PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nostradamus

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gon!
Admin
Admin


Numri i postimeve : 666
Pikët : 2267
Reputation : 85
Join date : 16/02/2012
Mosha : 29

MesazhTitulli: Nostradamus   Mon Mar 05, 2012 1:16 am

Nostradamus dhe parashikimet e tij



Nostradamus (1503- 1566) eshte konsideruar si nje nga shkrimtaret me te rendesishem dhe te famshem te profecive te historise.

Eshte i famshem fillimisht per librin e tij Profecite, qe perbehet nga kuartinat me rime, grupe prej 100 tregimesh, ne librin “Centurie in profezie” – Shekujt ne Profeci.

Mbeshtetesit e ketyre profecive i atribuojne Nostradamusit aftesine per te parashikuar nje numer te paimagjinueshem ngjarjesh ne historine e botes midis te cilave: Revolucionin Francez, bomben atomike, ngritjen ne detyre te Adolf Hitler dhe atentatet e 11 shtatorit 2001. Gjithsesi asnje nuk ka treguar se mundet te “gjeje” data te pritshme per parashikimet e se ardhmes ne kuartinat e Nostradamusit.

Eshte zbuluar se keto parashikime jane shembuj mprehtesise se mendjes se tij. E thene ndryshe, kuartinat jane shkruajtur ne nje menyre kaq te paqarte sa qe kushdo, mund te lexoje ate qe deshiron te besoje. Nostradamusi kurre nuk ka parashikuar ndonje ngjarje te se ardhmes. Ne fakt tre heret e fundit qe ai ka dhene data te sakta per profecite e tij, eshte gabuar: per vitin 1792 ai parashikoi nje persekutim fetar te gjate dhe te dhunshem qe nuk ndodhi kurre; ai parashikoi nje shkaterrim total te njerezimit ne vitin 1732, dhe parashikoi fundin e botes qe do te ndodhte ne vitin 1999.

Origjina e Centuries

Ai filloi te shkruante projektin e tij pre 1000 kuartinash (poezi te perbera nga kater vargje) ne gjuhen franceze, qe formojne parashikimet e supozuara per te cilat sot eshte i famshem. Gjithsesi me friken se mos ‘sulmohej’ nga besimtaret fanatike te fese, ai e fshehu kuptimin e vjershave duke perdorur lojen e fjaleve ne gjuhe te ndryshme se bashku si psh: provansale, greqisht, latinisht, italisht, arabisht, gjuhen hebraike etj. Per arsye qe lidhen me menyren se si u publikuan kuartinat, 48 te fundit nuk arriten te ne.

Kuartinat te permbledhura ne librin e quajtur Profecite, paten reagime te ndryshme pas publikimit. Disa mendonin se Nostradamus ishte nje sherbetor i djallit, nje mashtrues ose nje i cmendur, nderkohe qe pjesa me e madhe besonin se kuartinat e tij ishin profeci te frymezuara shpirterisht.

Shume fisnike shkonin te ai per horoskopin dhe keshilla. Katerina, mbreteresha dhe gruaja e Enrikut II te Frances ishte nje nga adhurueset e Nostradamus. Pasi lexoi Profecite, e ftoi ate ne Gjykaten Mbreterore ne Paris per te dhene shpjegime mbi Centuriet e publikuara (dhe thuhej se kuartinat parashikonin edhe vdekjen e Enrikut II) si dhe per te pergatitur horoskope per femijet e dinastise Valois. Pas ketij takimi Katerina u be nje perkrahese e besuar e Nostradamusit dhe pak para vdekjes se tij, ne 1566, e emeroi keshilltar dhe mjek te mbretit Enrico III Valois.

Disa mendojne se Nostradamusi kishte frike se mos persekutohej per erezi dhe inkuizicion por as profecite e tij dhe as aktiviteti i tij nuk ishin objekt vemendjeje nga inkuizicioni. Raportet me kishen katolike si mjek dhe sherues ishin te shkelqyera dhe burgimi i tij per nje periudhe te shkurter ne vitin 1561 ndodhi vetem per shkak se nje nga almanaket e tij u publikua pa miratimin e peshkopit duke thyer nje dekret mbreteror.
Profecite

Nostradamus ka thene se i bazonte profecite e tij ne astrologji gjyqesore por u kritikua ashper nga astrologet e tjere te kohes se tij si Laurens Videl, per papergjegjshmeri dhe teza te ndryshme te horoskopit (psh krahasimi i ndertimit te ardhshem te planeteve me ate qe ekzistonte gjate ngjarjeve te se shkuares).

Nostradamus njihte mire astronomine, kabala-ne, astrologjine, alkimine, magjine, matematiken dhe mjekesine. Disa kritike te kristianizmit thone se Nostradamus ka bere parashikime te te njejtit nivel me biblen duke eleminuar unitetin mbinatyror te profecive biblike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://explorerkosova.the-up.com
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:25 am

Profecite E Nostradamit Dhe Shqiptaret
nga Koha Jone

PROFECITE E NOSTRADAMIT DHE SHQIPTARWT

Nga dr. Moikom Zeqo

Institucioni i profecise ka lindur me njerezimin. Mjafton te lexosh eposet e vjetra te Lindjes, tekset sanskrite, bibliotekat me pllaka terrakote te shumereve dhe te Babilonise, te perqendrohesh tek Bibla e Shenjte, te studiosh qendrat e orakujve te Egjiptit, te Greqise dhe te Romes se Lashte per te kuptuar qe sa shume i rendesishem ka qene institucioni i profetizimit. Padyshim spekullimet jane te perbindshme, por historia flet edhe per parashikime qe jane vertetuar. Padyshim me i lakuari ne kete drejtim ka qene emri i Nostradamit qe mbahet si kryeprofet. Jane mijera libra qe jane shkruar per Nostradamin.

Nostradami, Klarku, Mori

Une e adhuroj Artur Klarkun, i cili ka formalizuar tabelen e tij te famshme te zhvillimit te se ardhmes se njerezimit. Por duket se Nostradami eshte nje lloj parafjale per Artur Klarkun. Ka matematikane qe metojne se kane gjetur celesin e deshifrimit matematik te profecive te Nostradamit. Duke lexuar ne vite per Nostradamin, me terhoqi vemendjen se profeti hyn ne nje diskutim te hapur melibrin (Utopia( te Tomas Moorit te botuar ne vitin 519. Ai i ben thirrje ketij fantasti (Moorit) te zbrese me kembe ne toke, ta shohe realitetin me koke te ftohte, te mos e vere ne gjume njerezimin me iluzione te bukura, te mos i premtoje atij ne te ardhmen parajsen ne toke dhe mireqenien, por t'i parathote luftrat, gjakderdhjen, nese deri atehere njerezimi, nuk do t'i therase mendjes. Padyshim qe ka shpjegime te sforcuara per Nostradamin. Ajo qe mua me ben pershtypje te vecante eshte rastesia qe ne te njejtin vit ne 1555 botohet si libri kryesor i Nostradamit, ashtu dhe libri shqip i Gjon Buzukut. Duke studiuar profecite e Nostradamit jam habitur per faktin qe ai permend shqiptaret. Shqiptaret i ka permendur dhe gjeniu francez Fransua Rabele. Rabele permend dhe dijetarin shqiptar me origjine nga Durresi Leonik Tomeo i cili ka qene pedagog i Kopernikut ne Universitetin e Padoves. Ne vitin 1999 ne te gjithe planetin u gjallerua stuhishem emri i Nostradamit, nje nga profetet me te medhenj te te gjithe koherave. Pikerisht ne kete dite une, botova librin tim (Nostradami me 3 qershor(. Ky liber poetik kishte te nderthurrur nje numer esesh per jeten dhe profecite e bujshme te Mishel Nostradamit, disa prej te cilave lidheshin edhe me Shqiperine.



***

Nostradami dhe origjina

Mishel Nostradami ka lindur me 1503, pra 602 vjet me pare. Ai rridhte nga nje familje hebraike me prejardhje qytetin italian Nostradonna (d.m.th. Zonja Jone). Gjyshi i profetit kishte qene mjek dhe magjistar prane Zhak Kalabrezit, biri i nje figure te njohur, Rene Anzhu, luftetar dhe poet. Dihet se francezet anzhuine krijuan me 1272 nje shtet, qe njihet ne histori me emrin Regnum Albaniae, Mbreteria Shqiptare me kryeqytet Durresin. Krijimi i ketij shteti ne kuadrin e Perandorise anzhuine, si nje entitet me vete, uk eshte studjuar sa c'duhet nga historianet tane. I pari ka qene Faik Konica, i cili ka thene se Regnum Albania duhet konsideruar si nje shtet shqiptar, pavaresisht korraces dhe sigles anzhuine. Me anzhuinet jane te lidhura disa histori politike, sic eshte p.sh. historia e princit shqiptar te famshem ne shek.XIV Karl Topia, i cili qe fryt i marteses se babait te tij shqiptar me nje princeshe franceze. Kjo krijoi bindje dhe legjenden se familja princerore e Topiasve eshte me gjak shqiptar, gje qe reflektohet edhe ne stemen heraldike te Karl Topise, qe sot ruhet ne Muzeun Historik Kombetar. Kalabria ku ka lindur Nostradami ka qene ne shek.XVI ashtu sic eshte edhe sot, nje krahine plot arbereshe, pra shqiptare. Nuk dua te bej lidhje te shkurtra, ose te imagjinuara te origjines se Nostradamit me shqiptaret, sepse dihet qarte se Nostradami ishte me origjine hebraike dhe i takonte hebrenjve sefardite. Keta ka shume mundesi te kene ardhur ne Kalabri qe nga Spanja. Nostradami u vendos ne France, ku sherbeu gjithe jeten si mjek dhe astrolog. Nostradami ka udhetuar ne Rome, ne Ankona, ne Venedik, ne Egjipt, ne Token e Shenjte, ne Palestine, ne Kostandinopoje dhe pastaj eshte rikthyer ne Greqi, ku sipas disa studiuesve ka kaluar me nje anije pikerisht nga qyteti i Durresit, eshte kthyer ne qytetin e Lionit ne France, ku me 1555 botoi librin e tij te profecive (qe perfshijne vitet 1555-3397). Ky liber i dha Nostradamit nje fame te perbotshme.

Viti 1555: Nostradami dhe Buzuku

Viti 1555 eshte nje vit i paharruar per shqiptaret, sepse nje prift i padenje, qe nuk e njohu kurre mekatin e rende te marteses dhe djallezite satanike te femres, i quajtur Gjon Buzuku, botoi gjithashtu librin e pare shqip, qe konvencionalisht quhet (Meshari(. Prej vitesh, kam koleksionuar librat e Nostradamit ne disa gjuhe. Po e them qe ne fillim se une nuk besoj te profecite dhe jam absolutisht skeptik per astrologjine. Keto shenime po i shkruaj si rezultat i hulumtimeve ne vite per Nostradamin. Libri epokal i Nostradamit ka njohur nje numer te pafund botimesh nga shekulli ne shekull. E cuditshme eshte qe ne 2003, ne 600 vjetorin e lindjes se tij ka gjithashtu nje tallazitje dhe evokim te pashembullt te studjuesve te specializuar per profecite e ketij njeriu te cuditshem. Para nje viti nje shqiptar, i quajtur Adnan Abrashi ka botuar ne Prizren librin interesant (Paratheniet e Nostradamit(. Ky liber paraqet tw dhena historike mbi Nostradamin dhe merret me komente te ndryshme te profecive te tij, qe kane kombinuar ne shekuj. Dihet se Nostradami ka shkruar disa parathenie per librin e vet (Profecite(. Ketu ai shprehet i vetedijshem se nuk ka bere parashikime te kota, por nwn ndikimin e nje engjelli qe i vinte shpesh para pasqyres se tij prej bakri ne kabinetin e vet, ka mundur te shohe historine e ardhshme. Nostradami i le Cezarit, birit te tij amanet, qe te mos i harroje keto profeci te shkruara por t'i vleresoje sepse ai ka pare ne te kaluaren ate qe do te ndodhe ne te ardhmen.

Profecite e Nostradamit jane te koncentruara ne 970 katrena (strofa 4-vargeshe). Keto strofa jane sistemuar ne te ashtuquajturat centurione ose libra ndares prej 100 strofash. Keto strofa nuk dallohen per force poetike, por jane plot enigma, qe kane terhequr vemendjen jo vetem te spekulanteve dhe magjistareve, por edhe te dijetareve shume serioze, te akademikeve dhe te shkrimtareve nga me te medhenjte e njerezimit.
Ronsardi i wndon Skwnderbeut dhe Nostradamit

Fjala vjen, poeti i madh francez Pierr Ronsard (1524-1585), i cili eshte shume i dashur per ne shqiptaret se ka shkruar nje sonete te mrekullueshme per Skenderbeun, ka shkruar gjithashtu edhe nje poezi epidramatike per vete Nostradamin. Poezia eshte kjo:

(I perqesh keshtu falltaret,

Qe Zoti i zgjodhi nga qarku i femijeve te tu,

Dhe vendosi ne gjoksin tend per te parathene

Kobin tend dhe cdo mekat tjeter,

Mbi ty te plotfuqishmin

Gjersa te te kaploje qesendija dhe perqeshja.

Per flaken e zjarrte si Nostradam i famshem,

Flake qe Zoti i madh e dha per tere boten.

Dhe pervec demonit, qe shqeteson shpirtin e tij

Ne parashikimin e fjales se lashte per shume shekuj dhe vite
Parashikoi ne afersi kobet tona te ardhshme(.

Ky shqiperim (ad litteran( nga frengjishtja mesjetare, mund te na krijoje idene se si nje gjeni i poezise si Ronsard e konceptonte Nostradamin. Ne librin tim (Nostradami me 3 qershor(, une kam shkruar per profecite e Nostradamit me shpoti, ironi te qete dhe me nje ngazellim metaforik. Sepse une konstruktova nje liber letrar dhe nuk kisha ndermend te kalkuloja shpjegime qofte numerologjike, qofte etimologjike, qofte ato qe i perkasin historise alkimike apo te metafizikes astrologjike.

Albanwt, popull misterioz

Me ka terhequr vemendjen, qe dijetari francez Robert d'Angely ne vepren e tij te shumevellimshme per pellazget dhe shqiptaret e citon disa here dhe Nostradamin, sidomos per apelacionin, qe i quan albanet (shqiptaret), si popull misterioz, por gjithnje te klasit te pare. Nuk e di ku eshte mbeshtetur d'Angely per keto percaktime. Ta lexosh Nostradamin ne origjinalin e frengjishtes mesjetare eshte shume e veshtire, aq me teper, qe ne poezite e tij ka shume arkaizma, latinizma, greqizma, madje dhe arabizma. Teper misterioze jane emrat e qyteteve dhe te vendeve qe ai shenon. Megjithate une do te citoj disa katrena, ku konkretisht permendet emri i shqiptareve. Ne Centurionin e IV pikerisht ne strofen e 19 thuhet:

(Shqiptaret ne Rome me klithma do te arrijne

Duke kapur Langresin ne fyt,

Prijesi nuk do t'i fale askujt

Gjakun, urine, thatesiren dhe shkaterrimet(.
Studiuesit qe jane marre me kete strofe kane percaktuar se Langresi eshte nje qytet ne Lindje te Frances dhe shtrihet ne brigjet e lumit Marmo. Ne kete strofe pasqyrohet shtegtimi i shqiptareve nga atdheu i tyre ne Rome deri ne brigjet e Monakos. Pse shqiptaret arrijne ne Rome duke klithur? C'tregon kjo gjendje e ekzaltuar? Mos pasqyron valle kjo gje ardhjen e shqiptareve si stratiote pas pushtimit te Shqiperise nga turqit? Dihet se pushtimi i Shkodres u pasqyrua ne librin (Rrethi i Shkodres( qe u botua me 1504 ne Venedik. Ne vitet 1508-1510 u botua ne Rome libri epokal i kryehumanistit shqiptar Marin Barleti, kushtuar bemave te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ky liber beri nje buje kolosale dhe ka shume mundesi qe vete Nostradami ta kete lexuar kete liber, qe u botua dhe ne frengjisht nga Lavardini, qe i bashkengjiti ketij perekthimi ne frengjisht edhe sonetin e famshem te Pierr Ronsardit. Shqiptaret stratiote kane depertuar edhe ne France, por nuk dihet pse Nostradami permend qytetin e Langresit ne brigjet e lumit Marma. Nuk kuptohet mire pse prijesi, i qyteti Langres nuk duhet t'i fale askujt gjemat katastrofike te depertimit te shqiptareve. Me shume se profeci kjo strofe e Nostradamit duket ne fakt si nje regjistrim i nje fakti historik per te cilin ndoshta mund te gjenden dokumente. Dihet se jane botuar disa libra historike per prezenceqn e shqiptareve ne France nga shek.XVI deri ne epoken e Napoleon Bonapartit. Nje specialist i njohur i Nostradamit, studjuesi francez Jean Charles Pikon ndalet ne keto 4 vargje, ku permenden shqiptaret dhe i infektuar nga virusi i profecive e komenton mesazhin poetik si gjoja nje mundesi te se ardhmes, ku shqiptaret do te jene aleate te ndonbje fuqie te madhe pushtuese ose te nje perandorie ushtarake. Une mund vetem te nenqesh ne heshtje per kete hamendje surealiste. Ne centurionin e V, katrena 91 thote:

(Ne sheshin qe eshte parajse per cdo grabitqar

Ku kemba e cdo trimi nuk shkel dot,

Do te sulmojne befas me kaloresi te lehte

Shqiptaret, Marsi, Luani, Saturni dhe Ujori(.
Studiuesi Pikon e quan kete strofe si deshmi te vargjeve jashtekronologjike qe eshte veshtire te shpjegohet. Behet fjale per nje sulm, ku do te kryesojne shqiptaret, te shoqeruar nga shenja astrologjike te planetit Mars, te simbolit zodiakor Luan, te planetit Saturn dhe te simbolit zodiakor Ujori. Mbase kemi te bejme me shenjat e horoskopit si Luani dhe Ujori dhe ndoshta do te ndodhin ngjarje ne kohen e sundimit te planetit Mars dhe te planetit Saturn qe kane konotacione agresive, luftarake. Terheq vemendjen fakti qe Nostradami permend kaloresine e lehte, qe ka qene tipike per stratiotet shqiptare ne Evrope. Kaloresit stratiote shqipatre luajten rol te madh ne beteja, madje nje talent i madh me origjine shqiptare si Gjergj Basta fitoi graden Gjeneralisimus si dhe botoi traktate te artit ushtarak per kaloresine ne shek.XVII. Pra Nostradami si te gjithe francezet dhe evropianet e njihte vecantesine ushtarake te kaloresise se shpejte e te lehte shqiptare, qe Gjergj Kastriot Skenderbeu e perdori me mjeshteri ne betejat e tij. Por profecia me e cuditeshme e tij lidhet konkretisht me kantrenen e 72 ne centurionin e 10:

(Viti 1999, muaji i shtate

Nga qielli do te vije mbreti i madh i tmerrit,

Qe do ringjalle mbretin e madh Angulmues

Para dhe pas Marsit do te drejtoje fate(.

Kjo eshte nder te paktat ne profecite e Nostradamit, qe datohet saktesisht. Kemi te bejme me muajin e 7-te pra me korrikun e 1999. Cuditerisht ne kete muaj ndodhi sulmi ajror i NATO-s ne Kosove kunder pushtimi despotik te Serbise. Shuem profesore universitetesh si p.sh. Brojtenbah, i Universitetit te Stillenboskut ne Amerike etj., shkruan se kjo profeci e Nostradamit u realizua me perpikmeri te cuditeshme. Kurse emri Anglolmuas u shpjegua si nje korreptim apo emer anagramik i angloamerikaneve. Kjo profeci e Nostradamit pati rrjedhim pozitiv per lirine e Kosoves. Kjo nderlidhet dhe me dy vargje te tjera te Nostradamit:
(Ne mes te Serbise dhe V,

Do zhvillohet nje lufte vdekjeprurese(.

Keto vargje jane vertet te cuditshme. Dihet se V romake simbolizon edhe fjalen Fitore por edhe numrin 5, qe mund te komentohet se si 5 shtete te Natos, Amerika, Franca Anglia dhe Gjermania sulmuan Serbine pikerisht me 1999. dihet se fitoja qe e anes se komunitetit nderkombetar e pikerisht Kosoves.

Peshku pwrbindwsh me kokw njeriu nw Adriatik

Se fundi, do te flas edhe per nje profeci te Nostradamit per paraqitjen e nje peshku perbindesh me koke njeriu ne detin Adriatik. Jane disa strofa qe i kushtohet ketij peshku. Ja 4 vargje: (Nga Adriatiku ne viset Sabine (te Italise)

Perbindeshi i tmerrshem do te lundroje.

Tek peshku kur hekuri dhe letra do te gjendet,

Kush luftes i rreket nga jashte do te dale(.

Nuk dihet konkretisht c'eshte ky peshk perbindesh me koke njeriu, mbase variant i qenieve hibride te apokalipsit.

Apolineri dhe profecia pwr pavarwsinw e Shqipwrisw
Faik Konica ka botuar nje shkrim te Apolinerit per nje broshure pa emer autori me profeci te botuar me 1903. Apolineri ka bere gjithashtu nje artikull te cuditshem per broshuren e profetit te panjohur dhe veren se nje nga profecite se shqiptaret do ta fitojne pavaresine para vitit 1920 u realizua me 28 nentor 1912. Gazeta (L'Europeen( njoftonte nw fillim tw shekullit XX se gjoja (princi spanjoll Alandro Kastrioti, qe synonte fronin e Shqipwrise gjoja nuk do te kundershtohej nga Porta e Larte. Me e cuditshmja wshtw se gjoja kjo gje qe e pwrcaktuar nga nje profeci e vjeter. Gijom Apolineri ka botuar nje shkrim (Nje profeci bashkekohore qe ka te beje me Shqiperine. Ai flet per nje broshure prej 52 faqesh te botuar ne paris ne vitin 1903. Ne kete broshure kishte dhe dy pasazhe qe profetizonin per Shqiperine. Apolineri ka shkruar per keto profeci, qe lidheshin me nje veshtrim apokaiptik, ne periudhen 1909 - 1919. Keshtu do te ndodhin njezet ngjarje bazuar ne profecite e librit te Danielit dhe librit te Apokalipsit. Sipas ketyre profecive me ne fund do te ndodhte qe Shqiperia, pjese e Perandorise Osmane do te behej shtet i pavarur. Apolineri e perfundon artikullin e tij me keto fjale: mund te perfundojme se shqipja do te behet gjuhe e nje shteti te formuar dhe te pavarur sic thote profeti anonim(.

Ne permbyllje, une shpalosa disa te dhena te profecive te Nostradamit qe lidhen me shqiptaret, jashte komenteve sensacionale dhe miteve te se ardhmes. Amen!


p.s. e DD: Sir Thomas More e shkroi ne latinisht vepren Utopia ne vitin 1516 (jo 519)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:26 am

Nostradamusi - parashikuesi më i madh i botës
Nostradamus (Michel de Nostredame) u lind më 14 dhjetor 1503, në qytetin francez St. Remy dhe vdiq më 2 korrik 1566. U shkollua në Avignon ku studioi filozofinë, gramatikën dhe retorikën, përveç këtyre studioi edhe letërsinë klasike, mjekësinë, historinë dhe astrologjinë.

Nostradamus-i ishte një nga publikuesit më të mëdhenj botëror të profecive. Ai njihet më së shumti për librin e tij Les Propheties, edicioni i parë i të cilit u paraqit në vitin 1555. Që nga publikimi i këtij libri – që është botuar e ribotuar shumë herë që nga vdekja e tij – Nostradamusi ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjithë njerëzve që ndjekin kultin. Entuziastët e tij të shumtë, e mos të flasim për shtypim, e lavdërojnë atë për parashikimin e një vargu të gjerë të ngjarjeve kryesore që i kanë shënuar zhvillimet gjatë shekujve të kaluar.

Në shekullin gjashtëmbëdhjetë Francën e kaploi epidemia e mortajës. Në këtë kohë Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtë, i cili iu kundërvu kësaj sëmundjeje misterioze me tërë fuqinë që posedonte dhe pati një sukses të madh. Në luftë kundër kësaj sëmundje ai përdorte si mjet kryesor, aplikimin e higjienës personale dhe doza të mëdha të vitaminës C. Kur hynte në fshat të infektuar, pikësëpari kërkonte mënjanimin e kufomave nga rrugët. Pacientëve, së pari, u rekomandonte sa më shumë ajër të pastër, ujëra të pastra dhe ilaç, të cilin e kishte mbaruar vetë.

Më vonë, në kohën e një epidemie të rëndë të mortajës, Nostradamusi përjetoi një tragjedi të rëndë familjare dhe, sado që u përpoq maksimalisht t’ua shpëtonte jetën, i vdiqën bashkëshortja me të dy fëmijët.

I dëshpëruar nga tragjedia familjare, Nostradamusi filloi të dyshonte në aftësitë e veta mjekuese dhe për gjashtë vjetët vijues, brodhi nëpër Evropë poshtë-lart pa ndonjë cak. Duke kaluar nëpër periudhën më të errët të jetës, ai, për herë të parë, filloi t’i vërente aftësinë e veta të parashikimit të së ardhmes.
Shpërthimi i mortajës në Aix, atëherë kryeqytet i Provansës, për nëntë muajt rresht, e nxiti Nostradamusin që prapë të merrej me shërimin e të infektuarve dhe të shpëtonte sa më shumë njerëz. Pas zhdukjes së mortajës, ai shpërblehet nga paria e qytetit të Aix-it me një pension jetësor.

Dhjetë vjet pas vdekjes së bashkëshortes dhe të fëmijëve, Nostradamusi vendoset në Salon dhe martohet përsëri. Në martesën e dytë i lindin tri vajza dhe tre djem. Nostradamusi e shndërroi katin e dytë të shtëpisë në një laborator (astrolaborator), në të cilin kishte mjete të ndryshme për magjitë dhe predikimet që do të bënte i mbyllur në laborator. Në këtë mënyrë në vete zgjoi vizione të çuditshme, të cilat më vonë filloi t’i shënojë.

Për disa vite me radhë Nostradamusi u mendua nëse do t’i bënte publike predikimet e tij apo jo. Përfundimisht në vitin 1550 ai për herë të parë publikoi almanakun e tij të profecive, i cili përbëhej prej dymbëdhjetë pjesëve nga katër rreshta më vonë të quajtura “strofa”. Secili strofë përmbante predikime themelore për vitin pasues.

Almanaku hasi në mirëpritje te lexuesit dhe kjo e nxiti Nostradamusin që ta vazhdonte punën e tij. Ai vazhdoi publikimin e një almanaku çdo vit pasues.

Veprën e tij më të famshme, The Centuries (Shekujt), Nostradamusi filloi të shkruante në vitin 1554, derisa shkroi dhjetë vëllime me nga 100 strofa. Shekujt I deri në IV i botoi në Lyon në vitin 1555, kurse tri pjesët e mbetura pak më vonë. Tri pjesët e fundit Nostradamusi i botoi në vitin 1558 dhe atë në ekzemplarë të kufizuar, të cilët ua shpërndau njerëzve të caktuar.

Vepra e tij Shekujt ka përjetuar botime të ribotime të vazhdueshme gjatë 400 vjetëve të fundit të historisë së njerëzimit.
Në kohën e botimit të tyre, por dhe sot, profecitë e Nostradamus-it kanë hasur në vlerësime dhe kritika të ndryshme. Kombinimet e fjalëve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane të shkruara, në mënyrë enigmatike, si gjëegjëzave, lojëra fjalësh, anagrameve dhe epigrameve për interpretimin e të cilave duhet pasur dituri të madhe në një varg të gjerë subjektesh.
Që prej botimit të veprave të Nostradamus-it në shekullin XVI e deri me ditën e sotme, një numër i madh i studiuesve janë magjepsur me veprat e tij dhe kanë tentuar t’i kuptojnë dhe t’i deshifrojnë ato. Predikimet e tij janë të shumta dhe shumë prej tyre nuk janë interpretuar akoma.

Për injorantët, mendjeshkurtrit, Nostradamus-i ishte një krijesë e dreqit. Nga filozofët, Nostradamus-i vazhdon të lavdërohet dhe të mallkohet. Poetët mbesin të hutuar nga kuptimi i strofave të tij të egra. Interpretimi është i hapur për të gjithë. Pos atyre profetike, që janë përmbushur gjatë periudhave të ndryshme kohore, askush nuk është në gjendje ta interpretojë në formë të saktë dhe finale ndonjë nga profecitë e Nostradamusit, që flasin për të ardhmen tonë. Kjo është një fushë e hapur për individë, studime të veçanta. Ndoshta edhe ky ishte qëllimi.
Ato që janë interpretuar, janë interpretuar pasi që ngjarjet kanë ndodhur dhe asnjëherë ato nuk kanë shërbyer që një ngjarje e caktuar të evitohet.

Deri në fund të jetës Nostradamusin e mbajti kthjelltësia e mendjes. Para se të vdiste, saktësisht natën e fundit, kur ndihmësi i uroi natë të mirë, predikuesi francez ia kthen përshëndetjen dhe i rrëfen se të nesërmen në mëngjes do të gdhihej i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Më 1 korrik 1566 Nostradamusi vdes. Varroset në pozitë vertikale (në këmbë) pasi ashtu edhe e kishte lënë porosi/amanet.

Ky predikues francez nga shekulli XVI i ka paraparë shumicën e ngjarjeve botërore. Disa nga parashikimet e tij, të bëra realitet, janë: 1. Arratisja e Ludovikut XVI në Varen, 2. Revolucioni në Francë e Rusi, 3. Dy luftërat botërore, 4. Lufta në Afganistan, 5. Epidemia e AIDS-it, 6. Hedhja e bombës atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki, 7. Vrasja e Kennedit, 8. Shembja e murit të Berlinit, 9. Holokausti i madh gjerman dhe terrori nazist, etj. etj. Ai, gjithashtu, ka parashikuar edhe fundin e botës. Sipas tij, tragjedia në New York është pretekst për fillimin e luftës së tretë botërore, ku do të zhvillohet luftë e madhe ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve. Iniciator për këtë sipas profecive të Nostradamusit do të jetë antikrishti i tretë, të cilin ai e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme. Dy antikrishtët e parë janë deshifruar, si Napoleoni dhe Hitleri, kurse për të tretin mendohej së është Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se bëhet fjalë për kryeterroristin Osama Bin Laden.
Nastradamusi e ka parashikuar edhe tragjedinë e 11 shtatorit në New York, me një varg të tij: “Në muajin e nëntë të vitit, në shekullin e ri. Një mbret i madh i Terrorit do të vijë nga qielli. Qielli do të digjet me 45 gradë. Zjarri i afrohet qytetit të ri”.

Shpend Fejzullahu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:27 am

Sipas legjendes dy ushtar Franqez, në kohen e revolucionit, e kan gjetur varrin e Nostradamusit. Rreth qafe të eshtrave e ka pas një zengjir, në të cilin ka qen i shkruar viti i zbulimit të varrit tij. Afër ka qen dhe një mesazh, duke thën që ai i cili e pin ujin prej kafkës të Nostradamusit do të sheh të ardhmen dhe do të vdes pastaj. Njëni prej atyne ushtarve e pranoj këtë sfidë - por ashtu siq shkruante ndodhi - ushtari i ka hapur sytë dhe e bëri një shprehje të fytyrës shum të quditshme, pastaj ka vdekur.

14. Dhjetor 1503

Michel de Nostradame, më i njohur me emer Nostradamus, ishte lindur me 14. dhjetor 1503 në jug të Francës, në provincë Provansa. E ka pas prejardhjen hebre (qifute), por familia e tij e ka pranuar fen katolike për shkak të tutjes nga inkvizicioni.
Në fëmijeri ka qen mendjehollë, prandaj gjyshi e ka mësuar greqishten, hebraishten dhe latinishten, gjithashtu dhe gjërat elementare të astrologjisë.




Doktor i sukseshëm

Deshira për të mesuar të gjithat e ka drejtuar në botë, por pavarësisht nga kjo, ai e ka përfunduar doktorratin e medicinës dhe u bërë një doktor i sukseshëm. Nuk ka desht me ju lërë gjak pacienteve, sikur koleget e ti, përkundrazi: në laboratoriumin e vet i ka tharë flet të luleve dhe të thara i ka bluajtur në pluhur, pastaj jau ka vë pacienteve nën gjuh. Me këtë procedure e ka parandaluar zhvillimin e murtajës te shumica e pacienteve, por fatkeqsishtë nuk ka mundur t'ju ndihmon gruajes dhe 2 fëmijëve të vet. Pas kësaj ngjarje ai humbi për disa kohë (6 vite).
Pas përhapjes të murtajës në vitin 1554 ai ishte kthyer në Francë për gjithmonë dhe u martuar me një vejushë të pasur – Anne Ponsart Gemelle, dhe sëbashku me to dhe familien e saj u vendosen në rrugen Place de la Poisonerie, e cila ende egziston në Salon.

Libri I pare I parashikimeve
Në vitin 1555 e ka përfunduar librin e pare të parashikimeve dhe për shkak të deklaratave korekte ishte I ftuar në kështjellen të mbretereshës Katarina Mediqejskës. Parashikimet e tij I përqafojn ngjarjet prej vitit 1557 deri në vitin 3797, të cilat kan ndodhur dhe do të ndodhin jo vetëm nepër Francë por dhe në krejt boten.

Parashikimi I vdekjes të vet

Shendeti I këtij astrologut, doktorit, gjithëshikuesi dhe historiani filloj të dobësohet dhe me 17 korrik 1566 e shkruajti amanetin. Pas dy jave erdh prifti dhe Nostradamus I tregoj qe nuk do e shohin më gjallë. Si shumica e parashikimeve të tij, ishte realizuar dhe kjo. Thuhet që ai është vorrosur pran kishe Kordeljere në Salon, vertikalisht, që mos të ecin njerëzit nepër varrin e tij. Por pasi qe vorrin e tij e kishin hapur revolucionistat jofetar, e kan vorrosur prap në kishen St. Lovrenc në Salon. Në diten e sodme mund të shikoni portretin e Nostradamusit në këtë vend.

Intrigat, dyshimi dhe e vërteta

Jeta e Nostradamit ka qen interesante, jetë normale, por ende njerëzit po flasin për parashikimet e tij, disa dyshojn në shkrimet e tij, disa mendojn që ai e ka parashikuar dhe sulmin në WTC në New York.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:27 am

MICHEL de NOSTRADAMUS
( 1503 – 1566 )

I përqesh kështu falltorët,
që Perendia i zgjodhi nga radhët e fëmijëve të tu
dhe në krahët tuaj i vendosi që ta parathonin kobin tënd
dhe ndonjë mëkat tjetër
mirëpo ty të mbifuqishmit porsa të kaplojë përqeshja
Për flakën e zjarrtë si Nostradamusi i njohur,
nga Zoti i madh dhënë për tërë botën
Edhe përpos demonit që shqetëson shpirtin e tij...
në kallëzimin e fjalës së lashtë ashtu për shumë mote
parashikoi afër tërë këtë kobin tonë.

Shumë komentues dhe studiues të Nostradamusit debatin vetë e fillojnë gjithëmonë me citimin e këtyre vargjeve të poetit dhe estetit të madh francez nga shekulli XVI Pjer Ronsard (1524-1585), përndryshe bashkëkohas, i cili ishte i fascionuar dhe i mahnitur me veprimtarinë e bujshme parathënëse të këtij gjeniu të madh.
Kush është në realitet MISHEL NOSTRADAMUSI ?• Jetoi në shekullin XVI. U lind në 14 dhjetor 1503, në qytetin Salone de Provence të Francës. Lindja e tij pason 11 vite pas zbulimit të Amerikës nga Kolumbo.
• Për kuriozitet, mbiemri i tij në gjuhën latine Nostradamus do të thoshte: “nostra”- jonë dhe “damus”- dama, zonja. Pra, Zonja jonë.
• Zhvilloji një jetë normale të familjarit të ndershëm pa ndonjë skandal të veçantë në biografinë e tij. Është martuar dy herë dhe me rregulla qytetare. Shoqërueset e tij të jetës dy herë ishin zonja me prejardhje të familjeve të pasura aristokrate. Kishte 3 fëmijë nga dy martesa, prej të cilave i mbijetoi vetëm një djalë - Cezari.
• Nga të gjitha virtytet ndoshta negative të tij, shënohet prirja për të huazuar para me kamata të larta.
• Pa marrë parasysh lavdërinë dhe popullaritetin e madh që kishte, kurrë nuk është paraqitur si megaloman, por një njeri i thjeshtë dhe i afërt me çdo kë, edhe pse vizita e papritur e Katarina Mediqit dhe mbretit Kali IX, në shtëpinë e tij në Salone, dy vite para vdekjes, ia kishin ul ngapak modestinë e tij që e karakterizonte gjatë tërë jetës. • Me profesion ishte mjek gjenial i kohës së vet, i cili me sukses të madh ka shëruar mortajën (kugën), një sëmundje infektive e pashërueshme dhe vdekjeprurëse që masovikisht ka shfarosur Francën dhe shumë shtete të Evropës së asaj kohe.
• Matematikan dhe astrolog, përpilues i horoskopit te përgjithshëm astrologjie që edhe sot e kësaj dite është i pazëvendësueshëm si “Horoskopi i famshëm i Nostradamusit”. Kuptohet, me njohjen e astrologjisë dhe matematikës , ishte edhe astronom shumë i aftë në llogaritjen e lëvizjeve të planetëve dhe vrojtues i madh i UNIVERSIT të pafund dhe misterioz.
• Astrologu personal i mbretëreshës Katarina Mediqi, si dhe mjeku i Karlit të IX.
• Alkimist (kimist-farmacist) i dalluar, i cili ka zbuluar shumë barëra për sëmundje të ndryshme, që për atë kohë kanë qenë të pashërueshme. Veçanërisht është dalluar me përgatitjen e preparateve të ndryshme kozmetike që kanë bërë çudira në përmirësimin kualitativ kozmetik të femrave të asaj kohe.
• Okulist, mistik dhe parathënës i cili ka hyrë në analet e profetizimit botëror të të gjitha kohëve, nga të cilët shumë parathënie të ngjarjeve kanë ndodhur, kurse pjesa më e madhe e tyre pritet të ndodhin.
Jo vetëm kaq!
Nostradamusi ishte poliglot i vërtetë, njohës shumë i mirë i disa gjuhëve botërore. Përveç gjuhës frëngjishte, e që konsiderohej si gjuhë e tij amëtare, komunikonte dhe shkruante edhe në gjuhën hebreje, latine, greke, italiane, thuhej edhe arabe, gjë që i ka mundësuar hulumtimin dhe njohjen e shumë shkrimeve të vjetra të civilizimeve të hershme. Kjo dëshmohet me njohjen fenomenale të religjioneve botërore dhe filozofisë së tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:28 am

Në njerën anë ishte një gjeni i çmuar me çudira të veta medicinale duke gëzuar postulate të larta në radhët e fisnikrisë së atëhershme dhe si pjesëtar me privilegje të jashtëzakonshme në oborret mbretërore, kurse në anën tjetër, trajtohej si sharlatan i paskurpullt, i përbuzur, i nënçmuar, i persekutuar dhe i përndjekur, veçanërisht nga ana e inkuizicionit, ku shpeshherë ka qenë në rrezik jete.
Është me të vërtetë për t’u çuditur se si Nostradamusi, edhe pse i famshëm në Francë dhe shtete tjera të Evropës, fare nuk ishte i respektuar dhe i çmuar në qytetin e vet të lindjes.Kjo, sigurisht, është një rregull e pashkruar ,që e përcillte çdo gjeni të rangut të tij. Natyra njerëzore kurrë nuk e çmon ate që ka afër dhe që është në te, por gjithmonë zgjidhja kërkohet “atje”, larg dhe sa ma larg. Edhe Zotit i lutet në qiell, edhe pse ai është afër, çdokund, dhe në TE vetë.
Sido që të jetë, Nostradamusi edhe më tej mbetet profet dhe parathënës më i mirë i të gjitha kohëve. Shumë parathënie të tij janë realizuar, dhe një varg syresh priten të realizohen në të ardhmen. Për të, anekënd botës shkruhen libra, broshura dhe xhirohen filma. Sa herë që ndodh ndonjë ngjarje e rëndësishme me përmasa botërore, interesimi për veprat e tij rritet pa masë. Sado kontradiktor, përmes dyerve të vogla, ngadalë por sigurt, studimi për të dhe rreth tij, ka hyrë në rradhët e shkencës bashkëkohore serioze .
Përveç parathënieve të shkruara me shkrim në veprat e tij, ka mjaft të dhëna edhe për ngjarjet nga jeta private që i kanë ndodhur, tregime këto që jo vetëm në kohën e tij, por edhe sot e kësaj dite, rrisin namin e këtij personaliteti gjenial dhe njëkohësisht kontradiktor. Nga shumë margaritarë të parathënieve nga jeta e tij e bujshme që janë përfolur dhe me përpikëri janë regjistruar nga biografët e tij, padyshim ka mjaft. T’i përmendim disa sosh:
* * *Një herë, gjersa ka qenë i ftuar si mysafir nderi në një pritje mbretërore, disa fisnikë, për t’i vënë në lojë aftësitë e tij parathënës, provojnë ta helmojnë me një helm të fortë. Reagimi i helmit ishte i ashpër saqë jeta e tij u rrezikua seriozisht. Fisnikët, për ta nënçmuar, e përqeshin me fjalë:
-“ Si është e mundur që një profet me aq famë të mos mund ta parashikojë tentimin e mbytjes me helm”?.
Pas këtyre fjalëve ai u përgjigjet:
-”Unë e di ditën dhe orën kurë do të vdes, e jo kur disa pa sukses do të tentojnë të më helmojnë. Jam i sigurt se kjo ditë nuk është sot!”
* * *Fama e Nostradamusit si mjek i sukseshëm në vitet 1550-ta ishte shumë e madhe në tërë Francën dhe jashtë kufijve të saj. Pas një vizite që i kishte bërë qytetit BAR – DIK të Francës, lutet nga një fisnik që ta vizitoj bashkëshorten e tij e cila ishte e sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme.Pasi e kryen vizitën , fisniku i bën ftesë që të bëjnë një shëti oborrit të vetë të kështjellës lukzose. Gjat shëtisë, fisniku drejton me gisht në dy derrkuc të pronës së tij duke e lutur që ta parathotë fatin e tyre.Një nga derrkucët ishte me ngjyrë të zezë, kurse tjetra me ngjyrë të kuqremtë.Nostradamusi ngulit vështrimin e vet në drejtim të dy dërrkucëve dhe, pas një qetësie relative, përgjigjet:
-“Derrkucin e zi do ta hani ju, kurse këtë të kuqërremtin do ta grabisë ulëkonja”
Fisniku vetëm qeshi ëmbël me këtë konstatim duke vazhduar më tej shëtinë rreth oborrit të kështjellës dhe pronësisë së madhe të fisnikut.
Pas disa javësh, Nostradamusi bën edhe një vizitë BAR-DIK-ut dhe shkon ta kontrollojë pacienten, bashkëshorten e fisnikut të pasur, e cila tanimë, pas barrërave të preferuara nga Nostradamusi, ndjehej shumë mirë dhe gati e shëruar në tërësi.
Për hir të mikut të tij, fisniku përgatit një gosti të madhe në kështjellën e vet, duke i urdhëruar kuzhinierit personal që për këtë gosti ta prente dhe përgatiste derrkucin e kuqerremtë, pra atë derrkuc për të cilin Nostradamusi kishte parathënë se do ta grabiste ulëkonja.
Pasi hëngrën drekën e pasur, fisniku me një ironi, iu drejtua Nostradamusit:
- “Zotëri i nderuar, më duket se këtë herë keni gabuar. Derrkucin, të cilën ti the se do ta grabiste ulëkonja, e ngrënë ne se bashku”.
- “Nuk është e mundur”! – Brohorit me befasi Nostradamus.
- “Unë edhe më tej jam kategorik se ne e kemi ngrënë derrkucin e zi”!
Fisniku fton kuzhinierin e tij personal, i cili, nga kjo ftesë, fillon të dridhet prej frike. - “Zotëri i nderuar! Më falni! Kam gabuar rëndë dhe besoj se ju do të më kuptoni. Unë veprova ashtu siç më preferuat. Përgatita derrkucin e kuqërremtë për këtë gosti, por, pasi më mungonin disa cikërrime në kuzhinë, e lashë atë të përgatitur dhe shkova me shpejtësi në qytet për t’i blerë gjerat e nevojshme. Kur u ktheva, e pashë se derrkuci i përgatitur ishte grabitur nga në ulëkonjë që shpesh sillet vërdallë kah kjo pjesë e shtëpisë. Nga frika nuk pata rrugëdalje tjetër, dhe e përgatita derrkucin e zi”!
Prej këtij momenti, i cili ka ndodh në vitin 1557 e tutje, fisniku i madh nga BAR- DIKU i njohur me emrin DE FLORENVIL dhe Nostradamusi kanë mbetur shokë dhe miq më të mirë deri në vdekje.


* * *Një ditë të bukur pranvere, gjersa Nostradamusi ishte i shtrirë dhe me sy të mbyllur kotej në oborrin e shtëpisë së vet, atypari kalon një fqinjë e re e cila e vëren atë qe pushote i shtrirë në oborr dhe e përshëndet me respekt:
- “Mirëdita doktor”!
- “Mirdita zonjushë e nderuar”- ia kthen mjeku dhe vijon të kotet duke mos i hapur sytë fare. Pas një ore, përsëri duke u kthyer në shtëpi, fqinja e re sërish e takon mjekun në të njëjtin vend dhe sërish e përshëndet:
- “Mirdita doktor! Ende jeni këtu?
- “Mirdita zonjë e dashur! Po, ende jam këtu.
Fqinja e re dhe e bukur e shikon me habi të madhe dhe befasohet në përshëndetjen e dytë të doktorit. Ai, në vend se ta quante zonjush si para një ore, tani e quajti zonjë.
Nostradamusi ia kishte qëlluar se fqinja e tij e re kishte shkuar në një takim me të dashurin e vet, dhe tanimë nuk ishte vajzë por grua.


* * *Po ashtu në këtë kontekst do të ishte tejet interesante edhe rasti që ngriti edhe më tej popullaritetin e aftësive të këtij parathënësi sa ishte i gjallë. Një ditë, duke shëtitur rrugëve të qytetit të Ankonës, papritmas ndalet dhe përkulet pra një murgu të thjeshtë krishter, i cili shëtiste pa brenga me vllezërit fetarë bulevardit të bukur të qytetit. Të gjithë befasohen me këtë gjest të mjekut serioz dhe tanimë shumë të popullarizuar në këto anë. Ai vetëm i përgjigjet shkurt dhe sigurt:
- “ Ju lutem, mos u befasoni! Unë i përkulem një PAPE te ardhshëm”!
Dhe me të vërtetë. Ky murg i thjeshtë në at kohë, pas 19 vitesh emrohet si PAPË me emrin SIKSTINI V
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:28 am

NJË HYJNOR I KULLUAR APO HERETIK I PËRBETUAR?

Nga disa personalitete të rrethit të vet si ato intelektuale, por edhe njerëz të zakonshëm, e posaqërisht nga kisha e atëhershme katolike, Nostradamusi përherë ishte i anatemuar, i përbuzur dhe i nënçmuar si antikrisht dhe heretik i përbetuar.
Shkaqet dihen!
Marrja e tij me astrologji, hermetizëm, alkemi dhe okul-tizëm nuk përkonte me normat shoqërore të moralit kishtar. Prandaj, mendohej se ai kishte lidhje me djallin dhe e kishte gabuar rrugën e vërtetë të Zotit. Për këto aftësi të veta të jashtzakonshme, përherë jetonte në frikë, ankth dhe ikje të pandërprerë.
A mund të thuhej për Nostradamusin se me të vërtetë ishte heretik dhe antikrisht i përbetuar? Në asnjë mënyrë dhe kurrsesi!
Njerëzit me aftësi parathënëse të nivelit dhe rangut të Nostradamusit i shfrytëzojnë njohuritë e ligjeve shpirtërore të cilat funksionojnë në natyrë me një harmoni të kordinuar dhe përpikëri të plotë. Ata që i njohin dhe u nënshtrohen këtyre ligjeve universale , janë personalitete shumë të ngritura dhe me vetëdije të lartë. Ata e dinë se njeriu dhe të gjitha qeniet tjera materiale dhe shpirtërore janë krijesa të Zotit, ashtuqë aftësitë e veta të jashtëzakonshme gjithmonë i konsiderojnë si dhuratë hyjnore të Perendisë. Prndaj, në asnjë mënyrë nuk mund të jenë mohues të ekzistimit të Zotit si mbikrijesë e përhershme dhe hyjnore.
Për ta profetët dhe predikuesit tjerë të së vërtetës nuk konsiderohen si zota, por ndërmjetësues fizikë gjatë kontaktit me nivelet më të larta hyjnore, për t'i prcjellë mesazhet e krijuesit të vetëm si vërejtje serioze për largimin tonë nga rruga e vërtetë. Prandaj, haptazi pranojnë se, në krahasim me MESITË e mirfillta, janë vetëm «vegjëli» në hierarhinë e të privilegjuarve, edhe pse mund të hyjnë në hapësira të caktuara hyjnore, por me kufizime të konsiderueshme.
Besimi në Zotin dhe te dërguarët e tij, tek Nostradamusi nuk ishin kontestuese. Ai shumë mirë e dinte se mësimet e profetëve të mëdhenj, si: Mojsiu, Davidi, Jezuesi, Muhamedi etj, janë instrumetalizuar dhe keqinterpretuar nga hierakia sunduse e klerit kishtar, duke i përshtatur ato për nevoja të veta, në drejtim të ruajtjes së pozitës dominante tek shtresat e gjera popullore.
Për këtë realitet, kurrë nuk është prononcuar haptazi, sepse i nevoitej vetëm një deklaratë sado e vogël dhe e pakontrolluar në këtë cak, që inkuizicioni ta bënte të veten. Edhe ashtu e kishte lakun në fyt me akuzë për marrje me parathënie dhe okulltizëm. Këto akuza, edhe pse të mbrojtura nga autoriteti i fortë mbretëror, dalë nga miqësia me Katarina Mediqin, mbeteshin si mundësi permanente e aktivizimit të tyre në çdo moment të përshtatshëm.
Se a ishte real besimi i tij në Zotin si mbikrijues, mund të dëshmohet në një pasus të letres drejtuar Henrit II, ku thuhej:
Rrëfehem plotësisht se çdo gjë vjen nga Zoti, dhe atij ia flijoj nderin dhe falenderimin e përjetshëm.Unë këtu ( në parathëniet) nuk i kam ngatëruar të dhënat që vijnë nga materia, por vetëm nga vetë Zoti dhe shumica e tyre janë si rezultat i vrojtimit (tim) të lëvizjeve të trupave qiellor, ashtuqë i kam parë në pasqyrën vizlluese, si një vegim të papërmbajtur, si ngjarje të mëdha, të dhembshme, katastrofa të çuditshme, që kanë për të ndodhur.
Në Letrën tjetër drejtuar birit të vet, Cezarit, shkruante:
Përsosshmëria e njohjes së gjërave nuk mund të arrihet pa këtë vetëdije hyjnore:çdo gjë që e parashoh, është inspirim i cili buron, merr forcën e vetë themelore dhe funksionale nga Perëndia, krijuesi i vetëm, pastaj (nga) momenti dhe (në fund nga) natyra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:28 am

Katarina Mediqit, pas kësaj parathënieje të qartë dhe bindëse, i mbetej vetëm kurajoja se përmes bijve të saj do të sundonte Frencën plot 30 vjet.
Nuk kanë mbaruar parathëniet e Nostradamusit për Katarinën dhe bijtë e saj vetëm në rrethanat e përshkruara si më lart. Nostradamusi e kishte paraparë vdekjen e mbretit Henri II, dhe në këtë parathënie po ashtu ishte në vazhdimësi edhe mbetje vejë e Mbretreshës.
Zonja në pushtet do të mbetet vetëm
Pasi që i pari do të shuhet në mejdanin e nderit
Shtatë vite do të vuaj nga dhembja
Pastaj jetë të gjatë do të ketë në kohët e
konflikteve të mëdha.
Për karakteristikat gjakpirëse dhe vrazhdësisë së birit të dytë të Katarinës, mbretit Karlit IX, i cili sundoi Francën plotë 14 vjet, Nostradamusi kishte parathënë kështu:
Mbreti i egër kur ta ushtroj
Dorën e tij të përgjakur, me zjarr, hekur dhe shpatë
Kudo populli do të jetë i frikësuar
(do) Të shohin shumë të varrur nga qafa dhe këmbët.
Gjatë sundimit të Karlit IX, në një konflikt të shkaktuar, Mbreti tregohet shumë gjakpirës dhe tejet i vrazhdë. Ai, jo vetëm që ka urdhëruar mundime dhe likuidime të mëdha të përgjakura, por edhe vetë drejtëpërdrejt ka marrë pjesë në këto ekzekutime.
Dora e tij gjakatare ka qenë e përzier edhe në natën e kobshme të Bartolomeut, që ka ndodhur në Pariz, në mbrëmjen e festës së shën. Bartolomeut, më 24.08.1572, ku me bekimin edhe të vetë Papës, vetëm brenda një nate, janë likuiduar dhe masakruar pa mëshirë, me mijëra hunigotë të besimit protestant.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:29 am

Nostradamusi si parathënës gjatë jetës së vet ka shkruar prathënie që përfshijnë periudhën prej vitit 1557 e deri më vitin 3797, gjithsej për 2240 vjet. Neve dhe brezave tanë të ardhshëm, duke u nisur nga ky vit (2006), na mbetet të ballafaqohemi me ngjarjet e parashikuara edhe për 1795 vite të ardhshme, të cilat, tani e tutje, ka mundësi të ndodhin. Librat e tij profetike përfshihen në tri botime dhe janë të shkruara në të ashtuquajturat “CENTURIE”, ku një centurie përbën 100 strofa ose, siç i quan ai etë ”kuatrane” (strofa me katër vargje). E tërë vepra kapitale e krijimtarisë së tij literare përbëhet prej 12 centurieve.Edhe pse parimisht duhet të jetë ashtu, të gjitha centuriet nuk i kanë nga 100 strofa.Centuriet prej 1-6 dhe nënta me dhjetën janë të plota dhe kanë 800 kuatrane. Ceturiet tjera të mbetura nuk janë të plota dhe së bashku kanë 167 kuatrane. Libri i tij i titulluar “Vegimet” përbënte 141 kuatrane dhe 56 strofa, me nga gjashtë vargje, të cilat i quan si siksene.
Në përgjithësi ka shkruar gjithsej 4780 vargje që kanë të bëjnë me parashikimet e veta për ardhmërinë. Në krijimtarinë e tij botuese ndodhen edhe dy mesazhe apo dërgesa (letra), njera dedikuar mbretit Henrit II dhe tjetra, birit të vet, Cezarit. Kuptohet, këto nuk janë letra në plotkuptim të fjalës, por njera prej mënyrave literale të paraqitjes publike të disa parathënieve të veta në to dhe debate për sqarimin e shumë çështjeve konkrete rreth tyre.
Librin e vet të parë Nostradamusi e boton në muajin mars të vitit 1555 në Lion, me titull: “Parathëniet e mjeshtrit të madh Mihael Nostradamus”, i cili përbënte gjithsej tri centurie. Edhe pse në biografinë e tij kjo konsiderohej si botimi i parë, në fakt, nuk ishte ashtu. Më parë ai kishte botuar një Almanah (kalendar, apo vjetar), me disa receta të parathënieve të cilat askush nuk i kuptonte, sepse ishin të shkruara me shprehje të theksuar simbolike dhe në to, më së shumti shfrytëzohej terminologjia hebreje, latine dhe greke.
Shumica e kuatraneve nga ceturiet e publikuara i kushtohen Francës, pastaj Anglisë dhe pjesa tjetër tërë Evropës dhe gjithë njerëzimit. Në to ai ka parashikuar kataklizma, përmbytje masive dhe shkatërrime natyrore, shumë luftëra, ideo-logji, zbulime epokale shkencore për të mirën e njerëzimit, e veçanërisht janë tejet të qarta paradhëniet e tij për invadimin e arabëve (Islamit) dhe racës së verdhë në Evropë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:29 am

TENTIMET E DESHIFRIMIT TË DATAVE TË NGJARJEVE TE PARATHËNIET E NOSTRADAMUSIT


Suksesi i parë që nga ana e studiuesve të tij i deshifrimit të mundshëm të datave të sakta të disa ngjarjeve të mëdha të parathëna prej Nostradamusi, ishte ajo e zbulimit të metodës për gjetjen e viteve të fillimit të luftërave botërore. Por, ky sistem vazhdoi të mbetet si mundësi reale vetëm gjer në vitin 1998, kur vetvetiu demantohet saktësia e tij.
Ja si dukej procedura e këtij sistemi: Lufta e Burbonit në Afrikë ka mbaruar në vitin 1902. Nëse këtij viti i shtohet shuma e numrave të po këtij viti, të shkruara vertikalisht nga shifra e fundit, rezultati i llogarisë do të ishte 1914. Pra, viti i fillimit të Luftës së Parë Botërore.
190219021914
Nëse tani marrim vitin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, me metodën e njëjtë, do ta fitojmë fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
191419141939
Vitin e fllimit të mundshëm të Luftës së Tretë Botërore duhet llogaritur kështu: mblidhen dy numrat e fundit nga viti fillimit të Luftës së Parë Botërore, dy numrat e fundit nga viti i fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe shifra e tërë vitit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore (14 + 39 + 1945 = 1998). Përfitohet shuma 1998, viti i fillimit të Luftës së Tretë Botërore, e cila fatlumësisht nuk ka ndodhur.
Njera prej mundësive të parathënies dhe çelsit të deshifrimit të datave të sakta të ngjarjeve të cilën e përshkruan edhe vetë Nostradamusi, është sistemi i quajtur “VARRI I ROMAKUT TË MADH” Arabët në kohët e vjetra vrojtimin e fatit e bënin përmes peskëndëshit magjik, i cili përbëhej edhe nga tabela e pyetjeve dhe përgjigjeve të formuluara më parë. Sigurisht ky peskëndësh magjik, Nostradamusit i ka shërbyer gjatë përpilimit të sistemit të “VARRIT TË ROMAKUT TË MADH”, që fitohej me ndihmën e fjalës “F L O R A M P A T R E”
Diferenca qëndron vetëm aty se pesëkëndëshi arab kishte vetëm një rreth, kurse tek Nostradamusi kishte më shumë rrathë, prej të cilëve në njerën prej tyre ishin të shënuara numrat romakë prej 1 deri më 12; në rrethin tjetër fjala FLORAM PATRE; ndërsa në mesin e peskëndëshit, fytyra e Romakut të madh . Kur të shënohet fjala FLORAM PATRE në rrethin e caktuar me distancë të njëjtë të shkronjave, duke i bashkuar vokalet, fitohet pesëkëndëshi i duhur i cili në botën e okultizmit dhe te Nostradamusi është i njohur si “VARRI I ROMAKUT TË MADH".
Pas kësaj procedure, në rrathët tjerë radhiten planetet të sistemuara në sferën e Universit sipas llogarisë dhe principit të caktuar. Në këtë mënyrë fitohet çelësi me anë të të cilit zgjidhen shumë ngjarje dhe data të renditjes kronologjike të tyre.
Kjo është metoda orgjinale e Nostradamusit e cila dallohet nga metodat e ngjashme që përdoreshin prej astrologëve tjerë, të regjistruara në librat mistike të Egjiptit dhe Persisë. Edhe pse procedura e këtij sistemi deridiku dihet, detajet e shumta konkrete as që mund të supozohen. Prandaj, ajo si tërësi, edhe më tej mbetet fshehtësi dhe enigmë, e cila, ndoshta, kurrë nuk do të zbulohet.
Disa elemente në orientimin e sdudiusve të ardhshëm të parathënieve të tij që të arijnë eventualisht në ndonjë rezultat konkret, dhe që keqpërdoruesit e mundshëm të mos kenë qasje në to, në ceturien VI, kuatrani 100, shkruante:
(Orgj. Lat.)
Quid legend horsce versu, mature censunto
Profanum vulgus et iscium ne atterecato:
Omneskue Astrologi Blenni, Barbari procul sunto
Qui aliter facit, is rite sacer esto.
(Prkthim)
Le të dinë të numrojnë ata që i lexojnë këto vargje.Aty nuk ka asgjë që mund ta tërheq të padishmin, botën (njeriun) e thjeshtë, astrologun dhe barbarin. Le të jetë e mallkuar çdo gjë (që s’ka të bëjë me numra).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:30 am

Ardhja e Hitlerit dhe nacizmit në pushtet (1933-1945)
Nacizmi si ideologji personifikohet në Partinë Nacional Socialiste Punëtore të Gjermanisë të liderit dhe ideologut të saj Adollf Hitler, i cili, i nxitur nga ndikimet dhe fitoret gjithnjë më të mëdha të komunistëve, me përkrahjen e disa magnamëve industrialistë, në janar të vitit 1933, emërohet si kancelar i Gjermanisë, dhe praktikisht konsiderohet si ardhje e tij dhe ideologjisë naciste në pushtet. Me ardhjen e Hitlerit në pushtet, menjëherë, që në shkurt të po këtijë viti, mondohet djegia e ndërtesës së Rajhstagut e bërë gjoja nga komu-nistët. Ky motiv shërben si pretekst që të fillohet me përndjekjet më të mëdha të komunistëve, shoqatave të ndryshme sindikale, partive dhe liderëve opozitarë të së majtës dhe kundërshtarëve tjerë politikë. Me qëllime gjenocidale dhe nga urrejtja nacionale, fillohet me përndje-kjen, e më vonë edhe shfarosjen masive fizike të popujve tjerë jo-arianë, veçanërisht atyre çifutë, romë dhe sllavë.
I nxitur nga apetitet gjermanomadhe, anekson Austrinë (Anschluss) dhe Çekosllovakinë, duke filluar kështu të përmbushen realizimet e aspiratave të kësaj ideologjie të prezentuara në librin e mirënjohur të Hitlerit (“Mein Kampf”) “Lufta ime” (1925), për t’u shndëruar më vonë në një luftë të madhe botërore.
Nga parathëniet si më të qartësuara të Nostradamusit, konsi-derohen edhe vargjet rreth paraqitjes e kësaj ideologjie shkatërimtare. Prijsin dhe udhëheqësin e kësaj ideologjie, Nostradamusi e emërton si “HISTER” (gabim i vogël që mund t’i falet).
Kështu e sheh Nostradamusi ardhjen e Hitlerit në pushtet:
Shefi (prijësi) nga germanët në fronin e artë do të ulet
Zonja (dama) zyrtare do ta përjetojë fundin e vet
Sepse ajo nuk ishte e aftë t’i përballojë vështërësitë.
Pa gabime! Hitleri nuk u lind në Gjermani, por në Austri (nga fisi german). Kurse zonja apo dama zyrtare, siçe quan Nostradamusi Republikën e Vajmarit, atëbotë, nuk ishte e aftë t’i zgjidhë problemet egzistuese ekonomike, politike, si dhe kontraditat tjera të Gjermanisë së posadalë nga Lufta e Parë Botërore, prandaj këtë gjendje, në të cilën ishte zhytur Gjermania, shumë mirë e shfrytzoi ideologjia naciste e Hitlerit, për marrjen e pushtetit.
Ja një përshkrim, të thuash poetik, të paraqitjes së ideologjisë naciste në skenën politike të shoqërisë së atë-hershme:
Do të vijë njëri i cili në mënyrë joshëse
Do të mundohet ta bëjë me dorën e shtrirë
Atë çka nuk është arritur me grusht të shtrënguar.
Nuk ka koment!
Përshëndetja naciste ka qenë me dorë të zgjatur përpara.


b) Lufta e Dytë Botërore (1939-1945)
Që nga ardhja e Hitlerit në krye të Gjermanisë, të gjitha veprimet e tij na shpiejnë kah një dyshim i bazuar, se ky shtet me ideologjinë naciste në krye, përgatitet për një luftë të madhe me përmasa të gjera botërore.
Shkaktarin e fillimit të kësaj lufte me përmasa të gjera botërore, Nostradamusi e parathoshte kështu:
Mitet e mëdha do t’i mashtrojnë njerëzit
Shaktar i konfliktit të madh ato do të jenë
Së pari do të besohet se qielli kthjelltësi kishte
Arma vdekjepruese në dorën e majtë do të jetë.
Dihet mirë se Hitleri përmes ideologjisë fashiste dhe miteve të vjetra për madhërinë e racës së pastër ariane, e fut Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore, duke predikuar se gjermanët janë populli i dërguar nga Zoti për të sunduar me tërë botën.
Vargu i tretë ka të bëjë me besimin se para fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pas tejkalimit të krizës së madhe ekonomike, në Gjermani ka mbretëruar bindja se çdo gjë ishte e qetë dhe e kthjellët.
Arma vdekjepruese në dorën e majtë duhet të jenë kaqushat Sovjetike. Ato në betejat e Luftës së Dytë Botërore luajtën një rol të madh në shkatërrimin e makinerisë shumë të përsosur ushtarake hitleriane.
Kështu mendojnë disa komentatorë të Nostradamusit, por, ne, nëse analizojmë këto vargje nga këndi i realitetit tonë ballkanik, kuptimi i tyre më i afrtë do të ishte se ato kanë të bëjë me Serbinë, shkataren e shumë luftërave me pasoja të papara në Ballkan. Këto luftëra vëllavrasëse dhe shkatërrimtare, me elemete të gjenocidit dhe pastrimit etnik, ideologu i saj psikopat i mbështeste në mitet e vjetra mbi popullin serb si popull hyjnor.
Edhe vargu i tretë mund të komentohet në këtë kontekst. Asnjë rrethanë ekonomike dhe politike në atë kohë nuk shkonte në favor të mundësisë së fillimit të një lufte me pasoja kaq të mëdha materiale dhe njerëzore.
Kush ka mundur, pra, të priste një luftë shkatërrimtare në trojet e Jugosllavisë, kur çdo gjë atëbotë ishte e qetë?
Arma në dorën e majtë, ka mundësi që ta nënkuptojë anën e majtë të globit, pra shetet e Perendimit (SHBA-të me aleatët e saj). Roli i tyre në planin diplomatik dhe ushtarak (rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe bombardimet e Serbisë), do të jetë shkatërrimtare dhe vdekjepruese për Serbinë.
Nga historia na është e njohur se Italia dhe Gjermania kanë qenë shtete që gjithmonë kishin pretendime serioze të dominimit mbi tërë botën. Këto pretendime të këtyre shteteve kanë qenë edhe shkaktare për fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Nostradamusi, që në shkekullin XVI, në veprat e tij parathë-nëse përmend vendin Teshin. Dihet se rreth këtij vendi përherë ka pasur konflikte në mes të Polonisë dhe Çeko-sllovakisë. Teshini, gjatë zgjidhjes së çështjes së Sudenit, i ka takuar Polonisë. Pikërisht ky vend i njëjtë do të jetë shkaktare e sulmit të Gjermanisë mbi Poloninë, dhe kjo ngjarje në histori zyrtarisht do të konsiderohet si dita e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Kur dy ushtri prej mureve nuk mund të ndeshen
Në atë moment do të dridhet Teshini.
Nga vargjet në vijim do të shohim se cili popull do të jetë shkatar i kësaj lufte të madhe shkatërrimtare:
Populli që është i huaj dhe i largët i romakëve
Shteti i tyre do të jetë në Majne.
Polonia në Luftën e Dytë Botrore përshkruhet në këtë kontekst:
Qielli do ta vajtojë disfatën e shtetit të përzier
Deri në “hava” gjaku do të derdhet
Nëpër vdekje përsëri ky popull do të ngritet.
Polonia njëkohësisht ka qenë mbretëri dhe republikë dhe ka pasur popullsi të përzier: një pjesë katolike, kurse pjesa tjetër ishte e besimit ortodoks.
Bombardimet dhe shkatërrimet masovike të qyteteve në këtë luftë përshkruhen kështu:
Qarshia e madhe do të shkretohet
Prej njerëzve rrallë kush do të mbetej.
Të pakta janë qytetet që në Luftën e Dytë Botërore kanë pësuar shkatërrime kaq të mëdha sikurseVarshava, prandaj nuk ka dyshim se këto vargje i dedikohen pikërisht këtij qyteti.
Nga karkalecat që do të arrijnë prej qielli
Do të vijë vdekja dhe shkatërrimi
Duke mos respektuar rregullat e luftës.
Me “karkaleca” që do të arrijnë nga qielli, mendohet për aeroplanët bombardues.
Edhe miqësia e madhe e Hitlerit dhe Musolinit, dalë nga aleanca e përbashkët ideologjike dhe ushtarake, nuk kanë qenë jashtë syrit të mprehtë vrojtues të Nostradamusit:
Një ditë do të bëhen
Dy sundues miq të mëdhenj
Pushteti i tyre do të rritet
(dhe)Do të zgjerohet gjithnë e më tepër.
Më sipër cekëm vetëm disa vargje të cilat edhe laikun e zakon-shëm qartazi do ta bindnin se Lufta e Dytë Botërore është parathënë nga Nostradamusi. Për këtë ngjarje të madhe dhe vendimtare për historinë njerëzore, ka ende kuatrane me detaje tjera, që ndoshta do të ishte e udhës të përmenden, por ne në këtë prezentim do të kënaqemi si të mjaftueshme vetëm me këto.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:31 am

Ngjarjet e fundit dhe lufta në Kosovë.
Ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kyçja e makinerisë më të madhe ushtarake në botë rreth zhgjidhjes së këtij problemi, padyshim, konsiderohet si ngjarje me rëndësi të veçantë botërore. Andaj, nuk është larg mendësh që edhe Nostradamusi të jetë marrë me ndonjë parathënie rreth këtyre ngjarjeve. Kur të gjithë me ankth pritnim epilogun e bombardimeve dhe katastrofës kosovare, edhe leximi i kuatraneve të këtij parathënësi të madh,më ishte një kënaqësi dhe kurajo e madhe. Me një literaturë solide që disponoja, filloi bredhja ime kah ndonjë varg evetual që do ta asociacionte tragjedinë kosovare që ishte në ndodhje e sipër.
Intimisht besoja se diçka patjetër duhet të ekzistojë dhe hasa në një broshurë të një analisti serb i prarathënieve të Nosradamusit. Në fillim të këtij libri, hasa menjëherë në dy vargjet e cituara ku thuhej:
Në mes të Serbisë dhe “V”
do të zhvillohet një luftë vdekjeprurëse
Këto vargje komentatori serb komentonte si parathënje e mundshme e luftës së madhe dhe fitores ushtarake serbe në Luftën e Parë Botërore. Simboli “V” për të ende nuk ishte i qartë, por ai e ndërlidhte këtë duke konstatuar se në këtë luftë fitimtare për Serbinë kanë qenë të kyçura 5 shtete evropiane.
Nëse ndalemi në këto vargje dhe ato për një çast i lidhim me ngjarjet në Kosovë, do të shohim se simboli “V” – FITORE, është simboli dhjetëvjeçar i rezistencës sonë kombëtare kundër satrapit Millosheviq dhe regjimit të Serbis në përgjithësi. Njëkohësisht mund të komentohet si numër 5 (romake) që do të nënkuptonte 5 shtete dominante në bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, si dhe ndarjen e Kosovës në pesë regjione të mbikqyrjes së këtyre shteteve (Amerika, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania).
Pas konfliktit të madh, edhe më e madhe prëgatitet
Makineria kolosale do ta përtërijë shekullin
Shiu dhe breshri, gjak, uri, flakë dhe shfarosje
Gjersa nga qielli do të hidhet zjarr dhe shkatërrime.
Vargu i parë i këtij kuatrani mund të komentohet se Serbia ka qenë shkaktare e shumë luftërave dhe konflikteve në Ballkan dhe pas tyre edhe më e madhe pritet. Sikur të mos ishte i qartë vargu i dytë shumë pak ky kuatran do t’u dedikohej ngjarjeve në Kosovë, po aty ku thuhet se “makineria kolosale do ta përtërijë shekullin“, nuk ka dyshim se bombardimet e NATO-s në Kosovë kanë ndodhur në fund të shekullit XX dhe pas vitit 1999 përtrihet shekulli dhe mileniumi i ri.
Për dy vargje tjera të këtij kuatrani mbase nuk ka nevojë për koment.
Kaherë nuk është parë një dhembshuri aq e madhe
Ata të cilët dhanë shumë, do të jenë të detyruar
në mëshirë
Të vuajtur, të zbathur, të uritur dhe lakuriq
do të lëvizin
Dhe kalojnë shumë male dhe bregore në befasinë e
gjithë botës.
Edhe ky kuatran, besoj, nuk ka nevojë për një koment të thellë. Dihet se me pastrimin etnik të kryer nga Serbia në Kosovë, nuk është parë një dhemshuri aq e madhe në botë. Dihet se kush janë ata që dhanë dhe do të detyrohen në mëshirë. E çka të themi për vargun e fundit të këtij kuatrani: ”Të vuajtur, të zbathur, të uritur dhe lakuriq, do të lëvizin dhe kalojnë shumë male dhe bregore në befasinë e gjithë botës.”
Kuatrani tjetër i cili më ngacmoi për ndonjë parathënie të mundshme edhe pas bombardimeve dhe situatës në Kosovë, ishte ai në ceturien e parë, kutrani i 32-të:
Mbretëria e fuqishme do të bartet
Në provincën e vogël e cila rritet
Në krahinë pa rëndësi, vend pa nam
Bazën e pushtetit atje do ta ketë.
Besoj se do të pajtoheni edhe ju, por unë këtë kuatran në interpretim të lirë,“si mbretëri e fuqishme” i kisha nënkuptuar Kombet e Bashkuara dhe bazën e pushtetit të saj në formë të Administratës së përkohëshme e vendosur në Kosovë. Pra, në një krahinë të vogë, provincë e parëndësishme deri më dje.
Gjithmonë, kur bëhej fjalë për mundësinë e parathënies së ngjarjeve në Kosovë nga ana e Nostradamusit, nga bashkëbisedues të mi ballafaqohesha me pyteje dhe dyshime nga më të shpeshtat:
- ”Nuk ka pas punë tjetër Nostradamusi, por të merrej me Kosovën dhe shqiptarët” ?,
- “Ndoshta ai as që ka ditur atëherë se ku është Kosova, e lere ma për shqiptarë ...?” etj.
Nostradamusi ka qenë njohës gjenial i historisë së popujve të botës, e veçanërisht të Evropës, së cilës i përkiste edhe vetë. Nga kjo histori e saj e bujshme, shumë mirë ka ditur për civilizimin e lashtë pellazg, ilir si dhe për pasardhësit e këtyre civilizimeve dhe rolin e tyre në historin e gjithëmbarshme të Evropës.
Ai, ka jetuar një shekull pas luftërave të lavdishme të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeut. Popullariteti i madh i këtij heroi si shpëtimtar i dëpërtimt osman në kërthizën e Evropës krishtere të Perendimit, nuk kanë qenë larg mençurisë së tij gjeniale. Po ashtu, ai ka njohur, luftën e madhe të aleancës së bashkuar në Betejën e Kosovës dhe pasojat e humbjes së saj për dëpërtimin e më-vonshëm të turqve në Ballkan dhe më gjerë.
Ai, pra, ka ditur mjaft nga historia dhe parathëniet e veta kanë qenë si vazhdimësi e kësaj historie. Këto ngjarje nuk janë të zakonshme dhe pa gjurma në rrejdhën e mëtejme të zhvillimeve të mëdha në truallin e Evropës dhe asaj botërore në përgjithësi. Prandaj, në këtë kontekst duhej shikuar edhe ato të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:32 am

A nuk ka qenë ngjarje e madhe botërore shpërngulja e dhunshme e popullit shqiptar të Kosovës me përmasa biblike që nuk mbahet mend në historinë njerëzore?
A nuk ishte ngjarje e madhe involvimi i fuqisë kolosale ushtarake të kohës në pengimin e vuajtjeve të mëtejme të këtij populli?
Cili ishte lajmi medial në të gjitha mjetet e informimit botëror gjatë tërë vazhdimësisë së këtyre bombardimeve ?
A nuk ishte Kosova dhe vetëm Kosova?
A nuk ishin shqiptarët, ata që obliguan në dhemshuri dhe mëshirë tërë botën?
A nuk është tërë bota sot në Kosovë?
Së fundi, këto pyetje dhe shumë të tjera që njëkohësisht janë edhe përgjigje, do t’i përmbledhim në një konstatim të nivelit të vetë dyshimeve të bëra:
:;Nostradamusi ka ditur shumë mirë edhe në shekullin XVI se kush janë shqiptarët dhe ku është Kosova!
:;Ai ka patur edhe punë të tjera më të mençura, por kurrsesi nuk ka mundur t’i tejkalojë ngjarjet e Kosovës,të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e gjithmbarshme botërore, si një vazhdimësi e bujshme e saj.
Shqiptarët, pra, dhe ardhmëria e historisë së tyre nuk kanë mundur të anashkalohen as nga vetë Nostradamusi. Për ta pasuruar më bindshëm këtë konstatim, do ta prezentoj edhe një strofë të qarët parathënës për shqiptarët.
Në ceturiumin e katërt, kuatrani 98, thuhet:
Në Romë shqiptarët me britëm do të mbrrijnë
Duke rrokur edhe Langresin nga fyti
Bajraktari nuk do t’i falë askujt
Shkatërrimet, urinë, gjakun dhe thatësirën.
Ky kuatran ka të bëjë me dëpërtimin shqiptar në Romë dhe deri në brigjet e Monakos. Langresi (Langr) është qyteti në lindje të Francës dhe shtrihet në brigjet e lumit “Marna”.
Se për çfarë depërtimi të shqiptarëve në këto vise është fjala, t’ ju them të drejtën nuk kam asnjë vizion të qartë konkret, edhe pse shumë më ka preokupuar kjo parathënie decidive e tij Asociacioni, në fillim, më shkoi tek ekzodi i madh i shqipëtarëve klandestinë në brigjet e Italisë, por edhe ky vlerësim sigurisht nuk do ta kënaqte kuptimin përmbajtësor të kësaj strofe, sepse ndeshet menjëherë me kuptimin e vargjeve tjera që pasojnë, edhe pse këto ekzode kanë përfunduar shpesh me viktima të mëdha njerëzore.
Studiuesi i famshëm Francez i parathënieve të Nostradamusit, Jean Charles Pikon, në veprën e vet “Profetizimet e Nostradamusit”, këtë kuatran e komenton si mundësi eventuale që shqiptarët të jenë aleatë të ndonjë fuqie të madhe invaduese që do të ngjaj më vonë, bie fjala të arabëve ose me ndonjë “mbretëri” tjetër të fortë ushtarake.
Në vazhdim do ta kemi edhe një kuatran të Nostradamusit ku qartë përmenden shqiptarët. Njëjtë edhe këtë kutran do ta kemi vështir ta komentojmë ose atë ta lidhim me ndonjë ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën .
Ceturiumi i pestë, kuatrani 91:
Në sheshin ku është parajsë për çdo grabitçar
Ku këmba e trimit nuk shkel kurrë
Do t’i sulmojnë ata me kalorësi të lehtë
Shqiptarët, Marsi, Luani, Saturni dhe shoku Ujori.
Sërish, nëse i kthehemi studiuesit dhe komentuesit, Charles Pikon, këtë kuatran e radhit në grupin e vargjeve jashtëkronologjike.
Vargu i fundit, pa dyshim, sqaron se përveç shqiptarëve në këtë “kalorësi të lehtë” do të jenë edhe popuj, shtete ose persona me shenja të horoskopit, luani dhe ujori, e ndoshta ngjarja e parathënë mund të ndodhë në periodën e sundimit të Marsit dhe planetit Saturn.Natyrisht, ky konstatim duhej mbetur në suazat e supozimeve logjike dhe njohurisë së pakontestueshme se Nostradamusi periodat, vendngjarjet dhe personalitetet e caktuara i kamuflon me shenja të ndryshme të horoskopit.
Për deshifrimin e mundshëm të këtyre vargjeve në kuatrane konkrete parathënëse për shqiptarët, na duhej një përkushtim edhe më i madh. Edhe pse strofat e cituara janë tërësi e mëvetësishme sipas renditjes që pason, ato duhet përpunur më tej në drejtim të kërkimit të lidhshmërive me kuatranet tjera të ndonjë ceturiumi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Katilja



Numri i postimeve : 52
Pikët : 83
Reputation : 23
Join date : 17/07/2013
Mosha : 21
Vendodhja : Ne Zemren e tij

MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Sun Dec 21, 2014 3:32 am

Zbulimet e mëdha shkencore

E kaluara që e lamë pas dhe ardhmëria jonë në vazhdim, karakterizohet me zbulime të mëdha shkencore që kanë luajtur një rëndësi të madhe në evolucionin e gjithëmbarshëm të ekzistimit kualitativ të njeriut . Ja disa parathënie të rëndësishme në këtë drejtim:
Thëngjilli i bardhë do ta zëvendësoj të ziun...Mendohet në uranin dhe energjinë bërthamore.
Makina e zjarrtë që fluturon në ajër
Do ta befasojë edhe vetë sundusin e pasionur.
Tejet e kjartë dhe konkrete. Satelitet dhe anijet kozmike, me përsosshmërin teknike dhe saktësisë planifikuese të misioneve orbitare, do ta befasojnë edhe vetë udhëheqësit e shteteve ku u konstruktuan ato.
Në Hënën shkëlqyese së shpejti do të arrijë...Njeriu i parë në Kosmos si dhe arritja e tij në Hënë:
Ndërrim i-do të sundojë qetësia dhe paqja
Disa poshtë, nërsa të tjerët do të jenë lart
Pikniku i madh, fryti i saj do të jetë
Të mëdhjenjtë do të pushojnë të kundërvihen.
Jam shumë i bindur se ky kuatran ka të bëjë me pushtimin e vasionës dhe Universit nga njeriu. Me hapjen e shumë qendrave orbitare dhe mundësia e vizitave të zakonshme turistike nga toka. Për qendrat orbitrare në vasion, ato janë realizuar si hap i parë i përbashkët amerikano-sovjetik, kuse sa i përket vizitave turistike, këso ide dhe planifikime kemi konkretisht, andaj edhe nuk është larg mendësh realizimi i afërt i tyre. Njeriu, pra, do ta pushtojë edhe hapësirën kozmike.E tërë kjo do të ndikojë që në mes të rivalëve të sundojë paqja dhe harmonia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Nostradamus   Today at 10:21 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nostradamus
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: EZOTERIZEM ::  A S T R O L O G J I :: E N D E R R A ::  P R O F E C I-
Kërce tek: