PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Anija e mallkuar!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 30

MesazhTitulli: Anija e mallkuar!!!   Mon Mar 05, 2012 2:14 am

Misteri i Mary Celeste - anijes se mallkuar dhe ekuipazhit te zhdukur


Edhe pse te gjithe njerezit qe gjendeshin ne anije u zhduken, vete anija nuk u zhduk.



Nje prej anijeve fantazem me te njohura ne te gjitha koherat, eshte Mary Celeste. Kjo anije duket gjithmone qe ka patur nje fat te keq, nuk ka rendesi se ku shkonte apo kush ishin pasagjeret e saj.

Edhe kur kjo anije njihej me emrin Amazon, pasi u lancua ne vitin 1860, ajo u perfshi ne shume aksidente te ndryshme dhe kaloi neper rreth 12 pronare te ndryshem. Asnje prej pronareve nuk e mbante anijen per nje kohe te gjate, duke qene se ata pretendonin se kishin fat te keq me te.

Rreth viteve 1870, mbas dhjete viteve te para te fatkeqesise, anija u dergua ne New York, ku iu bene riparime te ndryshme dhe te zgjatura, dhe me ne fund asaj iu vu nje emer i ri : Mary Celeste.

Kapiteni i Mary Celeste-s ishte Benjamin Briggs, i cili se bashku me gruan e tij, vajzen e tij, dhe shtate apo tete pjestare ekuipazhi, u nisen nga New York ne 7 nentor 1972. Ata ndaluan ne Itali dhe moren nje furnizim prej 1700 fuci me alkol.

Kjo ishte hera e fundit qe u pane kapiteni, pasagjeret dhe anetaret e ekuipazhit. Anija u nis nga porti i Italise dhe gjithshka dukej ne rregull vetem se te gjithe personat qe gjendeshin ne anije u zhduken.

Ata u zhduken krejtesisht nga faqja e tokes dhe akoma edhe sot nuk ka asnje lajm prej tyre apo ndonje lajm per zgjidhjen e misterit te zhdukjes se tyre. Misteri me i madh eshte qe edhe pse te gjithe personat qe ndodheshin ne anije u zhduken, vete anija nuk u zhduk. As ngarkesa qe kishte anija nuk u zhduk. Megjithate, nente prej fucive me pije qe kishte ne anije ishin te mbaruara kur anija u gjet dhe u inspektua.

Ne daten 5 Dhjetor 1872, rreth nje muaj pasi Mary Celeste u nis nga Porti ne New York, ajo u gjend e braktisur ne det, nga anija Dei Gratia.

Kapiteni i anijes Dei Gratia e njihte Kapitenin Briggs dhe ishte shume i cuditur qe ai nuk ishte ne anijen e tij. Briggs kishte nje reputacion si nje njeri i drejte, i ndershem dhe nje kapiten i jashtezakonshem. Pjestare te ekuipazhit te Dei Gratia hipen ne Mary Celeste per te investiguar. Ajo cfare gjeten ata ishte nje mister te cilit askush nuk ka mundur t’i jape pergjigje. Anija nuk ishte ne kushte shume te mira, por megjithate ishte akoma e perdorshme. Dukej sikur pjestaret e ekuipazhit dhe pasagjeret ishin larguar me nxitim nga anija.

Kuzhina e anijes ishte per faqe te zeze por nuk dukej te kishte ndonje problem ne anije. E cuditshme ishte uji mbi kuverte. Gjithashtu kishte nje litar qe varej anash dhe ne uje. Dukej qe edhe pse Mary Celeste ishte ende ne gjendje te mire, njerezit qe udhetonin me te e kishin braktisur anijen. Por pse?

Pse u larguan ata aq me nxitim? Si ka mundesi qe gjithe ata njerez nuk u gjenden me kurre? A ka mundesi qe varka e tyre e shpetimit te jete mbytur? Nese ata shpetuan, pse nuk kontaktuan me me asnjeri? Por ata nuk kishin pse te largoheshin nga anija me varka shpetimi pasi anija ishte funksionale.

Shumica e eksperteve nder vite kane rene dakord qe moti i keq nuk kishte te bente fare me misterin. Nder te tjera, Dei Gratia nuk raportoi te kishte hasur mot te keq gjate kohes ne ate siperfaqe. Gjithashtu kapiteni Briggs pervec se kapiten i zoti ishte edhe nje marinar i zoti. Prandaj perse do te bindtte ai familjen dhe ekuipazhin e tij qe te braktisnin anijen qe ishte ne gjedje te mire pune? Cfaredo te ishte ai mund ta perballonte dhe me siguri ishte perballur edhe me me shume veshtiresi gjate viteve te eksperiences.

Disa sugjerojne qe ndoshta anija eshte perballur me ndonje anije pirate. Por atehere pse nuk mungonte asgje ne anije? Me siguri nuk ka patur as ndonje kryengritje kunder kapitenit pasi ekuipazhi ishte ne me te shumten ushtare te ndershem qe e respetonin shume kapitenin.

Pra pyetja ngelet akoma. Nese asgje prej ketyre nuk ka ndodhur atehere perse personat qe ishin ne anije u larguan dhe ku shkuan ata? A i hengren peshkaqenet? A mund te kene UFO-t ndonje lidhje me zhdukjen e tyre?

Nje teori e fundit qe ndoshta eshte edhe me logjikja nga te gjitha teorite qe jane hedhur eshte qe ekuipazhi u shqetesua per alkolin e paperpunuar, duke qene se alkoli dihej qe ishte i avullueshem dhe edhe eksploziv. Briggs nuk kishte transportuar kurre me pare alkol dhe nuk dinte se si te kujdesej per te. Ndoshta nente fucite kishin filluar te rridhnin apo ishin hapur ne nje fare menyre, duke e mbushur hambarin e anijes me nje perzierje avujsh vdekjeprurese. Nga frika e papritur per ndonje shperthim, Briggs mund te kete urdheruar te gjithe qe te hipnin ne varkat e shpetimit, dhe ne shpejtim e siper ka harruar ta lidhe varken e tij me kavo rimorkimi me anijen. Kjo do te mund te shpjegonte se pse litari ishte i varur poshte dhe binte ne uje, pse nente fuci ishin te hapura, dhe se pse ekuipazhi dukej se ishte larguar me nxitim.

Megjithate kjo nuk shpjegon akoma se cfare ndodhi me ekuipazhin dhe pasagjeret e anijes si edhe ujin mbi kuverte. Ndoshta ata kane vdekur nga etja apo ekspozimi ne diell. Ndoshta ne nuk do te mesojme dot kurre se cfare ka ndodhur ne te vertete me Mary Celeste dhe se pse ajo dukej se sillte fat te keq ne cdo vend qe shkonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
 
Anija e mallkuar!!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MISTERE :: -
Kërce tek: