PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Të fshehtat e jetëve të kaluara, sipas astrologjisë karmike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Të fshehtat e jetëve të kaluara, sipas astrologjisë karmike   Wed Mar 07, 2012 3:27 am

Të fshehtat e jetëve të kaluara, sipas astrologjisë karmike

Kështu pozitat planetare janë përcaktuese të përkryera si për trupin që lindet, ashtu edhe për karakterin, për këtë është përgjegjës Hëna, e cila do ta pushtojë për një periudhë të caktuar jetësore. Pozita e Hënës në kohën e lindjes shpreh tërësinë e përvojave të jetëve të kaluara, ndërsa Dielli na udhëzon për atë se në çka duhet të orientohemi tani, ndërsa kjo është rruga drejt vetëdijesimit dhe arritjes së nivelit më të lartë të vetëdijes në jetën e tanishme.

Procesi i shkaqeve dhe i pasojave, i cili emërtohet si karma, nganjëherë interpretohet si dora e pamëshirshme e Zotit, por në fakt njeriu vetë e krijon karmën e tij, ose të paktën e liron me veprat e tij të mira..

...Çdo jetë lind me një personalitet të caktuar, i cili përbëhet nga elementet e matricës së shpirtit dhe, sikundër aktorët, edhe ne luajmë role të ndryshme, por gjithnjë në përputhje me karakterin tonë. Personaliteti ynë zhvillohet gjatë jetës.

Ai përparon ose ngec në varësi nga fakti se si reagon ndaj rrethanave jetësore në të cilat ndodhet. Çdo gjë që na ngjan në jetë, gëzimet ose fatkeqësitë, janë veçse mësime të cilat duhet t’i marrim në rrugën drejt përsosurisë dhe lirimit të shpirtit nga lidhjet me këtë botë.

Për aq kohë sa janë dëshirat në njeriun është e pamundur të shmanget lindja e sërishme. Dëshirat janë ato që na lidhin për këtë botë. Shpirtrat e lirë vijnë në planet si mësues, por nuk janë të lidhur me këtë botë.

Shkaktar i të gjitha problemeve dhe shqetësimeve është fakti se e kemi humbur pushtetin mbi ndjenjat tona. I lëmë që të shpërthejnë dhe kështu pushojmë të gjykojmë drejt. Hidhërimi, mendjemadhësia dhe ndjesi të tjera i japin njeriut shprehi demoni dhe nganjëherë madje edhe e bastardojnë deri në nivelin e kafshës.

Sa herë kemi qenë të përfshirë në veprime të gabueshme dhe me këtë edhe më shumë jemi lidhur me zinxhirët e karmës. Mllefi është sikurse droga. Duhet të bëjmë përpjekje që të lirohemi nga ai. Për ta bërë këtë është e domosdoshme që ta zbulojmë forcën e inteligjencës së lartë, që fshihet thellë në ne…

Kur vjen koha e lindjes, zgjidhet një lloj i veçantë i trupit që do të jetë i përshtatshëm për shpirtin e caktuar. Llojet e ndryshme të elementeve kimike nga të cilat përbëhet trupi, sikundër edhe mënyra se si kombinohen ato, përbëjnë realizimin e ndikimit të sundimtarëve planetarë, ndërsa lindja bëhet në momentin kur planetët ndodhen në pozitat që duhet t’i marrin në pajtim me planin paraprakisht të caktuar, të cilin e harton vetë horoskopi.

Kështu pozitat planetare janë përcaktuese të përkryera si për trupin që lindet, ashtu edhe për karakterin, për këtë është përgjegjës Hëna, e cila do ta pushtojë për një periudhë të caktuar jetësore. Pozita e Hënës në kohën e lindjes shpreh tërësinë e përvojave të jetëve të kaluara, ndërsa Dielli na udhëzon për atë se në çka duhet të orientohemi tani, ndërsa kjo është rruga drejt vetëdijesimit dhe arritjes së nivelit më të lartë të vetëdijes në jetën e tanishme.

Nëse jeni të lindur në shenjën e:


D A S H I T


Në jetët e mëhershme keni qenë emocionalisht të pavendosur dhe të varur nga të tjerët, kështu që tani për ju është shumë e rëndësishme që në jetën emocionale ta ndërmerrni iniciativën, të insistoni për nevojat dhe dëshirat tuaja, në mënyrë që ta gjeni identitetin tuaj të humbur. Megjithatë, mos shkoni në ekstremin tjetër, në pavarësinë e tepruar, e cila mund të kalojë në egoizëm. Këmbëngulësia dhe besimi në vete është ajo që ju duhet më së shumti.



D E M I T


Jetët e kaluara, të cilat i kemi lënë pas, në aspektin emocional kanë qenë jostabile dhe të ashpra. Keni njohur shkatërrimet e vuajtjes, frikës dhe ndjenjave të mëdha. Jeta e tanishme ju është dhënë si një rast që të stabilizoheni dhe të shkelni në tokë. Stabiliteti, qëndrueshmëria dhe lidhja e veprave dhe praktikës për ju janë të një rëndësie të veçantë. Është koha që t’ia lejoni qenies suaj shpirtërore që të manifestohet nëpërmjet punës, në mënyrë që të mund të piqet dhe ta mësojë atë që diku në rrugën e jetëve të kaluara e ka harruar.



B I N J A K Ë V E


Problemet në jetën e kaluar për ju kanë qenë probleme që kanë lindur si pasojë e komunikimit të keq me njerëzit e tjerë. Kjo jetë përbën një rast që të bindeni se sa është e rëndësishme të thuhet ajo që ndihet…Korrigjoni rastet e humbura në mënyrë që ta realizoni kuptimin emocional dhe harmoninë. Posesiviteti, largimi nga njerëzit e tjerë dhe tërheqja në botën vetjake tani do të duhej të kapërceheshin me modelin e ri të përgjigjes emocionale dhe komunikimit të drejtë.



G A F O R R E S


Në këtë jetë mësoni që të bëheni besnikë dhe stabilë, që sipërfaqësinë dhe paqëndrueshmërinë nga jeta e kaluar tani ta ktheni në qëndrueshmëri dhe përkrahje si për të tjerët, ashtu edhe për veten. Pavarësisht se si veproni nga jashtë, natyra juaj e brendshme është e butë, sikur guaskë. Mësimet e shumta nga kjo jetë ju udhëzojnë që t’i kuptoni drejt marrëdhëniet familjare dhe mu për këtë për ju janë shumë të rëndësishëm prindërit dhe fëmijët. Megjithatë, nuk bën që ta harroni edhe veten!



L U A N I T


Në mishërimet (inkarnimet) e kaluara keni mësuar që të doni në mënyrë të paanshme, që të mos i veçoni njerëzit, por tani duhet të mësoni që energjinë tuaj emocionale dhe forcën t’i orientoni drejt njerëzve të caktuar dhe fushave të jetës, të cilat janë të rëndësishme për ju. Keni pothuajse aftësinë fëmijërore që ta përjetoni lumturinë në situatat kur të tjerët ju falënderojnë dhe kur jeni në qendër të vëmendjes…, por mos u zemëroni kur nuk ju kushtojnë vëmendjen dhe respektin e duhur. Mësimi juaj në këtë jetë është vetëbesimi dhe respekti për veten.



V I R G J Ë R E S H Ë S


Jeta e tanishme ju mëson ta keni të drejtën e zgjedhjes të asaj që ju kënaq, si dhe faktin se emocionet e vërteta ndërtohen shkallë-shkallë, gur, gur bëhet mur…Duhet të mësoheni që të mos mbështeteni në të tjerët, por vetëm në veten, madje këtë do ta arrini kur të mësoheni që plotësisht ta pranoni veten me të gjitha të metat dhe cilësitë. Ndjenja e fajit ju përcjell nga jetët e kaluara…lirohuni nga ia! Edhe më tej brengoseni për njerëzit e tjerë, fatin e tyre dhe për atë se si do të mund t’i ndihmonit.



P E S H O R E S


Në jetët e kaluara keni pasur probleme në marrëdhëniet me të tjerët, sikurse edhe me gjininë e kundërt, ndaj edhe në jetën e sotme mund t’ju shoqërojë frika /thellë e fshehur dhe e ndrydhur/ nga njerëzit, refuzimi ndaj ekipit të punës dhe mosbesimi. Në mënyrë që ta përmirësoni këtë gabim, kjo jetë do t’ju ofrojë një numër të madh partnerësh të dashurisë dhe një rreth të gjerë miqsh, ashtu që të mësoni si ta zhvilloni harmoninë me njerëzit e tjerë.



A K R E P I T


Keni krijuar një pamje të madhe emocionale dhe intuitive mbi esencën e jetës. Intuita juaj ofron ndjenjën e detyrës që e keni përpara dhe udhëzuesin se në cilën rrugë do të duhej të niseshit, sikundër edhe elementin e nxitjes që është i domosdoshëm për t’u nisur në një rrugë. Frikat irracionale nga jeta e kaluar janë frika që shkaktohen nga sëmundja dhe vuajtja, si dhe nga humbja e të afërmve, ndaj në këtë botë mund të shkoni në skajin tjetër, në posesivitet ndaj miqve të afërm dhe partnerit, ndonjëherë edhe në mënyrë të pavetëdijshme, në gjakimin që t’i mbani vetëm për vete.



S H I G J E T A R I T


Në jetën e tanishme keni ardhur për t’i çrrënjosur paragjykimet tuaja dhe që të mësoni të bëheni fleksibël, ashtu që në këtë aspekt të porsazbuluar të personalitetit ta gjeni lirinë tuaj. Çrrënjosja e të gjitha trajtave të paragjykimeve dhe përhapja e tolerancës është diçka që konsiderohet përcaktim i jetës tuaj, ndaj edhe jeta do t’ju çojë në këtë drejtim. Prandaj, për ju janë të rëndësishme udhëtimet, njohja me kultura të ndryshme dhe me modele sjelljes dhe të besimit.




B R I C J A P I T


Përvojat nga jetët e kaluara ju kanë shkaktuar konflikt me autoritetet, ndaj në vete bartni frikën nga ajo se dikush tjetër do t’i kontrollojë ose do t’i shfrytëzojë dobësitë tuaja dhe besnikërinë ndaj tyre. Në jetën e tanishme mësoni që vetes t’i bëheni autoritet dhe se si të bëheni përgjegjës ndaj emocioneve tuaja dhe të të tjerëve. Kjo jetë është jetë e stabilizimit dhe e të kuptuarit të së vërtetës jetësore, sipas së cilës të jesh i përgjegjshëm dhe i disiplinuar nuk do të thotë të jesh i ftohtë dhe i distancuar.



U J O R I T


Kjo pozitë tregon se në jetët e kaluara ka pasur shumë xhelozi dhe posesivitet në planin emocional. Nxitja e jetës së tanishme qëndron në ndarjen nga pasqyrimet e rrejshme dhe xhelozia, posesiviteti dhe gjakimi që ta drejtojmë atë që e duam. Duhet t’ia ofroni lirinë vetes dhe të tjerëve. Detyra e juaj është që të zhvilloni marrëdhënie Miqteësore me të gjithë, sikundër që duhet t’i zhvilloni edhe humanizmin, shpirtgjerësinë dhe tolerancën.



P E S H Q V E


Në jetën e kaluar nuk keni mundur që sa duhet ta vlerësoni emocionin e vërtetë, ashtu sikurse nuk keni pasur kohë që t’u dorëzoheni emocioneve…Jeta e tanishme, nëpërmjet kësaj shenje tepër fine dhe intuitive, jua ofron mundësinë që “ta prekni fundin” dhe të mësoheni t’u dorëzoheni emocioneve, në mënyrë që ta pasuroni veten dhe vetë përmbajtjen e jetës. Këtu jeni që të mësoni se ne të gjithë jemi pjesë e Njërit dhe nëpërmjet kësaj të dhëne ta përmbyllni ciklin e hapjes emocionale që ka filluar para shumë jetëve.

/sa-ra.ch/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Të fshehtat e jetëve të kaluara, sipas astrologjisë karmike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti që u këndoi shqiptarëve dhe Shqipërisë
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun
» Miradije Gashi:Ecuria e një ore mësimore në diasporë
» Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH
» Sejdi Peka: Secili duhet të kërkojë të ndahet nga e kaluara ish-komuniste

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I-
Kërce tek: