PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Telekinesis

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Telekinesis   Mon Mar 05, 2012 2:10 am

Telekinesis- perdorimi i forces se mendjes per te levizur apo ndryshuar objekte


Ne te gjithe e dime qe ndonjehere e perdorim nje pjese te potencialit tone psikik, por gjithahstu e dime qe perdoret vetem pak dhe asnje nuk mund ta perdore te gjithen.A ju ka ndodhur ndonjehere qe ju "thjesht e dinit qe dicka do te ndodhte"?



A ju ka ndodhur ndonjehere qe te keni nje ndjesi per nje person duke e pare nga larg qe ai ka nje karakter te mire apo te keq? Keto dhe te tjera jane perceptime te thjeshta te perditshme dhe shembuj te thjehste te perdorimit te paqellimshem te forces psikike qe kemi brenda vetes.

Po sikur te perdorej kjo fuqi per te manipuluar boten rreth e rrotull jush? Ne e dime nepermjet shkences dhe fizikes qe energjia fizike eshte e krijuar nga impulse elektromagnetike, dhe qe fushat elektromagnetike te nje objekti apo te nje individi, jane te ndikuara nga fushat elektromagnetike te individeve te tjere apo objekteve te tjere.



Keshtu funksionon i gjithe universi duke filluar qe nga atomet dhe duke perfunduar tek galaksite. Keshtu, qe mund te arsyetohet qe nje forme shume e fokusuar e kesaj energjie, e drejtuar si nje rreze lazer, mund te rezultojne ne nje lloj fenomeni te tipit : "mendja mbi lenden". Ky fenomen mund te referohet si fenomen telekinesis apo psikokinesis - levizja fizike e objektiti apo ndryshimi i formes se nje objekti duke perdorur vetem fuqine e mendjes, dhe pa bere asnje manipulim fizik.


Te gjithe ne mund te ushtrohemi per te forcuar trupin, por ka disa prej nesh qe mund te ushtrohen per te forcuar fuqite e tyre psikike dhe telekinetike. Pra, ne menyre te thjeshte, duke mesuar se si te fokusohet energjia natyrore dhe valet elektromagnetike, dikush mund te manipuloje fizikisht boten qe e rrethon vetem me fuqine e mendjes.Nje prej hipotezave te hedhura per ndertimin e Piramides se Gizes eshte pikerisht qe antiket e dinin se si ta manipulonin kete fuqi dhe e kane perdrur ate per ndertimin e piramides.

Por shume pak persona mund te kene njohurine, disiplinen apo perqendrimin per te arritur nje gje te tille.


Filozofia antike kineze na meson qe cdo objekt dhe individ ka nje energji jete ne qarkullim qe quhet Chi dhe kjo duket se pranohet ehde nga zhvillimet ne fizike, dhe eshte quajtur teoria superstring.

Do te ishte interesante nje dite ku te mund te perdonin njerezit aftesite e tyre telekinetike; fillestaret do te mund te leviznin gjera te vogla dhe te ndryshonin formen e gjerave, si per shembull perkuljen e nje luge metali me ane te forces se mendjes. Telekinetiket e avancuar do te mund te benin veprime te tilla si mbyllja e dyerve, hapja e dritareve, ndezja e makinave, dhe gjera te tjera gjate dites. Megjithate kjo imagjinate do te ishte shume larg realitetit pasi ne boten qe jetojme telekinesis do te ishte vene ne perdorim per qellime jo pozitive me objeketet qe do te manipuloheshin per te demtuar apo frikesuar te tjeret. Keshtu qe duke e pare ne kete prespektive a do te ishte vertet nje gje pozitive nese njerezit e te gjithe boten do te mesonin te perdornin kaq shume fuqine e tyre te mendjes?

A ka ndonje menyre per te fokusuar Chi-ne, apo energjine e brendshme ne nje rreze lazer qe do te manipuloje objektet me qellim? Edhe antiket e kishin te qarte qe cdo objekt vibron ne frekuencen e tij unike apo rezonancene tij. Bima ne vazon tuaj ne parvaz, kapesja e letrave mbi tavolinen tuaj, qeni ne kembet tuaja, gjithshka eshte duke vibruar ne frekuencat e tyre unike.
Nese ne nje fare menyre arrini te ngrini apo te ulni vibrimet tuaja ne menyre qe te perputhen me ato te objektit qe ju deshironi te levizni, nderkohe qe ne te njejten kohe perqendroni valet elektromagnetike te pturut, ju do te ishit te afte qe te leviznit, riformonit, apo te shkaterronit nje objekt. Nje shembull i mire i kesaj mund te jete nje kengetar qe kap nje note shume te larte dhe qe kris nje gote qe ndhodhet aty afer - me ane te energjise se fokusimit kengetari ka kapur frekuencat e asaj gote dhe keshtu e ka krisur.


Ne fakt, fjala kyce ne praktiken e telekinesis eshte fjala "fokusim" apo "perqendrim". Dhe ne fakt edhe ne jeten e perditshme per te arritur dicka duhet kjo. nuk mund te arini asgje pa patur vullnet dhe pa u perqendruar.

Nje gje qe duhet patur parasysh eshte qe nje fokusim i tile per te arritur ne keto nivele, eshte rraskapites per trupin fizik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
xhemajl



Numri i postimeve : 42
Pikët : 117
Reputation : 1
Join date : 29/02/2012

MesazhTitulli: NDIKIMI I SHPIRTIT MBI MATERIEN - TELEKINEZA OSE PSIKOKINEZA (I)   Mon Mar 05, 2012 10:31 am

Siç na është e ditur edhe nga fenomene tjera, në botën në të cilën ne frymojmë, ekzistojnë shumë dukuri të cilat, me gjithë të arriturat shkencore, mbeten akoma të mbështjella me vellon e misterit. Shkencëtarët e pranojnë edhe vetë se edhe shkenca, në të gjitha fushat ku zhvillon veprimtaritë e veta, është në zhvillim e sipër. Ajo nuk disponon çelësin e çdo misteri por, për çdo ditë, mëson e zbulon diçka të re. Një ndër këto dukuri, për të cilën shkenca akoma nuk e ka thënë fjalën përfundimtare, është edhe “telekineza“ ose “psikokinesa”.
Telekineza ose psikokineza është energji psikotronike nga e cila provokohen ndryshime fizike në qeniet e gjalla ose në botën e jashtme, pa kurrfarë kontakti fizik. Këtë term i pari e përdori prof. Joseph Banks Rihne që nga viti 1920. Fjala “telekineza” rrjedh nga greqishtja që do të thotë: “tele” - largësi dhe “kinesis” - lëvizje. Kuptim pothuajse të njëjtë ka edhe fjala “psikokinese” (“psyche” - shpirt dhe “kinesis” - lëvizje) që mund të definohet si “ndikim i njeriut, përmes forcës psikik, në ndryshimin e materies”.
Sikurse paraqitjet tjera të energjisë psikotronike, ashtu edhe telekineza ose psikokineza vështirë përkufizohet në kornizat e ligjeve të fizikës së sotme, edhe pse fizika, që nga teoria e Tesllës e këndej, intensivisht mundohet ta zgjidhë problemin e bartjes së energjisë në largësi, pa ndihmën e telave, pra pa kontakt fizik.
Kërkuesit e kësaj fushe janë përpjekur shumë herë që këtë dukuri ta dëshmojnë përmes eksperimentimeve laboratorike. Në të shumtën e rasteve kjo ka funksionuar me sukses, mirëpo, ripërsëritja e atij sukses, nuk ka thënë gjithnjë rezultatin e kënaqshëm. Kështu që edhe nuk ka mundur, parimisht, të dëshmohet veprimi i saj përmes përvojave empirike. Mirëpo, ngjashëm ndodh edhe tek eksperimentet që zhvillon fizika kuantike me elementarë, megjithatë, kjo është e pranueshme për shkencën!
Kërkimet shkencore të këtij fenomeni filluan kah fundi i shekullit të kaluar, kur në seancat spirituale është vërejtur se mendimet në gjendje transi (hipnozë) kanë aftësi të ndikojnë në lëvizjen e objekteve pa përdorur energjinë e muskujve. Kjo i shtyri shumë shkencëtarë të fillojnë eksperimentimet në laboratorë me medium të ndryshëm.
Ndër të parët mund të llogaritet William E. Cox, një bashkëpunëtor shumëvjeçar pran Institutit prapsikologjik në Durhan, i cili zhvilloi eksperimente me një medium amerikan që bënte gjëra mahnitëse. Për të Coxi shkruante: “Gota me ujë ngritej nga tavolina dhe lëvizte në ajër para pjesëmarrësve; një karrige nga qoshku lëvizte ngadalë në drejtim të mesit të dhomës; një tavolinë e kuzhinës u ngritë dy-tri herë nga dhjet centimetra mbi tokë, etj. Dhe të gjitha këto ndodhën në dritë të plotë dhe unë ia mbaja mediumit duart dhe këmbët”.
Eksperimente psikokinetike bëri edhe fizikani dhe profesori i astronomisë, njëherësh edhe themeluesi i astrofizikës, Friedrich Zöllner nga Leipcigu, me mediumin Henry Slade dhe erdhi në përfundime të njëjta. Një harmonikë e dorës binte pa prekjen e askujt, një krevat u largua për disa centimetra nga muri, etj. Prof. A. Vencel, në librin e tij “Filozofia dhe liria”, paraqet këtë tezë: “Shpirti dhe materia nuk janë parimisht të ndara njëri nga tjetri. Materia ka shtresa të vogël të shpirtit dhe lirisë, për atë edhe dallimi në mes të shpirtërores dhe materiales është vetëm relativ”. Edhe prof. J. B. Rhine, nga “Universiteti i Dukës” në Karolinën Veriore, gjatë eksperimenteve të veta, ka vërtetuar se ekziston ndikimi i shpirtit në materie dhe shpreh mendimin se: “shpirti si sistem jofizik, kur vepron rrugës jofizike në ndonjë objekt fizik, prodhon efekte fizike”.
Kërkimet e Rhines për psikokinezën filluan në mënyrë të rastësishme. Atij, një ditë të vitit 1934, i erdhi në laborator një bixhozçi profesionist, duke e bindur se me anë të dëshirës është në gjendje të ndikojë që katrorët të rrotullohen dhe ndalen në pozicionin që ai dëshiron. Për t’u ikur mashtrimeve, Rhine ndërtoi një aparat që i përziente vetë katrorët dhe i hidhëte pastaj një nga një.
Eksperimenti u përsërit disa herë dhe Rhine vërtetoi se bixhozçiu kishte me të vërtet forcë psikokinetike. Rihne erdhi në përfundim, pas eksperimenteve të shumta, se: “psikokineza është një aftësi e përgjithshme njerëzore që buron nga faktorë të pavedëdijshëm, por që shfaqet në forma të ndryshe dhe ndikon në materie, e cila u dëshmua statistikisht edhe në kushte laboratorike”.
Pak më ndryshe nga Rhine, me katror eksperimentoi edhe William Cox. Ai kërkonte nga subjekti që në katror të hedhur mbi tavolinën që rrotullohej, të ndikonte në atë mënyrë që katrori të rrotullohej nga ana e majtë ose e djathtë e tavolinës. Nga eksperimentet e zhvilluara, ai vërtetoi se efekti është i njëjtë, pa marrë parasysh se çfarë madhësie kanë katrorët dhe nëse është hedhur një katror apo disa përnjëherë.
Vite të tëra u eksperimentua me katrorë të përbërë nga materiale të lloj-llojshme, sa qe në vitet e ’70-ta për këtë eksperiment u shfrytëzuan edhe kompjuterët e kohës. Personi testues duhej që me forcë e mendim të ndikoj ne katror (Psi-lojë me katrorë), që rrotulloheshin nga një mix-gjenerator, dhe t’i vendos në pozicionin e dëshiruar.
Gradualisht në eksperimente u futën elemente që zëvendësonin katrorët. Rënia e pikës së ujit nga maja e zhiletës (brisku i vogël për rrojë) në të majtë ose në të djathtë; ndikimi në tymin e mbyllur në një enë qelqi ose ndikimi psikomotorik (sisteme që sillen lehtë mekanikisht, që ndodhen të mbyllura në enë të qelqta)...
Fizikanët gjithnjë dyshonin në këto gjëra, duke përmendur ndikimet e mundshme të rrymimit të ajrit (edhe pse këto ishin të mbyllura në enë të qelqta), pastaj, të ndikimit të nxehtësisë, të elektricitetit e kështu me radhë. Të gjitha këto dyshime i largoi në fillimi të viteve të ’70-ta dr. Helmut Schmidt (amerikan me rrënjë gjermane), kërkues shkencor në “Laboratorin për plazmë fizike” të kompanisë së njohur për prodhimin e aeroplanëve “Boing” (SHBA). Dr. Schmidt u nis nga supozimi se psikokineza nuk ndikon vetëm në objektet e dukshme fizike, siç është katrori, por edhe në nivelin mikrofizik. Në konstruksionin e aparatit të vet për kërkime psikokinetike shfrytëzoi zbërthimin e atomit radioaktiv “strontium 90”. Bërthama atomike e tij është shumë jostabile, ashtu që zbërthehet edhe pas 30 vjetësh. Megjithatë, nga momenti i shkatërrimit, në bërthamë nuk vërehet kurrfarë procesi i dezintegrimit, ashtu që “papritmas” zbërthehet. Për psikokinezën përparësi plotësuese e kësaj paraqitjeje ishte se ky zbërthim ishte shumë vështirë të arrihej me mjete fizike, elektrike, magnetike, termike etj. Sipas fizikës bashkëkohore, zbërthimi radioaktiv është plotësisht rastësi dhe kështu është i paparashikueshëm.
Dr. Schmidti e shfrytëzoi këtë dukuri për të konstruktuar aparatin që mundësonte rastësi totale dhe absolute. Kur të zbërthehet atomi “strontium 90”, ai ndez elektronet, të cilat sillen rreth bërthamës me shpejtësi të madhe e që lëvizjet e tyre i regjistron gypi i Gajger-Müllerit. Brenda aparatit gjendet regjistruesi tjetër, i cili, kur është aparati i kyçur, gjithë kohën kalon me shpejtësi të madhe nëpër katër pozicione: 1, 2, 3, 4 e kështu me radhë. Treguesi është i kyçur në oscilator, që oscilon miliona herë në sekondë, kështu që edhe treguesi kalon nëpër katër pozicione me qindra-mijëra herë në sekondë. Secili nga këto katër pozicione është i lidhur me nga një poç dhe katër susta, të cilat subjekti mund t’i shtypë gjatë eksperimentit. Subjekti qëndron para aparatit dhe mundohet të ndikoj në aparat, ashtu që të ndizet njëri nga katër poçat. Derisa subjekti nuk ndërmerr asgjë, poçat nuk ndizen, edhe pse treguesi kalon katër pozicionet miliona herë në sekondë. Çfarë ndodh kur subjekti vendos të ndikojë psikokinetikisht në njërin nga poçat dhe ta shtyp sustën e përshtatshme. Kur elektroni tjetër arrin në gypin e Gjager-Müllerit dhe ndalon treguesin oscilues në njërin nga katër pozicionet e mundshme, në të njëjtën kohë krijohet kontakti me poçin dhe poçi, që i përgjigjet pozicionit të mësipërm, ndizet. Në qoftë se subjekti arrin ta ndezë poçin në të cilin është koncentruar, makina e dr. Schmidt-it, automatikisht regjistron në ekranin e jashtëm “goditjen”, e në qoftë se jo, ajo regjistron “dështimin”. Pasi ekzistojnë katër pozicione të oscilatorit dhe katër poça, gjasat e goditjeve të rastësishme janë 1 me katër ose 0,25%.
Aparati i Dr. Schmidt-it ka rëndësi të posaçme për saktësinë e psikotronikës (parapsikologjisë). Edhe në qoftë se nuk është aty eksperimentuesi gjatë eksperimentit, subjekti nuk mund të mashtrojë, pasi që rezultatet regjistrohen në mënyrë elektronike dhe është e pamundur që të korrigjohen. Eksperimentuesi nuk ka nevojë që të luaj rolin e policit, ndërsa subjektet janë të liruara nga ndjeshmëritë e pakëndshme, duke i trajtuar ata si mashtrues potencialë. Aparati është i vogël dhe shumë praktik për bartje, kështu që eksperimenti mund të zhvillohet në rrethana që më së shumti i përgjigjen subjekteve.
Eksperimentet e dr. Schmidt-it vërtetuan bindshëm tezën e dr. Rhines: ndikimi shpirtëror (psikik) në materie është real dhe këtë aftësi e kanë shumica e njerëzve. Meqenëse devijimet nga normat shkencore ishin minimale, bënë që shumë shkencëtarë ta pranojnë veprimin e saj. Ndërkohë për aparatin e dr. Schmidt-it shfaqën interesim edhe organizatat nga lëmi i ekonomisë. Kështu që kompania “Boing”, eksperimentoi me këtë aparat për të hulumtuar ndikimin e energjisë negative (psikike) në elektronikën e bordit të aeroplanit, të krijuar nga nervoza dhe panika e ekuipazhit dhe të pasagjerëve në raste rreziku.

Vazhdon...

Sabir Krasniqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Telekinesis
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: P A R A P S I K O L O G J I-
Kërce tek: