PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Cili është shkaku i zërave të mistershëm nga qielli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Cili është shkaku i zërave të mistershëm nga qielli   Tue Mar 06, 2012 1:19 am

Cili është shkaku i zërave të mistershëm nga qielli


Zëra misteriozë janë dëgjuar të zbresin nga qielli në të gjithë botën. Ata ngjajnë me rënkime dhe tinguj brirësh të fuqishëm. Në Gjermani, zhurmat janë regjistruar në një video dhe janë hedhur në “YouTube”, ku duket se kanë qenë aq të forta sa kanë provokuar alarmet e makinave. Teori të shumta janë nxjerrë për të shpjeguar këtë fenomen, përfshirë edhe zbritjen e Zotit në Tokë për të shtyrë fundin e botës. Por ekspertët thonë se ka shpjegime racionale. Profesori i Universitetit të Saskatçeuanit, Zhan-Pierr St. Mauris, tha për agjencinë CTV se zhurmat janë tinguj elektromagnetikë të emetuar nga aurorat dhe zonat e rrezatimit. Ndërsa gjeoshkencëtari David Deming nga Universiteti i Oklahomës më parë ka shkruar për një fenomen të quajtur “The Hum” (gumëzhima), një tingull misterioz dhe i pagjurmueshëm që është dëgjuar në disa zona të botës nga dy deri në dhjetë për qind e popullsisë. Në gazetën “Scientific Exploration”, ai ka shkruar se burimi i gumëzhitjes mund të përfshijë transmisionet telefonike dhe “avionët e përdorur nga marina amerikane për komunikimin me nëndetëset”. Sipas NASA-s, Toka ka “radio-emetime natyrale”. Sipas Agjencisë hapësinore “Nëse njerëzit do të kishin antena radiofonike në vend të veshëve, do të dëgjonin simfoni zhurmash të çuditshme që vijnë nga planeti ynë. Shkencëtarët i quajnë ato “kallëzimtarë” apo “sferikë” që shoqërojnë fenomene natyrore si tërmetet apo vetëtimat dhe janë gjithë kohës rreth nesh, ndonëse shqisat tona në shumicën e rasteve nuk i kapin ato.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Cili është shkaku i zërave të mistershëm nga qielli
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores
» 30 FOTOT MË PREKËSE TË TË GJITHA KOHËRAVE
» Mentor Thaqi:P-PS (Para-PostSkriptum): Kur të ndiqet miza në primje, cili i arritjes nuk është fort i lavdueshëm!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: