PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ja se si mund te ndodhe qe bota mund te ''vdese''

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Ja se si mund te ndodhe qe bota mund te ''vdese''   Thu Feb 23, 2012 11:02 pm



Ja se si mund te ndodhe qe bota mund te ''vdese''




Ja 5 arsyet per te cilat bota mund te marre fund…. Po lexoja ne nje faqe te revistes ''Science'' ku një grup shkencëtarësh britanikë po studjon disa nga variantet shkencore më të mundshme të fundit të jetës në planetin tonë, sepse dihet se, ashtu sikurse jeta e çdo individi është e pashmangshme, e tillë është edhe vdekja e llojit që ai i përket, është e padiskutueshme edhe vdekja e gjithe njerzimit të paktën në formën që paraqitet tani.

Ky është një proçes i natyrshëm. Mjafton të kujtojmë se nga katër milliardë lloje të ndryshme të qënieve të gjalla qe kanë jetuar në planetin tonë gjatë tre miliardë e 500 milion vjetësh, kane mbërritur deri në ditët tona vetëm 1% e tyre, të tjerat janë zhdukur. Pse të perjashtohet mundësia që edhe jeta e racës njerëzore tu nënshtrohet këtyre ligjeve të natyrës? Pastaj ,le të kujtojmë APOKALIPSE ka patur afërsisht 65 milionë vjet më parë, ku së bashku me dinozaurët, janë zhdukur nga faqja e Tokës me mijëra lloje qëniesh të tjera të gjalla.

Ja disa nga variantet e APOKALIPSEVE që parashikon ky grup shkencëtarësh:

1 • Ne do të shuhemi sepse…jemi njerëz! Njerëzimi ka kohë që përdor narkotikë për të mbajtur lart moralin dhe gjendjen e tij shpirtërore. Disa prej tyre njerëzit i përdorin cdo ditë, si fjala vjen, kafenë dhe sheqerin. Kjo ndodh megjithëse të gjithë e dinë se stimulantët ndikojnë negativisht në shëndëtin e tyre. Shkencëtaret britanikë mendojnë në fund të fundit se njerëzimi do ti përdorë edhe më gjerë lëndët narkotike,duke siguruar kështu vdekjen e vet, një vdekje e ngadaltë, por shumë e sigurtë.

2 • Vdekja vjen nga gama-rrezatimi. Duke vdekur nga rrezatimi gama, një yll supermasiv sic është Djelli ynë, shpërndan cdo sekondë në kozmos fasha të fuqishme rrezesh gama, te cilat janë në gjendje të zhdukin edhe shtresat e ozonit që mbrojnë planetin tonë dhe të vrasin cdo gjë gjallë në Tokë…

3 • Inversioni gjeomagnetik. Klimatologët kanë kohë që u bien kambanave të alarmit në lidhje me dobësimin e shtresave të ozonit që mbrojnë planetin tonë. Një nga pasojat e ketji procesi mund të jetë inversion (ndërrimi) i vendeve të poleve magnetike të planetit tonë, gjatë të cilit, polet magnetike të globit mund të zhduken dhe neve do të na mbulojnë fashat e fuishme të rrezeve gama. Inversioni magnetik është rregjistruar për herë të fundit 780,000 vjet më parë. Atëhere nuk përfundoj me Apokalips, por kësaj here, nuk ka asnjë garanci që procesi të ndodhe ndryshe…

4 • Cunamet gjigande. Gjeologët kanë frikë se shpërthimi i vullkanit La Palma në ishujt Kanarie të Oqeanit Atlantik, do ta mbushë këtë oqean me lëndë të nxehtë dhe që andej, do të shpërthejnë cuname me lartësi kilometrike, të cilat me shpejtësin e aeroplanëve reaktivë, do të perplasen në brigjet e SHBA-së Evropës dhe Afrikës. Pothuajse gjysma e qyteteve më të mëdha të botës do të mbyten nën ujë dhë kjo do të ndodhë në një moment.

5 • Kolapsi vakumor. Ka një teori, e cila pohon se planeti ynë ndodhet në të ashtuquajturën hapsirë të “vakumit të rremë”, që mund të kalojë në një gjendje energjitike më të ulët dhe për pasojë, atomet e lendes nuk do të qëndrojnë dot të bashkuara dhe Toka, brenda disa minutave do të shpërthejë në miliarda copa të vockëla. Kjo do të ndodhë papritmas dhe nuk do të ketë asnjë sinjal paralajmërues…

Ne, natyrisht, nuk ua heqim dot të drejtën shkenctarëve që të parashikojnë varjantet e ndryshme të “fundit” të jetës në planetin tonë, por edhe ata nuk kanë mundësitë na e heqin neve të drejtën që të mos besojmë në hamendjet dhe hipotezat e tyre dhe së bashku me të gjitha qëniet e gjalla të planetit të vazhdojmë jetën tonë. Për më shumë “vdekja” e planetit nuk dihet se kur do të ndodh, ndërsa ajo e jona sdo të vonojë më shumë se një shekull. pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Ja se si mund te ndodhe qe bota mund te ''vdese''
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: