PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Incidenti Roswell

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Incidenti Roswell   Tue Mar 06, 2012 1:59 am

Incidenti Roswell - A fshehu ushtria e Shteteve te Bashkuara trupat e alieneve?


Roswell eshte nje vend i njohur jo vetem ne Amerike, por me ate cfare supozohet se ka ndodhur atje, eshte tashme prej shume vitesh i njohur ne te gjithe boten.

Nje seri ndodhish shume te diskutuara akoma edhe ne ditet e sotme, te disa ngjarjeve qe kane ndodhur ne Roswell, ne New Mexico ne vitin 1947, e kane bere kete vend, te famshem sidomos ne qarqet e personave te interesuar per ufologji.

Sipas te dhenave ne vitin 1947 ne Roswell ushtria e Shteteve te Bashkuara kane mbledhur mbetjet e nje anije kozmike jo tokesore se bashku me "personat" e gjendur ne ate anije dhe me pas ata mbuluan gjithcka.

Edhe sot e kesaj dite kjo ngjarje mbetet nje prej teorive te konspiracionit me te njohura ne te gjithe boten, referencat e te cilave gjenden edhe neper libra te shumte, media dhe filma.

Gjithcka nisi kur njerez te ndryshem raportuan qe kishin degjuar nje shperthim nje nate. Me pas ata kishin gjetur copera te ndryshme te shperndara gjithandej neper disa fusha atje afer. Ne fakt, disa prej materialeve qe u mblodhen, dhe nga pershkrimi qe iu be rezultuan te ishin "si uje" dhe qe kur hidheshin ne nje siperfaqe te forte, materiali metalik shperndahej si te ishte i lengshem.

Ushtria nxorri versionin e saj ku thoshte qe ajo qe ishte perplasur ishte nje balone me ajer e kohes, por tashme ishte shume vone, pasi lajmi qe dicka tjeter me e cuditshme ishte perplasur, ishte bere i njohur.

Banoret e vendit, qe kishin qene deshmitare te materialit te cuditshem u kercenuan nga ushtria qe te mos tregonin se cfare kishin pare. Infermieret qe punonin ne spitalin e zones raportuan edhe gjera me te cuditshme. Shume prej tyre deklaruan qe kishin pare ushtrine qe te zaptonte nje pjese te nderteses. Nje infermiere qe ishte lejuar te hynte ne ate zone te spitalit, kishte pare ato cfare ajo i pershkroi si "njerez te vegjel" - trupa te vegjel humanoide qe ishin duke u ekzaminuar nga personeli mjekesor.

Ka patur raportime te ndryshme madje qe njeri prej krijesave humanoide ishte akoma gjalle dhe qe vinte verdalle.

Infermieret qe punonin prane asaj zone me vone deklaruan qe kishin qene te semura per nje kohe te gjate me pas per shkak te eres toksike qe ishte atje.

Nuk kaloi shume kohe dhe trupat e cditshem u levizen nga spitali dhe u derguan ne nje vend tjeter te panjohur. Incidenti Roswell po behej nje prej mbulimeve me te medha ne histori.

Nje ushtar i dale ne pension ka deklaruar qe ai u dergua ne vendin ku ndodhi perpasja ne kohen e incidentit. Ai deklaroi se kishte pare nje anije kozmike metalike ne nje faqe kodre dhe disa trupa te cuditshem te shperndare prane vendit te perplasjes.

Ai raportoi qe brenda anijes kishte komanda te cuditshme dhe simbole te cuditshme te gdhendura ne metal si edhe trupa te tere qe ishin jashte anijes si rezultat i perplasjes.

Kohet e fundit eshte nxjerre nje video qe pretendon se tregon autopsite e bera ne vitin 1947 mbi njerin prej trupave te alieneve, por megjithate besohet se kjo video eshte nje mashtrim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Incidenti Roswell
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I :: E N D E R R A ::  P R O F E C I-
Kërce tek: