PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Atlantide, toka e humbur sipas Edgar Cayce

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Atlantide, toka e humbur sipas Edgar Cayce   Tue Mar 06, 2012 1:52 am

Atlantide, toka e humbur sipas Edgar Cayce


Pa dyshim qe leximet e Cayce mbi teknologjine e Atlantides jane shume terheqese per individet e apasionuar nga perparimet mahnitese te fizikes teorike moderne, te cilat e bejne me te veshtire dallimin midis shkences dhe fantastikes.

Gjate dekades se viteve ’20, Edgar Cayce dha shume lexime per biznesmenet dhe sipermarresit te cilet kishin interes per shkencen dhe teknologjine e re si dhe e vleresonin dukshem Atlantiden.

Seria speciale e leximeve mbi Atlantiden dhe leximet mbi te kaluaren e ketij qyteterimi te zhvilluar, na japin edhe me shume detaje per shkencen dhe teknologjine e perparuar qe na kujton kulturen tone materialiste.

Duket qarte se banoret e Atlantides perdornin shume metoda dhe energji te ndryshme, perfshire edhe teknologjine e kristaleve dhe makinat fluturuese qe funksionojne me ane te forcave “te fshehura” te natyres.

Edgar Cayce dhe harta e Atlantides e Athanasius Kircher

Ne vitin 1665 nje prift jezuit gjerman qe quhej Athanasius Kircher (1602-1680), publikoi nje liber prej 800 faqesh te titulluar Mundus Subterraneus (Bota e Nendheshme).Ky liber permbante shume te dhena te cuditshme e te bukura dhe teori te pazakonta mbi gjeofiziken, termetet dhe vullkanet. Duke lundruar drejt Italise, ne vitin 1637, Kircher shikoi shperthimin e Etnes dhe te Strombolit.

Ai vendosi qe te studioje fenomenet gjeologjike te vullkaneve. Si pjese te kerkimit te tij ai kishte edhe nje harte gjeografike egjiptiane te Atlantides, sepse ishte nje shtet-ishull qe mund te ishte shkaterruar nga shperthimet vullkanike. Kircher i vizatoi dhe gdhendi te gjitha ilustrimet ne librin e tij dhe keto vizatime shpesh bazoheshin ne materialet antike qe mbante ne duar. Ai punoi ne Rome si studiues me kuriozitet enciklopedik. Ai perdori burime te shumta ndihmese si shkencat natyrale okulte, arkeologjine, filozofine e antikitetit dhe studimet orientale.

Ai kontrolloi te gjitha materialet e fshehura ne shume biblioteka te mrekullueshme italiane te cilat ishin zhvilluar me kalimin e shekujve dhe shume prej tyre permbanin materiale te lashta egjiptiane. Kircher deshifroi shkrimet ne hieroglifet egjiptiane dhe gjeti operat e humbura te Hermes Trismegisto, i cili sipas leximeve te Cayce ishte nje misherim i shpirtit qe e njohim si Jezusi. Nje tjeter lidhje magjepsese me leximet e Cayce e qe fliste per polet magnetike qe u ndryshuan gjate periudhes egjiptiane, ilustrimi i Atlantides i realizuar nga Kircher i permbahej konceptit antik egjiptian qe jugu ishte ne pjesen e siperme. Per kete arsye trendafili i ererave ne kete harte antike tregon veriun nga drejtimi i poshtem.

Nje tjeter fakt mahnites eshte se ne harte bota eshte me koke poshte! Leximi i Cayce thote se ne kohet antike edhe polet e boshtit tokesor kane qene koke poshte dhe se lumi Nil perfundonte ne Atlantik, nje fakt qe u zbulua vetem fale imazheve satelitore qe tregonin gjurmet e shtratit antik te Nilit drejt oqeanit.

Ashtu sic shfaqet ne harte dhe thuhet ne leximet e Cayce, fillimisht Atlantide ishte nje kontinent ne Oqeanin Atlantik, por leximet thone se ky kontinent u nda ne pese ishuj te medhenj. Keto ishuj u shkaterruan nje nga nje dhe u fundosen ne det. I fundit qe u fundos ishte Poseidia, i cili sipas leximeve ndodhej ne detin Sargassi: “Deti Sargassi – ai ne te cilin kaldajat e tokes perplaseshin me force shkaterruese ne token Poseidia (Eden eshte nje nga pese rajonet e medha te Atlantides) ne aktivitetin e tij te fundit”. Deti Sargassi ben pjese ne Oqeanin Atlantik verior, afersisht midis ishujve karaibiane dhe Azoreve. Emri i tij vjen nga nje lloj alge detare e quajtur sargassum qe mbulon te gjithe siperfaqen. Perhapja e madhe e kesaj lloj alge gjithmone eshte zgjeruar. Vete Kristofor Kolombi mendonte se toka ishte shume afer dhe filloi te eksploronte detin por nuk ia gjeti fundin. Ne te vertete fundi gjendet rreth 3 milje ne thellesi ne Tabanin e Abisso Nares.

Kircher shkroi shume libra bazuar ne burime te ndryshme studimi, duke perdorur konceptet dhe njohurite erudite dhe mistike. Me rritjen e fames se Kircher, u rrit numri i vizitoreve te cilet shkonin te vizitonin Galerine e Kurioziteteve, ku benin pjese edhe objekte te tjera nga Europa dhe bota. Miqte e tij jezuite i derguan Kircherit te gjitha llojet e materialeve etnografike, historike dhe biologjike me vlere te madhe, nga Amerika, Afrika, India, Kina, Japonia dhe vende te tjera.
Veprat e tij ekzistojne akoma ne muzeun Kircherian ne Kolegjin Jezuit te Romes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Atlantide, toka e humbur sipas Edgar Cayce
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti që u këndoi shqiptarëve dhe Shqipërisë
» Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun
» Miradije Gashi:Ecuria e një ore mësimore në diasporë
» Në burgjet shqiptare çdo javë nga një të burgosur e merrte toka?!...
» Rush Dragu: ''Artisti i Merituar'', rapsodi Sali Mani në kërkim të djalit të humbur (+ Video

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I :: E N D E R R A ::  P R O F E C I-
Kërce tek: