PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 C'eshte Ateizmi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Green Line



Numri i postimeve : 62
Pikët : 107
Reputation : -15
Join date : 23/02/2012

MesazhTitulli: C'eshte Ateizmi   Mon Mar 05, 2012 11:13 am

C'eshte Ateizmi...eshte paranoje e komunizmit apo...

Ateizmi është mungesë e besimit te prania e perëndive dhe krijesave
hyjnore. Kjo mungesë besimi nuk vjen nga pamundësia për të ushtruar një
fe apo nga pamundësia e lidhjeve me të, por nga bindje të qëndrueshme
dhe arsyetime të vetëdijshme. Foshnjat e porsalindura nuk kanë fe. Fetë
iu injektohen në kokë më vonë, nga familja dhe shoqëria. Kjo shpjegon
edhe faktin se përse më së shumti një njeri i lindur në një familje të
krishterë përqafon fenë e krishterë, ndërsa dikush tjetër i lindur në
një shoqëri myslimane, budiste apo çifute ndjek fetë përkatëse. MUNGESA
e BESIMIT TEK PERENDITE është shumë më e vjetër se të gjitha llojet e
besimeve fetare. Qeniet njerëzore fillimisht nuk kanë ditur të besojnë.
Më vonë kanë mësuar, kanë krijuar dhe ndërlikuar perënditë.

Ateizmin, si mungesë e ndërgjegjshme e besimit nuk e kanë shpikur as
komunistët shqiptarë dhe as çdo lloj komunizmi tjetër, pavarësisht
përpjekjeve që bëhen për t’i njësuar ata. Ronald Bruce Meyer thotë se
Ateizmi të çon në Komunizëm po aq sa të shtyn bindja se Santa Klausi
është përrallë në agresivitet ndaj fëmijëve. Ateizmi nuk ka lidhje me
besimin. Ai ka të bëjë me dyshimin, mosbesimin.

Ateistë ka pasur gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Megjithëse
dëshmitë e para të shkruara të ateizmit mund të gjenden në shkrimet e
Rig-Veda-s në Indi (rreth 1000 vjet p.e.s.), një ndër filozofët e parë
të ateizmit mbahet greku i lashtë Epikurus i cili zhvilloi argumentin
kundër të keqes:

Citim:
-“Nëse Perëndia dëshiron ta ndalojë të keqen, por nuk ka fuqi, ajo nuk është e gjithëpushtetshme.
-Nëse ka fuqi, por nuk do që ta ndalojë të keqen, atëherë është keqdashëse.
-Nëse edhe ka fuqi ta ndalojë edhe dëshiron ta ndalojë të keqen, si shpjegohet që e keqja vazhdon të ekzistojë?
-Dhe, nëse as nuk do që ta ndalojë dhe as është në gjendje ta ndalojë, atëherë përse u dashka quajtur Perëndi?”



E nisur nga thellësitë e errësirës së Mesjetës, Rilindja evropiane
njohu zhvillimin e vrullshëm të ateizmit të përfaqësuar nga mendimtarë
mosbesues ndaj qenieve hyjnore. Emrat e Leonardo da Vinçit, Erazmusit,
Galileos, Keplerit e Giordano Brunos janë të lidhur me ateizmin. Më
vonë atyre iu shtuan iluministët Dekart, John Toland, David Hume e
Thomas Paine; enciklopedistët francezë Didero, Volter, d’Holbach për të
ardhur në shekullin e 19-të te Fojerbah, Holyoke dhe, natyrisht,
Charles Darwin. Më vonë, mendje të ndritura si Mark Twain, Thomas
Edison, Albert Einstein, e shumë të tjerë kanë qenë dhe vazhdojnë të
mbeten ateistë. Asnjë prej tyre nuk ka pasur qoftë edhe lidhjen më të
vogël me komunizmin.

Sot, mbi 90 për qind e fizikantëve të botës dhe mbi 65 për qind e matematikanëve janë ateistë.

Përpjekjet për ta lidhur Ateizmin me Komunizmin e kanë burimin te
përpëlitjet e krerëve fetarë për të ndaluar dobësimin e shpejtë dhe të
pandalshëm të pushtetit të Kishës dhe institucioneve fetare në gjysmën
e dytë të shekullit të njëzetë. Veçanërisht ato morën përkrahje zyrtare
në periudhën famëkeqe të histerisë së Senatorit Joseph McCarthy në
Shtetet e Bashkuara. Argumenti bazë që sillej për të provuar këtë tezë
ishte njësimi i kryekomunistit Stalin me Ateizmin.

E vërteta qëndron se, pavarësisht se u shkollua në një seminar kishtar,
Stalini ishte ateist. Megjithatë, ka shumë arsye të besohet se ai nuk
ishte ateist për arsye filozofike apo sepse komunizmi ose mendësia e
tij totalitare nuk përputhej me fenë. Stalini ishte ateist sepse
pushtetit të tij sovjetik nuk i shkonte pas oreksit rivaliteti i
pushtetit të madh të Kishës Ortodokse Ruse, ashtu siç nuk i pëlqente
rivaliteti për pushtet i kujtdo fuqie tjetër. Në esenë “Ateizmi
përballë Komunizmit” Jon Nelson vë në dukje se “Stalini nuk donte ta
ndante pushtetin e vet me asnjë tjetër. Ai e sulmoi Kishën vetëm kur e
pa se ajo ishte rivali i vetëm me peshë i supremacisë së tij. Por
sulmet nuk kishin të bënin fare me mospajtimet ideologjike. Ishte
thjesht çështje e zhdukjes së një rreziku të mundshëm”. Gjatë Luftës së
Dytë Botërore, kur e pa se i nevojitej mbështetja e fesë për të
siguruar një bashkim më të plotë të rusëve në luftë, vetë Stalini nxiti
rimëkëmbjen dhe fuqizimin e Kishës Ortodokse Ruse.

Ateizmi nuk është ideologji. Ai është mungesë besimi në ideologji.
Mungesa e besimit në ideologji s’ka se si dhe s’mund të bëhet bazë
ideologjie, aq më pak për një ideologji totalitare si komunizmi.
Përkundrazi, fe të ndryshme, sidomos format fondamentaliste të tyre,
janë bërë jo rrallë baza për ideologji totalitare. Mjafton të përmendim
lidhjet e Krishterimin me Fashizmin, luftërat e Kryqëzatave apo
Inkuizicionin katolik, Ku-Klus-Klanin, Al Qaedën etj.

Komunistët e panë fenë thjesht si ideologji konkurruese dhe jo si
ideologji që binte ndesh me ideologjinë e tyre. Duke u munduar të
arrinin mbizotërimin e besimit të tyre, ata u përpoqën të fshinin
ndikimin e çdo lloj ideologjie tjetër – ideologjinë fetare, ideologjinë
e pronës private, ideologjitë perëndimore, gjithçka. Në Shqipëri kjo
përpjekje u çua në ekstrem me shpalljen e vendit shtet ateist. Në fakt,
Shqipëria u shpall edhe Republikë Popullore Socialiste, në një kohë kur
nuk ishte as republikë (sepse ishte autokraci); as Popullore (sepse
ishte kundër popullit), dhe as Socialiste (sepse ishte monopolizëm i
skajshëm shtetëror). Ajo paraqitej “Demokraci Popullore” në një kohë që
ishte një nga format më të egra të diktaturës. Ajo u quajt vend ateist,
kur popullit iu imponua besimi i verbër dhe pa kushte te një ideologji
(marksizmi) dhe te një perëndi me pesë koka: Ylli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nikolino



Numri i postimeve : 54
Pikët : 285
Reputation : 21
Join date : 26/02/2012

MesazhTitulli: Re: C'eshte Ateizmi   Wed Mar 07, 2012 10:33 am

Te lumte per kete shkrim kaq me vlere dhe te qarte! Me pelqen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Niko_



Numri i postimeve : 6
Pikët : 30
Reputation : 3
Join date : 29/03/2012

MesazhTitulli: Re: C'eshte Ateizmi   Sat Apr 07, 2012 1:16 pm

Të jesh i pa'fe nuk do të thotë se je ateist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Re: C'eshte Ateizmi   Sun Apr 08, 2012 6:24 am

Dhe une e perkrah mendimin tuaj i nderuar Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: C'eshte Ateizmi   Today at 9:26 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
C'eshte Ateizmi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foto nga Floresita Bossi:PARAJA NUK ESHTE GJITHCKA,,,,POR CFARE ESHTE MIQTE E MI???
» Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Tereze:JETOJE JETEN...
» Çka është Filozofia
» Dritan Ylli: Është koha të punojmë për Shqipërinë evropiane, zoti Klosi!
» Nga Flori Bruqi:Kush është Behgjet Pacolli ?‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: RELIGJIONE :: K R I S H T E R I M I :: I S L A M I :: J U D A I Z M I :: A T E I Z M I-
Kërce tek: