Temperatura globale mendohet të rritet me 4 gradë deri në vitin 2100. Ndërsa në shekullin e 23-të kjo shifër do të ngrihet deri në 5 gradë. Pas kësaj do të duhen pikërisht 3 mijë vite që rruzulli tokësor të ftohet me 1 gradë. Akullnajat në Groenlandë dhe Antarktidë do të shkrihen brenda 1 000 viteve të ardhmshme. Në këtë mënyrë niveli i detit do të ngrihet me 10 m. Nëse merren parasysh gjithë këto gjëra njerëzve do t’u duhet të kërkojnë vende të reja për të jetuar. Me zhytjen nën ujë dhe të qyteteve të mëdha si Tokio, Londra, New York dhe me ngrohjen e Tokës do të hapen vende të reja për të jetuar. Në tokën e liruar në pjesën ku do të shkrihen akullnajat do të mund të bëhen mbjellje. Antarktida do të mbushet me pyje. Bota mund të kthehet në gjendjen e mëparshme por do të duhen disa mijëra vjeçarë të tjerë.

– Për shkak të ngrohjes globale gjatë 100 mijë viteve të ardhshme në Hawai do të lindë një ishull i ri.

Çfarë do t’i lëmë nipërve tanë?

- Pas 100 mijë viteve arkeologët apo studiuesit nuk do të mund të gjejnë shumë gjurmë. Një pjesë e vogël e njerëzve do të shndërrohen në fosile. Për t’u shndërruar në fosile duhen shpella apo pellgje të pasura me kalcium. Kay Behrensmeyer nga Muzeu historik kombëtar i SHBA mendon se në të ardhmen fosile të njerëzve mund zë gjenden nën llavën e vullkaneve apo trupat e personave të fundosur në fund të oqeanit për shkak të cunameve. Janë të rralla dhe ndërtesat të cilat do të mund të qëndrojnë në këmbë pas 100 mijë vjetëve. Në mes tyre mund të përmendim centralin bërthamor Olkiluoto të gjendur në Finlandë. Dhe objektet e bëra prej qeramike dhe titaniumi do të gjenden në sipërfaqen e Tokës pas 100 mijë viteve.

/Start/A. K
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Bota pas 100 mijë viteve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letërsia shqiptare
» Qytetet shqiptare-Gjakova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: