PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fantazmat e shtepise ne Pyllin e Zi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Fantazmat e shtepise ne Pyllin e Zi   Mon Mar 05, 2012 3:30 am

Fantazmat e shtepise ne Pyllin e Zi


Pylli i Zi eshte konsideruar nje prej vendeve te mbushur me fantazma me i pashpjegueshem dhe ku aktiviteti i fantazmave eshte me i forte. Kur Steve Lee dhe gruaja e tij Beth zbuluan nje shtepi ne Pyllin e Zi, ne zonen e Kolorados se veriut ne vitin 1991, ata e moren ate me qera dhe nje vit me vone e blene shtepine.

Vetem pak jave pasi kishin nenshkruar kontraten e blerjes se shtepise se tyre te enderrave, gjera te cuditshme filluan te ndodhin.

Kishte raste kur dritat dhe pajisjet e tjera shtepiake ndizeshin e fikeshin ne menyre te cuditshme pa i prekur asnjeri. Gjithashtu kishte zhurma qe dukeshin si njerez qe vraponin mbi catine e shtepise.

Naten cifti mund te degjonte muzike orkestre por edhe kercellima zinxhiresh. Edhe femijet e familjes filluan te ankoheshin per hije dhe per drita te cuditshme ne dhomen e tyre.

E gjithe familja filloi te kishte djegie sysh dhe fyti per shkak te aromave kimike qe nuk kuptohej se nga vinin. Steve Lee e kuptoi qe dikush ishte duke ju luajtur lojera te tilla qe t’i trembte dhe t’i bindte ata qe te largoheshin nga shtepia e tyre e re, e prandaj ai vendosi qe duhet te luftonte mbrapsht.

Keshtu Steve instaloi sistemi sigurie me survejim me video dhe me detektore te levizjeve per te kuptuar me mire se cfare po ndodhte dhe per te kapur fajtorin apo fajtoret.

Megjithate do te kishte alarme kur askush nuk ishte verdalle dhe ne video nuk shfaqej asgje, dhe sistemi ishte ne rregull.

Gjithashtu ka patur 62 hyrje me force ne kete prone. Departamenti i Sherifit te zones, nisi nje hetim ne fillim te vitit 1993 por nuk arriten te gjenin prova per ndonje krim te bere.

Steve vuri re se fotot qe shkrepeshin nga kamerat e sigurise ishin pa njerez ne to por ne to kishte nje vije drite te cuditshme, dhe ne disa prej tyre madje kishte edhe fytyra.

Ai bleu nje varietet kamerash dhe vazhdoi te kapte fenomene te pashpjegueshme drite si per shembull rreze, topa drite ne ajer, dhe pervijim drite te forave te njerezve dhe kafsheve.

Me ne fund Steve dhe Beth u binden qe gjerat qe ndodhnin ne shtepine e tyre nuk shkaktoheshin nga njerez te tjere, por per to ishin te pergjegjshem fenomene paranormale. Mbas shume mundimesh, ne vitin 1995, ata vendosen me ne fund te kerkonin ndihme tek “Sightings” Show.

Nje ekip xhirimesh shkoi ne shtepine e tyre dhe dokumentuan ato cfare kishte raportuar Steve Lee. Gjuetarja e famshme e fantazmave, Echo Bodine, shoqeroi ekipin e xhirimit , dhe ajo menjehere identifikoi ate cfare e quajti presence te nje shpirti mashkull kercenues ne dhomen e ndenjes.

Bodine tha se shpirti mendonte se shtepia ishte e tij dhe e konsideronte ate te tille dhe prandaj donte t’i perzente. Ajo tha se ndjente aty prezencen e shume shpirtrave, dhe se kjo shtepi kishte nje nivel jashtezakonisht te larte te aktivitetit paranormal.

Nderkohe qe ekipi i xhirimit ndodhej atje, kamerat e tyre rane ne toke nga mbajteset e tyre pa asnje arsye apo shkak te caktuar. Ndersa nderkohe qe Beth Lee dhe Echo Bodine ishin ulur ne tavolinen e kuzhines duke folur, Beth ndjeu dicka qe e mbante ate te ulur me force. Nderkoje nje pjesetare e ekipit te xhirimit deklaroi se kishte ndjere nje shpirt te kalonte neper trupin e saj duke u munduar ne ate qe po thoshte ajo qe te mundohej te merrte trupin e saj.

Kur ekipi i “Sightings” u kthye disa muaj me vone, ata sollen me vete nje investigator psikik, Peter James.

Sapo arriti tek shtepia ai ndjeu nje vorteks energjie psikike shume te fuqishem dhe nndjeu qe nje dollap ne katin e dyte ishte rruga qe te conte “ne anen tjeter”.

Nje pasqyre neper shtepi reflektonte pamje dhe fytyra te ndryshme qe sipas James ishin shpirtrat qe kerkonin jeten qe kishin patur me pare. U bene shume forografi te pasqyres qe tregonin fytyra qe veshtronin.

Nje shaman ka deklaruar qe kjo zone eshte nje “vorteks ylber”, nje prej atyre shume pak zonave energjike ne toke qe mendohet qe e lidh kete bote me boten tjeter.

Shkencetare, eksperte elektromagnetike, fizikantet kuantike, dhe kerkuesit me te mire paranormale kane qene ne shtepine e Steve Lee dhe te gjithe bien dakord ne nje pike: qe shtepia eshte e mbushur me aktivitet paranormal. Ka nga ata qe besojne qe nje energji qe vjen nga poshte shtepise eshte pergjegjese per kete aktivitet.

Ne vitet e mevonshme, familja Lee ka deklaruar qe e pranon shtepine e tyre ashtu si eshte, tashme jane mesuar me shtepine dhe gjithe aktivitetet ne te dhe nuk kane pranuar te behen investigime te metejshme ne te. Ata kane kerkuar te lihen te qete dhe te jetojne jeten e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Fantazmat e shtepise ne Pyllin e Zi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  E N T I T E T E-
Kërce tek: