PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arkeologet gjejne trupin e nje femre gladiatore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Arkeologet gjejne trupin e nje femre gladiatore   Thu Mar 08, 2012 3:24 am

Arkeologet gjejne trupin e nje femre gladiatore


Arkeologet kane zbuluar mbetjet e nje "femre shume muskuloze" qe mund te kete qene nje gladiatore femer gjate okupimit Romak ne Britani.

Gruaja ishte varrosur ne nje arkivol te perpunuar vruri me kapese hekuri dhe shirita bakri ne Credenhill, Herefordshire.

Mbetjet e gruas qe u gjenden ne ate zone, e cila mendohet te kete qene pjese e rrethinave te nje qyteti Romak qe ne ate kohe quhej Kenchester.

Arkeologet zbuluan mbetjet qe ata thane se mund te ishin te nje gladiatore femer. Menaxheri i Projektit Arkeologjik, Robin Jackson tha: "Kur i pame ne fillim kockat e kraheve dhe te kembeve, kuptuam qe kishteqene nje person trupmadh."

"Por koka dhe zona e plevisit, si edhe te gjithe treguesit e tjere te gjinise, thone qe mbetjet jane te nje femre."

Ai tha qe nje shpjegim per kete eshte qe ajo te jete nje gladiatore femer.

"Arkvoli duhet te kete qene bere prej druri. Ne fakt nuk ka mbetur dru qe ta provoje kete, por jane gozhdet ne ane, dhe me pas tre kapese gjigande qe e rrethojne te gjithe arkivolin, dhe gjithashtu shirita bronzi neper cepa qe ka mundesi te kene qene per dekoracion."

"Eshte nje arkivom i perpunuar dhe duket si nje arkivol i shtrenjte, por megjithate duket edhe sikur gruaja qe ishte brenda ka patur nje jete shume te lodhshme me pune, dhe keshtu aty ka nje anomali."

Gjithashtu ishte i cuditshem vendi ku ajo ishte varrosur. Ajo ishte varrosur ne rrethina, dhe jo ne varrezat ne ane te vendbanimeve, ashtu si ishte rregulli ne kohet Romake.

Keto gjetje arkeologjike jane si rezultat i disa germimeve per shkak te ndertimit te Yazor Brook Flood Alleviation Scheme, qe do te mbroje shtepite dhe bizneset ne Hereford.

Rruga ne lindje nga Kenchester eshte ndertuar nga ushtria Romake ne mesin e shekullit te pare pas Lindjes se Krishtit, nderkohe qe ata zgjeroheshin ne perendim per ne Wales.

Ne fakt ne nje dramatizim ne Londer, ekziston edhe nje femer gladiatore. Por ne kohen e ketij dramatizimi nuk dihej ende asgje per gjetjet arkeologjike.

Shume pak ishte e ditur me pare per rrethinat qe ishin pikerisht anash kesaj rruge, megjithate rezultatet paraprake te nxjerra nga arkeologet sugjerojne qe periudha e zhvillimit te kesaj rrethine ishin shekujt e dyte dhe te trete pas Lindjes se Krishtit.

Shkencetaret mendone qe ka me shume per te teguar kjo rretine nga sa eshte menduar ne fillim. Punime te zhvilluara ne vitin 2010 tregojne qe kjo siperfaqe permban mbetje te ruajtura mire te ndertesave Romake.

Kjo eshte pjese e nje rrethine te rendesishme Romake qe zhvillohej ne ane te rruges por qe tani eshte e varrosur, se bashku me pjesen tjeter te qytetit nen fusha. Nje ekip arkeologesh nga Worcestershire Historic Environment dhe Archaeology Service, duke punuar ne bashkepunim te ngushte me Amey Consulting dhe ekipin e arkeologeve te Herefordshire Council's, jane duke germuar me kujdes.

Nje pjese e madhe informacioni eshte marre tashme de ky eshte fillimi i mbare qe arkeologet te mund te eksplorojne kete pjese te qytetit.

Pritet qe ne fund te germimeve arkeologet te kene kuptuar dicka me shume mbi kulturen e kesaj rrethine Romake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Arkeologet gjejne trupin e nje femre gladiatore
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si duket trupi i përsosur i një femre?!
» Këshilla shëndetsore, reçeta dhe gjëra tjera për trupin
» BEQIR SINA:Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: