PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Teorite mbi Sumeret, Anunaket qenie jashtetokesore te lashtesise

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Teorite mbi Sumeret, Anunaket qenie jashtetokesore te lashtesise   Thu Feb 23, 2012 11:24 pm



Teorite mbi Sumeret, Anunaket qenie jashtetokesore te lashtesise



Është vënë re se, çdo Fe, fletë për njerëz të cilët viojnë nga qielli. Veçanërisht faktit, se të gjitha mësimet që na vijnë nga lashtësia, i referohen këtyre njerëzve që vijnë nga qielli, çdo qytetërim i cili kaloi nga talenti ynë, ka lënë pas gjurmë të cilat vërtetojnë se njerëzit e këtyre qytetërimeve ishin ndikuar shumë nga fenomeni i vizitorëve të qenieve të huaja (jashtëtokësorët).

Disa pretendojnë -gjithmonë në lidhje me fenomenin- se qytetërimet e lashta, thjesht adhuronin Diellin dhe shume fenomene te tjera si Perëndi. Jemi dakord, se disa qytetërime të lashta dhe kultura të ndryshme, adhuronin Diellin dhe shumë Perëndi të tjera, edhe pse nuk mund t’i konceptonin dhe kuptonin ato, përveç se çudisë se ato ndodheshin në mëndjen e tyre dhe nuk mund të kuptonin dhe të dallonin kontaktet e vërtetat me qenie jashtëtokësore, qenie jashtë planetit tonë.

Por, ne sot mund t’i referohemi fare mirë fakteve dhe figurave të lëna si ‘pajë’ e të trashëguara prej qytetërimeve të stërlashta, të cilat të udhëheqin në një konkluzion të vetëm dhe mund të thuhet me plotë bindjen, se qeniet jashtëtokësore ishin të pranishme këtu, në planetin tonë dhe kishin kontakte me njerëzit.

Por, le të shohim disa nga faktet dhe kontaktet reale të njerëzve me jashtëtokësorët, duke u bazuar mbi fotografi të cilat kanë fokusuar kontaktet e njerëzve me jashtëtokësorët dhe këto fotografi shtrihen në pjesë të ndryshme gjeografike të Tokës, edhe pse distanca midis tyre ishte shumë e madhe, pasi dihet se në lashtësi marrëdhëniet midis qytetërimeve ishin inekzistente.
Si fillim le të vizitojmë shkretëtirën Nazca në Peru.

Këtu gjenden imazhet më të mëdha në botë të skalitura në tokë.
Sigurisht që pyetja kryesore është se pse janë kanë ët mëdha këto skica?

Si dhe është e pamundur që ato ti krijoj dikush, pa parë nga sipër!

Kështu, që pason dhe pyetje tjetër: si mundën që të vizatojnë me kaq preçizion këto skica të mrekullueshme më vizime kaq domethënëse duke pasqyruar në to…, pa mundur t’i shikojnë nga sipër?
Këtu shohim dy harta, të zonës së shkretëtirës së Nazca, që tregojnë pozicionet e skicave!

Skicat në shkretëtirën Nazca, janë shumë mbresëlënëse, janë të diemsinoneve të mëdha (kanë një gjatësi prej qindra këmbësh), por ajo që të befason më shumë në këto skica, janë vijat e gjata disa miljesh. Në një studim të kohëve të fundit, u vërtetua se këto vizime të gjata, u krijuan disa qindra vjeçar pas krijimit të skicave që gjenden të shpërndara në shkretëtirën Nazca.






Qarkullojnë shumë teori, rreth metodës së krijimit të tyre.

Por, ajo çka është më dominuesja, është fakti se këto vizime dhe skica në shkretëtirën Nazca, ndjekin aët çka ne e quajmë (Archaeocryptography) “Të fshehtat-arkeologjike-gjeografisë”, ose siç edhe quhen ndryhem Kodet “The Code”.

Pra, ato ndjekin gjetjet në shkretëtirën Nazca, të njëjtat kanune dhe ligje numerik, që ndeshim dhe në shumë objekte, skica, imazhe të tjera bë vende shumë të lashta, siç janë Piramidat e Egjiptit, Piramida e Teotihuacon në Meksikë, varret në Japoni, që kanë formën e vrimave të çelësit, në Stonehenge etj.

Qeniet, të cilat ishin arkitektët e këtyre krijimeve, skicave objekteve, piramidave etj, kishin njohuri të shkëlqyera orientimi universale.




Skica e quajtur “Manos”, u konsiderua fillimisht, sikur i dedikohej një njeriu që falej, gjë që s’është e vërtet.
Projekti tregon koordinatat e tij.
Përpjesëtimi matematik, i cili të udhëheq në këtë konkluzion gjendet këtu (http://www.pyramidmatrix.com/nazca_lines.htm)

Tani, le të shkojmë në Sumerinë e lashtë, aty ku tashmë ndoshet Iraku. Në bibël, Sumerët, përshkruhen si “Shinar”. Qytetërimi Sumer, ekzistonte 4000-vjet para erës së re, ata zbuluan të parët shkrimin rreth 3200-vjet para erës së re, si dhe gjuha e tyre humbu rreth 2000-vjet para erës së re (Studimet e kohëve të fundit nga shumë gjuhëtar dhe historian, pohojnë se ka shumë gjasa që gjuha e Sumerëve të jetë trashëguar nga fiset Pellazge, më pas Ilire etj!)

Sumerët, ishin qytetarët dhe qytetërimi i parë i planetit. Sipas Zecharir Sitchin (historian, gjuhëtar hebre, shkrimtarë, rektorë dhe arkeolog) dorëshkrimet e lashta të Sumerëve, pohojnë se ata u mësuan nga Anunaki (Anunnaki),të cilët ishin një racë jashtëtokësore, që ngjanin me njerëzit në fizionomi dhe fytyrë, si deh ata kishin ardhur nga një planet i largët i quajtur Nibiru.

Sipas kozmologjisë Sumeriane, planeti Nibiru, ishte i 12-ti planet në sistemin tonë Diellorë, duke përfshirë dhe Diellin dhe Hënën. Orbita e Nibiru, rreth Diellit, llogaritet rreth 3600 vjet.




Në traditën e shkrimit Sumerian, gjithashtu përmendet, se njëri prej satelitet e Nibiru, pati një përplasje tragjike me planetin Tiamat, një planet i cili ndodhej midis Mrasit dhe Jupiterit, si dhe që prej kësaj përplasjeje lindi planeti ynë Toka., Hëna dhe brezi i asteroideve.

Sipas përkthimeve që e bëri Sitchin, shkrimeve Sumeriane, mësojmë se Anunnaki erdhën në Tokë, për të kërkuar flori, që falë reflektimit të tij të ndritshëm, donin ta përdornin që të kolapsin ne atmosferën e Nibiru.
Mendoi se kur Anunnaki erdhën në Tokë, u duhej një racë më inteligjente në Tokë, me të cilët mund të komunikonin dhe të mësonin prej tyre. Kështu, Anunnaki-t, morën 80% të DNA-s, nga njerëzit e Tokës dhe 20% nga DNA-ja e tyre dhe krijuan njeriun e parë të lashtë-perfekt të cilin e quajtën “Adam”.

Sumerët, u referoheshin krijuesve të tyre duke krijuar gjarpërinj me helikë të dyfishtë, të cilat i krijonin nga shufra hekuri që bashkoheshin ndërmjet tyre me mënyrë spirale. Një interes ë madh paraqist dhe fakti, se shkencëtarët pak kohë më parë zbuluan se dhe DNA-ja, ka një sintezë dy helikëshe…
Në pamjet që vijojnë shikojmë skulptura të vogla të cilat i dedikohen Anunnaki-t.





Interesant është fakti se historia e Sumerëve, humbet shumë thellë në të shkuarën e kaluar, shumë thellë nga ç’është përmendur më sipër, këtë vijnë dhe vërtetojnë dhe shumë hulumtime të shumë arkeologëve dhe gjuhëtarëve të cilët merren m,e studimin qytetërimit Sumer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Teorite mbi Sumeret, Anunaket qenie jashtetokesore te lashtesise
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: