PortaliForumiPytësoriRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Magjia e bardhë dhe magjia e zezë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve: 667
Pikët: 2248
Reputation: 65
Join date: 16/02/2012
Mosha: 27

MesazhTitulli: Magjia e bardhë dhe magjia e zezë   Thu Mar 08, 2012 11:35 am

E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë




Magjia e bardhë dhe magjia e zezë janë vetëm dy pole të energjisë. Të dyjat janë: ekzistojnë, por duhet ditur t’i përdorim. Liria e njeriut është e madhe, prandaj NJOHJA ia mundëson njeriut të zgjedh polin pozitiv apo negative. Këtu është çelësi për hyrje në LUMTURI apo në MJERIM.

Ja si krijohen: me përsëritje, me përsëritje dhe vetëm me përsëritje. (Në këtë bazë është CD-ja jonë “Dëshirat…” që krijon polin pozitiv ose magjinë e bardhë).

Sikur zgjimi prej gjumit me orën me zile: bie zilja e orës ose alarmit të telefonit në orën 7 të mëngjesit – ti zgjohesh. 21 ditë kur përsëritet kjo zile – nëpër trupin e njeriut krijohet “shtrati” rruga e ecjes së energjisë. Të 22-tën ditë, pa zile apo alarm, në orën 7 nis qarkullimi i lëngjeve nëpër trup dhe ti do të zgjohesh – patjetër, pa kurrfarë mjeti ndihmës.

Keni parasysh këtë fakt: çdo gjë lindë nëpër vijen shpirtërore: në shpirt lind idea, idea formësohet në mendim, mendimi shprehet me fjalë, fjala KRIJON energji që ndërton apo rrënon jetën e njeriut.

Përsëritja e fjalës krijon aq shumë energji që – me të vërtetë – e fuqizon jetën e njeriut deri në majat e suksesit e të lumturisë apo e rrënon deri në fundin e gërminës apo të mjerimit. (Këtu është PIKA qëndrore ku e thërras mendjen tuaj të ndiçohet!)

Sepse (po e përsëris): me përsëritje të fjalëve (ose mendimeve) pozitive (afirmimeve pozitive) krijohet energjia që ndërton jetën dhe tejkalon TË GJITHA pengesat.

Keni dëgjuar ndonjëherë për SHTRIGAT? Çka është shtriga? Asgjë. Një grua normale, që në moshë të thyer, e dëshpëruar, gjeloze ndaj jetës së shoqeve, e lodhur nga vuajtja, nis të mendojë keq për shkatërrimin e jetës së ndonjë shoqeje. Dhe, ajo grua, prodhon aq shumë mendime negative, aq shumë dërgon sugjestione të zeza sa – ia shkatërron jetën dikujt.

Por e shkatërron edhe jetën e vet: mendimet e saj, mendimet apo fjalët negative, ia ndryshojnë metabolizmin e trupit të saj (secila fjalë krijon një emocion, secili emocion krijon një ndryshim metabolistik!) dhe, përditë ngapak, ajo grua shëmtohet: i deformohen mollëzat e faqeve, hunda, mjekëra – tërë fytyra dhe – kur është tepër negative – nuk mund të jetojë më mes njerëzve – sepse bëhet tepër e shëmtuar…dhe populli e quan: shtrigë. Sepse njëmend e meriton këtë epitet. (Populli nuk gabon kurrë, sepse mësimet i merr nga përvoja!)

E kundërta e SHTRIGËS, njerëzit e mirë, njerëzit shpirtbardhë, hajde t’iu themi: të SHENJTË, përqëndrohen në polin pozitiv - në prodhimin e mendimeve dhe fjalëve pozitive, që krijojnë BUKURINË e qenies fizike, bukurinë e qenies shpirtërore, shijen e jetës, suksesin, shëndetin, fatlumërinë e tërësishme.

Kjo është liria e njeriut: zgjidh e merr! Do shmëti apo shenjtëri?

Për qartësim të plotë për FUQINË E PËRSËRITJES po e përmendi shembullin më të tmerrshëm të historisë së njerëzimit. Lufta e dytë botërore. 52 milionë viktima i ka shkaktuar PËRSËRITJA E NJË GËNJESHTRE.

Vetë Hitleri ka thënë: kur kam thënë se gjermanët janë racë fisnike që duhet të komandojnë botën, e kam ditur se është gënjeshtër e pastër (të gjitha racat në start janë të barabarta!), por e kam ditur se kur ta përsëris unë 100 herë këtë gënjeshtër - unë do t’i besojë gënjeshtrës sime, kur të përsëritet 1000 herë – do t’i besojë gjeneralshtabi, kur ta merr Gebellsi e ta përsëritë me miliarda herë – nuk do të ketë gjerman të gjallë që nuk do t’i besojë.

Dhe, e dini të gjithë: KËSHTU NDODHI. Nuk ka pasë ushtar gjerman që nuk ka shkuar drejt në vdekje – në bazë të cilit fakt: në bazë të një gënjeshtre të PËRSËRITUR. Dhe PËRSËRITJA e kësaj gënjeshtre shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe shkaktoi 52 milionë viktima.

E keni të qartë tash çfarë fuqie tmerruese ( por edhe MREKULLI mahnitëse) krijon PËRSËRITJA E FJALËS.

Populli nuk është fajtor që bie viktimë e mashtrimeve të ndryshme, SEPSE POLET E ENERGJISË ekzistojnë, JANË. Fajtor jemi NE që nuk e ndihmojmë vetveten dhe popullin tonë - që ta ketë NJOHJEN.

Prandaj unë këmbgul dhe JU FTOJ të vini me mua. Dhe të jeni qindpërqind të sigurtë: askush nuk do të këtë ASNJË humbje – TË GJITHË DO TË FITOJMË.


Daut Demaku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Green Line



Numri i postimeve: 62
Pikët: 107
Reputation: -15
Join date: 23/02/2012

MesazhTitulli: Re: Magjia e bardhë dhe magjia e zezë   Tue Apr 03, 2012 2:20 pm



Magjia e bardhë“ vjen si rezultat i produktit të së mirës dhe operimet e saj janë: shërimet psikike, lutjet, largimet e vetive të paqëndrueshme të karakterit, zhvillimin e aftësive mentale etj., ndërsa „Magjia e Zezë“ si rezultat ka produktin e së keqes, që të prish dhe të shkatërroj gjithçka që është lartësuar si e bukur dhe si e mirë, ashtu që e keqja të triumfojë mbi të mirën.

Ky nocion, që e ka një të kaluar shumë të largët, e që përdoret edhe sot e kësaj dite në mbarë rruzullin tokësor, interpretohet në mënyra nga më të ndryshmet dhe zakonisht merret si sinonim i së keqes, e që në fakt nuk është plotësisht e vërtet. Magji do të thotë: mrekulli, çudi, aftësi e jashtëzakonshme që ka dikush, për të ndikuar tek tjetri etj., e sipas Franc Bardonit ajo konsiderohet edhe si shkencë e shenjtë.

Siç dihet, në natyrë gjithçka rrezaton. Njeriu si qenie me komplekse ka llojin e veçantë të rrezatimit. Rrezatimi, sipas parimit të përgjithshëm të antipolaritetit, mund të jetë pozitiv ose negativ, tërheqës ose dëbues, i mirë ose i keq etj. Gjithashtu, rrezatimet varen edhe nga shkalla e zhvillimit të jetës shpirtërore të personit. Mendimet, dëshirat, ndjenjat tona paraqesin burim shumë të madh të energjisë rrezatuese. Në qoftë se jeta jonë shpirtërore është e drejtuar në një drejtim të caktuar, atëherë edhe rrezatimet përkatëse kanë karakterin e vet të caktuar. E në qoftë se në të kundërtën, u nënshtrohen labiliteteve të ndryshme, atëherë edhe rrezatimet pasuese do t’u nënshtrohen oscilimeve të përhershme dhe dobësimit të tyre.

Drejtimi i caktuar i mendimeve (energjisë psikike), i drejtuar qoftë për të mirë, ose për të keq, në qoftë se ka karakter stabil, formon rrymë të fortë psikike, e cila rrezaton në rreth dhe formon tek rrethi ndjenjën e simpatisë ose antipatisë, dashurisë ose urrejtjes etj.

Kjo energji psikike është sikurse çdo lloj tjetër i energjisë, neutrale: as e mirë as e keqe, i mirë ose i keq është përdorimi i saj. Te dyja këto komponentë e ndjekin njëra tjetrën. Sikurse nata që në mënyrë të pashmangshme ndjek ditën, po kështu edhe e mira zëvendëson të keqën në çdo hap. Dallimi qëndron vetëm në kuptimet individuale, sepse derisa diçka në sytë e dikujt është e mirë, për tjetrin ajo mund të ketë kuptim negativ. Parimi i përgjithshëm natyror formohet nga e mira, ndërsa e keqja është prodhim i mospranimit të së mirës. Këtu pra, qëndron edhe esenca e magjisë. Në fushën e „Magjisë së Bardhë“, vihen në dukje, në rend të parë, lutjet e ndryshme, në të cilat: dëshira, besimi, dashuria, dhe shpresa e koncentruar veprojnë në mënyrë magjike. Kështu pra, secili mendim, në qoftë se është i pastër, intensiv, dhe stabil, ka tendenca që të realizohet. Në qoftë se në këtë bindje ekziston edhe besimi i patundur se ajo do të plotësohet dhe se dëshira e caktuar do të realizohet, atëherë veç janë të plotësuara kushtet kryesore që të vijë gjer te realizimi i qëllimit.

„Magjinë e Bardhë“ mund ta aplikoj vetëm ai individ, që ka arritur ta njohë vetveten, i cili ka transparent mendimin dhe esencën e jetës si dhe me ushtrime të gjata dhe të mundimshme ka arritur të koncentrojë gjithë forcën e vet psikike dhe ta përkryej deri në atë masë mendimin sa që qëllimisht dhe vetëdijshëm ta përdor me qëllim që t’i shërbej së mirës. Pra „Magjia e Bardhë“ vjen si rezultat i produktit të së mirës dhe operimet e saj janë: shërimet psikike, lutjet, largimet e vetive të paqëndrueshme të karakterit, zhvillimin e aftësive mentale etj.

Ndërsa, për dallim nga kjo, „Magjia e Zezë“ si rezultat ka produktin e së keqes. “Magjia e Zezë“ ka për qëllim që të prish dhe të shkatërroj gjithçka që është lartësuar si e bukur dhe si e mirë, ashtu që e keqja të triumfojë mbi të mirën. Veprimet e individit që zbaton „Magjinë e Zezë“ janë të lidhura ngushtë me interesat materiale dhe plotësimin e motiveve nga sferat më të ulëta shpirtërore e sidomos ajo seksuale, nëpërmjet së cilës instinktet e shëmtuara dhe nervat e topitura duhet të gjejnë kënaqësi. I lidhur për këto veprime të llojit më të ulët, ai gjen kulmin e kënaqësisë në dhimbjet e huaja. Nderi, dinjiteti, dhembshuria, keqardhja janë ndjenja, të cilat qysh në fillim i shuan në vete.

Për lexuesin e rëndomtë kjo gjendje është e vështirë të kuptohet, sepse ajo është transcendentale, një gjendje e cila shumë vështirë kapet nëpërmjet pesë shqisave që i pranon shkenca bashkëkohore. Si krahasim mund të merret orgazma ku humbin kufijtë midis objektives dhe subjektives. Në kohën e sotme, kur shkenca ka arritur përparime të mëdha në kërkimet teknike, industri, mjekësi etj, njeriu modern vështirë edhe pajtohet me këtë dukuri, që në biseda formale vlerësohet si marrësi supersticioze (besim i kot), por, prapëseprapë në thellësitë e shpirtit të tij fshihet një dozë e misteriozitetit.

Lind pyetja përse?

Sepse gati të gjitha të arriturat shkencore i plotësojnë vetëm nevojat tona materiale, fizike etj.! Po shpirti (psika) ku mbeti?

Ai mbeti në prapavijë. Gjithashtu, në prapavijë mbeti edhe ana etike e njeriu! Pra, shkenca harroi se pranë kauzalitetit fizik, ekziston edhe ai psikik dhe ai është shumë më i rëndësishëm për jetën e njeriut (këtë e vërtetojnë edhe kërkimet më të reja në lidhje me trurin, nga të cilat rezulton se truri i njeriut është një gjigant i fjetur dhe se kapaciteti i tij shfrytëzohet vetëm 4%). Njeriu modern mashtrohet kur mendon se shkenca e kompjuterizimit do t’i zgjidh të gjitha dilemat tona. Ajo me të vërtet lehtëson jetën tonë elementare, por nuk i zgjidh dot të gjitha mungesat, përkundrazi, ajo na bën që t’i ndiejmë edhe më qartë ato...!

Por, edhe përkundër këtij mosbesimi, njeriut modern nuk i pengon që edhe sot, si para disa mijëra vjetësh, të lidhet ngushtë me disa dukuri për të cilat pikërisht ai shpreh dyshim, e në anën tjetër ato i ruan me xhelozi, si: bartjen e unazës në gisht, zinxhirit, shamisë etj. (si dhuratë nga më e dashura, nga miku, shoku etj.), për t‘i sjellë, kujtim, fat, disponim, dashuri etj.


Incizime dokumentare nga TV-ja Italiane, ku është dashur të tregohet e vërteta mbi njerëzit që merren me magji të zezë. Emisioni është incizuar, por kurrë nuk është emetuar (thonë,“me arsye“!)

Po të shikohen zakonet e popullit, do të vërejmë se ato janë të mbushura me rituale magjike, të cilave ju përmbahet edhe ai, pra, njeriu modern. Në ato rituale dihet saktësisht secili veprim dhe kush duhet ta bëj. Të gjitha këto veprime në të shumtën e rasteve kanë karakter pozitiv. Mirëpo, sikurse „Magjia e Bardhë“ që disponon me veprime të shumë llojshme dhe shumë drejtimshme, ashtu edhe „Magjia e Zezë“ operon me shumëllojshmëri ceremonish, rrjedhash e kahjesh për orientimin e mendimeve.

Për rituale magjike zakonisht përdoren pjesë të trupit dhe të rrobave. Duhet të cekim se të gjitha sekrecionet, si: jashtëqitja, urina, djersa, por edhe thonjtë, flokët, dhëmbët e sidomos gjaku e sperma, pas ndarjes, mbesin në gjendje okultike në raport me trupin nga i cili e kanë prejardhjen, pasi ato përmbajnë energjinë rrezatuese të po atij trupi. E siç e cekem edhe më lartë, energjia e gjithmbarshme natyrore përshkon në masë më të madhe ose më të vogël gjithçka që ndodhet në natyrë, pavarësisht se a janë qenie të gjalla apo të vdekura. Pasi që të gjitha këto gjëra (edhe njeriu me gjithë përbërjen e tij), u nënshtrohen këtyre lëvizjeve të pandërprera të grimcave, ato e pranojnë këtë energji, e absorbojnë, e transformojnë dhe në raste të caktuara, siç ndodh tek rastet e operacioneve magjike, edhe e emetojnë atë.

Këto operime magjike, të cilat në esencën e vet bazohen në aktivizimin e energjisë, nuk duhet të na çudisin, e sidomos sot, në kohën e zbulimeve të mëdha elektronike. Në mënyrë të njëjtë sikurse energjia e emetuar nëpërmjet radio-valëve, që bartet nëpër eter, që në radioaparatet pranuese të shndërrohet në zë ose fotografi, po kështu edhe energjia e pjesëve të ndryshme të trupit, e sidomos ajo psikike mund të shërbej si detektor ose indikator. Duhet të theksojmë se të gjitha dëshirat dhe mendimet tona paraqesin energjinë, e cila aq sa është e fortë, po aq nxit ndjeshmëri të pastër dhe të fortë. Gjithashtu, suksesi i ritualit është i lidhur ngushtë me kualifikimin moral, si të personit që operon me këtë lloj energjie, ashtu edhe të atij kundër të cilit është drejtuar ajo. Njëjtë, sikurse të radio-valët, mendimi mund të rrezatoj më fortë ose më dobët, varësisht nga fuqia e energjisë me të cilën është i përcjell. Në qoftë se emetimi është më i fuqishëm edhe radio-valët do të transmetohen më larg dhe pranimi i tyre do të jetë më i mirë. Kështu pra, edhe mendimi kur është më intensiv, veprimi i tij do të jetë më i fuqishëm...

Dhe së fundi dua të theksoj, se pavarësisht nga tempoja e jetës në shoqëritë e sotme ku ne jetojmë, e e cila është aq e shpejtë, dinamike, automatike dhe e ngarkuar me mendime materialiste (sidomos në perëndim), synim themelor i secilës qenie njerëzore duhet të mbetet kultivimi i mendimeve dhe veprimeve pozitive. Forca krijuese e njeriut, qoftë psikike apo fizike, është e pakufishme. Jeta e tij është shesh ku zhvillohen procese të panumërta emocionale, mendore e trupore, prandaj varët plotësisht prej tij se çfarë fare do të hedh në kopshtin shpirtëror.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
niku magic man



Numri i postimeve: 27
Pikët: 57
Reputation: 4
Join date: 26/06/2012
Vendodhja: mitrovic

MesazhTitulli: Re: Magjia e bardhë dhe magjia e zezë   Tue Jun 26, 2012 7:54 pm

sa esht e vertet kjo gje me sa kuptova une do t thuash qe egziston dy lloje magjis e zez dhe e bardh bravo isht nje pershkrim shum i mir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Magjia e bardhë dhe magjia e zezë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: OKULTIZEM :: S P I R I T U A L I T E T ::  S I M B O L I K E :: M A G J I-